BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Bota

Zëri i Amerikës: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare del pozitiv me COVID-19

Zëri i Amerikës: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare del

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

"Zoti O’Brien, i cili kryeson Këshillin e Sigurisë Kombëtare “ka simptoma të lehta. Ai është vetëizoluar dhe po punon në një vend të sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë. Nuk ka rrezik ekspozimi për Presidentit apo Nënpresidentit", thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. "Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pandërprerje", shtohej më tej në deklaratë.

Zoti O’Brien, 54 vjeç, është anëtari më i lartë i administratës së Presidentit Donald Trump për të cilin ka informacion se është infektuar me koronavirus.

Ndihmës të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përfshijnë një punonjës të shërbimit personal për presidentin Trump si dhe Katie Miller, ndihmësja kryesore për cështje të komunikimit e Nënpresidentit Mike Pence.

Javën e kaluar, lokali në ndërtesën qeveritare Eisenhower, ngjitur me Shtëpinë e Bardhë, ku ndodhen zyrat e Nënpresidentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u mbyll pasi një punonjëse rezultoi se ishte prekur nga virusi.

Gjithashtu javën e kaluar, një marins i caktuar me detyrë në skuadronin e helikopterit presidencial u diagnostikua me COVID-19.

Kimberly Guilfoyle, e dashura e djalit të presidentit, Donald Trump Jr., është prekur gjithashtu nga virusi, duke bërë që çifti të largohej më herët nga aktiviteti i presidentit në "Mount Rushmore" gjatë fundjavës së festimeve me rastin e 4 korrikut.

Presidenti nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me diagnozën e zotit O'Brien. Zoti Trump pritet të udhëtojë drejt shtetit të Karolinës së Veriut të hënën për të vizituar një qendër të bio-teknologjisë që prodhon përbërës të një vaksine të mundshme kundër COVID-19. Sipas zyrtarëve, javën e kaluar zoti O’Brien ka punuar nga shtëpia, pasi ishte kthyer nga një udhëtim nga Evropa ku ishte takuar me homologët e tij për të diskutuar mbi Kinën.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare ka kontakte të shpeshta me Presidentin, megjithatë nuk dihet se kur janë takuar ata për herë të fundit. Zoti O’Brien dhe Presidenti Trump janë shfaqur publikisht së bashku gjatë një vizite më 10 korrik në Komandën Jugore amerikane në Majemi.

Më shumë se 4.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar me koronavirus dhe 147 mijë vetë kanë vdekur që prej fillimit të pandemisë./VOA