BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Bota

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet gjermane pothuajse në barazim mes konservatorëve dhe socialdemokratëve

Zëri i Amerikës: Zgjedhjet gjermane pothuajse në barazim mes

Konservatorët e CDU/CSU-së dhe rivalët e tyre social-demokratë rezultojnë praktikisht të barabartë në zgjedhjet kombëtare të së dielës, sipas anketimeve të zhvilluara gjatë ditës së votimit, duke e lënë kështu të hapur se cila palë do të drejtojë qeverinë e ardhshme, ndërsa Angela Merkel përgatitet të japë dorëheqjen pas 16 vitesh në pushtet.

Blloku kristian-demokrat (CDU/CSU) ka marrë 25% të votave, rezultati i tyre më i dobët në zgjedhjet federale të zhvilluara pas luftës dhe në një nivel me social demokratët e qendrës së majtë (SPD), tregoi anketimi i zhvilluar për kanalin ARD. Një sondazh i Forschungsgruppe Wahlen për kanalin ZDF radhiti SPD-në dhe kandidatin e saj për kancelar Olaf Scholzin me 26% dhe CDU/CSU-në me 24%.

"SPD është rikthyer. Ne jemi aty ku na takon", tha Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil menjëherë pas anketimeve të para gjatë ditës së votimit. Ai tha se anketimet treguan se SPD-ja dhe kandidati i saj për kancelar Olaf Scholz kanë mandatin për të qeverisur.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak i tha kanalit ARD pas publikimit të sondazhit të tyre se: "Kjo na dhemb".

Vëmendja tani do të kalojë tek diskutimet joformale - ka të ngjarë me të gjelbrit, të cilët radhiten në 15% dhe Demokratët e Lirë liberalë (FDP), me 11% - të pasuara nga negociata më formale të koalicionit, të cilat mund të zgjasin me muaj, duke e lënë zonjën Merkel të vazhdojë të drejtojë qeverinë.

"Do të varet gjithçka nga arritja e marrëveshjeve midis lojtarëve të shumtë, dhe disa opsione duken të mundshme", tha Carsten Nickel, konsulente politike. "Bisedimet mund të zgjasin për ca kohë".

Zonja Merkel ka qenë në pushtet që nga viti 2005, por planifikon të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve, duke e bërë votimin një zhvillim transformues për të përcaktuar kursin e ardhshëm të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Zgjedhjet vendosën përballë njëri-tjetrit Armin Laschetin, nga CDU-ja, dhe Olaf Scholzin, ministër i financave në "koalicionin e madh" të Kancelares Merkel, i cili fitoi të tre debatet televizive midis kandidatëve kryesorë.

Pas një fushate zgjedhore të fokusuar në çështjet e brendshme, aleatëve të Berlinit në Evropë dhe më gjerë mund t'u duhet të presin për muaj para se të shohin nëse qeveria e re gjermane është e gatshme të angazhohet në çështjet e jashtme në masën që ata do të donin.

Një tensionim mes Uashingtonit dhe Parisit mbi një marrëveshje që Australia të blejë nëndetëse amerikane, në vend të nëndetëseve franceze, e ka vendosur Gjermaninë në një pozitë të vështirë midis aleatëve, por gjithashtu i jep Berlinit shansin të ndihmojë në shërimin e marrëdhënieve dhe rikonceptimin e qëndrimit të tyre të përbashkët ndaj Kinës.

Për sa i përket politikave ekonomike, Presidenti francez Emmanuel Macron është i etur për të krijuar një politikë të përbashkët fiskale evropiane, të cilën të gjelbrit e mbështesin, por CDU/CSU-ja dhe FDP-ja e refuzojnë. Të gjelbrit gjithashtu duan "një ofensivë masive për zgjerimin e burimeve të rinovueshme".

Cilido qoftë koalicioni që do të marrë pushtetin, miqtë e Gjermanisë të paktën mund të marrin zemër nga një fushatë zgjedhore në të cilën mbizotëroi centrizmi i moderuar dhe ku nuk arriti të hyjë populizmi që ka zënë vend në vendet e tjera evropiane.

Anketimi i kanalit ARD tregoi se Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë ishte pranë nivelit 11%, nën 12.6% që kishte marrë katër vjet më parë, dhe të gjitha partitë e tjera e kanë përjashtuar një koalicion me të./voa