BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

dossier-intervista

Gjon Bruçi: Qeverisja e Rilindjes dominon nga “natyra e qetë”, vendi ka dalë nga cikloni shkatërrues “Berisha”

Gjon Bruçi: Qeverisja e Rilindjes dominon nga “natyra e
-Si i vlerësoni 100 ditët e para të qeverisë “Rama” dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për qeverinë për vitin 2014? 
 
Krahasuar me qeverisjen berishiane, ndryshimi është i dukshëm. Segmente të ndryshëm të shtetit janë vënë në lëvizje dhe rezultatet e 100 ditëshit të parë nuk kanë munguar si në rend, në taksa, në kontrollin e territorit, në fushën sociale, të shëndetësisë, arsimit etj. Por gjithë këto arritje mund të barabiten me ndryshimet që sjell nusja e re në ditët e para të martesës. Pas disa javësh, siç dihet, nusja heq “stringlat e nusërisë” dhe vendos shaminë e zakonshme të grave të tjera, duke u familjarizuar me kunatat dhe “robt” e tjerë të shtëpisë në rutinën e përditshme.  “Panorama” e 100 ditëshit të parë të qeverisjes “Rama” i ngjan një peisazhi ku ndonëse ka disa thyerje e dritë – hije, përsëri dominon “natyra e qetë”. Kur duhej të ishte ndryshe, tabloja e jetës politike, ekonomike e shoqërore duhej të ishte një tablo në lëvizje, si e dalë nga një ciklon ku gjithçka tronditet dhe lëviz për të realizuar një arredim të ri e të plotë të shtëpisë sonë të përbashkët, që ish kryeministri Berisha na e ka lënë në rrokullisje drejt falimentit. Ekipi qeverisës Rama, edhe sikur të jetë një ekip me ndërgjegje e përkushtim maksimal dhe aftësi tekniko-organizative të klasit të parë, mund ta stopojë për pak kohë rrokullisjen, por nuk do të arrijë të nisë startin e ngjitjes dhe të realizojë “Rilindjen” që premtoi e reklamoi me të madhe. Rilindja e një vendi kërkon masa të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të merren e realizohen nga një individ, një ekip, një parti politike qoftë kjo edhe në një koalicion të madh si ky që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit. Mazhoranca qeverisëse duhet të kuptojë se nuk mund të ketë rilindje pa pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, të popullit. Vërtet në zgjedhjet që përcollëm ajo u mbështet nga një milion qytetarë, por kjo mbështetje duhet të jetë aktive dhe e pandërprerë deri në realizimin e rilindjes, gjë që nuk po duket. Qytetarët për shumë arsye, midis tyre dhe nga propaganda, u motivuan dhe në mënyrë plebishitare dhanë votën për mazhorancën aktuale. Por pas zgjedhjeve, ky motivim u shua dhe qytetarët po rrinë në pritje të mrekullisë së “Rilindjes”…. Pse ndodhi kjo? Ndodhi, sepse siç thamë në krye, “Nusja” tashmë i hoqi stringlat e dasmës, domethënë të fushatës dhe veshi petkun e zakonshëm, që në rastin tonë është kostumi i borgjezit. Dhe “kostumi i borgjezit” nuk mund të hedhë valle së bashku me “fustanellën e popullit”.  Për pasojë “Rilindja” është e destinuar të dështojë. Po të paktën, a do të realizohen disa nga premtimet e fushatës? A do të ndëshkohen bosët e mëdhenj të korrupsionit dhe krimit? Janë pyetjet që artikulohen sot në çdo familje shqiptare. Shenjat janë tepër të zbehta. Dy tre denoncime anësore që nuk po marrin udhë dhe dy tre plasje me tritol që bëjnë më shumë pluhur e dëm se sa punë, nuk japin garanci se të votuarit e 23 qershorit e kanë marrë seriozisht këtë çështje sa parimore, aq dhe jetike për fatet e demokracisë dhe të shtetit që aktualisht është në shpërbërje. Njëri nga të ftuarit e emisionit “SHQIP” të datës 6 janar 2014  të Rudina Xhungës, kur u pyet për mundësinë e ndëshkueshmërisë së krimit në sferat e larta të ish pushtetit të djeshëm, solli dy mundësi: Pamundësinë e pushtetarëve aktual për dënimin e bosëve të mëdhenj të korrupsionit e krimit, ose marrëveshjen e heshtur për t’i kapërcyer “bashkërisht” këto ndëshkime, siç u veprua në 1997-tën. Mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për të realizuar reformat kryesore që lidhen me drejtësinë, aq shumë të akuzuar për degradim maksimal dhe ku korrupsioni e krimi në vend të dënimit, marrin dekorata e shpërblime. Nëse brenda vitit të parë të qeverisjes ajo nuk na jep shembuj konkret të ndëshkimit të krimit e korrupsionit në sferat e larta të klasës politike që ka drejtuar e drejton vendin, atëherë jo vetëm rilindje nuk do të ketë, por nuk do të ketë as shtet të së drejtës elementare. Dhe nga dy mundësitë që artikuloi i ftuari i “SHQIP”-it, më datën 6 janar, mbetet mundësia e dytë: marrëveshja e heshtur midis politikanëve në pushtet me ata të opozitës për të vijuar lojën e kungulleshkës, tashmë dalë boje. “Bathët” na tregojnë se “Rilindja” do të mbetet e shkruar vetëm në posterat e zgjedhjeve që kaluan, për të na kujtuar se deri ku mund të arrijë propaganda e sloganeve të borgjezisë. “Rilindja” nuk vjen me sllogane, por me vepra. Një komentues në internet në mënyrë të thjeshtë shkruan këto fjalë për “Rilindjen” e famshme të para e gjatë 23 qershorit: “Të përdorësh fjalën “Rilindje”, midis të tjerave do të thotë të kthesh “personin” në gjendjen e parë, fëmijën e ngujuar të kthehet në shkollë, atë të droguar të blejë libra me paratë e drogës, atë të pangrënin të hajë tre herë në ditë, atë që përdhunohet të shohë përdhunuesin në burg, atë që ka vjedhur ta shohë mbas hekurave e t’i gëzohet rikthimit të pasurisë, atë që shikon “Big-brothers” të kalojë kohën e lirë duke lexuar të paktën 6 libra në vit, si ata tek të cilët duam të integrohemi”. Këto “pretendime” të thjeshta por jetike, nuk po duken në horizont. Dhe horizonti vijon të jetë i nxirë…..
 
