BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

dossier-intervista

Si nisi rebelimi në Kavajë, përleshja në stadium me sigurimsa dhe rrahja e të dërguarit të Ramiz Alisë e Hekuran Isait në mars të ‘90

Si nisi rebelimi në Kavajë, përleshja në stadium me
Përmbysja e bustit të Enver Hoxhës, në 20 Shkurt 1991, që shënoi kthesën historike dhe ndarjen nga regjimi komunist, ishte produkt i shumë protestave dhe revoltave, të zhvilluara dhe stimuluara jashtë kryeqytetit. Kryengritja e Kavajës, në 25 Mars 1990, ishte sinjali i parë që lajmëroi fundin e shpejtë të diktaturës. Po çfarë ndodhi në 25 Mars të vitit 1990 në qytetin e Kavajës? Një nga protagonistët kryesorë të protestës së Kavajës, Rexhep Rrugeja, sot kryetar i “Shoqatës 25 Marsi”, rrëfen detajet e protestës dhe reagimin e udhëheqjes komuniste. Rrugeja sjell detaje për përleshjen në stadium me sigurimsat në 25 mars 1990, rrethimin e komisariatit të policisë, hedhjen e librave të Enverit në fushë, parulla kundër regjimit etj. 
 
-Z. Rrugeja, çfarë ndodhi në Kavajë në pranverën e vitit 1990? 
 
Ajo që ndodhi në Kavajë në vitin 1990 nuk ishte një lëvizje rastësore, por ishte një lëvizje e paralajmëruar, pasi "Kavaja ishte qetësia e detit". Kjo është një shprehje që buron nga njohja e detit. Sipërfaqja e detit është e qetë, ndërsa në thellësi zjarr. Vjen një moment që cunami shpërthen dhe viti 1990, për Kavajën, ishte viti i cunamit, gjë e cila ishte mjaft tronditëse për atë kohë. Në këtë qytet nuk ka patur asnjëherë buste të Enverit, Leninit apo Stalinit. Zakonet fetare kryheshin thuajse hapur. Por, historia e vitit 1990 solli shkëputjen përfundimtare të shoqërisë shqiptare nga strukturat, institucionet dhe konceptimet komuniste. 
 
-Kur kanë nisur rebelimet e para në Kavajë? 
 
Historia e lëvizjes demokratike të vitit ‘90-të në Kavajë, ka data të pafundme. Shumë herët, në Kavajë kishte ndodhur ngjarja që kishte tronditur regjimin diktatorial, ku në varrimin e dijetarit, klerikut dhe patriotit të madh Hafiz Ali Korça mori pjesë i gjithë populli i Kavajës. Ky varrim madhështor është quajtur nga regjimi diktatorial komunist si demonstrata e heshtur. Më pas kujtojmë protestën e repartit në vitin 1989. Po në vitin 1989 në Ndërmarrjen e SMT-së griset portreti i Ramiz Alisë. Më 28 janar 1990 në gjimnazin Medar Shtylla (sot Aleksandër Moisiu) u hodhën trakte kundër regjimit komunist. Më 11 shkurt 1990 në fshatin Synej të Kavajës tek xhamia dhe dyqani i bukës u shkruajtën parullat kundër sistemit diktatorial komunist si “Poshtë Komunizmi", "Poshtë Nexhmija" etj. Më 9 shkurt 1990 në Ndërmarrjen e NSHN-së punëtoret hodhën parrulla me kërkesa ekonomike të tipit kapitalist, me thirrjet për përmbysjen e pushtetit popullor, karikatura ofenduese për udhëheqjen. Më 12 mars 1990 në kinemanë e Kavajës u zhvillua një takim i hapur me qytetarët e Kavajës, ku të deleguarit nga Tirana si Taqo Zoto etj., u tronditën nga shqetësimet që shprehnin qytetarët e Kavajës ndaj ekonomisë. Një javë para ndeshjes Besa-Partizani, e cila do të luhej më 25 mars 1990-të, u hap fjala se në minutat e fundit të gjithë sportdashësit do të ngrinin dy gishta lart duke thërritur "liri demokraci". Për këtë demonstratë shteti diktatorial komunist mori masa të rrepta duke sjell në Kavajë sigurimsa dhe operativë të ardhur nga Tirana e Durrësi. Stadiumi i Besës ditën e 25 marsit ishte mbushur plot e përplot. Thirrjet e para kundër sistemit diktatorial komunist si "liri demokraci","poshtë komunizmi","Enver Hitler"etj., u lëshuan nga unë, në pjesën e parë të ndeshjes. 
Më pas, bashkë me shokë të tjerë, kënduam këngë patriotike. Kamera ndali së filmuari ndeshjen dhe u kthye menjëherë duke filmuar na filmuar ne. Policët dhe shefi i policisë na thërritën, por ne nuk u bindëm.
 
