
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Zëri i Amerikës: FBI thotë se kishte informacion për dhunë të mundshme para sulmit në Kapitol

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Janar 2021

FBI-ja thotë se kishte informacione zbulimi për dhunë të mundshme para trazirave në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.
Në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e së mërkurës së kaluar, ku humbën jetën pesë vetë, pasi mbështetës të Presidentit Donald Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndihmës drejtori i FBI-së, që drejton zyrën e Uashingtonit, Steven D’Antuono, e konfirmoi një gjë të tillë.
Më herët gazeta Washington Post njoftoi se një zyrë e FBI-së në Virxhinia kishte lëshuar një paralajmërim të brendshëm një ditë para se protestuesit që mbështesnin Presidentin Donald Trump të sulmonin Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, sipas së cilit, ekstremistët po planifikonin të vinin në Uashington dhe po flisnin për "luftë".
"Në një varg postimesh në internet diskutoheshin thirrje konkrete për dhunë, përfshirë ‘bëhuni gati për të luftuar. Kongresi duhet të dëgjojë xhama që thyhen, dyer që rrëzohen me forcë, dhe gjakun e dedhur të ushtarëve të tyre skllevër të Black Lives Matter dhe Antifa-s’, thuhet në dokumentin e siguruar nga Washington Post.
"'Bëhuni të dhunshëm. Mos e quani më marshim, tubim ose protestë. Shkoni të gatshëm për luftë. Ose fiton Presidentin ynë ose vdesim. ASGJË tjetër nuk do ta përmbushë këtë qëllim’", thuhet në dokument.
Ndërkohë në konferencën për shyp, zoti D’Antuono tha se FBI-ja ka hapur 160 dosje çështjesh në hetimin për sulmin në Kapitol.
Ai tha se FBI-së i ishin dërguar 100,000 video dhe fotografi nga persona të ndryshëm.
Prokurori në detyrë i Distriktit të Kolumbias, Michael Sherwin tha se janë ngritur akuza për 70 çështje deri tani, dhe ai pret që ky numër të arrijë në qindra./VOA
Më të lexuarat


Shtyhen diskutimet në Parlament për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, ministri Dendias falënderon opozitën: Për herë të parë…

Këshilltari i Joe Biden bën parashikimin e frikshëm: Ja çfarë do të ndodhë në 12 javët e ardhshme

Profesori britanik ‘jep alarmin’ për teknologjinë 5G: Duhet të pezullohet shtrirja derisa të…

Lëvizjet e shumëpritura! Zëri i Amerikës tregon cilat janë përparësitë e Joe Biden në 100 ditët e para si presidenti i SHBA-ve

BBC nxjerr detaje për fenomenin alarmant: Insekti që vret 1 mln njerëz në vit! A mund të shkaktojë epidemi të reja?

Lajmi i RËNDËSISHËM që duhet ta lexojmë të gjithë! DW: Cilat medikamente ndihmojnë ndaj koronavirusit dhe cilat jo

Zëri i Amerikës: Joe Biden, gati të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Autoritetet publikojnë raportin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në Itali 24 orët e fundit

Një ditë para inaugurimit të Joe Biden, largohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare! Mediat e huaja zbulojnë prapaskenat e rënda

E bujshme! Ky është shteti që është shumë pranë realizimit të vaksinës së dytë kundër Covid, është 100% e sigurt
