BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

rusi-2018-bota-sport

Amerikanët zbardhin detajet e “gjyqit të diversantëve”, ja akuzat që ngriti prokuroria për bandën e Zenel Sheut, regjimi me dorë të hekurt ndaj agjenturave

Amerikanët zbardhin detajet e “gjyqit të

Për rreth tre vjet, nga 1949 deri në 1952 Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes së shërbimeve sekrete më në zë të kohës. Agjentë dhe grupe zbuluesish zbarkonin në Shqipëri nga çdo cep i kufirit. Detyrat e tyre ishin të bënin të mundur rrëzimin e regjimit komunist në vend. Por gati të gjitha këto sulme të agjenturave të huaja në bashkëpunim me shumë shqiptarë që dëshironin rënien e regjimit komunist, dështuan. Kjo në sajë të lojës së shërbimeve sekrete shqiptare, të cilat arritën t'i neutralizonin të gjitha bandat diversante që mësynë në Shqipërinë e viteve '40-'50. Gazeta “SOT” boton padinë e hartuar më 28 mars 1954 nga Prokurori i Përgjithshëm, Siri Çarçani për bandën e Zenel Shehut.

Gjyqi i diversantëve në Shqipëri, 5 prill 1954

Më 5 prill 1954 nisi gjyqi i grupit të spiunëve dhe diversantëve në shërbim të imperializmit amerikan, me qëllim organizmin e kryengritjes së armatosur, në Kinemanë e Brigadave në Tiranë. Çështja do të gjykohet nga trupi ushtarak i Republikës së Shqipërisë nën drejtimin e Shuaip Panaritit si kryetar, dhe me anëtarët e mëposhtëm: Major Loni Dimoshi dhe Kapiten i Parë Ilmi Telegrafi. Padia e prokurorisë prezantohet nga Siri Çarçani, prokuror i përgjithshëm. Padia kundër të akuzuarve Zenel Shehu dhe Halil Branica. Të dy akuzohen për krime kundër shtetit sipas neneve 2, 3 (paragrafi 1,2, 7, 8, 12) e 4 të ligjit 372, të dhjetorit 1946, për krime kundër shtetit dhe popullit. Ndërsa Ahmet Kabashi, Hamit Matjani, Naum Sula dhe Gani Malushi akuzohen për krime kundër shtetit sipas neneve 64, 69, 72 e 78 të kodit penal. Rrapush Agolli dhe Ibrahim Lamçe akuzohen për krime kundër shtetit si as neneve 14, 64 3 69 të Kodit Penal.

Hetimet për bandën dhe gjyqi

Disa kohë më parë, organet e sigurisë së shtetit kapën bandën e armatosur të diversantëve dhe spiunëve të organizuar jashtë shtetit nga imperialistët amerikanë dhe shërbimet e inteligjencës, duke u dërguar nga toka ose lëshuar nga ajri, me qëllim organizimin e kryengritjes së armatosur dhe përmbysjen me forcë të pushtetit të popullit. Hetimet treguan se imperializmi amerikan, i cili ka luajtur rolin kryesor në drejtimin dhe organizmin e planit kriminal të agresionit e spiunazhit kundër Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Demokracive të Popullit, ka një mënyrë sistematike dhe vazhdon me armiqësi të punojë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë duke përgatitur plane për kryengritje të armatosur e duke dërguar sabotatorë. Për përgatitjen e këtyre bandave amerikanët kanë përdorur baza në vendet e tyre satelite si Gjermania Perëndimore, Italia, Greqia. Në këto baza ata, me anë të shërbimeve sekrete kanë organizuar kriminelët shqiptarë të luftës në emigracion, hordhitë e mbetura të organizatave tradhtare si Balli Kombëtar, Legaliteti dhe komiteti famëkeq Shqipëria e Lirë, për të rekrutuar e stërvitur këta njerëz kundër popullit patriotik e liridashës të Shqipërisë.

