BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Bota

Zbardhen temat e debatit mes Trump dhe Biden, nga Covid-19 e Gjykata e Lartë, te zgjedhjet dhe dhuna në protesta

Zbardhen temat e debatit mes Trump dhe Biden, nga Covid-19 e Gjykata e

Ditën e djeshme janë publikuar temat e debatit midis kandidatit demokrat Joe Biden dhe atij republikan Donald Trump. Temat janë gjashtë dhe janë bërë publike nga moderatori i debatit presidencial të 29 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump dhe ish-nënpresidenti Biden do të debatojnë mbi “Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit”, “Gjykata e Lartë”, “COVID-19”, “Ekonomia”, “Raca”, “Dhuna në Qytetet amerikane” dhe “Integriteti i Zgjedhjeve”. Temat u zgjodhën nga moderatori Chris Wallace, gazetar i kanalit “Fox News”. Për sa i përket debatit të parë presidencial, ai do të fillojë në orën 21:00 me kohën e Uashingtonit, dhe formati i debatit do të jetë që secili nga kandidatët do të ketë 15 minuta në dispozicion për të debatuar për secilën nga gjashtë temat. Kohëzgjatja e debatit do të jetë 90 minuta.  Lista e temave mund të ndryshojë nëse do të ketë zhvillime të reja para fillimit të debatit. Debati i parë është planifikuar të zhvillohet në Universitetin Case Western Reserve dhe Klinikën Cleveland në Klivlend të Ohajos. Presidenti aktual Trump tha në jhjë deklaratë më herët këtë muaj se ai është duke u përgatitur çdo ditë për debatin dhe se këtë e bën vetëm duke qenë vetvetja dhe ai që është gjithmonë. “ Unë kam qenë në të gjithë vendin, dhe ndërkohë jam duke parë këtë njeri që thjeshtë është dukë qëndruar në shtëpi dhe po mendoj se ndoshta jam duke e bërë gabim këtë punë”, ironizoi Trump duke iu referuar Joe Biden në një deklaratë për “Fox News”.

Gara në shtetet e lëkundura

Ndërsa kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, vëmendja e kandidatëve është përqendruar në shtete si Pensilvania, Florida, Uiskonsini, Miçigani apo Karolina e Veriut, që pritet të luajnë rol përcaktuese për fituesin. Kandidati demokrat Joe Biden dhe presidenti Donald Trump gëzojnë pothuajse të njëjtën mbështetje në Pensilavani dhe Karolinën e Veriut, ndërsa ish-nënpresidenti kryeson në Miçigan dhe Uiskonsin, sipas një ankete nga agjencia e lajmeve Reuters në bashkëpunim me firmën hulumtuese Ipsos. Ndërsa afron data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dy kandidatët janë përqendruar tek shtetet e pavendosura. Ata po zhvillojnë tubime këtë muaj në shtetet që Presidenti Trump i fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2016, Uiskonsin, Miçigan, Florida dhe Pensilvani. Të martën zoti Trump shkoi në Pensilvani për një tubim elektoral në Pitsburg. Një anketë nga Reuters/Ipsos tregon se dy konkurentët kanë pothuajse të njëjtën mbështetje në këtë shtet fushëbeteje, të fituar nga zoti Trump në vitin 2016 me më pak se një për qind. Një anketë nga Reuters/Ipsos e publikuar tregon se zoti Biden kryeson me rreth 5 për qind midis votuesve të mundshëm në Miçigan. Dy kandidatët duket se gëzojnë të njëjtën mbështetje në Karolinën e Veriut. Anketa tregonte epërsi të zotit Biden mes votuesve të mundshëm në Uiskonsin.

Trump synon mandatin e dytë

Para se të bëhej president, Donald Trump ishte një investitor i spikatur dhe i debatueshëm i pasurive të patundshme në Nju Jork dhe personalitet televiziv. Menjëherë pasi u diplomua nga Fakulteti i Financave i Universitetit Wharton në Pensilvani, ai mori përsipër biznesin e pasurive të patundshme të familjes së tij, duke e zgjeruar atë dhe duke ndërtuar hotele, kazino dhe fusha golfi në të gjithë botën. Në fillim të viteve 1990, Trump u detyrua të paraqiste disa falimentime që përfshinin prona në Atlantic City dhe Nju Jork. Megjithatë, ai më vonë rindërtoi bizneset e tij dhe, në vitin 2016, revista Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 3.7 miliardë dollarë. Në vitin 2004, Trump u bë një figurë gjerësisht e njohur mediatike për interpretimin e personazhit kryesor në shfaqjen televizive "The Apprentice", e cila pati një shikueshmëri të lartë në kanalin NBC. Ai u largua nga shfaqja në vitin 2015 ndërsa përgatitej të kandidonte për president.

Më të lexuarat