BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

dossier-politike

CIA: Më 1950 Enver Hoxha i trembej sulmit të Greqisë, Italisë dhe Jugosllavisë, Athina thirrje për emërimin e Mehmet Shehut në krye të shtetit

CIA: Më 1950 Enver Hoxha i trembej sulmit të Greqisë,

Në vitin 1950 qeveria e Enver Hoxhës i trembej një sulmi nga vendet fqinje. Sipas një dokumenti të deklasifikuar nga CIA, zyrtarët komunistë nisën të paralajmërojnë për sulme nga Jugosllavia, Greqia e Italia dhe për këtë po mobilizonin dhe popullsinë. Nga ana tjetër nisin dhe armatimi i policisë. Në një tjetër dokument jepen detaje mbi zhvillimin polik në vend dhe mungesën e kualifikimit në fuqinë punëtore.

Shkurt 51

Masa sigurie dhe fortifikime

Prej tetorit 1950 zyrtarët e qeverisë në takimet publike kanë theksuar se Jugosllavia, Italia e Greqia janë gati për të sulmuar Shqipërinë, prandaj populli duhet të luftojë deri në njeriun e fundit. Sipas një informatori, zyrtarët po bëhen gjithnjë e më nervozë për masat e sigurisë dhe zbatimin e tyre. Gjatë tetorit 1950 policia u furnizua me automatikë sovjetikë. Më parë policët ishin kryesisht të paarmatosur ndërsa tani qëndrojnë gjithmonë të armatosur dhe në grupe prej dy apo tre vetësh. Ata kanë ngritur patrulla pika vrojtimi në fshatra për ndjekjen e lëvizjeve të të huajve. Ka raportime për arrestime dhe mes familjeve greke vorioepiriote. Nga mesi i tetorit 1950, tre avionë lëshuan fletushka me vulën e mbretit Zog në zonat e Gjirokastrës, Dibrës, Delvinës e Sarandës. Megjithëse policia tentoi të ndalonte leximin e tyre nga popullsia lokale, u raportua për një efekt të madhe të shkrimeve në moralin popullatës. Një informator raportoi në mesin e nëntorit 1950 një numër i madh njerëzish të organeve të rendit po ndërtonin hendeqe dhe pozicione mitralozash në vendndodhjet e mëposhtme: në veri të Lumit të Bistricës, pranë Kostarit, Mali i Finikut deri në manastirin e Sarandës.

Shkurt 1953

Shtypi grek për zhvillimet në Shqipëri

Më 19 tetor e përditshmja e Athinës “Stratiotika Nea” raportonte nga burime të besueshme se Enver Hoxha po qeveriste në kohë shumë të vështira. Grupet e rezistencës ishin përhapur në Shqipërinë qendrore dhe Perëndimore. Sipas gazetës, kjo evidentohej nga fakti se numri i policëve sekretë dhe i organeve të sigurisë ishte rritur me rreth 1000 persona. Me gjithë tentativat e ministrit të brendshëm Mehmet Shehu për shtypjen e lëvizjeve të rezistencës, ende asnjë nuk është kapur për arsye se popullsia e zonave rurale i ndihmon grupet guerile. Në një tjetër raporti gazeta thoshte se më 20 gusht një betejë me armë ndodhi në Krujë mes njësive të ushtrisë dhe grupeve nacionaliste, gjatë së cilës u vranë 10 ushtarë komunistë dhe 7 guerrilas. Në një tjetër raportim të korrikut 1952 thuhet se qeveria ka urdhëruar punë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e moshave nga 18 deri në 50 vjeç në qytetin e Korçës. Gazeta thotë me tej se pushteti sovjetik ka në plan zëvendësimin e liderit Hoxha me Mehmet Shehun. Më 24 tetor gazeta greke “Le Messager d’Athenes” raporton se një valë e re arrestimesh po zhvillohet në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të shtatorit. Ajo raporton se burgjet e Kukësit dhe Shkodrës janë tejmbushur me rreth 1.500 të burgosur. Gjatë gjashtë muajve të fundit raportohet të jenë arrestuar mbi 3000 njerëz. Më 16 nëntor “Stratiotika Nea” raporton se sipas informacioneve të të arratisurve nga Shqipëria, kampi më i madh i përqendrimit të të burgosurve politikë është ai në Maliq, pranë Korçës. Aty ka aktualisht rreth 2000 të burgosur. Kmpi është i ndarë në 12 batalione pune ndërsa puna varion nga 10 deri në 12 orë në ditë. Zakonisht puna kryhet pranë liqenit të Maliqit ku të burgosurit punojnë gjysmë të zhytur në ujë. Lajmi raporton se rojet e kampit rrahin rregullisht të burgosurit dhe u heqin të drejtën e ushqimit. Një tjetër formë dënimi është dhe lënia në ujë pas mbarimit të punës. Gazeta thotë se të burgosurit e kampit janë në gjendje të mjerueshme shëndetësore. Ata flenë përtokë prandaj rrobat e tyre nuk thahen kurrë plotësisht. Raportimi thotë se atyre u jepen tenda vetëm në dimër.

