BREAKING NEWS

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën parakohe muzikantit të njohur shqiptar, prej një muaj luftë me sëmundjen në Turqi, miku i tij jep lajmin e hidhur

Tjetër humbje e rëndë në vend, Covid-19 i merr jetën
x

Bota

Zgjedhjet në SHBA futen në fazën finale, Biden dhe Trump me premtime krejt të ndryshme, ja ku janë fokusuar 2 kandidatët

Zgjedhjet në SHBA futen në fazën finale, Biden dhe Trump me

Vetëm 5 ditë në ndajnë nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kandidatë po bëjnë përpjekjet e fundit për të bindur elektoratin. “Zëri i Amerikës” u ka kushtuar dje një shkrim sjelljeve të Donald Trump dhe Joe Biden, duke analizuar programet dhe sjelljet e tyre. Një ndër temat kryesore të fushatës është padyshim koronavirusi. Më shumë se 225,000 amerikanë të vdekur në pandeminë e koronavirusit dhe raste të reja të përditshme në nivelin më të lartë ndonjëherë, është bërë e qartë se plani i administratës Trump për trajtimin e virusit mbështetet kryesisht tek zhvillimi i vaksinave dhe trajtimet terapeutike për personat e infektuar, në vend të një përpjekjeje të përbashkët për të ngadalësuar ritmet e përhapjes së virusit. Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadoës tha shprehimisht se administrata nuk beson se mund të "kontrollojë" virusin. Administrata dhe vetë presidenti kanë minimizuar rëndësinë e mbajtjes së maskave, për të cilat ekspertët e shëndetit publik thonë se do të ulnin ndjeshëm normat e infeksionit dhe do të shpëtonin jetë. Zoti Biden mbështet zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve terapeutike, por në të njëjtën kohë është për një qasje më aktive federale për kontrollin e virusit. Ai ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai beson se një vendim për përdorimin e detyruar të maskës në të gjithë vendin do të ishte i ligjshëm dhe i nevojshëm. Si zoti Trump edhe zoti Biden mbështesin rihapjen e shkollave, por ndërsa ish-nënpresidenti Biden propozon sigurimin e fondeve federale për të ndihmuar shkollat të hapen në mënyrë të sigurt, Presidenti Trump ka propozuar bllokimin e fondeve federale nga shkollat që nuk arrijnë të rihapen.

Taksat

Presidenti Trump ka bërë fushatë duke përdorur si argument miratimin e suksesshëm të programit të tij për uljen e taksave në vitin 2017 dhe premton për ulje të mëtejshme në të ardhmen. Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të ulë taksat mbi fitimet e kapitalit, fitimet që investitorët bëjnë kur shesin aksione dhe bono që janë rritur në vlerë dhe ka thënë se po konsideron shtyrjen ose faljen e taksave të pagave si një formë stimuli ekonomik. Duke qenë se taksat mbi pagat financojnë fondet e Sigurimeve Shoqërore për pensionet e miliona amerikanëve, propozimi ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e programit. Zoti Biden e ka shprehur qartë synimin e tij për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat. Ai do të kthejë mbrapsht shumë nga lehtësimet e taksave në legjislacionin e vitit 2017, ndërsa premton se individët e vetëm të cilëve do t’u rriten taksat janë ata që bëjnë më shumë se 400,000 dollarë në vit. Biden gjithashtu propozon rritjen e taksës mbi fitimet e korporatave nga 21% në 28%.

Gjykatat federale

Me ndihmën e Senatit Amerikan të kontrolluar nga Republikanët, Presidenti Trump ka qenë në gjendje të emërojë qindra gjyqtarë konservatorë në poste të përjetshme në gjykatat federale në të gjitha nivelet. Dhe me konfirmimin e anëtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë të hënën në mbrëmje, emërimi i tij i tretë në panelin nëntë anëtarësh, Trump duket se ka konsoliduar një shumicë konservatore 6-3 në atë organ për një kohë të gjatë. Shumë demokratë besojnë se republikanët e Senatit kanë mbushur padrejtësisht gjykatat me konservatorë, së pari duke bllokuar kandidatët e gjykatave të ulëta të bëra nga paraardhësi i zotit Trump, Barack Obama, dhe më pas duke refuzuar të votojnë për të emëruarin e zotit Obama për anëtar në Gjykatën e Lartë në vitin zgjedhor 2016. Vendosmëria e Udhëheqësit të shumicës së Senatit Mitch Mçonnell dhe zotit Trump për të konfirmuar zonjën Barrett vetëm tetë ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ka bindur shumë vetë se një administratë e zotit Biden duhet të rrisë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, duke shtuar më shumë se nëntë gjyqtarë që ka aktualisht. Zoti Biden nuk e ka mbështetur hapur zgjerimin e gjykatës së lartë por ka thënë se ai do të krijonte një komision për të studiuar idenë.