BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Bota

“Vrava tre vajzat e mia”/ Telefonata tronditëse që erdhi në Polici në 5:20 të mëngjesit, arrestohet 31-vjeçarja. Skena e tmerrshme që u përballën oficerët në apartament

“Vrava tre vajzat e mia”/ Telefonata tronditëse që erdhi

Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në Vjenë, ku një telefonatë në 05:20 mbërriti në polici dhe deklaroi se ka vrarë tre vajzat e saj.

Policia austriake po heton vdekjen e tri vajzave të vogla, mes tyre edhe një foshnjë vetëm disa muajshe, të cilat u gjetën pajetë në një shtëpi në Vjenë.

“Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë në 5.20 të mëngjesit të Shtunën duke thënë se ajo kishte vrarë fëmijët e saj dhe donte të vriste veten”, tha policia e Vjenës.

Oficerët shkuan në një apartament në rrethin e Donaustadt ku arrestuan gruan e cila u gjet me disa plagë.

Trupat e tre fëmijëve, të moshës nëntë dhe tre vjeç dhe një tetë muajsh, u gjetën pajetë në vendin e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë ndërsa oficerët pritet të marrin në pyetje 31-vjeçaren. Shkaku i ngjarjes është ende i panjohur, tha policia.