Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zemërim në Kinë për vdekjen e pandës së huazuar në kopshtin e Tailandës

Postuar: 18/09/2019 - 18:16

Vdekja e papritur e një ariu gjigant panda të huazuar në një kopsht zoologjik në Tailandë ka shkaktuar zemërim në Kinë dhe thirrje për të mos huazuar më arushat jashtë vendit.
 
Mashkulli 19-vjeçar Chuang Chuang, kishte humbur ndjenjat të hënën pas vakti me kallam bambuje dhe nuk u zgjua më, në kopshtin zoologjik Chiang Mai në veri të Tailandës.
 
Vdekja po hetohet nga ekspertët kinezë, por zemërii ka qenë i gjerë në mediat sociale kineze.
 
Një përdorues shkruante: “Asnjë huazim pandash më në Tailandë! Chuang Chuang ishte panda më i dashur në botë! Çfarë lloj bambuje i dhanë për të ngrënë? Nëse nuk mbani dot një panda mos huazoni!”
 
Një tjetër shkruante: “Tani që Chuang Chuang vdiq, është e kotrë të flasim. Mos merrni hua thesaret tona kombëtare.”
 
Chuang Chuang ishte huazuar në Chiang Mai prej vitit 2003, bashkë me shoqen e tij Lin Hui.
 
Chuang Chuang e Lin Hui nuk kishin arritur të çiftoheshin gjatë jetës së tyre në kopshte por  Lin Hui ka lindur një këlysh në 2009 me mbjellje artificiale.
 
Pandat jetojnë 14-20 vjet në botën e egër, por mund të jetojnë deri në 30 vjet në kushte të mira kopshtesh zoologjike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 18:39

Pak pasi u dhanë vendimet e burgimeve të gjata për udhëheqësit e lëvizjes separatiste katalanase nga gjykata e lartë e Madridit, rrugët e Barcelonës nisën të mbusheshin me protestues  kryesisht në sheshin Plaza

Postuar: 14/10/2019 - 18:39

Pas shumë përplasjeve i është dhënë lamtumira e fundit 35-vjeçares, e cila ndërroi jetë në mes të

Postuar: 14/10/2019 - 17:03

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se nuk mund të luftojë kundër aleatëve të NATOs, Turqi

Postuar: 14/10/2019 - 15:45

Presidenti i Kinës ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se çdo përpjekje për ndarjen e Kinës

Postuar: 14/10/2019 - 15:44

Partia konservatore në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, është fituese e shumicës në zgjedhjet parl

Postuar: 14/10/2019 - 15:38

Në procesin historik gjyqësor kundër liderëve separatistë katalanas, Gjykata e Lartë e Madridit

Postuar: 14/10/2019 - 15:37

Në zgjedhjet komunale në Hungari ka humbur dukshëm partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban.