BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Bota

Zhduket historia në San Francisko, zjarri masiv shkatërroi vendin kult në molin më të famshëm

Zhduket historia në San Francisko, zjarri masiv shkatërroi vendin kult

Më shumë se 125 zjarrfikës të San Franciskos luftuan me flakët që përpinë një magazinë në zonën historike të quajtur Skela e Peshkatarëve. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, çereku i zonës historike është humbur tashmë, megjithatë u arrit të shpëtohej një anije historike e Luftës II Botërore.

“Veprimet tona të shpejta shpëtuan anijen “Jeremiah O’Biren”. Nëse do të gjejmë diçka pozitive nga kjo ngjarje e rëndë, mund të thuhet se shpëtoi një anije e Luftës II Botërore pikërisht në fundjavën e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve”, tha togeri i zjarrfikësve, Jonathan Baxter.

Deri tani nuk janë raportuar humbje jetësh. E gjithë zona është evakuuar. Flakët u panë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa sipas autoriteteve, raportimi i parë ka mbërritur më 04:17, me orën lokale. Sipas tyre, një pjesë e një godine është rrëzuar prej zjarrit dhe rrezikon të marrë edhe disa godina të tjera.

Më të lexuarat