BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

dossier-politike

CIA: Ja si funksiononte Balli Kombëtar, më 1954 financoheshin fshehurazi nga britanikët, rolet e Sait Kryeziut dhe Muharrem Bajraktarit

CIA: Ja si funksiononte Balli Kombëtar, më 1954 financoheshin

CIA, i ka kushtuar një rëndësi dhe Ballit Kombëtar. Në disa dokumente të deklasifikuar, tregohet se si funksiononte ky organizmi. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore anëtarët e Ballit dolën jashtë vendit. Aty tregohet Kushtetuta që kishin hartuar ata, ndërsa tregohen dhe marrëdhëniet me Britanikët.

Shtator 1949

Marrëdhëniet me Jugosllavinë e satelitët

Marrëveshje të reja këmbimesh ekonomike janë nënshkruar mes Shqipërisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Rumania ka marrë përsipër të dërgojë teknikë fabrikash dhe të trajnojë punëtorët shqiptarë. Ajo do të dërgojë në Shqipëri çimento, xham, misër, veshje dhe mjete peshkimi, në këmbim të pambukut, naftës bruto, ullinjve agrumeve e frutave të tjera. Bullgaria do të furnizojë gjithashtu me materiale ndërtimi dhe bagëti. Në përgjithësi marrëdhëniet mes vendeve satelite sovjetike po forcohen deh varësia e Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik është ajo e tipit kolonial. Ndërsa marrëdhëniet me Jugosllavinë po tensionohen dhe shtypi shqiptar nuk humbet rast për t’i atribuuar situatën aktuale asaj që quan “tradhtia” e Titos. Gazetat shqiptare përshkruajnë çdo ditë provokimet kufitare të serbëve ndaj Shqipërisë. Në rajonin e Kukësit janë raportuar disa incidente kufitare në qershor mes shqiptarëve dhe jugosllavëve. Përplasje ka pasur gjithashtu mes grupeve guerile shqiptare që vijnë nga Jugosllavia dhe njësive të ushtrisë. Mbështetja nga BRSS e propagandës shqiptare dhe versionit të saj të incidenteve është treguar nga prezenca e gjerë e përfaqësuesve ushtarake të Çekosllovakisë, Hungarisë, Rumanisë, Polonisë dhe BRSS në festën e ditës shqiptare të ushtrisë.

Tetor 1947

Rekrutimi në Itali i guerilëve grekë

Rekrutimi i komunistëve për brigadat ndërkombëtare guerilase greke ka vazhduar në zonat veriore të Italisë nën kujdesin e zyrtarëve të Titos. Pas rekrutimit ato kalojnë në Shqipëri me anë të barkave të peshkimit. Gjithsesi numri i të rekrutuarve ka qenë i vogël pasi italianët me bindje fashiste preferojnë t’i luftojnë ata që quajnë “fashistë grekë” vetëm verbalisht. Të regjistruarit marrin një bonus prej 100 000 lire. Ata kalojnë nga Milano në Bari, në Shqipëri dhe më pas në Greqi. Raportohet se mes 20 qershorit dhe 20 korrikut 1947 rreth 900 komunistë të rekrutuar nga oficerët e Titos kanë kaluar nga portet e Ankonës dhe Triestes, por informacionet nuk janë të konfirmuara. Një nga organizatat që punon me rekrutimet është PARATO, që duket gjithashtu e përfshirë në trafikun e armëve të guerrilasve. Armët vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e më pas në Shqipëri, me të njëjtat rrugë që përdoren dhe për personelin. Krye-organizatori në provincën e Novara është Moscatelli, ndërsa fondet dhe një pjesë e armëve jepen të gjitha nga Rusia. Moscatelli raportohet se është takuar kohët e fundit me Titon në Fiume. Informacionin e ka raportuar një rezident i Fiume, i ardhur kohët e fundit. Propaganda e rekrutimit përhapet në të gjithë Italinë, ndërsa qendrat kryesore të rekrutimit janë në Torino, Milano e Bolonja. Në Milano qendra drejtohet nga komunisti Pietro Secchia. Moscatelli është komandant i dytë i brigadave komuniste që luftojnë në Greqi, ndërsa kreu raportohet se është një polak hebre nga Leningradi. Një nga qendrat kryesore të rekrutimit është kafeneja Vittorio Emanuele në Via Orefici në qendër të Milanos, që është gjithnjë e mbushur me shqiptarë, grekë, jugosllavë e italianë. Ata përpiqen të bindin njerëzit të shkojnë të luftojnë për “lirinë e popujve” dhe nuk merakosen nëse rekrutët kanë qenë fashistë në të kaluarën apo jo. Në Milano është shfaqur dhe komunisti i njohur grek Elia Liarutzos.

