BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Bota

Zbardhen bisedat e ushtarëve rusë nga New York Times: Putini është një budalla, ne po e humbim luftën

Zbardhen bisedat e ushtarëve rusë nga New York Times: Putini

“Putini është një budalla. Ai dëshiron të marrë Kievin. Por nuk ka asnjë mënyrë për ta arritur këtë.” “Sulmet tona kanë ngecur. Ne po e humbim luftën.” “Gjysma e njësisë sonë u vra”. “Na dërguan në thertore”. “Kur të kthehem në shtëpi, do të largohem.” Këto janë vetëm disa nga mesazhet që ushtarët rusë u kanë dërguar nga fusha e betejës në Ukrainë familjeve, grave, miqve dhe të afërmve të tyre, të cilat zbulojnë situatën e vërtetë në terren që në fillim të pushtimit. Në fillim të luftës Vladimir Putini u premtoi se Kievi do të binte brenda ditës, por përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës, përparimi fillestar i trupave ruse u ndal shpejt dhe forcat ruse u përballën me sfida të shumta logjistike, mungesë ushqimi dhe karburanti. Ndërsa situata në terren ishte shkatërruese, propagandistët e Moskës siguruan njerëzit se gjithçka po shkonte sipas planit. Ushtarët rusë të zhgënjyer dhe të zemëruar nuk iu bindën urdhrave dhe thirrën gratë, familjet dhe miqtë e tyre në Rusi nga telefonat e tyre celularë për t’u ankuar për Putinin, mungesën e pajisjeve dhe komandantët e tyre që i kishin gënjyer për misionin në të cilin ishin dërguar. Ukraina i përgjonte telefonatat e tyre dhe New York Times i përktheu dhe i publikoi. Bisedimet zbulojnë dëshpërimin në të cilin u gjendën luftëtarët rusë në javët e para të pushtimit të Ukrainës, teksa përpiqeshin të merrnin Kievin. “Na thanë të shkonim në stërvitje që do të zgjasë dy ose tre ditë. Na mashtruan si fëmijë”, iu ankua Nikita mikut të tij. Telefonatat zbulojnë një krizë morali gjatë ofensivës në Kiev. Padurimi, frika dhe lodhja bëhen gjithnjë e më të zakonshme ndërsa ushtarët përshkruajnë një ushtri në rrëmujë.