BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Von Der Leyen prezanton komisionerët e BE, ja hungarezi që do kryesojë zgjerimin

Von Der Leyen prezanton komisionerët e BE, ja hungarezi që do

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar dje në Bruksel 27 komisionerët e saj që do të drejtojnë degët e ndryshme të krahut ekzekutiv të BE. Ajo me këtë rast foli edhe për raportet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se thënë se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me këto vende do të jenë një përparësi gjatë presidencës së saj. Komisinerët e rinj janë një përzierje emrash të rinj e të vjetër, me rritje të konsiderueshme të numrit të grave. Hungarezi, Laszlo Trocscany, do të jetë Komisionar i ri për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ish-eurodeputeti Trocscany ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë, nga viti 2014 deri më 2019. Ai gjithashtu ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, por nuk është pjesë e partisë në pushtet Fidez, që udhëhiqet nga kryeministri Viktor Orban. Pozitën e Komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi aktualisht e mban politikani austriak, Johannes Hahn, i cili këtej e tutje do të kujdeset për buxhetin dhe administratën. Komisionarët e rinj do të marrin detyrën më 1 nëntor. Von der Leyen tha në lidhje me Brexit se nuk është fundi i diçkaje, por fillimi i marrëdhënies së ardhshme me Britaninë e Madhe. “Nuk ndaloj së thëni se Brexit nuk e kemi dashur kurrë. Por ne respektojmë vendimin e marrë nga miqtë tanë britanikë”, shtoi ajo.

Kritika për emigracionin

 Von der Leyen është përballur me kritika për emërimin e komisionerit  për dikasterin evropian të quajtur ‘Mbrojtja e Mënyrës tonë Evropiane të Jetesës’ që do të drejtojë sigurinë dhe emigracionin. Roli në fjalë i është dhënë ish-zëdhënsit grek të komisionit Margaritis Schinas i cili tashmë do të drejtojë “emigracionin, sigurinë, punësimin dhe arsimin”. Eurodeputeti laburist britanik Claude Moraes e quajti emërimin ofendues: “Emërtimi i portofolit të KE por emigracionin ‘mbrojtje e mënyrës tonë të jetesës’ është shumë ofenduese. Dhe nëse kjo do të merret me emigracionin, me çfarë do të merret komisioneri i punëve të brendshme? Ndjej pak konfuzion me këto tituj të çuditshëm dhe ngatërrues”. Ai shtoi më tej: “Kombinimi i sigurisë me emigracionin, bashkë me punësimin dhe arsimin, dhe e gjitha të quhet ‘Mbrojtje e mënyrës tonë të jetesës’, nuk e di se nga ka lindur kjo ide”. Ndërkohë grupimi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha: “Lidhja e emigracionit me sigurinë në këtë portofol të ri evropian dërgon një mesazh shqetësues. Emigracioni ka kontribuar më ‘mënyrën evropiane të jetesës’ gjatë gjithë historisë. Ne kemi besim se komisionari i ri Margaritis Schinas do të punojë për një BE të sigurtë dhe me rrugë të ligjshme që emigrantët të vazhdojnë të kontribuojnë në të ardhmen e Evropës”.

Mbrojtja hapësinore

Bashkimi Evropian do të ketë gjithashtu degën e tij të veçantë të mbrojtjes dhe hapësirës me forcat e armatosura, teksa der Leyen emëroi në krye të saj një aleate të presidentit francez Emmanuel Macron. “Bashkimi Evropian nuk do të jetë kurrë një aleancë ushtarake,” tha von der Leyen. “Por vendeve anëtare të BE  u është thënë shpesh se prokurimi i përbashkët për forcat e tyre të armatosura është i një rëndësie parësore. Hapësira është një fushë e re e mbrojtjes ku BE kërkon të zhvillojë teknologjinë e saj, në një kohë kur SHBA, Kina e Rusia kanë zhvilluar armë që mund të interceptojë raketat armike apo të shkatërrojnë satelitët në orbitë”, shtoi ajo. Ish-ministrija gjermane e mbrojtjes Von der Leyen, tha se planet do të përfitojnë nga aleanca e përbashkët  e NATOs për të zhvilluar programet e tyre. Sylvie Goulard, deputete e vjetër e PE, aktualisht në krye të Bankës Qendrore të Francës, do të drejtojë departamentin e ri si komisioneve e politikave industriale. Uashingtoni e mbështeti iniciativën por paralajmëroi kundër përjashtimit të kompanive amerikane nga projektet.

Andi Lamko