Shtator 1948

Guerrilasit grekë në Shqipëri

Megjithëse ushtria greke ka arritur me sukses të largojë drejt Shqipërisë rreth 1400 guerrilas nga zona e Murganas, në jug të Gramozit, ushtria ka pësuar disfatë në zonën veriore të Vitsi, ku kundër-sulmet nga grupet e guerrilasve komunsitë në numër të madh, kanë detyruar tërheqjen e ushtrisë në pritje të përforcimeve. Gjatë javës forca numerike e guerilasve është rritur me 300 vetë (në një total prej afërsisht 21 000 njerëz) dhe aktivitetet e tyre kanë qenë të shkallës së vogël por të efektshme. Guerrilasve u vijnë furnizime nga Shqipëria por është raportuar dhe një lëshim me parashutë në Peloponez. Shkëmbime zjarri dhe kalime ndërkufitare janë raportuar në të gjitha zonat kufitare greke me vendet satelite. Edhe në rastet e tërheqjes së guerrilasve në Shqipëri dhe Jugosllavi, ata janë riarmatosur dhe furnizuar për t’u rikthyer në sulm. Me shumë gjasa ushtria greke nuk do të arrijë të përballojë sulmet e përqendruara guerile në kufijtë veriorë të saj, deri në fund të 1948.

Prill 1949

Temperamenti i Greqisë është acaruar shumë së fundmi pasi është kuptuar se pa mbështetjen e Shqipërisë, guerrilasit komunistë grekë nuk do të kishin mundur të lëshonin sulmet e tyre të ashpra në zonën e Gramozit. Shumë gazeta të djathta në Athinë kanë bërë thirrje për një ekspeditë ushtarake hakmarrëse kundër Shqipërisë, ndërsa opinioni në përgjithësi ka kërkuar ndërhyrjen konkrete të Kombeve të Bashkuara dhe jo vetëm publikimin e raporteve të saj mbi ngjarjet në Ballkan. Ndjesia publike greke është mjaft e ndezur aktualisht dhe vetëm një ndërhyrje ndaj Shqipërisë do ta qetësonte atë. Çështja me siguri do të shërbejë për ringjalljen e të djathtës politike në Greqi që ishte eklipsuar disi nga qeveria aktuale e koalicionit, por gjithashtu humbet vëmendjen nga detyrat e rëndësishme të rekuperimit ekonomik të vendit. Megjithse mbështetja shqiptare për sulmet e Gramozit nuk përfaqëson ndryshime në politikat sovjetike, secili nga fqinjët veriore të Greqisë pritet të ndjekin nga afër reagimet ndërkombëtare. Nëse çështjes nuk i jepet rëndësi apo keqmenaxhohet nga OKB apo katër fuqitë e mëdha, Shqipëria dhe Bullgaria mund të ndjehen të çliruara për të vazhduar mbështetjen ndaj lëvizjes guerile greke.

Janar 1947

Kushtetuta e ripunuar e Ballit KOmbëtar

Lideri i Balit Kombëtar, Mit’hat Frashëri raportohet të ketë rishkruar Kushtetutën e grupit politik shqiptar në vitin 1945. Më poshtë është një kopje e origjinalit të draftit:

Kushtetuta e Ballit Kombëtar

Balli Kombëtar është një parti demokratike shqiptare e çimentuar me gjakun e mijëra dëshmorëve kombëtarë dhe bazohet në besimin e patundur të ushtarëve të lirisë dhe shqiptarëve dashamirës. Balli Kombëtar përfshin të gjitha klasat e popullit dhe do të organizohet sipas vullnetit të popullit. Pjesët kryesore të këtij trupi të organizuar janë njësitë qendrore që formojnë bërthamën e Ballit Kombëtar dhe elitën e tij mendore, shpirtërore dhe edukative. Organet e tij qendrore janë Kongresi, Këshilli Qendror dhe Byroja Qendrore. Organet e tij rajonale janë Kongresi rajonal, Këshilli Rajonal, Byroja Rajonale, Këshilli i prefekturave dhe nënprefektuarave. Balli Kombëtar ka anëtarë dhe miq. Të gjithë miqtë (shqiptarë) me moral dhe të dhëna të mira politike, mund të pranohen si anëtarë, në rast se ata i kanë mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, pranojnë parimet e organizatës dhe bëjnë betimin mbi flamur për t’i shërbyer atdheut me disiplinë dhe vetëmohim. Asnjë anëtar i Ballit Kombëtar nuk lejohet t’i përkasë grupeve që nuk janë pjesë e kësaj organizate. Kjo kushtetutë është e përkohshme, deri në krijimin e organit të pranuar nga Kongresi.