Siguria në kufi

Më 30 nëntor “Le Messager d’Athens” raportonte se masat e sigurisë në kufijtë shqiptarë vazhdojnë të shtohen me fortifikime të reja dhe zhvendosjen e komuniteteve që jetojnë në zonat kufitare. Në afërsi të Broje, pranë Shkodrës, është lëshuar një urdhër që thotë se të paktën një person në çdo familje me 2 persona, dhe dy persona nga familjet me 3 ose 4 persona, duket të kryejnë punë të detyrueshme për një periudhë të pacaktuar kohe. Më 21 dhjetor “Stratiotika Nea” raportonte se në Shqipëri ishin zhvilluar beteja të mëdha mes guerrilasve nacionalistë dhe forcave komuniste në afërsi të Farnës pranë Lumës, dhe gjithashtu në afërsi të Konispolit. Të tjera njësi guerile, sipas gazetës, kishin hedhur në erë një urë pranë Leskovikut dhe të tjera gjatë rrugës për në Përmet. Gazeta thoshte se akte të rëndësishme kabotazhi janë kryer në minierat e veriut të Shqipërisë, ku punojnë rreth 3000 njerëz. Guerilasit kanë qenë aktivë dhe në zona të tjera, të nxitur nga gjendja e tmerrshme ekonomike në Shqipëri. Raportimi thotë se e gjithë ekonomia e vendit komandohet nga sovjetikët dhe prodhimi merret nga BRSS në këmbim të “mbrojtjes” së Shqipërisë.

 

 Gusht 1953

Organizata dhe misioni i Lëvizjes IIiria

Në mars 1948 lëvizja e rezistencës Iliria u organizua nga Jakë Perjaku në Lezhë të Shqipërisë. Lëvizja operonte si një degë e Organizatës së Bashkimit Kombëtar në Shkodër dhe përbëhej nga rreth 100 vetë, kryesisht fshatarë nga Lezha dhe fshatrat përreth. Anëtarët e saj janë zgjedhur me kujdes mes elementëve anti-komunistë dhe janë caktuar në celula prej gjashtë personash. Takimet e tyre zakonisht mbahen natën në shtëpitë e anëtarëve të celulave, në hambarët e tyre ose në pyll. Çdo anëtar duhet të paguajë 50 lekë në muaj për shpenzimet. Funksionet kryesore të lëvizjes janë shpërndarja e trakteve anti-komuniste, zvogëlimi i prodhimit që komunistët mbledhin nga fshatarët, qoftë dhe më anë të sabotimit të të korrave apo traktorëve. Lëvizja tenton të krijojë lidhje me grupe të tjera rezistence dhe raporton mbi lëvizjet dhe masat e Sigurimit, apo gjendjen ekonomike në vend. Trakte të shpërndara nga lëvizja mbanin vulën Iliria dhe bënin thirrje ndaj elementëve anti-komunistë për të vazhduar përpjekjen kundër regjimit Hoxha. Mesazhet e saj shtypen në një fletë të vetme dhe fshehtësisht vendosen në mure, në gardhe ose shpërndahen nëpër shtëpitë e fshatarëve ose në qytete. Nga viti 1949 deri në 1951, rreth 25 anëtarë të Lëvizjes u detyruan të arratiseshin në Jugosllavi për t’i shpëtuar arrestimit nga Sigurimi, por lëvizja Iliria vazhdon të operojë.

