BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Bota

Zbulohet ‘tradhtia’ e madhe e legjendës së F1, ‘Porsche’ nxjerr në ankand super makinën e blerë fshehurazi nga Schumacher

Zbulohet ‘tradhtia’ e madhe e legjendës së F1,

“Carrera GT” përfaqëson deri më sot një nga modelet më të shpejta, më të shtrenjta dhe më të kërkuara të prodhuara ndonjëherë nga “Porsche”. E prodhuar në fillim të viteve 2000 në vetëm 1270 njësi, makina super sportive nga Zuffenhausen krenohet gjithashtu me një emër të papritur midis admiruesve të vet: Michael Schumacher.

Piloti gjerman, legjenda e Formula 1, dyshohet se bleu një “Carrera GT” në vitin 2004, kur ishte pjesë e skuderisë “Ferrari” dhe dominonte në të gjitha pistat anembanë botës në timonin e “kokëkuqes”.

Operacioni u krye në fshehtësi të plotë, për të mos bërë të ditur se 7-herë kampioni gjerman i botës kishte blerë një supermakinë që nuk ishte ndër ato të prodhuara në Maranello. Për ta zbuluar këtë sfond ka menduar shtëpia e ankandeve “Elferspot”, e cila ka nxjerrë në shitje makinën në fjalë.

Pasioni për makinat me performancë ultra të lartë shpesh digjet në mënyrë të pakontrolluar, deri në atë pikë sa harron detyrimet kontraktuale dhe çështjet e imazhit. Jemi në vitin 2004, në epokën e madhështisë maksimale të dyshes “Ferrari-Schumacher”. Në timonin e makinës njëvendëshe të atij viti, F2004, piloti gjerman do të fitonte 13 çmime të mëdha, duke lënë vetëm thërrimet për rivalët e vet.

Ishte koha kur thoje Schumacher dhe nënkuptoje Ferrari dhe anasjelltas. Megjithatë, edhe në marrëdhëniet më solide mund të ndodhë që të magjepseni nga diçka e jashtme. E cila, në rastin e gjermanit, ishte “Porsche Carrera GT”.

Sipas asaj që u raportua nga shtëpia e ankandeve “Elferspot”, legjenda gjermane kishte vendosur të blinte një supermakinë nga Zuffenhausen, por pa qenë në gjendje ta bënte këtë drejtpërdrejt, pasi lidhja me Ferrarin e lejonte atë të drejtonte vetëm makina sportive të kësaj market ë njohur.

Porsche Carrera GT di Michael Schumacher

Kështu, Schumacher do të kishte kërkuar ndihmë nga menaxheri i tij prej kohësh, Willi Weber, i cili e bleu makinën në vend të tij. Që atëherë, Michael do të ishte shumë i kujdesshëm që të mos shihej kurrë në timonin e “Carrera GT” (e cila i qëndroi në duart e tij deri në vitin 2008), aq sa kjo histori kishte mbetur e panjohur deri më sot.

“Elferspot”, që e ka nxjerrë makinën në shitje, siguron se është në gjendje të provojë se makina i përkiste në të vërtetë 7 herë kampionit të botës dhe se të gjitha dokumentet janë në dispozicion të klientëve të interesuar. “Carrera GT” e Schumacher është një ekzemplar i zi, me buzë të zeza dhe detaje të kuqe.

Pjesa e brendshme është e zezë me ndërfutje gri, me pjesë të ekspozuara të fibrave të karbonit. Në kroskot, si dhe në pjesën e pasme të makinës, është logoja "MS" e përdorur nga Schumacher gjatë gjithë karrierës së tij. Aktualisht, makina ka përshkuar pak më shumë se 14 mijë km.

Me një motor V10 5.7 litra të montuar në qendër, “Carrera GT” ka 612 kuaj fuqi maksimale dhe 590 Nm çift rrotullues. Nga 0 në 100 km/orë përshpejtohet në 3.9 sekonda dhe është në gjendje të arrijë 330 km/orë.

Shtëpia e ankandeve “Elferspot” nuk e ka bërë të ditur ende çmimin fillestar të kërkuar për “Porsche” e Michael Schumacher, por njësitë në gjendje, vitet e fundit janë shitur për më shumë se 2 milionë euro. Shifra e shitjes ndoshta do të ndikohet edhe nga fama e ish-pronarit të super makinës në fjalë.