BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

dossier-politike

CIA: Ja si nisën spastrimet me krijimi e Partisë Komuniste, Mehmet Shehu krimineli më i madh, akuzat e Titos ndaj Enver Hoxhës

CIA: Ja si nisën spastrimet me krijimi e Partisë Komuniste, Mehmet

Pas krijimit të Partisë Komuniste, nisën spastrimet e kundërshtarëve në 1948. Gazeta publikon vijimin e materialit të deklasifikuar nga CIA mbi krijimin e PPSH, ku tregohet se si të gjithë ata që ngrinin zërin pushkatoheshin dhe zhdukeshin. Nga ana tjetër, në artikull dëshmohet mllefi ndaj Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Në një tjetër dokument të deklasifikuar, CIA tregon përplasjet mes Enver Hoxhës dhe Titos.

Eliminimi i opozicionit

Por përballë kritikave të vazhdueshme dhe humbjes së terrenit, klika burokratike kërkonte ta nxirrte veten nga pozita e sikletshme, kësaj radhe me anë të atentateve ndaj anëtarëve revolucionarë të papërkulshëm. Kështu ndodhi me Anastas Lulën, marksist-leninistin më të njohur në Shqipëri. Sapo shoku i partisë Difi zgjoi për vrasjen, ai shkoi të takonte shokun Xhepi për të diskutuar zhvillimin dhe atë që duhej bërë më tej. Difi ishte komisari politik i batalionit të Mallakastrës, që asokohe ishte njësia më e madhe ushtarake partizane. Difi informoi Xhepin sesi Komiteti Qendror e kishte dënuar me vdekje si atë dhe Anastasin. Ai përshkroi vrasjen e Anastasit dhe tha se edhe Xhepi do të vritej fshehtësish gjatë natës, por do varrosej me nderime për arsye të popullaritetit të madh në Vlorë. Duke pranuar se po thyente disiplinën e partisë, Difi tha se duhej gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund fushatës kundër individëve, dhe akuzoi komitetin qendror se ishte vetëm një klikë që po kërkonte të monopolizonte udhëheqjen e partisë. Prandaj, tha ai, ata kërkonin të eliminonin të gjithë revolucionarët e vërtetë. Ai i bëri thirrje Xhepit të gjenin një mënyrë për t’i dhënë fund aktiviteteve të klikës partiake. Xhepi tha se mënyra më e mirë komuniste do të ishte thirrja e një kongresi ku të ishin prezentë të paktën dy anëtarë të secilit grup, së bashku me përfaqësuesit e komiteteve rajonale të Vlorës dhe dy anëtarë të Komitetit Qendror (meqenëse Vlora ishte një nga qendrat më revolucionare, mendohej se zbatimi i direktivave leniniste do të bëhej më mirë aty). Qëllimi i këtij kongresi do të ishte ekzaminimi i gabimeve të partisë dhe dënimi i fajtorëve. Por megjithë faktin se më shumë se 80 për qind e luftëtarëve dëshironin thirrjen e kongresit, komiteti rajonal i Vlorës dhe komiteti qendror e kundërshtuan fuqimisht idenë. Fillimisht ata pretendonin se ishin dakord me idenë e kongresit, vetëm për të fituar kohë në përgatitjen e planit për eliminimin anëtarëve më aktivë të partisë. Pas përgatitje së planit të tyre të terrorizmit në parti, u arrestua fshehtësisht komisari politik i komunës së Dukatit. Ata organizuan dhe grackën e vrasjes së Xhepit, por ai i shpëtoi tentativës pasi shokët e tjerë e lajmëruan në kohë. Tradhëtisht ata arrestuan komisarin politik Xhemil Cakëri dhe majorin Vangjo, i batalionit të Vlorës. Komisari politik u vra brutalisht, kurse majori arriti të shpëtonte me një plagë në dorë, dhe u strehua në një fshat ku u prit mirë nga banorët. Mehmet Shehu (sot krimineli më i madh në Shqipëri) shkoi në këtë fshat dhe arrestoi përsëri Vangjon, duke u thënë fshatarëve se vrasjet ishin bërë në mënyrë aksidentale dhe se tani Vangjo do të gjykohej nga drejtuesit e partisë. Vangjo u shoqërua në një shtëpi në mes të pyllit, ku u detyrua të nënshkruante një dokument që i jepte komandën e batalionit Mehmet Shehut. Ai u mbajt aty i burgosur për tre muaj, deri sa u arratis dhe u bashku me shokët e opozicionit. Ndërkohë në partinë komuniste vrasjet e revolucionarëve opozitarë ishin shtuar, ndërsa në propagandën e saj drejtuesit thoshin se kongresi i thirrur ishte një tentativë për shkatërrimin e partisë komuniste, e drejtuar nga Xhepi. Por sikur opozita e partisë të kishte dashur shkatërrimin e organizatës staliniste, kjo do të kishte qenë diçka e thjeshtë sepse stalinistët ishin të paktë në Vlorë. Revolucionarët opozitarë refuzuan të përdornin metodat terroriste dhe dëshironin të vepronin sipas rregullave sepse ata nuk ishin armiq të partisë. Është e qartë se opozita revolucionare e partisë kishte rënë viktimë e makinacioneve dhe të paskrupujve që po eliminonin të gjithë komunistët që sihin deklaruar në favor të kongresit. Klika burokratike refuzoi kongresin sepse i trembej humbjes së kontrollit të partisë dhe sigurisht prej faktit më kryesor se edhe ata vetë nuk ishin të pavarur. Dikush tjetër ishte komandanti i vërtetë në Shqipëri dhe ky ishte gjenerali Stalin.

