BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Bota

Zvicra jep lajmin e mirë, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus

Zvicra jep lajmin e mirë, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me

Pas tri ditësh rritjeje, numri ra sërish nën njëqind.134 raste të reja qenë raportuar të premten, 116 të enjten dhe 137 të mërkurën.97 infeksione të reja me koronavirus janë raportuan brenda një dite. Pas tri ditësh rritjeje, numri ra sërish nën njëqind. Të kujtojmë: 134 raste të reja qenë raportuar të premten, 116 të enjten dhe 137 të mërkurën.

Rasti i 137 infeksioneve të reja, i shënuar të mërkurën,  përfaqësonte më shumë se dyfishim të rasteve të raportuara në krahasim me të martën, shkruan sda.

Deri më tani ka pasur 32.198 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, ka njoftuar të shtunën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Deri më tani, 1686 njerëz kanë vdekur te të cilët ishte testuar pozitivisht prania e Covid-19. Zyra Federale lidhur me këtë u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të htunën, si pjesë e detyrimit të raportimit. Janë 4057 persona në kujdesin spitalor, dy më shumë se një ditë më parë.

Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 624.396, përcjell albinfo.ch. Rezultati ka qenë pozitiv në 6.2 për qind të këtyre testeve. Nga e premtja deri të shtunën janë raportuar 10,113 teste të reja.

Më të lexuarat