BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Zaev: Mosnënshkrimi i Ligjit të gjuhëve nga Ivanov, shkelje e Kushtetutës

Zaev: Mosnënshkrimi i Ligjit të gjuhëve nga Ivanov, shkelje e

Krerët e shtetit të Maqedonisë kanë shtuar dje presionin ndaj presidentit të vendit Gjeorgje Ivanov për dekretimin e ligjit të përdorimit të gjuhëve, i cili tha në një prononcim se nuk do ta firmosë, pasi e konsideron anti-kushtetues. Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë përkeq në Maqedoni, por ndihmon të ardhmen e saj të përbashkët të etnive të saj. “Ligji i përdorimit të gjuhëve do të vihet në përdorim dhe institucionet do të respektohen. Për të do të prononcohen dhe Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias”, tha Zaev për gazetarët gjatë Forumit për sundimin e ligjit në Evropën Juglindore, që po zhvillohet në Shkup. Ndërsa për vendimin e Ivanovit për të mos e nënshkruar ligjin, Zaev tha se bëhet fjalë për një shkelje flagrante të Kushtetutës, por edhe fodullëk. Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e quajti më herët miratimin e ligjit për gjuhët në parlamentin e vendit antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike. Vendimi i tij u bë publik në një reagim pas miratimit të tij, mes tensioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

Xhaferi: Ligji flet qartë, Ivanov e ka shkelur

Edhe kryetari shqiptar i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se refuzimi i Ivanov të ligjit pas miratimit të tij të dytë, është shkelje e hapur e kushtetutës. “Neni 75 i Kushtetutës së Maqedonisë është i  qartë. Pas votimit të përsëritur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament, si rasti i djeshëm me ligjin, Kryetari i shtetit është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin për miratimin e ligjit. Në të kundërtën do të shkel dispozitat ligjore”, tha krye-parlamentari Xhaferi, i cili një ditë më parë për miratimin e ligjit i rezistoi presioneve fizike të opozitës dhe ish-kreut famëkeq të saj Nikola Gruevski. Invanov ka gjashtë ditë kohë për dekretimin e ligjit. "Nuk kam koment se çfarë do të ndodhë nëse ndodh. Ligji edhe më parë është votuar nga shumica e deputetëve që është e nevojshme sipas normave Kushtetuese ", deklaroi krye-parlamentari Xhaferi pas betimit solemn të anëtarëve të rinj të Këshillit gjyqësor. Xhaferi nuk ka dashur të komentojë as deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për padi penale ndaj tij për shkelje të Kushtetutës në lidhje me votimin e ligjit të enjten. "Nuk komentojë deklarata të tilla. Ai është qëndrim i politikës", tha Xhaferi.

Gruevski: Xhaferi të kërkojë falje

Ndërkohë në lidhje me incidentin e të enjtes në Kuvendin e Maqedonisë, kur ish-kryeministri Nikolla Grueski tentoi pengimin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ky i fundit është deklaruar dje se nuk ka dashur të shkaktojë incidente, por kërkon nga Talat Xhaferi që të kërkojë falje ndaj opinionit publik. Gruevski ka sqaruar se ka dashur që të shprehë qartë dhe zëshëm mospajtimin me mënyrën e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, edhe pse kjo erdhi në formën e dhunës fizike. “Vetëm e kam tërhequr për dorë Xhaferin dhe nuk kam bërë diçka tjetër”, tha Gruevski, duke shtuar se Xhaferi duhet t’i kërkoj falje publikut shqiptar, pasi që Ligji është miratuar në formë “kontrabandë”. Parlamenti e miratoi ligjin e gjuhëve në një atmosferë të tensionuar me 64 vota "pro", asnjë kundër e abstenim, pa debat mbi amendamentet e panumërta të parashtruara nga koalicioni opozitar maqedonas VMRO-DPMNE. Për ligjin është votuar edhe sipas rregullit të badinterit ku votojnë deputetët që nuk i përkasin bashkësisë etnike maqedonase, nga të cilët ligji ka marrë 24 vota. VMRO-DPMNE tha se do të padiste krye-parlamentarin për shkelje të procedurës parlamentare./Andi LAMKO