BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Zgjedhjet në SHBA, Trump kritika ndaj Harris: Nuk kualifikohet për të qenë zëvendëspresidente

Zgjedhjet në SHBA, Trump kritika ndaj Harris: Nuk kualifikohet për

Kandidatja për zëvendës presidente nga demokratët në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris është përballur ditën e djeshme me një deklaratë sulmuese nga Presidenti aktual Donald Trump. Presidenti është shprehur se kandidatja Harris “nuk kualifikohet”, pra nuk i plotëson kushtet për të garuar si zv. Presidente. Kamala Harris vjen nga një familje me baba xhamajkan dhe nënë indiane, ndërkohë Presidenti Trump i është referuar një profesoreshe konservatore të drejtësisë, e cila ka vënë në pikëpyetje pranueshmërinë e kandidaturës së saj.

Përplasjet Trump- Biden

Joe Biden ka bërë thirrje që vendosja e maskave në publik në mënyrë që të mund të ketë më shumë kontroll mbi infektimet nga Covid, të bëhet me anë të shpalljes së një urdhri i cili do të ketë fushë veprimi në të gjithë Shtetet e Bashkuara. “Nuk ka lidhje me demokratët, republikanët apo të pavarurit. Çdo amerikan duhet të vendosë një maskë kur ndodhet jashtë, minimalisht për tre muajt e ardhshëm”, deklaroi Biden. Ai sqaroi se guvernatorët duhet të lëshojnë urdhra për vendosjen me detyrim të maskave duke qenë se ekspertët vlerësojnë se një masë e tillë do të mund të shpëtonte 40.000 jetë njerëzish në tre muajt e ardhshëm. "Ka të bëjë me përgjegjësinë tuaj si amerikanë. Kjo është Amerika. Duhet të bëheni patriotë, të mbroni bashkatdhetarët tuaj. Duhet të bëni gjënë e duhur", tha ai. Menjëherë pas deklaratës së tij ka reaguar presidenti Trump, i cili akuzoi kandidatin e mundshëm demokrat se është duke politizuar një situatë pandemie e cila edhe në vetvete, edhe pa politizime është shumë e vështirë. Më tej Trump sqaroi se kërkesa e Biden nuk mund të bëhet realitet sepse një gjë e tillë do të kishte një impakt shumë të madh negativ në ekonominë e vendit dhe se dëmi që do t’i shkaktohej shëndetit mendor të amerikanëve duke i çuar në depresion do të ishte shumë i madh. Administrata Trump edhe më herët nuk ka pranuar të marrë masa të tilla në rang kombëtar, duke i lënë dorë të lirë guvernatorëve të shteteve në varësi të situatës specifike të vendosin nëse maskat do të bëhen të detyrueshme apo jo. Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së enjtes, presidenti Trump tha se qytetarët amerikanë meritojnë të kenë lirinë e zgjedhjes. "Duam të kemi njëfarë lirie. Kjo na bën ne ata që jemi", tha ai.

Administratën Trump nuk e ndal pandemia

Këtë javë administrata Trump njoftoi 122 milionë dollarë fonde për programe dhe partneritete të reja të nismës për Zhvillimin dhe Prosperitetin Global të Grave (Ë-GDP) , dhe publikimin e plan-veprimeve të 10 agjencive qeveritare për një reformë ligjore që do të heqë barrierat ligjore dhe kulturore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi në të gjithë botën. Nisma Ë-GDP shihet si një "qasje gjithëpërfshirëse e qeverisë" që kërkon të sjellë ndryshime për afro 50 milionë gra në të gjithë botën në zhvillim deri në vitin 2025, dhe ka tre komponentë - sigurimin e formimit profesional për gratë; fuqizimin e grave për të pasur sukses si sipërmarrëse; dhe eliminimin e barrierave ligjore dhe të politikave që parandalojnë pjesëmarrjen e grave në ekonomi. Këshilltarja e Presidentit Ivanka Trump, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit Stephen Biegun bënë njoftimin virtualisht me pjesëmarrjen nga partnerë të sektorit privat, përfshirë kompanitë Walmart, Mikrosoft dhe Masterkard. "Ky është lloji i veprimit të guximshëm për të zgjeruar përpjekjet e qeverisë federale, sektorit privat dhe partnerëve të tjerë për të hequr pengesat që kufizojnë aftësinë e grave për të marrë pjesë në ekonomitë lokale që ka qenë modeli amerikan për sukses", tha zonja Trump. Nisma vjen përballë sfidave të reja ndërsa COVID-19 po përkeqëson pabarazitë ekzistuese gjinore në të gjithë botën. Njoftimet nga vende të shumta kanë treguar se gratë po ndikohen në mënyrë disproporcionale dhe të veçantë nga koronavirusi në çdo sferë, që nga shëndetësia dhe ekonomia e deri te siguria dhe mbrojtja sociale.