Rekrutimi i bandës nga Mbreti Zog

Anëtarët e bandës janë tradhtarët e atdheut Zenel Shehu e Halil Branica, si dhe terroristët Hamit Matjani e Naum Sula, dhe gjithashtu kriminelë të tjerë që kanë bashkëpunuar me fashistët pushtues, e më vonë u vunë në shërbim të spiunazhit amerikan. Hetimet treguan se rekrutimi i këtyre elementëve është bërë me ndihmën e armikut të betuar të popullit shqiptar, tradhtarit të atdheut, ish-mbretit Zog, një agjent i vjetër i spiunazhit të huaj. Ai ka vënë në shërbim të spiunazhit amerikan njerëzit e tij më të besuar, oficerët dhe rojet e tij personale Zenel Shehu e Halil Branica. I akuzuari Zenel Shehu ka pranuar gjatë hetimeve sa më poshtë: “U bëra agjent i zbulimit amerikan me anë të mbretit Zog, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1951. Kur u pyet për rrethanat e rekrutimit të tij, Branica u përgjigj: “U bëra agjent i spiunazhit amerikan pak pas kthimit të Zogut nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1951”. Pjesa tjetër e të akuzuarve duke përfshirë Hamit Matjanin, Ahmet Kabashin, Naum Sulën e Gani Malushin, janë të gjithë anëtarë të organizatës tradhtare të Legalitetit, të rekrutuar nga agjencitë amerikane të spiunazhit. Duke folur mbi rekrutimin e tij në shërbim të amerikanëve, i akuzuari Hamit Matjani, rrëfeu se një ndihmë e madhe është dhënë nga ushtria greke, e cila pasi përdorte për pak kohë të arratisurit për spiunazhin e saj, i dërgonte ata më vonë te shërbimet amerikane. I akuzuari pranonte: “te shërbimet amerikane të spiunazhit më çoi gjenerali grek Nikolopulos, i cili më prezantoi me oficerin amerikan të quajtur Xhon, i cili i ka dorëzuar amerikanëve edhe Asim Jakovën, për të njëjtat aktivitete spiunazhi.

Stërvitja e diversantëve

Gjatë hetimeve është deklaruar se i akuzuari është stërvitur në baza sekrete si ajo e Klifadhi, pranë stacionit Ayios Nicolaos, në Katsika në Janinë dhe në vende të tjera. Instruktorët në këto stërvitje ishin amerikanë dhe grekë të shërbimeve të spiunazhit dhe mësimet kishin të bënin me kryerjen e planeve kriminale kundër republikës Popullore të Shqipërisë. I akuzuari ka pranuar se është stërvitur për përdorim të hartës dhe busullës, si dhe si të sinjalizonin avionët për lëshimin e materialeve me parashutë. Ndërsa në lidhje me kurset, i akuzuari Matjani ka deklaruar: “Gjatë kursit në Katsika u stërvitëm për rreth 15 ditë për sulme ndaj ushtrisë dhe policisë, për mbledhje të informacioneve, për përdorim të kodeve të radios e të tjera, nga oficeri grek Maniatis dhe amerikani Xhon, mes të tjerëve”. Në këto kurse spiunazhi, sipas rrëfimit të të akuzuarve, instruktorët amerikanë i mësonin të përdornin armë të ndryshme dhe si të kryenin aktivitete terroriste. I akuzuari Ahmet Kabashi ka mësuar në bazën sekrete të Katsikës si të përdorë transmetuesin radio, me të cilin u kalonte informacionet e tij amerikanëve në Athinë nga Shqipëria. Sipas hetimeve, ky grup i armatosur, i cili do të dëshmojë dhe do të tregojë me detaje mbi planin e tyre kriminal, ka marrë detyra të sakta kundër popullit të Shqipërisë. Puna armiqësore e kësaj bande të drejtuar nga Zenel Shehu, konsiston në shkatërrimin e dhunshëm të pushtetit të Popullit.

Planet e bandës

Gjatë marrjes në pyetje, i akuzuari Zenel Shehu pranoi se objektivi kryesor i grupit diversant “të drejtuar nga unë” ishte organizmi i kryengritjes së armatosur. Detaje të saktë të planit janë gjetur në një dokument që ai zotëronte në kohën e arrestimit. Në të përshkruhet tre faza të aktiviteteve armiqësore sipas të cilave grupi do të vepronte. Hapi i parë ka të bëjë me krijimin e kushteve të favorshme për aktivitetet e grupit dhe reklamimin e Zogut. Më pas ata do të njoftonin qendrën e tyre në Athinë me anë të fjalëkalimit “situatë e mirë”. Pasi ata të kishin shtuar bazat e tyre duke përfshirë elementët e pakënaqur dhe elementët anti-regjim, ata do të informonin qendrën në Athinë me anë të fjalëkalimit “situatë shumë e mirë”, kurse në fazën e tretë të operacionit, kur të ishin gati të nisnin kryengritjen e armatosur ata do të njoftonin qendrën me fjalëkalimin “situata në favorin tonë”. Përveç këtij dokumenti, ne kemi si prova disa letra të Zenel Shehut që iu dërguan nga spiunazhi amerikan me anë të bashkëpunëtorit Ahmet Kabashi. Edhe këto letra iu gjetën në trup në momentin e arrestimit. Në një prej letrave thuhej “Na trego për sa armë ke nevojë për miqtë e tu”. I akuzuari Zenel Shehu dhe Halil Branica pranuan gjatë marrjes në pyetje se përpara nisjes së tyre nga Athina për në Shqipëri, koloneli amerikan Xhon u kishte premtuar t’u dërgonte me avion aq armë sa kishin nevojë, sapo të kishin krijuar bazat e sigurta. Përveç objektivit të kryengritjes së armatosur, grupi i terroristëve dhe diversantëve duhet të kryente edhe aktivitete terroriste kundër figurave të pushtetit të popullit, kundër ndërmarrjeve, si dhe të kryenin propagandë informacioni kundër pushtetit të popullit. Grupi i diversantëve ishte i armatosur me armë automatike, municione, tableta helmuese, thika, dokumente false, radio-transmetues, dhe u dërguan në territorin e Shqipërisë me ndihmën e oficerëve grekë ose të lëshuar me parashutë nga avionët amerikanë.

