BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Bota

Zgjedhjet në Bjellorusi, televizioni shtetëror nxjerr Lukashenkon fitues me 80 për qind të votave, plasin protestat

Zgjedhjet në Bjellorusi, televizioni shtetëror nxjerr Lukashenkon

Dita e diel ishte ditë zgjedhjesh në Bjellorusi. Pas publikimit nga televizioni shtetëror që nxirrte fitues me 80% udhëheqësi Alexander Lukashenko, i cili kandidonte përballë kandidates së opozitës Svetlana Tikhanovskaya, kryeqyteti bjellorus Minsk dhe qytete të tjera u përfshinë nga protesta. Në Minsk, policia përdori granata tronditëse për të shpërndarë turmat në qendër të qytetit, ndërkohë që ka pasur raportime për persona të lënduar. Pas publikimit të sondazhit, kandidatja kryesore e opozitës Svetlana Tikhanovskaya u shpreh se diçka e tillë nuk ishte e mundur, bazuar edhe në faktin që sipas televizionit shtetëror, ajo kishte marrë vetëm 7% të votave. “Unë besoj sytë e mi dhe shoh që shumica janë me ne”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje. Opozita kishte pohuar që më parë se priste që votimi të manipulohej. Zonja Tikhanovskaya, 37 vjeç, hyri në zgjedhje në vend të burrit të saj të burgosur dhe vazhdoi të mbajë mitingje të mëdha të opozitës. Lukashenko ndodhet në pushtet që nga viti 1994 dhe u zotua pas nisjes së protestave se situata në vend do të mbetet “nën kontroll”. Përfundimi i sondazhit të së dielës solli një përplasje fizike të aktivistëve me gazetarët, duke u shpërndarë më pas në të gjitha qytetet kryesore të vendit, në një nga demonstratat më të mëdha që Bjellorusia ka pasur ndonjëherë.

Autoritetet shpallin të vlefshëm procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhje në Bjellorusi tha se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit janë të vlefshme, duke shtuar se deri në orën 14:00 sipas kohës lokale, kanë votuar mbi 65 për qind e trupit votues. Në këto zgjedhje presidenciale, presidenti aktual, Alyaksandr Lukashenka po kërkon që të fitojë mandatin e gjashtë. Komisioni Zgjedhor, para se të hapeshin vendvotimet në orët e hershme të 9 gushtit, tha se rreth 40 për qind e 6,8 milionë votuesve me të drejtë vote, kanë votuar në votimet e mëhershme, që kanë nisur më 4 gusht. Por, vëzhguesit e pavarur kanë shprehur dyshimet e tyre lidhur me këto shifra të daljes së votuesve. Mediat vendase kanë raportuar për radhë të gjata të njerëzve para qendrave të votimit, teksa shumë njerëz kanë mbajtur në duar zinxhirë të bardhë për të mbështetur kandidaten opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u ka thënë mbështetëse të saj se këto janë simbol “i ndershmërisë dhe pastërtisë”. Disa votues pretenduan se po votonin për herë të parë për zgjedhjet presidenciale pasi presin ndryshime nga këto zgjedhje. Kandidatja opozitare Tsikhanouskaya pasi ka votuar ka kërkuar nga autoritetet që rezultatet zgjedhore të jenë të mos manipulohen, me qëllim që të fitojë Lukashenka. “Vërtet dua që zgjedhjet të jenë të ndershme sepse autoritet nuk kanë pse të frikësohen, nëse njerëzit janë me Lukashenkan ata do të pajtohen me rezultatet”, tha ajo.

Lukashenko mbi protestat

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko deklaroi se protestat në Minsk dhe qytetet e tjera janë orkestruar nga Polonia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke. “Thirrjet janë bërë nga Polonia, Republika Çeke dhe Britania e Madhe që të kontrollohen, më falni, delet, të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe është e lehtë për t’u kontrolluar,” theksoi Lukashenko në një takim me shefin e Sekretariatit ekzekutiv, Sergej Lebedev. Ndërkohë, kundërshtarja e Lukashenkos, Svetlana Tihanovskaja, deklaroi se refuzon t’i pranojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale. Ndihmësit e Tihanovskaja bënë me dije se opozita kërkon rinumërim. Opozita ka paralajmërua gjithashtu se dëshiron të bisedojë me përfaqësuesit shtetëror për një ndryshim paqësor të qeverisë. Në rrjetet sociale u paraqit video e një vendvotimi në të cilën shihet se si një anëtar i selisë zgjedhore zbriste nga shkallët e katit të dytë me një thes që supozohet se përmbante fletëvotime. Opozita gjithashtu ankohet për parregullsi të tjera në zgjedhjet presidenciale të djeshme, siç janë vendvotimet e mbyllura, qytetarët që votuan para hapjes së vendvotimeve dhe më shumë.