
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, VOA: Debati republikan nën hijen e një simboli konservator

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Shtator 2023

Të mërkurën, kandidatët republikanë për president përballen në debatin e tyre të dytë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, vendi i zgjedhur për debatin rikthen në vëmendje pikëpamjet e një ish-presidenti që ende shërben si model konservator për Partinë Republikane.
Këtu, ku konsiderohet “tokë e shenjtë” për shumë republikanë, kandidatët kryesorë republikanë do të përballen sërish për një herë të dytë.
Kjo është biblioteka e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, i cili mbetet një simbol i republikanëve konservatorë.
Ai e filloi jetën e tij publike si aktor dhe demokrat liberal, përpara se t’i bashkohej Partisë Republikane. Si një president popullor me dy mandate në vitet 1980, ai ruajti vlerat konservatore, duke kërkuar qeverisje të kufizuar, taksa të ulëta, dhe më shumë buxhet për mbrojtjen.
I njohur si “komunikuesi i madh”, disa nga fjalët e tij të thjeshta dhe të drejtpërdrejta ndryshuan historinë.
“Zoti Gorbaçov, prisheni këtë mur”, deklaroi ai në vitin 1987
“Regani i zuri vendin Abraham Linkolnit, si republikani më popullor në historinë amerikane”, thotë Craig Shirley, autor i botimeve për ish-Presidentin Regan.
Zoti Shirley punoi në ekipin e fushatës elektorale të zotit Regan, si dhe në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së tij dhe ka shkruar gjashtë libra për të.
Ai thotë se kandidatët e tanishëm republikanë do ta krahasojnë veten me Reganin gjatë debatit.
Ndër kandidatët do të jetë ish-Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, investitori Vivek Ramaswamy dhe ish-Nënpresidenti Mike Pence.
“Mike Pence qartësisht risjell qëndrime të Reganit për politikat dhe po kështu edhe Nikki Haley. Si dhe Ramaswamy”, thotë zoti Shirley.
Zoti Ramaswamy tha në debatin e parë se çështja e Kinës është më shqetësuese se sa sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ish-ambasadorja në OKB, Nikki Haley, vuri në dukje mungesën e eksperiencës së tij në politikën e jashtme. Vetë Regani, i cili ishte presidenti më i moshuar në historinë e deriatëhershme amerikane, e përmendte çështjen e moshës gjatë debateve.
“Nuk do të shfrytëzoj për qëllime politike, rininë dhe mungesën e eksperiencës së kundërshtarit tim”, u shpreh ai me humorin e njohur gjatë një debati
Sërish, kandidati kryesues republikan, ish-Presidenti Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në debat. Në gusht, zonja Haley e quajti atë politikanin më të papëlqyer në Amerikë dhe zoti Christie dhe ish-Nënpresidenti Pence bënë thirrje për skualifikimin e tij. Por, zoti Ramaswamy e quajti ish-Presidentin Trump, “presidentin më të mirë të shekullit të 21-të”.
Autori Iwan Morgan thotë se Regani nuk do të ndjehej mirë me këto lloj mosmarrëveshjesh dhe tonin e tanishëm të politikës…
“Ai ishte një njeri shumë modest, shumë i afrueshëm dhe mburrja nuk i vinte natyrshëm. Dhe kjo është diçka që nuk shihet në skenën e tanishme republikane”, thotë ai.
Por, citatet e tij të shkurtra ende mbahen mend.
“A jeni më mirë tani se katër vite më parë?”, thoshte ai.
Kjo pyetje vazhdon të mbizotërojë fushatat elektorale sot. Mbrëmjen e së mërkurës, kandidatët presidencialë do të përpiqen t’i bindin votuesit se mund ta rikthejnë Partinë Republikane në Shtëpinë e Bardhë./VOA
Më të lexuarat


“A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?”, analiza e DW: Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele dhe…

Erdogan shpërthen ashpër ndaj kryeministrit izraelit: Netanyahu ‘kasapi i Gazës’

Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina zyrtare paralajmëron Britaninë: Ditë të zeza do të vijnë për raportet tona

Akuzohet se ka përhapur informacione të rreme, e pëson keq fituesja e Eurovisionit nga Ukraina

Zyrtari izraelit ndez “llampën e shpresës”: Po shqyrtojmë nëse ka një mundësi për të zgjatur armëpushimin në Gaza

Agresioni rus, BE mban premtimin dhe 'hap thesin' ndaj Ukrainës, ja për çfarë bëhet fjalë

Bombardohet rajoni policor, raportohet për katër viktima dhe 18 të plagosur

Tensionet në Lindjen e Mesme: Aktivistët turq kërkojnë të dërgojnë flotën e ndihmës në Gaza

OBSH ndez alarmin: 1 në 10 persona është infektuar me HIV në Europë

"Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan", Blinken në Bruksel zbardhet fokusi i bisedimeve