Parimet politike

Balli Kombëtar kërkon të kontribuojë në sigurinë, rendin, lirinë, mirëqenien, dhe progresin e Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare, me anë të organizimit demokratik dhe pjesëmarrjes në qeveri bazuar në vullnetin e popullit dhe në zgjedhjet e lira. Balli Kombëtar dëshiron të bashkëpunojë me të gjitha partitë dhe grupet kombëtare që respektojnë lirinë e atdheut dhe atyre që duan sinqerisht siguri, mirëqenie, zhvillim dhe harmoni. Balli Kombëtar kundërshton me të gjithë fuqinë partitë, tendencat apo individët që dëmtojnë interesat e vendit apo përdorin forcën, dhunën apo korrupsionin për arritjen në pushtet. Balli Kombëtar dëshiron që pushteti i përkohshëm në Shqipëri t’i jepet Këshillit të Lartë, i cili të lejojë kohën e duhur për t’u përgatitur për formë më të mirë të qeverisë. Balli Kombëtar dëshiron që zgjedhjet të kryhen një vit pas rikthimit të partisë në Shqipëri, dhe ato të jenë zgjedhje të lira, universale, direkte dhe të fshehta. Më pas asambleja e krijuar prej tyre të vendosë mbi formën finale të kushtetutës. Balli Kombëtar dëshiron që administrata e vendit, krerët e komunave, kryebashkiakët dhe këshillët ekonomikë të zgjidhen nga populli në mënyrë që populli të jetë i interesuar në çështjet e shtetit. Balli dëshiron kujdesje të veçantë për shqiptarët jashtë atdheut dhe mbrojtjen e tyre. Balli Kombëtar mbështet miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me anglo-amerikanët, të cilët i konsideron si garantues të lirisë, mbrojtës të të drejtave të Shqipërisë dhe të demokracisë së vërtetë. Në lidhje me marrëdhëniet me vendet fqinje, Balli Kombëtar dëshiron miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë në sferat ekonomike dhe politike. Balli dëshiron të merren parasysh sakrificat që ka bërë Shqipëria. Bali dëshiron që me shtete të tjera Shqipëria të ketë marrëdhënie të mira diplomatike, ekonomike dhe kulturore. Balli nuk dëshiron që asnjë fuqi e huaj të ketë influenca të dëmshme ndaj interesave tona kombëtare. Balli Kombëtar dëshiron që Shqipëria të përfaqësohet në të gjitha konferencat ndërkombëtare, u kombeve u caktohen përgjegjësi dhe privilegje, si dhe në çdo konferencë ku përfshihen interesat e Shqipërisë. Balli Kombëtar kërkon që Shqipëria të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare që sigurojnë paqen, liritë, integritetin dhe dinjitetin kombëtar, me anë të bashkëpunimit vëllazëror ekonomik e social.