-Çfarë ndodhi më pas dhe si qëndron e vërteta e hedhjes së librave të Enverit në fushë? 
 
Më pas, sambistët u futën në turmë për të na arrestuar. Ilir Rrugeja dha kushtrimin "shokë o sot o kurrë", dhe goditi i pari sambistët. Sambistët arrestuan Ilir Rrugejën dhe e torturuan në mënyrën më barbare para 10.000 sportdashësve. Disa të tjerë hodhën në fushë veprat e Enverit. Në fund të ndeshjes rreth 200 persona goditën me gurë punonjësit e policisë. Arrestimi për çështjen e stadiumit të të rinjve Rexhep Rrugeja, Ilir Rrugeja, Seluadin Cara , Safet Becerri si dhe Beqo Dalipi solli irritimin e disa të rinjve, ku në orën 7 të darkës të datës 26 mars sulmuan godinën e policisë me thirrjet “lironi vëllezërit tanë”, “poshtë Nexhmija”, “poshtë dinastia”. Protestuesit goditën me gurë policinë, duke thyer dhe xhamat dhe më pas u larguan në qendër të qytetit, duke thirrur “liri demokraci. Kjo zgjati disa minuta dhe demonstruesit u shpërndanë pas ardhjes së dritave.
 
-Si reagoi regjimi dhe çfarë masash mori? 
 