Situata

Gjithsesi situata tragjike është e mjaftueshëm për të demonstruar se stalinizmi jo vetëm kishte zëvendësuar fashizmin, por kishte tejkaluar metodat e tij në politikë. Rrjedhimisht nga Partia Komuniste Shqiptare nuk mund të pritej shumë, kur edhe parti të tjera më të mëdha si ajo franceze, ishin marrë peng nga burokratët e Kremlinit. Lëvizja komuniste shqiptare ishte ende në fazën e saj embrionale. Shumë pak e kishin idenë e nocioneve të Marksizëm-Leninizmit, ndërsa të tjerë ishin simpatizantë sentimentalë të drejtësisë që ofronte komunizmi dhe nuk ishin të stërvitur si luftëtarë. Kjo ndodh sepse vetë komunizmi është ideologjia e lindur nga lufta e klasave dhe kushte të caktuara ekonomike, dhe në Shqipëri këto elementë nuk kishin arritur një maturi të mjaftueshme. Gjithashtu komunistët shqiptarë ishin organizuar vetëm prej një viti e gjysmë dhe nuk ishin të zhvilluar në doktrinën e tyre. Proletariati industrial dhe lufta e klasave nuk ekzistonte në Shqipëri, por populli gjithsesi kishte treguar frymë revolucionare gjatë shekujve të luftës për mbijetesë. Pas refuzimit të kongresit dhe përdorimit të metodave terroriste, klika burokratike e Partisë Komuniste shqiptare publikoi një dokument të gjatë me titull “Përse u ndamë nga e ashtuquajtura Parti Komuniste”, i cili ishte nënshkruar “Organizata e vërtetë komuniste”. Pas publikimit të traktit opozitarët revolucionarë në Vlorë bënë lëvizje të ngjashme në qendrat e tjera të Shqipërisë, veçanërisht në Berat ku ishin liderë luftëtarët Resul, Namik dhe Fatbardh. Për fat të keq këto lëvizje kishin vetëm rëndësi lokale pasi klika burokratike kishte konsoliduar pozitën e saj me anë të metodave terroriste dhe demagoge. Më pas, stalinistët akuzuan opozitën për veprimtari reaksionare, por revolucionërët arritën të provonin me fakte se ishin stalinistët që po përdornin metoda terroriste kundër shokëve opozitarë në parti. Njerëzit po largoheshin gjithnjë e më shumë nga partia kur panë sesi u ekzekutuan revolucionarë të njohur si Anastas Lula, Neki Hoxha (Vangjo), Xhemil Cakerri, Llazar Fundo, Resul Tozhari, Namik Nekumerja, Xhafer Dalami, Xhelal Hoxha, Nimet Mita, Haki Xhelo, Duro Kanina, Idajet Bolena, Zef Joja dhe shumë të tjerë që ishin dalluar për aktivitete revolucionare. (Llazar Fundo dhe Halim Xhelo ishin propagandistët e parë në Shqipëri. Llazari ishte gjithashtu anëtar i vjetër i Komintern, por u distancua kur pa se organizata po transformohej në një vegël burokratike të Kremlinit. Ai kishte denoncuar tradhtinë e Stalinit, dhe për të ruajtur traditën komuniste, nisi të përhapte idetë Troskiste në Shqipëri). Njerëzit humbën besimin te partia