30 qershor 1949

Memorandum inteligjence mbi politikën për të ardhmen dhe pavarësinë e Shqipërinë

Me sa kuptoj agjenti ynë është kthyer me mjaft informacion mbi situatën në Shqipëri, duke përfshirë dhe memorandumet e bisedave që ka bërë me dy zyrtarë në Itali (njëri i ambasadës britanike atje dhe tjetri Del Ponte).  Kuptoj gjithashtu se atasheu ushtarak amerikan në Romë është emocionuar edhe ai shumë për situatën në Shqipëri dhe ka dhënë shenja se mund të përfshihet vetë në këtë çështje. Por atij u duhet thënë të mos përzihet sepse me këto aktivitete vetëm sa do të tejkalojë kompetencat, do të ngatërrojë ose do të ndërhyjë në punën tonë. Supozoj se G-2 do të marrë një kabllogram me instruksionet e duhura për atasheun amerikan në Romë. Nëse nuk vjen kabllogrami i duhur me instruksione për bisedën me kolonelin Smith, besoj se ne duhet të hartojmë një tekst. Në lidhje me bisedën e kohëve të fundit mes Lleuellyn Thompson dhe ish-ministrit francez në Shqipëri, kuptoj se zoti Thompson kishte gjëra mjaft interesante për të thënë. Ai ishte impresionuar nga deklarata se vetë shqiptarët e pranonin se Shqipëria nuk kishte të ardhme si një vend krejt i ndarë dhe i pavarur, dhe se për arsye ekonomike si dhe politike, Shqipëria dhe shqiptarët do të ishin shumë më mirë të lidhur në një mënyrë apo një tjetër me një prej fqinjëve të tyre, Greqinë apo Jugosllavinë. Zoti Thompson nuk bëri të qartë se me cilin vend shqiptarët ndjeheshin me të afërt, apo sa e përhapur ishte kjo ndjesi në popullin shqiptar (Nëse është i vërtetë ky informacion është shumë i vlefshëm, është pse bie në konflikt me informacionet tona të mëparshme. Sipas inteligjencës tonë, shqiptarët janë të tmerruar nga aneksimi, veçanërisht i grekëve, dhe besojnë se asnjë çlirim i vendit nuk do të garantonte mos-ndërhyrjen e grekëve). Kjo bisedë kishte një numër aspektesh interesante prandaj desha një memorandum të plotë të asaj që është raportuar nga francezët. Zoti Thompson tha se do të përpiqej të hartonte një memorandum të plotë të bisedës por ishte i shtrënguar për arsye kohore sa nuk mund të jepte datën e kompletimit. Besoj se ne duhet ta ndjekim këtë shteg me aq sa mund të marrim nga zoti Thompson, plus informacionet e tjera që disponojmë.

3 mars 1954

Krijimi në Londër i Shoqatës Anglo-Shqiptare

Në dhjetor 1953 është krijuar Shoqata Anglo-Shqiptare, një organizatë kulturore dhe bamirësie nën drejtimin e Herbert, i biri i zonjës Lady Herbert-Carnavon, një bamirëse e vjetër e Shqipërisë, themeluese e një librarie të rëndësishme në Tiranë dhe iniciatore e shumë sipërmarrjeve të bamirësisë në Shqipëri. Emri Herbert-Carnarvon është i njohur dhe i dashur në Shqipëri. Gjatë muajit janar 1954, Anton Logoreci, folës i gjuhës shqipe në rrjetin britanik BBC dhe një prej figurave më të njohura të komunitetit shqiptar në Londër, vizitoi Romën. Ai raportohet se ka ardhur këtu për të krijuar bazën e përfshirjes së grupeve të tjera si Balli Kombëtar Agrar në organizatën e Londrës. Logoreci u largua nga Roma u takuar me grupe të tjera përveç ekstremistëve të Ballit Kombëtar. Në udhëtimin e kthimit ai besohet se ka ndaluar në Portofino ku zonja Carvarvon ka një kështjellë. Abaz Ermeni gjendet në Paris kiu besohet se po studion mundësitë për publikimin e një gazete në gjuhën shqipe. Në rrethet shqiptare në Romë thuhet se zonja Carnarvon do të bëjë së shpejti një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ku do të tentojë mbledhjen e fondeve për financimin e shoqatës së drejtuar nga djali i saj.

Këto lëvizje besohet të sinjalizojnë ekzistencën e një fushate të përcaktuar mirë kundër linjës së NCFA.

Roli i Ballit Kombëtar

Ky aktivitet antagonist ka si bazë liderët e Ballit Kombëtar Agrar të cilët padyshim marrin fonde nga Britania të maskuara si pagesa bamirësie. Sait Kryeziu dhe Muharrem Bajraktari kanë parashikuar fundin e parakohshëm të NCFA, ose të paktën një paralizim të tij. rezervat financiare të Ballit Agrar kohët e fundit janë transferuar në Francë nga një bankë italiane ku ishin depozituar fillimisht. Balli Agrar është krijuar gjatë viteve kur partia merrte reth 1200 dollarë në muaj për qëllime bamirësie dhe propagande, siç ka deklaruar Hasan Dosti në dokumentin e tij “Letra e Bardhë”. Pasojat e këtyre aktiviteteve britanike kanë qenë të konsiderueshme në rrethet e emigrantëve shqiptarë. Disa mendojnë se mungesa e eksperiencës nga amerikanët në këtë fushë, do të sjellë suksesin e iniciativës britanike, të cilat konsiderohen si të dëmshme ndaj kauzës shqiptare. Ndërsa të tjera e mbështesin fshehtësish, të bindur se përfundimisht britanikët do të kontrollojnë situatën në Shqipëri dhe Britania më pas do t’i shpërblejë.

Një qetësi e pazakontë e liderëve ekstremistë të Ballit, të bën të besosh se kanë fituar mbështetje në përpjekjet e tyre për përçarjen e mëtejshme të grupeve shqiptare të emigracionit.