Për demonstratën u arrestuan 20 të rinj. Për dy demonstratat (25-26 mars) organet e punëve të brendshme i kanë trajtuar si ngjarje me veprimtari armiqësore. Këto dy demonstrata u përkrahen nga i gjithë populli i Kavajës, ku shumë komunistë u bënë palë me ne. Një gjë që të binte në sy ishte fakti që gratë shprehnin lirshëm mendimin e tyre. Më shumë protestonin gratë e ndërvarjes së tekstilit. Më 29 mars 1990 u hap fjala se njëri nga dy vëllezërit Rrugeja, të cilët ishin të arrestuar e torturuar në mënyrën më barbare, kishte vdekur, e ky ishte Iliri. Kjo ngjarje e irritoi pa masë popullin e Kavajës, ku të gjithë ndërmarrjet, uzinat dhe fabrikat lanë punën dhe iu gjenden pranë familjes së Gani Rrugejës. Policia e Kavajës, duke komunikuar me të afërmit e Ganiut e dërgon atë, së bashku me të afërmit e tij, në degën e Durrësit për të parë nëse djali ishte gjallë apo jo. Gani Rrugeja dhe Mustafa Rrugeja, pasi e shikojnë Ilirin që ishte gjallë kthehen në qytetin e tyre, duke qetësuar turmën, e cila fillonte nga qendra e qytetit e deri në familjen Rrugeja. Për të zbutur gjendjen, e cila ishte mjaft e acaruar, dega e Durrësit liron me kusht Rexhep Rrugejen dhe Seluadin Carën, ku një ditë pas tyre liruan dhe Safet Becerrin. E gjithë Kavaja u shkon për vizitë të trija familjeve. Më 30 mars të vitit 1990-të, sekretari i partisë së Kavajës, Agron Tafa, thërret Rexhep Rrugejen në prani të drejtorit të UGB, Sali Vogli. Sekretari i partisë, me tone të ashpra i thotë Rexhep Rrugejes "armik i popullit", pasi ka demonstruar dhe ka hedhur parrulla në stadium dhe i ka treguar shokëve për torturat që i kanë ndodhur në birucë. Sali Vogli, megjithëse komunist dhe drejtues i uzinës ka zbutur gjendjen, duke thënë se ky është një punëtor i madh dhe bën dy norma e nuk merr vesh nga ato gjëra. Agron Tafa e thërret dhe 2 herë të tjera, duke e kërcënuar përsëri z. Rrugeja: Ul kokën dhe puno se të piu e zeza, mos u merr më me demonstrata. Rreth datës 31 mars e më tej, Rexhep Rrugeja paraqitet në Gjykatën e Kavajës duke u marrë si i pandehur në prani të Kristaq Andonit dhe Pluton Bilibashit. Më 27 e deri më 29 mars Kristaq Tutulani, Azem Modhaliu dhe Galip Dauti mbështjellin disa të holla në fabrikën e qelq-xhamit për t’i ardhur në ndihmë familjes së Gani Rrugejës. Më datën 2 prill të 1990-tës, në familjen e Gani Rrugejës vjen K. Tutulani dhe M. Rrugeja, i cili i jep Gani Rrugejës të hollat e grumbulluara në fabrikën e qelq-xhamit. Më 5 prill sekretari i parë i partisë, A. Tafa, shkon për të zbutur gjendjen në familjen e Gani Rrugejës. Për demonstratat që zhvilluan djemtë e Kavajës u arrestuan rreth 120 persona. Gjyqet e djemve të Kavajës zhvilloheshin në Gjykatën e Durrësit dhe të gjithë dënoheshin për prishje të qetësisë publike. Në fillim të kampionatit botëror të datës 8 qershor, mbarë populli i Kavajës pas mbarimit të ndeshjes mblidheshin në qendër të qytetit ku hidhnin parulla kundër pushtetit diktatorial. Demonstruesit, demonstronin nga qendra e qytetit dhe shkonin në fund të Kavajës nga ana e Veriut në rrugën nacionale, duke ndaluar makina të rretheve e duke i ngritur atyre dy gishtat lart e duke thirrur “Liri Demokraci”. Më pas turma kthehej tek stacioni i trenit, duke i dhënë mesazhin e lirisë edhe udhëtarëve të trenit dhe më pas shkonin në drejtim të Jugut në rrugën nacionale, ku ndalonin sërish makinat e rretheve, dhe duke i treguar atyre mesazhin e lirisë me thirrjet “Liri Demokraci” etj. Më 4 korrik të 90-tës qytetarët e Kavajës pas përfundimit të ndeshjes zhvilluan demonstrimin e rradhës. Para tyre shfaqet A. Tafa, i cili i ofendon: Ikni në shtëpi more rrugeçër. Populli, i ofenduar dhe i irrituar, e godet me gurë duke i çarë kokën. Më 8 korrik pas finales së madhe Gjermani-Argjentinë, u zhvillua një demonstratë shumë e fuqishme ku mbarë populli thërriste: Gjermani Gjermani, Enver Hitler, morrat morën fund etj. Në korrik të 1990, Ramiz Alia sjell në Kavajë rezervistë të ardhur nga Skrapari për të mposhtur popullin e Kavajës, por ato asnjëherë nuk dolën nga reparti ushtarak që ishin strehuar. 
 
-Në atë periudhë u vra dhe i riu Josif Buda. Si e kujtoni ju këtë ngjarje? 
 