kur mësuan se një kolonel fashist qëlloi në ajër nga gëzimi kur mësoi për vrasjet e heronjve revolucionarë, që kishin qenë armiqtë kryesorë të fashistëve në Shqipëri. Njerëzit u tmerruan kur mësuan se armiqtë më të rrezikshëm të fashizmit ishin vrarë nga vetë partia e tyre, e cila tani po plotësonte dëshirat e rivalëve të tyre fashistë. Tashmë Partia Komuniste kishte eliminuar njerëzit që kishin provuar devotshmërinë e tyre ndaj lëvizjes dhe po zëvendësohej nga persona injorantë e të pavlerë si koloneli Enver Hoxha me shokë. Shumica e shqiptarëve dhe e komunistëve po e shikonin dita-ditës degjenerimin e komunizmit prej ndërhyrjes së stalinistëve. Të ashtuquajturat “gjykatat e popullit” po i tregonin njerëzve qëllimet e vërteta të mbështetësve të “demokracive të reja të popullit”. Vrasjet djallëzore të qindra revolucionarëve marksistë-leninistë, dënimi me vdekje i kohëve të fundit i revolucionarit të njohur Hasan Reçi, burgosja e revolucionarit Kadri Hoxha, mënjanimi i revolucionarit Sejfulla Malishova, privilegjet e kikës burokratike dhe mbi të gjitha shtypja e popullit nën diktaturën e elitës, ishin shenjat më të qarta të tradhëtisë ndaj lëvizjes komuniste shqiptare. Hasan Reçi është dënuar tre herë me vdekje për të qenit komunist; njëherë nga qeveria e mbretit Zog, nga forcat pushtuese fashiste dhe për herë të tretë nga stalinistët. Kadri Hoxha ka qenë gjithashtu një nga luftëtarët më të devotshëm, ndërsa Sejfulla Malishova është një pionier i komunizmit shqiptar, që shumicën e jetës e kaloi jashtë vendit duke u përpjekur të koordinonte lëvizjesh shqiptare në vende të tjera. Ai ka qenë profesor filozofie materialiste në universitetin e Moskës. Tani çështja mbetet nëse populli shqiptar do të qëndrojë përjetësisht pasiv dhe ta konsiderojë këtë gjendje si një sëmundje të pashërushme, apo do të kuptojë rëndësinë e aktivizimit. Por pasi e pa me sytë e tij tradhëtimin e idealeve me vrasjen e qindra aktivistëve revolucionarë, ata rrjedhimisht do të zgjedhin rrugën drejt shoqërisë humane të socializmit, duke refuzuar krimet e stalinistëve nën maskën e Internacionales së Katërt Komuniste. Pas shkrimit të këtij artikulli, një krizë e gjerë u zhvillua në qeverinë komuniste të Hoxhës, si rezultat i çështjes jugosllave. Pesë anëtarë të Byrosë Politike u shkarkuan, dy prej të cilëve, ministri i Brendshëm Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo iu bashkuan rezistencës ilegale. Me siguri kjo krizë do të ndihmojë revolucionarët shqiptarë ta çlirojnë veten nga dominimi stalinist, i cili duke pasur parasysh sa u tha më sipër, ka pasur efekt shkatërrimtar në lëvizjen e re komuniste shqiptare.

