BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Bota

Zbulohet DOKUMENTI sekret/ Si u përpoq Rusia të destabilizonte Moldavinë, ja plani 10-vjeçar që u hartua nga shërbimi rus i sigurisë

Zbulohet DOKUMENTI sekret/ Si u përpoq Rusia të destabilizonte

Një dokument i zbuluar së fundmi nga mediat ndërkombëtare, tregon planin sekret të hartuar nga shërbimi rus i sigurisë, FSB i cili parashtron opsione të detajuara për të destabilizuar Moldavinë, duke përfshirë mbështetjen e grupeve pro-ruse, përdorimin e Kishës Ortodokse dhe kërcënimin për ndërprerjen e furnizimeve me gaz natyror, shkruan CNN.

Dokumenti dyshohet se është hartuar për të penguar animin e Moldavisë drejt Perëndimit, i cili përfshin marrëdhënie më të ngushta me NATO-n dhe  aplikimin për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Dokumenti i referohet rëndësisë së parandalimit të anëtarësimit të Moldavisë në NATO. Ai u mor dhe u zbulua fillimisht nga një konsorcium mediash, duke përfshirë VSquare dhe Frontstory, RISE Moldova, Expressen në Suedi, Dossier Center for Investigative Journalism dhe media të tjera.

Dokumenti dyshohet se është shkruar në vitin 2021 nga Drejtoria e FSB-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar. Titulli i tij është “Objektivat strategjikë të Federatës Ruse në Republikën e Moldavisë”.

Dokumenti përcakton një strategji 10-vjeçare për sjelljen e Moldavisë, një ish-republikë sovjetike e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë, brenda sferës së ndikimit të Rusisë. Plani përfshin varësinë e Moldavisë nga importet e gazit rus dhe nxitjen e konfliktit social, si dhe përpjekjen për të bllokuar përpjekjet e Moldavisë për të fituar ndikim në rajonin separatist pro-rus të Transnistrisë, ku ndodhen rreth 1500 ushtarë rusë.

I pyetur për dokumentin të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk është në dijeni që ekziston një dokument i tillë. 

"Nuk e përjashtoj që ky të jetë një tjetër lajm i rremë. Rusia ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, reciprokisht të dobishme, duke përfshirë edhe Moldavinë. Na vjen shumë keq që udhëheqësit aktualë të Moldavisë po përjeton paragjykime krejtësisht të pajustifikuara dhe të pabaza kundër Moskës”, tha Peskov. 

Rusia ka akuzuar Ukrainën se planifikon të pushtojë Transnistrinë, e cila kufizohet me Ukrainën jugperëndimore. Ministria ruse e mbrojtjes tha muajin e kaluar se ukrainasit po grumbullonin forca të blinduara në disa fshatra kufitare. Moldavia dhe Ukraina e kanë hedhur poshtë pretendimin.