
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

VOA: Lufta Hamas-Izrael, SHBA ndërmjetëson marrëveshjen për lirimin e pengjeve

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura në territoret palestineze mund të arrihet së shpejti, thuhet në një njoftim të ri. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte të paktën një pauzë të përkohshme të luftimeve në Gazë dhe kalimin e ndihmave tepër të nevojshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thonë se marrëveshja nuk është finalizuar ende.
Gazeta “The Washington Post” njofton se Izraeli dhe Hamasi, një organizatë e konsideruar grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, janë tashmë pranë arritjes së një marrëveshjeje, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për lirimin e dhjetëra personave të marrë peng nga Hamasi, në këmbim të një pauze pesëditore në luftime, që do të mundësonte një rritje domethënëse të ndihmave humanitare.
“Nuk kemi mbaruar. Nuk ka ende një marrëveshje dhe mendoj se do të ishte e nxituar të konkludojmë se (marrëveshja) është e pashmangshme, duke patur parasysh se sa i jemi afruar në të kaluarën. Dhe nuk do të shpjegoj se cilat janë aspektet për të cilat vazhdojnë negociatat. Nuk i negociojmë këto gjëra në publik. Por, është e përparësisë shumë të lartë që kjo të përfundohet. Kanë arritur një lloj progresi dhe shpresojmë se do të finalizohet së shpejti, në mënyrë që njerëzit të kthehen më në fund në shtëpi”, tha për kanalin ABCNews, Jon Finer, zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Ushtria e Izraelit ka bërë sulme të vazhdueshme në Gazë që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor. Rreth 1200 persona u vranë nga ai sulm dhe mendohet se janë marrë peng 240 persona, fati i shumë prej të cilëve nuk dihet ende.
“Kemi shpresën se mund të arrijmë lirimin e një numri domethënës pengjesh gjatë ditëve në vijim. Nuk dua t’i futem detajeve të këtyre bisedimeve. Janë qartësisht shumë delikate. Sa më pak t’i futemi detajeve, aq më të mira janë shanset për një marrëveshje të tillë. Por, përpjekjet janë shumë serioze dhe kam shpresë se do të kemi një marrëveshje në ditët që vijnë”, tha për kanalin ABCNews, Michael Herzog, ambasador i Izraelit në Shtetet e Bashkuara.
Në javët pas 7 tetorit, nga sulmet ajrore izraelite dhe ofensiva tokësore u vranë mbi 12 mijë palestinezë, pjesa më e madhe civilë, sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Bregun Perëndimor.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, vlerëson se rreth 900 mijë të zhvendosur janë strehuar në objektet e tyre në mbarë Rripin e Gazës… një numër ky gjashtë herë më i lartë se shifrat e parashikuara në planet e përgatitura për situatat më të rënda të mundshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se objekti më i madh mjekësor i Gazës, Spitali Shifa, është i kontaminuar me mbetje spitalore dhe mbetje të tjera dhe se në territorin e tij gjendet edhe një varr masiv me të paktën 80 trupa.
Një përpjekje rishtazi nga OBSH-ja dhe OKB-ja arriti evakuimin e bebeve të lindura parakohe në një vendndodhje në jug të objektit.
“Shumë prej tyre po mendojnë se si do të sigurojnë nesër jetesën për familjen e tyre. Gjithnjë e më shumë, njerëzit janë tepër të shqetësuar se çfarë do t’iu sjellë e ardhmja. Me çfarë do të jetojnë? Ku do t’i arsimojnë fëmijët e tyre? Si do të jetë e ardhmja? Kjo është pikëpyetja e madhe tani në mendjet e banorëve të Gazës”, thotë Thomas White, drejtor i UNRWA-s në Gazë.
Negociatat vazhdojnë mes Izraelit dhe Hamasit dhe vetëm një pjesë e vogël e ndihmave humanitare kanë arritur deri më tani tek civilët palestinezë të bllokuar nga luftimet.
Për ta, një pauzë në luftime mund të bënte dallimin mes jetës dhe vdekjes dhe mund t’u sillte ndihma jetike nga përtej kufirit./VOA
Më të lexuarat


“Lufta po vjen!”/ The Telegraph: Tajvani është gati të votojë kundër Kinës

Mbarimi i armëpushimit, OKB ndez sirenat e alarmit për situatën e rënduar në Lindjen e Mesme: Gabim i rëndë

E rëndë, shpërthen edhe një tren tjetër në hekurudhën ruse

E trishtë/ Ndërron jetë gruaja e parë që u bë pjesë e Gjykatës së Lartë amerikane

“Hoqën dorë nga lirimi i pengjeve”, Blinken zbulon arsyen përse mbaroi armëpushimi në Gaza

Shkencëtarët amerikanë bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Sot, Toka pritet të goditet nga një...

Pas armëpushimit nisin sulmet në Gaza, raportohen mbi 100 të vrarë

Acari ‘mbërthen’ Europën/ Temperaturat mund të bien -10 gradë brenda natës, autoritetet ngrenë alarmin në këtë vend, mbyllen dhjetëra shkolla

Meloni takim "kokë më kokë" me Erdogan, ja çfarë u diskutua

Armëpushimi nuk do të zgjatet, Izraeli parlajmëron banorët e Gazës: Ikni
