BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Bota

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19 në SHBA / E dashura e djalit të Trump pozitive me koronavirus (Shifrat e të prekurve dhe të vdekurve)

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19

Në SHBA, është regjistruar një fluks i ri i infeksioneve me rreth 58 mijë raste të reja të koronavirusit në 24 orë.  Në të gjithë botën, numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni i koronavirusit ka ka tejkaluar shifrën 11 milionë, kurse totali I viktimave është rritur në 526 mijë.

Në krye të renditjes së pandemisë ndodhen SHBA, e ndjekur nga Brazili, Rusia, India, Peruja dhe Kili.Në Teksas, SHBA, ka pasur mbi 7,000 raste të reja të koronavirusit për të tretën ditë radhazi. 

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19

Mësohet se pozitive ka rezultuar edhe Kimberly Guilfoyle, e fejuara e Donald Trump Jr, e cila është edhe pjesë e stafit të fushatës për rizgjedhjen e Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19

Lajmin e përcjell New York Times, I cili shton megjithatë se Guilfoyle nuk ka qenë së fundi në kontakt me Trump. Kurba e infeksionit po rritet në 40 nga 50 shtetet e SHBA-së. Rritja e rasteve të reja ka detyruar zyrtarët, veçanërisht në shtetet jugore dhe perëndimore, të ndalojnë ose të pezullojnë rihapjen e ekonomive të tyre.

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19

Shtete të shumta kanë urdhëruar restorantet, baret dhe plazhet të mbyllen ose të kufizojnë kapacitetin, ne kohen kur vendi shënon 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Zbardhen të dhënat për 24 orët e fundit për COVID-19

Zyrtarët janë të shqetësuar se rastet mund të rriten edhe më shumë, pasi festimet e Ditës së Pavarësisë zakonisht shënohen përmes ahengjeve të ndryshme dhe udhëtimeve.

Më të lexuarat