 

 

Nëntor 1949

Takim i oficerë në ministrinë e Brendshme

Zyrtarë të lartë ushtarakë dhe civilë të ministrisë së Brendshme u takuan kësaj jave në Beograd me Svetozar Stefanovic, kreu i kabinetit qendror të UDB, për të diskutuar situatën. Gjatë diskutimeve të situatës aktuale të Jugosllavisë përballë sulmeve të vazhdueshme të vendeve komuniste të Kominform, Stefanoviç deklaroi se një sulm i mundshëm i nisur njëkohësisht nga Bullgaria, Hungaria e Shqipëria, do të ishte fatal për Jugosllavinë. Më pas Bogdan Markoviç, shef seksioni në ministrinë e Brendshme, tha se nuk besonte se sovjetikët do të sulmonin haptazi, por do të vazhdonin ashtu si në të kaluarën me infiltrimin e grupeve guerile. Ai shtoi se taktikat guerile mund të neutralizoheshin me sukses nga mbrojtja jugosllave dhe se vetëm një sulm frontal ushtarak i vendeve satelite do të ishte shkak për alarm. Markoviç tha se lidhjet tregtare apo asistenca e Shteteve të Bashkuara nuk përbënte një garanci për sulet e vendeve sovjetike, dhe i kujtoi të pranishmëve se për Evropën Perëndimore, Jugosllavia ishte ende një vend komunist, pasi ata nuk ishin bindur ende se ndarja e saj me Bashkimin Sovjetik ishte një vendim final. Por sipas tij, Perëndimi duhet të merrte në konsideratë rreziqet e braktisjes së Jugosllavisë përballë një agresioni sovjetik, një fitore e mundshme e të cilëve do të thoshte se sovjetikët afroheshin në derën e Italisë, Shqipërisë e Greqisë. Megjithëse Jugosllavia po bën përpjekje për sabotimin e aparatit shtetëror të vendeve të Kominform, Markoviç tha se kjo nuk është e mjaftueshme pasi vendi ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe në armë moderne. Markoviç vazhdoi më tej: “Ka ende shumë njerëz në këtë vend që shpresojnë për një riafrim mes Jugosllavisë dhe sovjetikëve me shpresën se të gjithë sllavët duhet të jenë bashkë, por ata harrojnë se ne kemi luftuar shumë për pavarësinë tonë kundër pushtuesve, dhe këtë do të bëjmë edhe kësaj here, duke respektuar amanetet e të parëve tanë. Ka gjithashtu shumë armiq të fshehur në qeverinë tonë që punojnë sipas urdhrave direkte të sovjetikëve, si dhe lëvizje disidente që ekzistojnë në zonat malore të vendit. Por frika jonë e madhe është braktisja e mundshme nga Perëndimi. Ne shpresojmë që ish-qytetarët sllavë në Shtetet e Bashkuara të ruajnë presionin maksimal mbi qeverinë e SHBA për të vazhduar mbështetjen dhe për të shpëtuar Jugosllavinë nga një e ardhme katastrofike. Shtetet e Bashkuara duan që ne të formojmë një qeveri koalicioni, por kjo është e vështirë në një kohë kur ne jemi tërësisht të nagazhguar në mbrojtjen e vendit nga Bashkimi Sovjetik. Ne kemi parë në vendin tonë pro-sovjetikë që janë bashkuar me komunistë italianë për të kryer aktivitete terroriste. Jemi të sigurt që sabotimi i anijes Partizanka do të kryhej në bashkëpunim me komunistët italianë, dhe kudër këtyre kërcënimeve të reja duhet të përgatisim ushtrinë tonë për çdo eventualitet. Nën udhëheqjen e Titos ne duhet të jemi gati të përballemi me çdo armik, si nga jashtë dhe nga brenda.” Pas komenteve të Markoviç, njëfarë major Stojan Bruiç nisi t’i thoshte të pranishmëve se Jugosllavia ka nisur prej disa muajsh marrjen e masave kundër armiqve. Ai raportoi se morali i ushtrisë është i lartë, por gjithsesi ka ende njëfarë simpatie të mbetur ndaj sovjetikëve. Emisarët politikë të ushtrisë po punonin për riorientimin e forcave drejt linjës së pastër nacionaliste. Bruiç tha se Bashkimi Sovjetik ishte duke i dhënë ndihmë të madhe Shqipërisë fqinje. Sipas tij edhe Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte shfrytëzimin e pamasë që bëhet nga sovjetikët. Jugosllavia aktualisht është duke dhënë shembullin për partitë dhe vendet satelite sovjetike, duke u treguar se një vend mund njëkohësisht të jetë komunist dhe të ruajë liritë e tij. Bashkimi Sovjetik është shumë i shqetësuar për këtë pasi përshtypja që ka dhënë Jugosllavia në vendet rreth saj i ka detyruar të marrë masa të veçantë për të mbajtur nën kontroll vendet e varura.

