BREAKING NEWS

Dalin shifrat, Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të reja me koronavirus janë 24 orët e fundit (HARTA)

Dalin shifrat, Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të
x

Bota

Zgjerohet harta e përfshirjes së vullnetarëve, merr tjetër rrugë vaksina eksperimentale në Britani

Zgjerohet harta e përfshirjes së vullnetarëve, merr tjetër

Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit në Britani nisën të rekrutojnë vullnetarë për fazën e ardhshme të eksperimentimit mbi njeriun të një vaksine të mundshme kundër Covid-19, duke përfshirë edhe të moshuar e fëmijë.

Instituti “Jenner” kujton se faza 1 mbi vullnetarët e rritur të shëndetshëm ka nisur në prill.

Më shumë se 1000 vaksinime janë kompletuar dhe procesi vijon ende.

Etapa tjetër e studimit pritet të përfshijë 10.260 të rinj e fëmijë, si dhe një numër institucionesh partnere në të gjithë vendin.

Faza 2 parashikon shpërndarjen e fashës së moshës ku do të bëhet vaksina eksperimentale, për të përfshirë edhe një numër të vogël të rinjsh dhe fëmijësh. Fashat e moshës do të jenë 56-69 vjeç, mbi 70 vjeç dhe të vegjlit 5-12 vjeç.

Falë këtyre grupeve të tjera, studiuesit do të vlerësojnë reagimin imunitar ndaj vaksinës te njerëzit e moshave të ndryshme, për të zbuluar nëse ka ndryshime në mënyrën se si sistemi imunitar prek edhe të moshuarit ose fëmijët.

Më në fund, faza III e studimit përfshin vlerësimin e funksionimit të vaksinës në një numër të madh të njerëzve mbi moshën 18 vjeç. Në këtë fazë do të vlerësojmë efektivitetin e vaksinës për të parandaluar infeksionin dhe sëmundjet.