
Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

I quan “siptari” shqiptarët, Konventa e BE-së dënon ashpër gjuhën e ministrit serb: Deklarime të tilla shkelin dinjitetin e institucioneve të republikës, është obligim...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektivin e FNSH

VOA: Evropa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Tetor 2021

Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.
Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite.
Të mërkurën (më 13 tetor) Komisioni Evropian publikoi një paketë masash ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë kufizuar prodhimin industrial dhe i kanë lënë konsumatorët evropianë me fatura më të larta për ngrohjen, ndërkohë që dimri po afron.
Firma gjermane e energjisë E.ON pezulloi përkohësisht kontratat e reja të furnizimit me gaz natyror për banesat, tha kompania të martën (më 12 tetor), ndërsa furnizuesit në të gjithë Evropën po përballen me një rritje të madhe të kërkesës pas skadimit të masave izoluese për shkak të pandemisë.
Gjermania aktualisht nuk ka mungesa në furnizimin me gaz, tha një zëdhënës i ministrisë të mërkurën kur u pyet nëse qeveria do të ndërmarrë veprime për të mbushur depozitat e vendit në përgjigje të rritjes globale të çmimeve.
Depozitat e gazit të vendit aktualisht janë 75% të mbushura dhe vazhdojnë të mbushen, tha zëdhënësi i ministrisë së energjisë, duke shtuar se kapaciteti i depozitimit të gazit gjerman është më i lartë se ai i vendeve të tjera si p.sh. Britania.
Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritja e normës së interesit, goditën tregjet globale të aksioneve dhe bonot në Evropë.
Me konsumatorët që përballen me një rritje të madhe në faturat e karburantit në dimër, çmimet e energjisë kanë kryesuar axhendën politike të Bashkimit Evropian.
BE-ja, e cila importon 90% të gazit të saj, vëren se Rusia nuk kishte ndjekur shembullin e furnizuesit tjetër të saj kryesor, Norvegjisë, në rritjen e furnizimeve.
Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia po shtonte furnizimin me gaz në Evropë dhe ishte e gatshme të stabilizonte tregun.
Por zëvendës drejtori i kompanisë ruse të gazit Gazprom u citua të ketë thënë se po vazhdonte magazinimi i gazit natyror në depozitat nëntokësore në Rusi. Kompania Gazprom gjithashtu tha këtë javë se do t'i jepte përparësi tregut të saj në vend të shitjeve të eksportit, sepse pritet të ketë një dimër të ftohtë dhe me dëborë.
Disa parlamentarë evropianë kanë aluduar se Gazprom nuk ka rritur furnizimin me gaz, në përpjekje për të nxitur miratimin e shpejtë për Nord Stream 2, një tubacion i sapondërtuar që do të dërgojë gazin rus në Gjermani. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane e kundërshtojnë projektin, duke thënë se ai do ta bëjë BE-në edhe më të ndërvarur nga karburanti rus.
Rusia ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë axhendë politike.
Ministrat e BE-së debatuan nëse unioni duhet të fillojë blerjen kolektive të gazit, për të përmirësuar kështu pozicionin e tyre negociues dhe për të krijuar rezerva strategjike të furnizimit.
Komisionerja e BE-së për energjitikën Kadri Simson tha se depozitat nëntokësore të gazit ishin më shumë se 75% të mbushura në të gjithë Evropën dhe vendet kanë mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e tyre dimërore, por se rritja e çmimeve dëshmoi nevojën për të kaluar me shpejtësi tek burimet e rinovueshme.
Megjithatë, rezervat e gazit në BE janë në nivelin më të ulët prej 10-vitesh.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Lukashenko jep urdhrin e papritur: Të krijohet një komando e re ushtarake për....

Kush është gruaja e besuar që ka përfshirë në ekip? Donald Trump sërish drejt futjes në garën për President të SHBA-ve

Identifikohet banda e tmerrshme e Putinit/ Kryeprokurorja ukrainase zbulon detajet e krimeve tronditëse: Detyruan një nënë...

“Trajtuan Moskën në mënyrë jashtëzakonisht armiqësore”, Lavrov ‘kërcënon’ Kroacinë: Duhet të mendoheni mirë...

Tërmeti i fortë shkund këtë shtet, ja sa ballë ishin lëkundjet

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Zëdhënësi i Kremlinit i vendosur: Moska pret që kërkesat e saj të pranohen, Kievi duhet të jetë realist

Macron i bën thirrjen e fortë Erdoganit: Respekto zgjedhjen sovrane të Suedisë dhe Finlandës për...

SKANDAL! Abuzonte seksualisht me 7 të mitura në apartament, arrestohet biznesmeni (EMRI+FOTO)

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës/ Qeveritari ukrainas 'thumbon' ashpër politikanët gjermanë: Këto janë armët që na sollët!

Kancelari gjerman zbulon planet e Putinit dhe bën deklaratën e bujshme: Do i japë fund luftës vetëm kur të...
