
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

VOA: Gjyqi ndaj Trump, shqyrtohet ankimimi i ish-presidentit të SHBA-ve mbi vendimin që i ndalon komentet publike

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Gjykatësit e Apelit në Uashington shfaqën mëdyshje të hënën mbi kërkesën e ish Presidentit Donald Trump për të rrëzuar vendimin që e ndalon atë të bëjë komente publike lidhur me çështjen penale federale në të cilën akuzohet se është përpjekur të përmbysë rezulatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Ndërsa avokati i zotit Trump D . John Sauer arguentoi se urdhëri binte ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane që mbron të drejtën e shprehjes, gjykatësit në Gjykatën e Apelit në distriktin e Kolumbias ngritën pyetjen nëse komentet e tij mund të paraqesin kërcënim ndaj integritetit të procesit të pritshëm gjykues.
“Nuk po ju dëgjoj që të përmendni rëndësinë e një procesi gjykimi të drejtë”, tha i gjykatësja Cornelia Pillard avokatit Sauer.
Gjykatësja Pillard është mes 3 anëtarëve të trupit gjykues që dëgjuan ankimimin e zotit Trump mbi vendimin e gjyqtares Tanya Chutkan, e cila po shqyron çështjen ndaj tij, që e ndalon ish presidentin dhe avokatët e tij të kritikojnë publikisht hetuesit, personelin e gjykatës dhe dëshmitarë të mundshëm.
Sipas gjykatëses Chutkan, deklarata të tilla publike mund të ndikojnë tek dëshmitarët dhe mund të nxisin kërcënime ndaj njerëzve të përfshirë në këtë çështje.
“Urdhri është i pashembullt dhe vendos një precedent të rrezikshëm ndaj të drejtës së të shprehurit në politikë në të ardhmen,” tha avokati Sauer gjatë seancës që zgjati rreth dy orë.
Donald Trump, kandidati kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara, ka sulmuar zyrtarët që po shqyrtojnë çështjet penale dhe civile me të cilat ai përballet. Ai e ka quajtur prokurorin e posaçëm, Jack Smith, i cili ngriti akuzat lidhur me zgjedhjet federale, “të çmendur dhe “bandit”, mes shumë fyerjesh të tjera.
Zbatimi i urdhrit që e ndalon zotin Trump të bëjë komentet publike është pezulluar gjatë periudhës që shqyrtohet ankimimi i tij në Apel. Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm për këtë çështje, si dhe në të tre çështjet të tjera penale.
Gjyqtarët pyetën juristin e Departamentit të Drejtësisë, Cecil VanDevender, nëse urdhri kishte një fokus të gjerë.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” tha gjyqtarja Patricia Millett, një gjykatëse e emëruar nga demokratët, njësoj si dy të tjerët në panel.
Avokati VanDevender tha se urdhri e lejon zotin Trump të komentojë gjerësisht për integritetin e çështjes.
“Ai mund të thotë, ‘Kjo ndjekje penale është e motivuar politikisht, e ngritur nga kundërshtari im politik”, “Departamenti i Drejtësisë është i korruptuar dhe, “’gjyqi do të më nxjerrë të pafajshëm’, të gjitha këto”, tha zoti VanDevender.
Gjykatësit nuk njoftuan se kur pritet të dalim me një vendim.
Javën e kaluar, një gjykatës apeli i shtetit të Nju Jorkut anuloi përkohësisht një vendim të ngjashëm, mbi kufizimin e komenteve nga zoti Trump për pjesëtaret e gjykatës që po shqyrtojnë çështjen ndaj tij, për mashtrim financiar.
Zoti Trump rifilloi menjëherë sulmet ndaj një nëpunësi gjykate të përfshirë në këtë çështje.
Në postimet në mediat sociale dhe daljet publike në kuadër të fushatës presidenciale, zoti Trump ka deklaruar se zyrtarët e gjykatës dhe të tjerë të përfshirë në problemet e tij ligjore janë politikisht të njëanshëm, duke nxitur frikën se ata mund të përballen me kërcënime fizike nga mbështetësit e ish-Presidentit.
Procesi i gjykimit për çështjen në Uashington pritet të nisë në mars, që përkon me kulmin e garës për emërimin e kandidatit për President të Partisë Republikane.
Zoti Trump është akuzuar për komplot për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i humbi përballë demokratit Biden. Zoti Trump ka akuzuar administratën e zotit Biden se po përdor sistemin e drejtësisë amerikane kundër tij./VOA
Më të lexuarat


Tronditet SHBA, Biden po mendon tërheqjen nga gara për president, Trump shpalos planin e frikshëm të mandatit të dytë, bën gati “listën e vrasjeve”, ja 3 emrat që ka në shënjestër manjati

ISIS dhe Al-Kaeda po “zënë rrënjë” në Evropë, shërbimet sekrete vihen në lëvizje në të gjithë kontinentin, sulme të tmerrshme priten deri në fund të vitit, ja vendet më të rrezikuara

Video/ Prezantuesja e njohur bën gjestin e turpshëm gjatë edicionit të lajmeve

Shuhet motra e sundimtarit kubanez Fidel Castro

OBSH ndez sirenën e alarmin: Sistemi shëndetësor i Gazës është afër kolapsit total

Putin në garë me kohën, presidentit rus i ka mbetur edhe një javë, ja “rebelimi” që po prish qetësinë e Kremlinit

Një katastrofë edhe më e rëndë se Çernobili rrezikon Evropën, ja çfarë po ndodh në centralin bërthamor më të rrezikshëm në kontinent

Italia i bindet SHBA-së dhe BE-së, njofton tërheqjen nga nisma e Xi Jinpinf, ja pse lëvizja nuk do t’i pëlqejë aspak presidentit kinez

Policia aksion “blic” në Tiranë kundër lojërave të fatit, 20 të shoqëruar

“Refuzoj të jem politikani që bën premtime dhe më pas...”, ministri i Emigracionit dorëhiqet nga qeveria Sunak, zbulohet arsyeja e fortë