Më 10 korrik të 1990 qeveria diktatoriale e Ramiz Alisë sjell në Kavajë sambistë, të cilët e filluan detyrën e tyre qysh në Golem ku filluan të arrestonin njerëz të dyshuar. Pas Golemit, ata filluan reprezaljen brenda në qytet ku u ndeshën dhe me të riun Josif Buda, të cilin e qëlluan për vdekje. Vdekja e Josifit tronditi mijëra e mijëra zemra nënash, baballarësh, motrash e vëllezërish, të cilët u zotuan t'ia merrnin gjakun tij. Më 11 korrik u bë varrimi i tij i cili ishte një nga varrimet më madhështore. Turma dogji makinën e sekretarit të partisë, A. Tafa dhe gjatë rrugës thërrisnin: Josifi është gjallë, Josifi është hero, liri demokraci, Enver Hitler etj. Ndërsa një pjesë e demonstruesve dogjën një “Ifë” ushtarake, e cila ishte vendosur te agjensia me disa “Ifa” të tjera. Tani, Kavaja kishte një hero që nuk i përkiste vetëm Kavajës, por gjithë Shqipërisë, sepse vepra e Josifit do t’i shërbente brezit të ri për një Shqipëri demokratike, ku njerëzit do të shfaqnin lirshëm lirinë e fjalës. Natën e 11 korrikut, Ramiz Alia e rrethon Kavajën me tanke, të cilët lëviznin në rrugën kryesore të qytetit. Në korrik u zhvillua një mbledhje në UGB, ku morën pjesë sekretari i partisë së Kavajës, Agron Tafa si dhe të deleguarit nga Tirana, Muho Asllani dhe Lenka Çuko. Ata mbetën të habitur jo vetëm nga kundërshtimi i punëtorëve të thjeshtë, por edhe i komunistëve të Kavajës. Rreth muajit shtator në gjimnazin e Kavajës, Ramiz Alia, sjell Nazim Skuqin për të zbutur gjendjen e cila kishte tensionuar studentët e kësaj shkolle, por Nazim Skuqi nuk u prit mirë, atij iu hodhën veprat e Enverit mbi këmbë. Nga shtatori i ‘90-tës e deri në shkurt të ‘91-shit, kavajasit i kthyen stadiumet e rretheve në protesta me thirrje të fuqishme “Liri Demokraci”. Më 18 dhjetor 1990 Kavaja formon degën e parë të Partisë Demokratike në rrethe, por çuditërisht ajo festohet më 20 janar. Më 19-20 shkurt 1991 në shtyllat e neonit të qytetit të Kavajës u varën disa buste të Enverit. Më 19 shkurt në mbrëmje, në qendër të qytetit, te Foto Studio Qoli u shkatërrua parrulla e fundit. Kur të burgosurit politikë u liruan nga burgu, ata mbanin në duar parrulla ku shkruhej: Faleminderit Kavaja! Në vitin 1990, të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë ishin të përgjumura dhe jetonin mes ankthit dhe frikës, me parrullat e partisë së Enverit. Ndërsa populli i Kavajës i kishte shkelur me këmbë veprat e Enverit dhe kishte plot një vit që brohoriste nëpër rrugët e Kavajës, Enver Hitler. Si një nismëtar i Lëvizjes Demokratike, u mundova të nxjerr në pah ngjarjet më kryesore të vitit ‘90 në Kavajë. Në fund falenderoj shqiptarët anë e mbanë Shqipërisë, dhe në veçanti popullin e Kavajës, i cili ishte një lokomotivë e vogël, por me një motorr të fuqishëm tërhoqi pas vetes shumë vagona. Kjo lokomotivë, së bashku me vagonat e saj, i solli demokracinë e shumëpritur shqiptarëve ku dhe sot nuk po e gëzojnë, sepse koha e vjetër 45 vjeçare e diktaturës komuniste i ka ngulur rrënjët thellë në tokë.
 
-Çfarë ndodhi më pas me ju? 
 