 

Problemet e fuqisë punëtore në Shqipëri

Dhjetor 1952

Në Shqipëri ekziston një mungesë e personelit të kualifikuar punëtor, sipas raportimeve të medias. Koço Theodhosi, presidenti i komisionit shtetëror të planifikimit ka deklaruar se sektorët e industrisë, minierave, transportit e bujqësisë, nuk kanë arritur të sigurojnë personelin e trajnuar, të nevojshëm për zgjerimin e tyre. Rrapo Dervishi, ministër i Ndërtimit, ka sugjeruar punësimin e grave në këtë sektor. Për këtë janë cituar disa shembuj të punësimit të grave në bujqësi, si dhe faktin se 16 për qind e punëtorëve në kombinatin e naftës Stalin janë gra. Koço Theodhosi, duke folur para Këshillit të Popullit më 20 maj 1952, njoftoi se gjatë dy viteve të para të planti pesë-vjeçar, 6.700 punonjës të kualifikuar ishin trajnuar. Por ai shtoi se me gjithë përpjekjet, puna e trajnimit të personelit nuk ka qenë e mjaftueshme. Megjithëse kishte rritje të ndjeshme në industri, miniera, transport dhe bujqësi, nevojat për personel nuk ishin plotësuar, veçanërisht me punonjës me kualifikime të larta. Nuk kishte gjithashtu ndihmë të mjaftueshme të mesme teknike për përvetësimin e teknikave të makinerive të ardhura nga BRSS. Kjo mungesë e personalit të kualifikuar, Theodhosi tha se ishte bërë evidente në 1951. Për shembull, punonjësit e kualifikuar në një fushë, hiqeshin prej ndërmarrjeve të tyre për të hapur ndërmarrje të reja dhe kjo shkaktonte çrregullime të organizimit. Theodhosi tha se kishte shembuj të shumtë të zhvillimit me përmasa të diferencuara të industrisë, minierave, komunikimeve dhe bujqësisë, si dhe të pamjaftueshmërisë së punonjësve të kualifikuar. Për arsye të këtyre mangësive, kombinati i naftës Stalin në tremujorin e parë të 1952 ka përdorur vetëm 50 për qind të makinerive të tij dhe sondat e tij operonin vetëm për 55 për qind të ditës së punës. Për të njëjtën arsye fabrika e sharrave në Tiranë operon vetëm 49 për qind të makinerive dje e njëjta gjë vlen për fabrikat e makaronave, sapunit dhe gomës. Mangësitë shkaktojnë gjithashtu cilësi të dobët të mallrave. Rrugët janë asfaltuar me material të gradës së ulët. Theodhosi theksoi se problemi i trajnimit të personelit është thelbësore për plotësimin e planit por nuk ishte konsideruar si i tillë. Ai përmendi gjithashtu se në shumë fabrikë kishte punonjës analfabetë. Për të tejkaluar këtë keq-proporcion të kërkesave të industrisë për krahë pune të kualifikuar ose jo, plani pesë-vjeçar ka programuar trajnim teknik të forcës punëtore në masën 81 për qind deri në 1955, në krahasim me rreth 31 për qind në vitin 1950. Ministri i ndërtimit Rrapo Dervishi, duke folur para Kuvendit Popullor mbi plani pesëvjeçar në 20 maj 1952, tha se brenda 5 vjetësh duhet të trajnohen 5300 punonjës dhe specialistë më shumë. Por ai shtoi se deri tani, progresi ka qenë i pamjaftueshëm. Ai nxiti personelin e ndërmarrjeve të mos prisnin miratimin e ministrive për marrjen e trajnimit për rastet kur nuk ishte nevojë për diçka të tillë. Më shumë iniciative duhej treguar nga drejtuesit e ndërmarrjeve, tha ai, dhe gjithashtu ministria duhej të reduktonte pengesat të cilat të maskuara si kuadër koordinimi, vetëm kufizojnë të drejtat e tyre. Pa eliminimin e këtyre pengesave në sektorin e ndërtimit, ai tha se do të ishte e pamundur të realizoheshin objektivat e planit pesë-vjeçar.

