Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zgjedhjet në Suedi/ Vendi liberal merr kthesën drejt së djathtës

Postuar: 10/09/2018 - 18:00

Në Suedi u mbajtën këtë të diel zgjedhjet parlamentare. Rezultatet paraprake tregojnë se një ndër vendet më liberale të Evropës po merr një kthesë të vendosur drejt së djathtës.

Partia Demokratët e Suedisë, e cila kërkon ndalimin e emigracionit dhe largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duket se do të jetë partia e tretë më e madhe në parlament.

Me shumicën e votave të numëruara, partia e qendrës së majtë në pushtet, Partia Social-Demokrate, mori 28% të votave, të ndjekur nga të Moderuarit me 19% dhe nacionalistët Demokratët e Suedisë me pothuajse 18%.

Udhëheqësi i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson, deklaroi fitoren.

‘Jam i gatshëm të bisedoj me të gjitha partitë e tjera, të negocioj dhe të bashkëpunoj me ta. Ftoj në veçanti Ulf Kristersson të bisedojmë rreth mënyrës se si do të qeveriset Suedia në të ardhmen’, deklaroi zoti Akesson.

Ulf Kristersson, udhëheqës i partisë opozitare të Moderuarit, i bëri thirrje Kryeministrit Stefan Lofven të dorëhiqet, pasi partia në pushtet është ezauruar.

Por, Kryeministri Lofven refuzoi kërkesat për dorëheqje dhe u bëri thirrje bashkëqytetarëve t’i bëjnë rezistencë partisë që ai e akuzon për fanatizëm dhe urrejtje.

‘Të gjitha forcat e mira kanë një përgjegjësi morale; të gjithë që kanë bindjen e fortë për të drejtat dhe vlerat e barabarta të njerëzve – do të bashkojmë të gjitha forcat e së mirës, do të rezistojmë dhe do të dëshmojmë se është e mundshme një tjetër lloj shoqërie. Do të veprojmë si gjithnjë. Miq të dashur, ne nuk brengosemi, ne organizohemi’, deklaroi Kryeministri Lofven.

Anketuesit thonë se popullariteti në rritje i Demokratëve të Suedisë, një parti me rrënjë tek ekstremi neo-nazist, mund t’i mundësojë këtij grupi të së djathtës ekstreme fuqinë e vetos se kush do të formojë qeverinë e re.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, Suedia është përfshirë nga fluksi i azilkërkuesve, të cilët i largohen kryesisht Lindjes së Mesme, Azisë së Jugut dhe Afrikës.

Rreth 163 mijë azilkërkuesit e vitit 2015 që mbërritën deri në Suedi, polarizuan votuesit dhe prishën konsensusin politik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 16:25

Një e re ruse besonte se ishte vampire dhe goditi të dashurin e saj me thikë, por është burgosur me dy vjet pasi gjykata e shpalli mendërisht të shëndetshme.
 

Postuar: 16/11/2018 - 16:00

Një ciklon që preku sot tokën e shtetit jugor indian të Tamil Nadu vrau 11 njerëz, shkuli pemë

Postuar: 16/11/2018 - 15:49

Koalicioni qeveritar italian ka bërë thirrje dje që rreth 1 milionë fëmijë e të rinj të marrin

Postuar: 16/11/2018 - 15:27

Qeveria e Hungarisë njoftoi sotn se gjatë arratisjes nga Maqedonia, Nikolla Gruevski nuk është

Postuar: 16/11/2018 - 15:19

Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, "armi

Postuar: 16/11/2018 - 15:18

Në një intervistë për DW, Peter Beyer, raportues i grupit parlamentar CDU/CSU për Kosovën dhe Ser

Postuar: 16/11/2018 - 15:15

Një pikturë e famshme e artistit britanik, David Hockney, është shitur dje në shtëpinë e ankand