
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Vladimir Putin dhe shërbimet sekrete dyshohet se do vrasin Lukashenkon, zbulohet plani i liderit rus për të marrë Bjellorusinë

Shkruar nga Elmas Bogdani 28 Nëntor 2022

Boshti midis Moskës dhe Minskut disa muaj më parë dukej shumë solid, me analistët që jepnin si konkrete hipotezën se Bjellorusia mund të hynte në luftë përkrah Rusisë në Ukrainë. Një rrethanë që nuk ka ndodhur, por tani skenarët kanë ndryshuar aq shumë sa që Kremlini tani dëshiron të tërheqë me çdo kusht vendin aleat në konflikt. Por si? Lideri rus Vladimir Putin dyshohet se po planifikon një “sulm” ndaj presidentit Aleksandër Lukashenko, shkruan qendra studimore amerikane Robert Lansing Institute, duke cituar burime nga udhëheqësit ushtarakë rusë. Sipas rindërtimit, në kthimin e tij nga samiti i aleancës ushtarake të CSTO-së në Jerevan, Armeni, Putin i dha urdhër inteligjencës së tij ushtarake që të përgatiste një sulm kundër Lukashenkos. Dy skenarë po studiohen nga Gru, shërbimet sekrete ushtarake. Një përpjekje e rreme për të vrarë Lukashenkon, me qëllim për ta frikësuar dhe për ta detyruar atë të shkojë në luftë kundër Ukrainës së bashku me Moskën, ose vrasja e tij. Në rastin e fundit, sekretari i përgjithshëm i CSTO-së, Stanislav Zas, i cilësuar si besnik i Kremlinit dhe nën kontrollin e GRU-së, do të merrte drejtimin e vendit. Në të dy skenarët, do të tregoheshin 'dëshmi' të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara, Polonisë dhe Ukrainës në sulm, për të futur Minskun në luftë përkrah Moskës. Megjithatë, objektivi i Moskës do të ishte një bashkim i dy ushtrive nën komandën e Kremlinit. Edhe nëse Lukashenko do të mbetej gjallë, ai në fakt do të pafuqizohej dhe vendi do të shkonte drejt një bashkimi me Rusinë.
Vdekja e ministrit të Jashtëm bjellorus
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë vdiq dje papritur pak orë pas një takimi me homologun e tij në Moskë, Lavrov. Qeveria që nuk jep asnjë detaj për zhdukjen e tij, ndërkohë që po qarkullojnë zëra për helmimin e tij të mundshëm si një “paralajmërim” nga Putini për të bindur Lukashenkon të luftojë përkrah rusëve në Ukrainë. Vdekja e Vladimir Makei, i cili u zhduk në Jerevan, Armeni, teksa po zhvillohej konferenca e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive hap terren për të hipoteza. Përfshirë atë të ndryshimit politik në Minsk mbi të cilin Kremlini pretendohet se po ushtron presion për të bindur Bjellorusinë të depërtojë në Ukrainë. Moska tha se ishte "tronditur" nga vdekja e Makei. “Vladimir Vladimirovich Makei ishte një mik i vërtetë i Rusisë ”, tha Ministria e Jashtme ruse. "Ai dha një kontribut unik në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh , ndërtimin e shtetit të Bashkimit, forcimin e lidhjeve midis popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Bjellorusisë.” Shënimi i Kremlinit e quan politikanin “një diplomat dhe burrë shteti i shquar, një patriot i vërtetë që ia kushtoi jetën shërbimit të atdheut të tij dhe mbrojtjes së interesave të tij në arenën ndërkombëtare”. “Vladimir Vladimirovich Makeiai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona si një njeri me mendje të gjerë dhe mençuri të thellë, një profesionist i shkëlqyer, një shok skuadre dhe një mik besnik, i cili ka fituar dashurinë dhe respektin jo vetëm të qytetarëve të vendit të tij, por edhe përtej Bjellorusisë”, përfundon mesazhi.
Përfshirja e Bjellorusisë në luftë
Edhe pse i lidhur me Moskën nga marrëveshje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake, Minsk deri më tani është përmbajtur të marrë pjesë drejtpërdrejt në konfliktin ukrainas. Megjithatë, që nga fundi i tetorit, trupat e të dy vendeve kanë nisur një dislokim të përbashkët në territorin bjellorus, i cili parashikon dërgimin e rreth 9,000 ushtarëve rusë, armëve dhe avionëve Mig-31 për të formuar bërthamën e parë të një force të integruar të parashikuar nga marrëveshjet dypalëshe për gjendjen e Bashkimit. Prandaj Bjellorusia përpiqet të mbajë një ekuilibër të vështirë për të mbrojtur edhe interesat e saj kombëtare.
Më të lexuarat


“Skutat” ku të pasurit fshehin paratë e tyre

Rusia në krye të Këshillit të Sigurimit, reagon Zelensky

Rëndohet bilanci i viktimave, si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme

Mbështetja për Ukrainën, VOA: Temë diskutimi në takimin e NATO-s

Studimi, cilat janë shtetet europiane që paguajnë më shumë dhe më pak para për orë pune

"Jemi shumë afër" astronomi britanik: Teleskopi hapsinor do të na ndihmojë të zbulojmë jetë aliene

Lolita, balena vrasëse do të kthehet pas 50 vitesh në ujërat e Paqësorit

Nuk do ta besoni por e vërteta dhemb! Ja pse gjyqi ndaj Donald Trump mund ta forcojë dhe më shumë demokracinë amerikane

E keni menduar ndonjëherë? Mësoni shifrën e 'çmendur' sa paguhet një astronaut i NASA-s

‘Tradhtari i FBI-së’/ Pasi e fundosi, ish e dashura e McGonigal nuk ndalet, Guerriero bën lëvizjen e radhës dhe zbardh vendimin
