
03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Vuçiç në panik nga protestat në Serbi, kthen “sytë” nga Vladimir Putin, ja pse Moska është mundësia e tij e vetme për të qëndruar në pushtet

Shkruar nga Elmas Bogdani 26 Maj 2023

Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiç në Beograd duket se është më shumë se kurrë jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb nga i gjithë Ballkani janë bindur me “joshje” dhe presion nga për të qenë në tubimin “Serbia e shpresës”. Pas dy vrasjeve masive në Serbi në fillim të majit, opozita ka organizuar vazhdimisht protesta në Beograd me sloganin “Serbia kundër dhunës” ku ndër të tjera janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e Vuçiç, duke rritur presionin mbi të. Në këtë kontekst “shpëtimi i vetëm” duket se është Rusia dhe udhëtimi i kreut të Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, Aleksandër Vulin, në Moskë për seancën e Konferencës së 11-të Ndërkombëtare të Sigurisë, duket se ka këtë qëllim. Megjithatë, ai është konsideruar si veprim i rrezikshëm. Në media qarkulluan lajme se bashkë me Vulin, në Moskë ka udhëtuar edhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, por ai e ka mohuar, madje duke thënë që nuk ishte ftuar fare. Siç thonë ekspertët, në gjithë këtë panik të autoriteteve, shkaktuar nga protestat civile, vizita e Vulin mund të përdoret për qëllime marketingu.
Karta ruse
Vuk Vuksanoviç, një studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha për “Danas” se ky ishte një veprim i rrezikshëm sepse, megjithëse Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, ajo u përpoq të mbante një politikë balancuese kur ishte fjala për Ukrainën. “Tani kjo mund të krijojë perceptimin në Perëndim se Serbia është ndërmjetësuese e Rusisë. Kjo potencialisht do ta bënte Serbinë dhe qeverinë e saj shënjestër të presioneve të reja perëndimore”, thekson ai. Siç shton studiuesi, në këtë rast kjo lëvizje ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme, protestat aktuale, dukshëm sfida më serioze e brendshme me të cilën përballet qeveria që nga viti 2012. “Tani me shumë gjasa është dëshira e tyre për të siguruar mbështetjen e Moskës dhe strukturave të saj të sigurisë në një përpjekje për të kontrolluar ose shtypur këtë krizë në një farë mënyre.”, thotë Vuksanoviç, ndonëse shprehet thuajse i sigurt se nuk mund të dërgohet asnjë lloj ndihme fizike në Beograd. Sipas tij, mund të rezultojë se kjo është një lëvizje marketingu. “Mund të jetë një mënyrë për të kompromentuar ato protesta në mënyrë marketingu dhe për të thënë se ky është një revolucion me ngjyrë perëndimore, këtë e konfirmojnë edhe vëllezërit rusë”, thotë Vuksanoviç.
Braktisja nga SHBA
I pyetur nëse qeveria është e vetëdijshme për rrezikun e kësaj lëvizjeje apo nuk është e interesuar për të, ai përgjigjet se e ka zënë paniku. “Nuk duhet harruar as dëshmia e Derek Scholl-it në Senat, as anulimi i darkës së kryeministrit me senatorë nga Amerika. Kjo do të thotë se jo gjithçka është në rregull me Uashingtonin. Është një përpjekje për të luajtur kartën ruse. Kjo nuk do të thotë se amerikanët i kanë kthyer plotësisht shpinën Vuçiçit”, thekson ai. Siç shpjegon ai, ekuilibri serb vazhdon, siç ka bërë deri më tani, në të ashtuquajturën “politikë me dy karrige”. “Herë pas here anojnë nga Evropa, pak nga Uashingtonit, pak nga Moska në varësi të sfidave të përditshme dhe rrethanave të brendshme. Ende nuk mund të parashikojmë se ky është fundi, por ka panik që e shtyn qeverinë serbe të luajë sërish kartën ruse”, përfundon Vuksanoviç. Me rastin e udhëtimit të Vulin-it, duket se vërtetohet se lidershipi shtetëror po e braktis edhe zyrtarisht rrugën evropiane. “Ky lloj ndryshimi në politikën e jashtme do të ketë pasoja katastrofike për sigurinë e qytetarëve dhe ekonomisë në tërësi dhe do të çojë në izolim të plotë nga të gjitha flukset ndërkombëtare. Refuzimi i mëparshëm për të përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me politikën e BE-së, tashmë i ka bërë të margjinalizuar delegacionet tona në organizatat ndërkombëtare dhe pas një lëvizjeje të tillë ne mund të presim vetëm një distancim të mëtejshëm”, thuhet në një deklaratë nga “Lëvizja e qytetarëve të lirë” në Serbi. Kjo lëvizje duket se është e nevojshme që Serbia ta përafrojë politikën e saj me nevojat dhe interesat e qytetarëve të saj, që nënkupton reforma dhe vendime politike që janë parakusht për anëtarësim në BE.
Më të lexuarat


Tjetër aksident fatal, dy viktima, mes tyre edhe një 15-vjeçare

Aktori i famshëm dënohet me 30 vite burg, zbardhet dy akuzat e rënda

Analiza e VOA: Si ka mbajtur presidenti Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në Turqi

Përfshihet nga flakët pallati, raportohet një i vdekur dhe 17 të plagosur

Tragjedi në Indi, përplasen dy trena, raportohet numri i viktimave

Lajm i zi për botën e muzikës/ Me mbi 200 milionë disqe të shitur, ndahet nga jeta kompozitorja e njohur (Emri)

Zelensky urdhëron rishikimin e strehimoreve ndaj sulmeve ajrore

Për herë të parë mund të shohim pamje nga Marsi në transmetim të drejtpërdrejtë (Video)

Ngjarje e rëndë, gjenden mbi 40 çanta me mbetje njerëzore, dyshohet se u përkasin të rinjve të zhdukur nga një Call Center

Përplasen trenat në këtë vend, ka të lënduar