Pas demonstratës që u zhvillua në stadiumin “Besa” më 25 mars të 1990 dhe pas torturave çnjerëzore që mora në Policinë e Kavajës më 26 mars nga Sazan Tare dhe 2 sigurimsa, në mbrëmje Sigurimi i Shtetit më shoqëroi së bashku me Seluadin Carën në degën e Durrësit. Kur zbritëm nga makina e policisë, vura re se po ndërrohej turni, ku për pak çaste na fusin në një dhomë të dy ashtu të lidhur, por pa roje prapa. U ngrita nga karrigia për të parë nga dritarja nëse kishte njeri apo jo. Në dritare nuk pashë njeri, veç shiut të imët. Duke folur me zë të ulët, i them Seluadinit: Jashtë nuk ka njeri përveç shiut të imët. Seluadini më tha: Rexhep të paskan rrahur shumë. Pas pak hapet dera dhe futen brenda policët, të cilët na hoqën prangat dhe na çuan në depon e rrobave. Seluadini hoqi xhupin, këpucët, rripin dhe disa para. Pastaj, e mori polici dhe e dërgoi në birucë, por unë nuk e pashë. Ndërsa unë hoqa vetëm këpucët, pasi nuk kisha as xhup, as rrip dhe as para. Polici më shoqëroi për në birucë. Ecnim të dy në një korridor të ngushtë dhe të gjatë, ku mbizotëronte një qetësi e madhe, derisa arritëm në birucën e fundit, e cila ndodhej përballë banjove. Biruca ishte plot lagështirë dhe për 3 ditë nuk më dhanë as batanije dhe as dyshekë. Dysheku më i mirë ishte dyshemeja e dërrasës. Në birucë ndodhesha fare i vetëm. U përpoqa të flija, por nuk më zuri gjumi nga të ftohtit. Pas dy-tre orësh, hapet dera. Ishte polici, i cili më tha të ngrihem. Më merr me vete dhe më çon në një zyrë ku ishte një burrë jo i veshur ushtarak; ai ishte hetuesi. Hetuesi më bëri të njëjtat pyetje që më ishin bërë edhe në Policinë e Kavajës. Gjatë bisedës me hetuesin futet një ushtarak trupmadh, i cili më godet në momentin që unë po i përgjigjesha hetuesit. Goditja e tij ishte e papritur dhe e fortë, pasi unë isha i pavëmendshëm dhe mohoja gjithçka. Ai më goditi dhe më shumë, dhe në fund më çoi zvarrë në birucë. Atje më goditi sërish, duke më pyetur se kush është organizatori i demonstratës dhe kush ishin shokët e mi. Duke më goditur me grushte e shkop gome, unë rashë pa ndjenja. Pas disa minutash erdha në vete, por në birucë nuk pashë më njeri. Të nesërmen në mëngjes, ku data shënonte 27 mars 1990, hapet dera e birucës dhe pranë meje shfaqet polici, i cili ishte me drejtorin e burgut, Feridin. “Ec shpejt armik”, thërriste Feridi me një ton të ashpër. Duke ecur në korridorin e katit të parë, polici dhe Feridi më futën në një zyrë ku brenda ndodhej hetuesi, i cili më kishte marrë pak më parë në pyetje. Feridi i tha hetuesit: Ky, shoku hetues nuk pranon që ka sharë në stadium qeverinë. Hetuesi mu afrua pranë dhe lëshoi një britmë të fortë: Paske vendosur të heshtësh more armik? Pas pak, i dha urdhër Feridit që të thërriste kameramanin. Në dhomë futet kameramani së bashku me policin trupmadh. Pasi bënë gati filmimin, vura re veten time mbi hekurat ku thërrisja me të madhe, por nuk i kuptoja dot fjalët nga zhurma e popullit që ndodhej në stadium. Në atë çast vura re edhe torturat e vëllait tim Ilirit. Hë, tha hetuesi, po tani do të flasësh apo jo? Kam sharë albitrin, ju përgjigja unë. Ky e bën dhe s’e pranon, tha polici trupmadh, dhe më goditi në fytyrë me shkop gome. Unë fillova të mbrohesha duke vendosur kokën te këmbët dhe duart mbi kokë, por shkopinjtë e gomës binin mbi kurrizin tim. Më pas, polici më vuri prangat dhe filloi të më godiste me grushte dhe shkelma. Në dyshemenë e çimentos mu errësuan sytë dhe xhelatët i shikoja si në tym. Polici më dërgon sërish në birucë. Në darkë, i njëjti hetues më merr në pyetje e më bën po të njëjtat pyetje, por me një qetësi tjetër këtë herë. 
 
Çfarë ndodhi më tej me ju në Degën e Durrësit? 
 
