BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

VOA: Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë vaksinat e saj në Ballkan. Disa ekspertë thonë se kjo është një përpjekje për të rritur ndikimin e saj në rajon.

Hungaria ishte e para anëtare e Bashkimit Evropian që mori vaksinat e prodhimit kinez Sinopharm.

Kina ka premtuar të dhurojë 30,000 doza për Malin e Zi ndërsa Serbia ka marrë tashmë 1.5 milion doza.

Vëzhgues të rajonit thonë se përpjekjet e Kinës në Ballkan janë një formë e diplomacisë së vaksinave.

“Mendoj se në planin afatgjatë, fakti që Evropa nuk e tregoi veten si një lojtare që mund të ndihmojë rajonin, do të ketë pasoja negative. Të gjithë po shohim se si Serbia iu drejtua Rusisë dhe Kinës për të blerë sasi të shumta vaksine. Kjo tregoi se Serbia, e cila prej vitesh ka thënë se i duhet të tregohet e ekuilibruar dhe jo e angazhuar vetëm ndaj Perëndimit, e luajti lojën me zgjuarsi. Unë mendoj se është gabim i madh për Perëndimin që të mos sjellë zgjidhje për vaksinën dhe tani, Kina dhe Rusia po dalin të fituara”, thotë Damir Marusic, studiues në Këshillin e Atlantikut në Uashington.

Në Bosnjë-Hercegovinë, vaksinimi filloi vetëm në njërën nga dy entitetet e saj. Republika Serbe e Bosnjes, tradicionalisht e afërt me Rusinë, siguroi një numër të vogël dozash tëvaksinës ruse Sputnik V dhe planifikon të marrë të tjera në të ardhmen. Ata kanë gjithashtu një kontratë fillestare për të blerë vaksina nga Kina. Subjekti tjetër (Federata e Bosnje-Hercegovinës) është mbështetur vetëm në sistemin Covax dhe nuk ka marrë ende asnjë dozë.

“Në një pandemi është krejtësisht e papërgjegjshme të mbështetesh vetëm në premtimin se diçka do të bëhet dhe të mos kesh një alternativë të dytë ose të tretë,” thotë Bakir Nakas, specialist i sëmundjeve infektive.

Por ajo që disa ekspertë e shohin si shqetësuese është mungesa e informacionit për cilësinë e vaksinave, krahasuar me ato të prodhuara në Perëndim. Shumë njerëz besojnë se Kina po përdor shpërndarjen e vaksinave për të fituar ndikim dhe për të treguar se sistemi autoritar i Kinës është më efikas sesa demokracitë perëndimore.

“Kina mund ta përdorë këtë si një shembull që marrëdhënia e Serbisë me Kinën ka qenë në të mirë të Serbisë. Pikërisht këtë ka thënë edhe Presidenti Vuçiç, pra ‘shihni se çfarëkemi mundur të marrim nga miqtë tanë kinezë’ ndërsa Bashkimi Evropian dhe sistemi Covax ka qenë tepër i ngadaltë në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, për të cilat të gjitha vendet kanë pasur nevojë të jashtëzakonshme,” thotë David Shullman, i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Uashington.

Zoti Shullman shton se në të ardhmen, do të jetë me rëndësi të vëzhgohen veprimet e Kinës edhe në fusha të tjera, si teknologjia dhe novacioni./VOA