BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Bota

Zgjerohet harta e konfliktit, Merkel kërkon embargo urgjente për armët në Libi

Zgjerohet harta e konfliktit, Merkel kërkon embargo urgjente për

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje dje për embargo të armëve ndaj Libisë për të ndihmuar zgjidhjen politike të konfliktit në këtë vend, që duket se po kthehet në vatrën e radhës së një lufte madhore dhe një fluksi refugjatësh drejt Evropës. Forcat e komandantit rebel Khalifa Haftar kërcënojnë të sulmojnë qeverinë e njohur nga Perëndimi në kryeqytetin Tripoli. Në një konferencë për media në Berlin, Merkel përsëriti premtimin e komandantit rebel me qendër në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, për të respektuar armëpushimin dhe për të pranuar ftesën në Konferencën e Berlinit mbi Libinë, e planifikuar të mbahet të dielën. “Para së gjithash, është një lajm i mirë që ai është i gatshëm të zbatojë armëpushimin. Në konferencën mbi Libinë, mbi të gjitha duhet të arrijmë që embargoja e armëve të zbatohet. Ajo është rënë dakord në kuadër të OKB, por deri më tani nuk u zbatua”, tha Merkel.

Erdogan: Haftar, njeri jo i besueshëm

Turqia ka nisur dërgimin e njësive ushtarake në Libi sipas një marrëveshjeje për mbrojtjen e qeverisë së Tripoli, ndërsa dje presidenti Rexhep Tajip Erdogan, e cilësoi gjeneralin rebel Khalifa Haftar si "njeri jo të besueshëm", për arsye se nuk firmosi armëpushimin megjithë zotimet. "Ky njeri nuk është i besueshëm. Ata vazhduan ta bombardojnë Tripolin", tha Erdogan në një prononcim për gazetarët pas faljes së namazit të xhumasë në Stamboll. Ai shtoi se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për shkak të konferencës ndërkombëtare që do të mbahet në Berlin të dielën. "Unë u jap shumë rëndësi këtyre ditëve. Uroj që të qëndrojnë prapa premtimeve. Përkundrazi, ne natyrisht do ta ndjekim çështjen", deklaroi presidenti turk. Të hënën në Moskë delegacionet turke dhe ruse zhvilluan bisedime me palët ndërluftuese në Libi, ku pritej të formalizohej armëpushimi i filluar më 12 janar në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk dhe rus Vladimir Putin. Por bisedimet përfunduan pa marrëveshje të hënën, pasi Haftar u largua nga Moska duke kërkuar afat dy-ditor për t’u këshilluar me fiset lokale vendase, ndërsa kreu i qeverisë libiane Fayez al-Sarraj, e nënshkroi.

2,000 luftëtarë sirianë të dislokuar në Libi

Ndërkohë mediat britanike thonë se me forcat turke të mbrojtjes në Libi kanë ardhur dhe vijojnë të vijnë mijëra luftëtarë sirianë. Britanikja “The Guardian” shkruan: “Ankaraja ka mbështetur prej fillimit opozitën siriane kundër presidentit Bashar al-Assad, edhe kur grupet e bashkuara opozitare të luftëtarëve dukeshin të dobët e të copëtuar nga konfliktet e brendshme dhe nga forcimi i elementëve islamistë. Tani Turqia po përdor disa luftëtarë rebelë për të luftuar kundër forcave kurde”. Analistja politike Claudia Gazzini thotë se në Libi ka një ndjenjë të fortë anti-turke dhe kjo mund të fuqizojë mëbshtetjen për Haftar. “Në libi është një situatë krejt tjetër nga ajo në Siri. Atje po rritet ndjesia anti-turkje për shkak të ndërhyrjes dhe kjo mudn të luajë në favor të Haftar”. Sipas raportimeve, një trupë fillestare prej 300 njerëzish nga divizioni i dytë i grupit të quajtur ‘Ushtria Kombëtare Siriane’ që ka luftuar përkrah Turqisë, dolën nga Siria nga pika kufitare e Hawar Kilis më 24 dhjetor, të ndjekur nga 350 të tjerë në 29 dhjetor. Ata më pas fluturuan me avion drejt Tripolit, ku janë instaluar në pozicionet në lindje të kryeqytetit. Grupi tjetër prej 1,350 njerëz hyri në Turqi më 5 janar, thotë raportimi. Disa prej të cilave janë dislokuar në Libi dhe të tjerë po stërviten në kampet në jug të Turqisë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Turqia do t’ia japë një leksion të mirë gjeneralit libian, Khalifa Haftar, nëse forcat e tij i vazhdojnë sulmet kundër qeverisë së njohur nga faktorët ndërkombëtarë në Libi. Rivalët e konfliktit nuk u takuan sy më sy, por delegacionet e tyre zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura me diplomatët dhe ushtarakët e lartë nga Rusia dhe Turqia, të cilat vazhdimisht kanë bërë thirrje për armëpushim.

Andi Lamko

Më të lexuarat