Si hynë diversantët në Shqipëri

I akuzuari Hamit Matjani, teksa merrej në pyetje mbi futjen në Shqipëri, deklaroi: “Më 1 maj 1953 avioni ushtarak amerikan na lëshoi në territorin shqiptar, por sapo u ulën bashkë me dy shokët e mi u kapëm nga forcat e sigurisë së Shtetit”. I akuzuari Zenel Shehu, ish-kapiten në vitin 1938, ishte në shërbim të princeshave, motrave të mbretit Zog, dhe u largua bashkë me ta nga Shqipëria në kohën kur hordhitë fashiste po grabisnin popullin shqiptar duke u marrë pavarësinë. Në emigracion i akuzuari Zenel Shehu ishte anëtar i partisë tradhtare Legaliteti, e cila gjatë pushtimit fashist ka bashkëpunuar me fashistët gjermanë, dhe tani është bërë vegël e agjencive të spiunazhit amerikan e britanik. Për të mbuluar qëllimet e tyre, Shehu dhe Branica udhëtuan nga Egjipti në Francë dhe më pas në Gjermaninë Perëndimore. Më tej ata shkuan në Greqi, në Pire. Gjatë udhëtimit të tyre ata u shoqëruan nga agjenti amerikan Hysen Selmani. Për të fshehur identitetet e tyre ata ndryshuan emrat, për shembull Zenel Shehu u quajt “Oskar Frederik” kurse Halil Branica “Uiliams”. Më 14 mars 1952, të shoqëruar nga një agjent amerikan, të akuzuarit Zenel Shehu dhe Halil Branica u nisën nga Parisi për në Gjermaninë Perëndimore. Më tej ata shkuan në Pire. Gjatë gjithë kohës ata kanë kaluar kufijtë pa dokumente personale. Pasi u stërvitën në kurse spiunazhi dhe nga një amerikan i quajtur Xhon, tradhtari Zenel Shehu, kreu i grupit diversant të përbërë prej Hamit Matjanit, Haxhi Gjylit, Tahir Preçit dhe Xheladin Tresovës, hynë në territorin e Shqipërisë për të ekzekutuar planet kriminale kundër pushtetit të popullit.

Akuzat ndja Zenel Shehut

I akuzuari Zenel Shehu, ish-kapiten i rojës së Mbretit Zog, i mbeti besnik shefit të tij, tradhtar të atdheut, duke u vënë në shërbim të spiunazhit amerikan. I akuzuari Halil Branica, anëtar i organizatës tradhtare Legaliteti, bashkëpunëtor i Zenel Shehut, nuk mundi të arrinte objektivat që i ishin caktuar nga spiunazhi amerikan, sepse u kap nga forcat e sigurimit bashkë me materialet dhe dokumentet që po sillte për Zenel Shehun.

Akuzat ndaj Ahmet Kabashit

I akuzuari Ahmet Kabashi, i cili ashtu si gjithë familja e tij është bashkëpunëtor me fashistët, u largua nga Shqipëria gjatë luftës dhe në 1949 shkoi në Itali. Në vitin 1950 në një vend të quajtur Bitanto pranë qytetit të Barit, me ndërhyrjen e armikut të Shqipërisë, Xhafer Deva, u rekrutua si spiun në shërbim të spiunazhit italian dhe kreu një kurs për transmetime radio. Kur grupi i tij u likujdua në vitin 1950 ai kaloi në Greqi. Aty sipas rekomandimit të Asim Jakovës, ai hyri në spiunazhin amerikan. Prej vitit 1950 deri në 1953 i akuzuari Ahmet është dërguar brenda republikës së Shqipërisë katër herë me qëllim kryerjen e aktiviteteve të spiunazhit. Tre herët e para ai është lëshuar bashkë me diversantë të tjerë dhe ka mbledhur informacione ose ka shpërndarë propagandë kundër pushtetit të popullit. Herën e fundit, në janar 1953, i akuzuari Ahmet Kabashi, i pajisur me armë dhe një transmetues radio, u lëshua nga një avion ushtarak amerikan për të bashkëpunuar me grupin e Zenel Shehut. Kapja e këtij spiuni nxori në dritë dokumente të rëndësishme mbi lidhjet e spiunazhit amerikan dhe atij të Greqisë. Dokumentet tregojnë qartësisht qëllimet kriminale të imperialistëve amerikanë kundër popullit të Shqipërisë.

