BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Bota

Zbardhen detaje të reja nga Samiti i NATO-s, çfarë i kanë premtuar Ukrainës

Zbardhen detaje të reja nga Samiti i NATO-s, çfarë i kanë

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s u takuan në Madrid këtë javë, Ukraina kërkoi armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet ?

Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.

"Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant

Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.

“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”.

NATO-ja nuk po e furnizon Ukrainën me armë. Zëri i Amerikës bisedoi me ish-Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Evropën dhe NATO-n, Jim Toënsend.

“NATO-ja, si një institucion, nuk po ofron armatime, sepse nuk i ka ato. Aleatët e saj po e bëjnë këtë. Ndaj NATO-ja ka mbështetur vendet që kanë ndihmuar sipas mundësisë. Duhet që ritmi i përvetësimit dhe trajnimit të përputhet me nevojat e situatës dhe kjo po ndodh”.

Pavarësisht kufizimeve, disa anëtarë të NATO-s kanë bërë premtime të reja në takimin e Madridit. Presidenti Joe Biden tha se një mbështetje ushtarake shtesë, prej 800 milionë dollarësh, ishte në rrugë e sipër drejt Ukrainës - pjesë e zotimit prej mbi 7 miliardë dollarësh të Uashingtonit për Ukrainën.

“Sisteme të reja të avancuara të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, artileri dhe municione, radarë kundër artilerisë, municione shtesë për sistemet e raketave HIMARS, që tashmë i kemi dhënë Ukrainës dhe më shumë sisteme të tilla nga vende të tjera”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Të enjten, Britania premtoi 1.3 miliardë dollarë shtesë në ndihma ushtarake, duke e çuar kontributin e saj të përgjithshëm në 2.8 miliardë dollarë.

Franca tha se planifikon të dërgojë gjashtë sisteme shtesë të artilerisë me rreze të gjatë veprimi, duke e çuar totalin në 18. Sipas njoftimeve, Ukraina i ka vendosur këto armatime në Detin e Zi, pranë ishullit të Gjarpërit, të rimarrë nga forcat ukrainase. Gjermania është zotuar të dërgojë në korrik 15 tanke kundërajrore, ndërsa Spanja po shqyrton dërgimin e rreth 40 tankeve Leopard të prodhimit gjerman, megjithëse kërkohet miratimi i Berlinit. Ndërsa lufta hyn në muajin e pestë, Perëndimi ende nuk ka furnizuar Ukrainën me sasinë e armëve të rënda të kërkuara prej saj. Fabrice Pothier, Ish Shef i Planifikimit të Politikave të NATO-s, thotë për Zërin e Amerikës se Perëndimi duhet bëjë përllogaritje më të thella politike.

“Ekziston mendësia e një përllogaritje politike se kjo do të ushqejë dhe do të ndikojë në një përshkallëzim që del jashtë kontrollit. Në një farë mënyre, e kuptoj këtë mënyrë të llogjikuari, por mendoj se është tejet e gabuar. Sepse në thelb, nënkupton se po i kërkojmë zotit Zelenskyy të luftojë me një dorë të lidhur pas shpine.” Ukraina thotë se ka nevojë për një rritje dhjetëfish të furnizimit me armë për t’u përballuar me arsenalin e ushtrisë ruse./VOA

 

Më të lexuarat