 

15 mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me bllokun

Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sovjetik dhe sulmeve anti-jugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëmbime protestash dhe akuzash. Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm që prej janarit të shkuar kur Beogradi anuloi gjyqet publike të 25 jugosllavëve pro-sovjetikë, pasi i trembej pasojave në marrëdhëniet me bllokun. Në fjalimin e Titos në Shkup më 6 mars ai quajti liderin shqiptar Enver Hoxha “luftënxitës ... Goebel-i i ri i Ballkanit”, ndërsa një ditë më parë kërcënoi se do të denonconte sulmet “irredentiste” të Shqipërisë dhe Bullgarisë para Kombeve të Bashkuara. Tito ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë akuzave të bllokut në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk do të ketë marrëveshje me Bllokun për sa kohë që Moska lejonte veprime të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit të tij në Shqipëri dhe kalimin e tij në detyra të tjera. Edhe Shqipëria pritet të bëjë reagimet e saj të ngjashme por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme në lidhjet me Kinën, nuk rezultoi në prishjen e plotë të marrëdhënieve. Veprimet e Beogradit parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve me bllokun sovjetik, veçanërisht me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Krisjet ideologjike të Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duket se kanë perspektivë zbutjeje. Jugosllavët dolën nga kampi komunist në 1958 por ngulin ende këmbë se marksizëm-leninizmi po interpretohet korrektësisht në Jugosllavi. Shkakun e prishjes Beogradi nuk e konsideron si ideologjik, por si rezultat i refuzimit të dominimit sovjetik prej tij, dhe thotë se edhe vende të tjera të bllokut po ndjekin shembullin e Jugosllavisë për praktikat e brendshme. Tito tha më 7 mars se debati nuk është teorik, por rezultat i “ndryshimeve të opinionit në disa çështje që janë ngritur nga praktika e zhvillimit socialist, si në bllok ashtu dhe në Jugosllavi. Megjthë pretendimet sovjetike të shtypjes së revizionizmit, në kongresin e 21-të të partisë, Moska duket se është e shqetësuar për influencën ndarëse të Jugosllavisë në bllok, pas simpatisë që ka marrë nga vende të Afrikës dhe Azisë. Me qëllim të diskreditojë teorinë jugosllave në bllok, sovjetikët refuzojnë arritjet e brendshme të Jugosllavisë. Tito ka vizituar kohët e fundit vende si Indonezia, Burma, Cejloni e Sudani për të akumuluar mbështetje, por Kremlini i ka quajtur jugosllavët “agentë imperialistë”. Kjo binte në kundërshtim me deklaratën e Hrushov në fjalimin e hapjes në Kongres, ku tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me jugosllavët në përpjekjet kundër imperialistëve, aty ku përputhen interesat e dy vendeve. Që prej nisjes së konfliktit, diferencat partiake kanë dhënë rezultate dhe në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet aktualisht nga tensionet shqiptaro-jugosllave. Marrëdhëniet me Pekinin janë thuajse pezulluar që prej verës së shkuar dhe i vetmi vend me të cilin Beogradi ka lidhje është Polonia, me të cilën vazhdojnë këmbimet ekonomike, kulturore dhe shkencore. Megjithse kreditë ekonomike të BRSS për Jugosllavinë janë ndërprerë , Moska dhe satelitët e saj i tremben një bllokade të gjerë ekonomike ndaj Jugosllavisë, pasi herën e fundit rezultoi e paefektshme dhe mund të zgjojë simpatinë e vendeve afrikane dhe aziatike. Të gjithë vendet komuniste përveç Kinës dhe Rumanisë, kishin bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse këto marrëveshje zbatohen pozita tregtare e Jugosllavisë me bllokun lindor nuk dëmtohet shumë, por për këtë Jugosllavia nuk ka siguri.

 

Kërcënimet

Gjithsesi nga frika e kërcënimit për humbjen e tregjeve të bllokut lindor, jugosllavët kanë nisur kërkimin e alternativave të tjera. Ndërkohë ndihma e Shteteve të Bashkuara për Jugosllavinë vazhdonte në nivel të lartë për vitin 1959: 22.5 milionë dollarë për impiantin e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e benzinës, 14.2 milionë dollarë për shëndetësinë, arsimin e bujqësinë, 62,2 milionë dollarë për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Britania ka dhënë 3 milionë paund për bujqësinë dhe pajisje të tjera dhe Franca gjithashtu ka treguar interes për asistencë. Ndërkohë Beogradi po punon zhvillimin dhe arritjen e tregjeve të tjera të materialeve bazë në Azi e Afrikë. Gjatë turneut diplomatik të Titos në Indonezi, Burma, Cejlon, Indi, Etiopi e Sudan, vendet pranuan në parim përmirësimin e lidhjeve ekonomike, dhe premtimet mund të jenë mjaft të frytshme për jugosllavët, në një kohë kompeticioni nga vendet e bllokut. Por megjithë tensionet me vendet e bllokut lindor, Beogradi po tregohet i vendosur të mos ndërthuret shumë me vendet e Perëndimit, duke dashur të ruajë politikën e tij të paanësisë.

Pas kthimit të Titos në Jugosllavi, ai dënoi fuqimisht akuzat e bllokut se po përpiqej të krijonte një “bllok të tretë” apo të ringjallte paktin e Ballkanit me Greqinë, që sipas Hrushovit e afronte Jugosllavinë me NATO. Pakti i Ballkanit thuajse nuk u prek fare gjatë bisedimeve me Karamanlis. Një zëdhënës jugosllav sulmoi gjithashtu më 13 mars shtypin e Turqisë për “shtrembërime” mbi Jugosllavinë, me shumë gjasa për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk kërkonte rihapje të Paktit të Ballkanit. 

Më të lexuarat