Iakuzuari Hamit Matjani, një bandit dhe kriminel profesionist, i njohur mirë në vendin tonë për vrasje, tortura dhe grabitje, është një prej elementëve më të predispozuar për të shërbyer si mercenar për armiqtë e jashtëm të popullit shqiptar. Prej vitit 1930 deri në 1939 ai ka shërbyer në xhandarmërinë e mbretit Zog, kurse gjatë viteve 1940 1943 ai bashkë me një tjetër bandit, Isa Toskën ka kryer vrasje dhe grabitje të popullit tonë. Në vitin 1943 ai ka vrarë Ibrahim Grecon dhe ka plagosur Riza Greco, në fshatin Zegak. Në korrik të vitit 1943 i akuzuari Hamit Matjani hyri në organizatën tradhtare Balli Kombëtar dhe si komandant i Ballit në Peqin ka luftuar kundër Forcave Kombëtare Çlirimtare. I akuzuari Hamit Matjani ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se ka vrarë me duart e tij Zejni Meganin, punëtor nga Peqini dhe anëtar i Forcave Çlirimtare, si dhe Harif Hasallaj, që ishin të dy bashkëfshatarë të tij. Në lidhje me djegiet e grabitjet ndaj popullit Hamit Matjani ka pranuar: “Nuk e mbaj mend se sa djegie e grabitje kam kryer, por di se në gusht 1944 kam djegur dy shtëpi partizanësh në Peqin. Kam djegur një tjetër shtëpi bashkë me gjermanët ën fshatin Vrap në Peqin. Ndërsa në Memullaj i thirrëm fshatarët në një konferencë të rreme. Gjatë kohës së konferencës ne grabitëm shtëpitë e fshatarëve që ishin mbledhur në konferencë”. Pas çlirimit të Shqipërisë dhe vendosjes së pushtetit popullor, krimineli Hamit Matjani bashkë me anëtarë të tjerë të bandës, vazhduan aktivitetet e tyre kriminale kundër popullit. Në verën e vitit 1946 anëtarët e bandës sipas urdhrave të tij vranë fshatarin Naum Vata, anëtar i këshillit popullor të fshatit, kurse në 1946 ata vranë Veli Kolaj, fshatar i Peqinit. Duke parë se populli nuk po i mbështeste, krimineli Hami Matjani bashkë me anëtarët e bandës së tij Ul Shkula e Bylyk Bashi, u larguan drejt Greqisë në 1947 për të vazhduar aktivitetet e tyre kundër pushtetit popullor.

Akuzat ndaj Naum Sulës

I akuzuari Naum Sula ka shërbyer në radhët e Ballit Kombëtar gjatë pushtimit dhe ka luftuar kundër ushtrisë çlirimtare të Shqipërisë. Ai ka rekrutuar me forcë njerëz për të luftuar për Ballin Kombëtar. Në tetor 1946 ai iu bashkua grupit të kriminelit të luftës Selim Djaci, dhe më vonë në 1947 bashkë me Hamit Matjanin u larguan për në Greqi për të kryer aktivitete kriminale kundër shtetit. Në maj 1949 me ndërhyrjen e Matjanit, Naum Sula hyri në spiunazhin amerikan. Çdo herë që i akuzuari ka hyrë në territorin shqiptar, ka shpërndarë fletë dhe broshura kundër pushtetit popullor në Shqipëri. I akuzuari Naum Sula është bashkëpunëtor i ngushtë i Hamit Matjanit për ekzekutimin e aktiviteteve terroriste kundër Thoma Priftit dhe Llazi Dollanit. Herën e fundit, i akuzuari Naum, i pajisur me dokumente false me emër Vasil Topalli, dhe me materiale të tjerë të dhëna nga amerikanët, hyri në Shqipëri në vitin 1953 i lëshuar me parashutë nga një avion ushtarak amerikan, për të bashkëpunuar me diversantin Zenel Shehu në organizmin e kryengritjes së armatosur kundër pushtetit popullor në Shqipëri. Ai nuk mundi të plotësonte detyrën e tij sepse u kap menjëherë nga Sigurimi pas lëshimit në Shqipëri.

Akuzat ndaj Gani Malushit

I akuzuari Gani Malushi i ka dhënë strehim dhe asistencë të plotë bandës së diversantëve të Safet Malushit, vëllait të tij në vitin 1949. Më vonë bashkë me të ai u largua në Greqi. Me rekomandimin e Hamit Matjanit ai u fut në spiunazhin amerikan, për t’u dërguar më pas disa herë në Shqipëri ku mblodhën informacione sekrete dhe krijuan grupe diversante kundër pushtetit të popullit.

Më të lexuarat