BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Bota

'Zbutet' Covid në Amerikën Latine, vjen lajmi i mirë për dy ditët e fundit

'Zbutet' Covid në Amerikën Latine, vjen lajmi i mirë

Rritja e kurbës pandemike të koronavirusit në Amerikën Latine është gjithmonë e lartë por me shenja në dy ditët e fundit të zbutjes së forcës, si për infeksionet, që tani janë 2,530 mijë, nga të cilat 46 mijë janë regjistruar në 24 orët e fundit, ashtu edhe për numrin e viktimave ku totali është rreth 114 mijë me një rritje prej 1755 vdekje në 24 orët e fundit.

Brazili, vendi i parë në Amerikën Latine dhe i dyti në botë për infeksione dhe vdekje, ka raportuar ditën e fundit 24 mijë raste pozitive, rreth 5000 më pak se një ditë më parë, për një total infeksionesh që nga fillimi i pandemisë prej 1 milion e 370 mijë.

Ulje ka patur edhe përsa i përket numrit të viktimave të cilat u rritën në rreth 114 mijë teksa në 24 orët e fundit pati 552 vdekje, rreth 150 më pak se një ditë më parë.