BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Bota

Vuçiç: Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë, ndryshe ka pasoja, Prishtina nuk është e interesuar për dialog

Vuçiç: Zgjedhjet serbe do të mbahen edhe në Kosovë,

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi të cilat do të mbahen në muajin prill, kanë krijuar që tani shqetësim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, kjo pas përplasjeve që ndodhën në lidhje me zhvillimin e referendumit një javë më parë. Pas kërkesave presioneve të shumta nga shteti serb dhe kresave nga ndërkombëtarët, qeveria e Kosovës refuzoi mbajtjen e referendumit në territorin e Kosovës, duke e klasifikuar si shkelje e sovranitetit të një shteti të pavarur. Kjo nxehu edhe më tej tensione, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç paralajmëroi pasoja të mëdha si dhe siguroi se zgjedhjet e ardhshme serbe do të mbahen edhe në veri të Kosovës, pavarësisht asaj që pretendohet nga institucionet kosovare. I një qëndrimi të tillë, Vuçiç ka qenë edhe në deklaratën e fundit, ku ka theksuar se serbët nuk do të votojnë vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë territorin e Kosovës, ndryshe ka kërcënuar sërish me pasoja. “Shpresoj dikush do ta kuptojë se cilat do të ishin pasojat nëse kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë presidenti serb. Për sa i përket dialogut të ngrirë mes dy vendeve, Vuçiç ka fajësuar Prishtinën, duke thënë se Kosova nuk është e interesuar aspak për bisedime, por kërkojnë vetëm njohje. "Ata nuk janë të interesuar për asgjë. Ata janë të interesuar vetëm t'i njohin si shtet të pavarur", tha Vuçiç. Ai ka konfirmuar më tej edhe heqjen dorë nga kryesimi i partisë së tij SNS, shumë zyrtarë të së cilës punuan hapur kundër nismës së referendumit. Sa i përket rikandidimit për postin e presidentit, Vuçiç tha se ende nuk ka vendosur asgjë.

Rajoni dhe Ballkani i Hapur

Presidenti serb është deklaruar edhe në lidhje me nismën Ballkani i Hapur, nismë të cilës i janë bashkuar vetëm 3 nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Vuçiç është shprehur se dera e kësaj nisme është e hapur për të gjithë, por se sipas tij kjo nuk do të thotë që tre vendet anëtare do tu luten shteteve të tjera të marrin pjesë. "Ata do të shohin se kanë avantazhe të mëdha. Ne kemi nevojë për fuqi punëtore, ne kemi nevojë për një treg. Është një ide paqeje dhe një ide e një jete më të mirë dhe më të lehtë për njerëzit", tha ai. Sa i përket situatës shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë, Vuçiç është shprehur se pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët dhe frikën e përgjithshme për nisjen e një lufte, diçka e tillë nuk do të ndodhë. "Ne do të ruajmë paqen, askush nuk dëshiron luftë, por kam frikë nga papërgjegjësia dhe mendjelehtësia e Perëndimit. Mendoj se sanksionet janë një politikë e keqe", tha ai, duke iu referuar sanksioneve të ndërmarra nga Departamenti amerikan i Thesarit, ndaj anëtarit serb të presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe liderit të Republikës Srbska, Milorad Dodik. Vuçiç tha se ka frikë nga qasjet e njëanshme të të huajve lidhur me situatën në BeH. "Më e rëndësishmja është që ne të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth situatës. Kemi mundësinë për të përparuar dhe për t'u zhvilluar së bashku, nuk duhet ta humbasim këtë mundësi. As boshnjakët, as kroatët dhe as serbët nuk dëshirojnë luftë. Paqen duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, askush nuk dëshiron luftë", tha ai. Presidenti serb foli edhe mbi diskriminimin që i bëhet shpesh sipas tij qytetarëve serbë në rajon, me përmendjen e gjenocideve të kryera nga regjimet e mëparshme, akte të cilat kujtojmë se zgjedh t’i mohojë sa herë i jepet mundësia. "Dëshiroj të përmend edhe diskutimet për armët me tytë të gjata të policëve që zhvilluan paradën gjatë festimeve të '9 Janarit - Ditës së Republikës Srpska' që entiteti i Republikës Srpska në BeH zhvilloi pavarësisht se është e ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e BeH-së. Më vjen keq, por aq armë ka në çdo fshat në BeH dhe Serbi. Edhe në vende të tjera kjo është kështu", deklaroi Vuçiç. Lideri serb ka zbuluar edhe një nga arsyet e takimit të tij me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan. Vuçiç sqaroi se në takim është biseduar mbi autostradën mes Sarajevës dhe Beogradit. "Pjesa e autostradës në Serbi u ndërtua. Në bisedën me presidentin Erdogan pyeta nëse do të ndërtohet apo jo pjesa e projektit për Bosnjë e Hercegovinën. Për këtë arsye vizita ime në Ankara ishte e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve lidhur me Sarajevën. Kjo, është një prej çështjeve që do të diskutohet në samitin trepalësh që do të mbahet pas zgjedhjeve në Serbi", tha Vuçiç.