
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Vladimir Putin paralajmëron vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Mars 2023

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë fqinje për të stacionuar armë bërthamore në territorin e saj, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një deklaratë të presidentit rus. “Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka stacionuar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko e ka përmendur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në vendin, i cili kufizohet me Poloninë, tha Putin, sipas Reuters. “Rusia do të përfundojë ndërtimin e një objekti të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi deri më 1 korrik”, theksoi Putin. Në të njëjtën kohë, presidenti rus ka paralajmëruar se do të përdorë predha të uraniumit të varfëruar në Ukrainë nëse Kievi merr predha të këtij lloji nga Perëndimi. Nuk kanë munguar reagimet, as të Ukrainës, e as të SHBA-së. “Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar pozicionin tonë strategjik bërthamor dhe as ndonjë indikacion që Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. Ai shtoi se Rusia dhe Bjellorusia kanë diskutuar edhe më parë për këtë lëvizje të armëve, pasi kanë bërë deklarata të shumta vitin e kaluar. Ndërsa Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksiy Danilov është shprehur se ky është një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit. "Deklarata e Putinit maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse. Kremlini e mori Bjellorusinë peng", shkroi ai në Twitter.
Më të lexuarat


Njihuni me vendin që i jep lamtumirën pandave

Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm për Ukrainën dhe zbulon planin e Rusisë

Kina reagon ashpër për raportin se manipulon mediat globale: SHBA-të janë perandoria e gënjeshtrave

Aneksimi i katër rajoneve ukrainase ilegalisht nga Rusia, Putin feston sot përvjetorin: Votuan për të qenë pjesë e jona

Dasma u kthehet në tragjedi, çifti rrëfen detaje tronditëse: Njerëzit filluan të ulërinin, kapa gruan time dhe...

Video që po bën xhiron e rrjetit/ Mbrojtja ajrore ruse rrëzon avionin e saj luftarak (Video)

Temperaturat ekstreme/ Rekord në këtë vend, muaji shtator më i ngrohtë që nga viti 1900

Samiti i 6-të i Duhanit, flasin ekspertët: Ja çfarë duhet bërë për reduktimin e dëmit

Shpërthen në flakë trageti me 175 persona, dyshohet se...

Gazeta gjermane: Vuçiç, njëjtë si Millosheviçi, po nxit dhunë në Kosovë dhe po e injoron BE-në
