BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Bota

Zbardhen detaje rreth takimit të shumëpritur të Biden me Putin, ja lëvizja që do të bëjë presidenti amerikan

Zbardhen detaje rreth takimit të shumëpritur të Biden me Putin,

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë presidenti amerikan, Joe Biden do të mbajë i vetëm një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dy liderët pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Tensionet mes dy vendeve kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit dhe paraqitja e Bidenit në konferencë, pa Putinin, po shihet si një tregues i këtyre raporteve. Një zyrtar i administratës amerikane, që nuk deshi të identifikohej, tha se Biden, duke u paraqitur vetëm, do të ketë mundësi që përmes “një formati të duhur të komunikojë qartë me median lidhur me temat që janë diskutuar në takim”, raporton Reuters.

Kjo mënyrë e komunikimit gjithashtu thekson dëshirën e administratës amerikane për të sfiduar Kremlinin dhe për të shmangur një lloj shfaqjeje komode me liderin rus, për të cilin Biden ka thënë se është “një vrasës”. Ajo gjithashtu dallon shumë me paraqitjen pas takimit të Putinit me paraardhësin e Bidenit, Donald Trump, në Helsinki më 2018. Pas atyre bisedimeve me dyer të mbyllura, Trump doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Putinin, duke mbrojtur Rusinë pas vlerësimeve të inteligjencës amerikane se Moska ndërhyri në zgjedhjet presidenciale më 2016.

Biden gjendet në Kornuall të Mbretërisë së Bashkuar ku po merr pjesë në një samit me udhëheqës të tjerë të G7-ës. që do të përfshijë bisedime për Rusinë dhe Kinën Ai më pas shkon në Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO. “Ne presim që ky takim të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë,” tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. Biden fajëson Rusinë për sulmin kibernetik ndaj institucioneve amerikane dhe të paktën strehimin e kriminelëve që qëndrojnë prapa sulmeve kundër tubacionit kryesor të karburantit në SHBA dhe degës amerikane të fabrikës braziliane për përpunimin e mishit – JBS.

Biden gjithashtu do të bëjë presion mbi Putinin në lidhje me situatën në Ukrainë, burgosjen e kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny dhe mbështetjen e Alyaksandr Lukashenkas në Bjellorusi. Por, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Rusinë që do t’iu mundësonte të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta strategjike. Putini tha në një intervistë të gjërë me NBC të transmetuar më 11 qershor se marrëdhënia SHBA-Rusi ishte “përkeqësuar në pikën më të ulët në vitet e fundit”.