Më 28 mars, pas dhimbjeve të mëdha që kisha, fillova të rënkoja. Rënkimet e mija i dëgjoi polici, i cili njoftoi oficerin e rojës, ku të dy më shoqëruan në një dhomë, ku as vetë nuk e pashë se nga hyra, nga dhimbjet e mëdha që kisha. Në dhomë ndodhej një burrë me bluzë të bardhë, i cili pasi u konsultua me policin filloi të më vizitonte. Kur ngrita trikon, mjeku vuri re plagët dhe më vështroi me keqardhje. Pas pak, policët më dërguan në birucë. Pas torturave çnjerëzore që mora për 2 ditë, vjen dhe mëngjesi i datës 29 mars 1990. Ashtu i strukur dhe i rraskapitur në birucë, në atë qetësi të madhe shoh në dritaren e birucës një zog. Zemra filloi të më rrahë dhe shpresa për një lajm të mirë mu ngjall thellë në shpirt. Nuk dija asgjë se çfarë ndodhte jashtë mureve të birucës, gjithashtu nuk dija gjë as për vëllain dhe shokun tim. Pas pak hapet dera sërish. Polici më merr dhe më dërgon në katin e parë, ku ndodhej po i njëjti polic trupmadh dhe i njëjti hetues dhe Feridi. “Hë, do të tregosh kush të shtyu të shaje shtetin në stadium, apo ke vendosur të vdesësh?”, më pyeti Feridi. Unë heshta. Feridi, i cili ishte mjaft i vendosur për të mbrojtur deri në fund vijën e partisë, më goditi menjëherë dhe sërish filluan goditjet e tmerrshme mbi trupin tim. Ashtu i shtrirë mbi çimento, vura re se çimento ishte larë me gjakun tim. Në atë moment, futet një burrë i shëndoshë me duar të mëdha e buzë të trasha, i cili tha: Akoma nuk ka treguar ky palaço? Trupmadhi filloi të më godiste me shkelma e shkop gome. Pas tij filluan dhe të tjerët. Fytyrat e tyre i shikoja si tym, e pak nga pak po humbisja ndjenjat dhe një goditje e fundit tek fytyra me shkelm, të cilën nuk e pashë, më bëri që për një çast të humbisja ndjenjat. Nuk e di se sa kam ndenjur i shtrirë, por pas një kohe të shkurtër erdha disi në vete. Pranë meje afrohet njëri nga xhelatët, i cili më preku në fytyrë duke më hapur sytë. Ashtu si i përgjumur, dëgjoj xhelatin tjetër që thotë: Hë, gjallë është? Gjallë-gjallë, i tha xhelati. Më pas, më hodhën një kovë me ujë që të vija në vete. Pas disa çastesh fillova të dridhoja nga të ftohtit. Polici trupmadh më dërgon në birucë. Në cepin e birucës fillova të shtrydhja të gjithë teshat e mija dhe i vesha sërish. Pas disa çastesh, polici futet sërish në birucë dhe më dërgon tek mjeku, i cili më mjekoi plagët. Pasdite vonë, polici më dërgon në katin e dytë dhe në korridor shoh një zyrë që ishte e hapur. Aty brenda shoh Seluadin Carën, duke biseduar me kryetarin e Gjykatës së Kavajës, Kristaq Specin. Kristaqi më informoi për shëndetin e vëllait dhe më tha: Ty dhe Seluadinin do t'ju liroj, por nuk duhet të merreni më me demonstrata dhe të nesërmen do të paraqiteni në Gjykatën e Kavajës sepse jeni të liruar me kusht. 
- Çfarë bëtë pas lirimit? 
Kur dolëm jashtë, unë dhe Seluadini iu drejtuam taksistëve dhe për 30 min mbërritëm në Kavajë. Aty mora lajmin se i gjithë populli i Kavajës ishte mbledhur në shtëpinë time për mua dhe vëllain tim. Ata mendonin se Iliri kishte vdekur dhe për mua flitej se isha në gjendje të rëndë në spital. Këto ishin torturat e para më çnjerëzore që mora për të parën herë në jetën time. Më pas jam arrestuar dhe dy herë të tjera, ku jam rrahur në mënyrën më barbare. Por sot që kanë kaluar kaq shumë vite, më mbetet të them vetëm një fjalë: Qenkam gjallë!