-Cili është mendimi juaj për rolin e opozitës dhe si e vlerësoni raportin Berisha-Basha?
 
Opozita aktuale, e kryesuar nga PD, gjithçka mund të quhet, veç opozitë jo. Dhe kjo kështu ka qenë edhe në dy “stazhet” e para: atë të 91-92-shit dhe të 97-2005-ës. PD e ka vërtetuar se nuk njeh as shtetin, as opozitën. Shtetin e vë ndër këmbë, ndërsa opozicionin e mban ndër dhëmbë. Kjo ndodh sepse subjekti në fjalë që në ngjizje si parti politike u përdor jo për të ndërtuar demokracinë dhe Shqipërinë, por me parullën e të parës, të zhvaste të dytën. Dha ia arriti. Falë dy qeverisjeve të saj, sot Shqipëria është kthyer në një gërmadhë nga çdo pikëpamje, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj. Në një shtet normal demokratik, opozita aktuale në të tri “stazhet” e saj opozitare, do të meritonte dënimin politik, ndërsa liderët e saj akoma më tej. A nuk ishte kjo opozitë që e dogji Shqipërinë në vitin 1991 me të vetmin qëllim, marrjen e pushtetit më 22 mars 1992? A nuk ishte po kjo opozitë, që pasi u përmbys turpërisht nga pushteti në vitin 1997, organizoi grushtin e shtetit në vitin 1998, pa përmendur “aksionet” e saj të mëvonshme!   Është përsëri kjo opozitë që pasi u abandonua nga pjesa dërmuese e votuesve më 23 qershor, në vend që të ulë kokën për bëmat monstruoze të shkaktuara qytetarëve dhe vendit, hedh “shurrën” përpjetë, e madje edhe nxit mosbindje qytetare dhe akte terroriste. I vetmi ndryshim që ka ndodhur tek kjo opozitë-pozitë e përfaqësuar nga PD-ja, është rokada e “mbretit” të saj me një “fil”, i cili luan rolin e “pupaces” në fushën e betejës, ose atë të “manekinit” në derën e dyqanit. Rokada e tyre i ngjan “rokadës” që Ahmet Zogu bëri kur ishte në Vjenë me rojën personale, majorin Topollaj. Ky i fundit, me shtytjen e Zogut, veshi uniformën e mbretit dhe u kapardis në vendin e parë të veturës nëpër rrugët e Vjenës. Kjo kapardisje majorit i kushtoi jetën. Me këtë nuk themi se edhe Basha do të ketë këtë fat. Larg qoftë! Por deshëm të tregojmë raportin e tij me Berishën, i cili, megjithëse i ka dhënë Bashës petkun e “mbretit”, vijon të drejtojë hapur gjithë veprimtarinë e opozitës, e cila për nga destruktivizmi nuk e ka shoqen në Europë. A ka shërim kjo opozitë? Po, ka. Nëse mazhoranca aktuale në Parlament dhe në qeverisje e konsideron pozicionin e saj pozicion kushtetues e jo “Pazar Roskoveci”, ku tellalli bërtet më shumë se pronari.