Gratë në prodhimin bujqësor (Zëri i Popullit)

Gratë në rrethin e Kukësit janë një shembull i punës në bujqësi. Në fshatrat e këtij rrethi, gjatë sezonit të mbjelljeve, 1118 gra kanë marrë pjesë në 47 ferma kolektive, shumica e të cilave kanë punuar përkrah burrave në mbjelljet. Të tjera kane mbledhur mbetjet që përdoren për të fertilizuar tokën. Gratë e fshatit Surrel kanë fertilizuar tokat e tyre me 1210 fuçi me fertilizues organik, ndërsa to në fshatrat Barje e Zagori kanë fertilizuar rreth 90 për qind të tokave të tyre. Në kombinatin e naftës Stalin, 16 për qind e forcës punëtore janë gra. Pjesëmarrja e grave në sektorin industrial po rritet nga dita në ditë. Në krahasim me vitin 1950, në 1952 përqindja e grave në industrisë është rritur me 300 për qind. Sot, 92 gratë e uzinës Stalin mbajnë tituj punë dhe 27 janë dekoruar me medalje trimërie.

Fuqia punëtore në bujqësi

Krijimi i forcës punëtore është një nga problemet më të rëndësishme në realizimin e planit pesëvjeçar. Për këtë arsye partia dhe qeveria i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë këtij problemi në bujqësi. Komiteti ekzekutiv i rrethit të Kolonjës ka dërguar një plan tre-mujor për mbushjen e vendeve të forcës punëtore. Por fshati Qinan nuk e realizoi planin në tremujorin e parë të 1952. Madje edhe në dy muajt e parë të tremujorit të dytë fshati nuk arriti të hepote 11 punonjësit e kërkuar prej tij. Arsyeja për këtë situatë qëndron në mungesën e shembujve personalë të komunistëve vendorë si dhe në punë e dobët politike të organizatës së partisë së Qinan. Dështimi i sekretarit të organizatës së partisë Ramadan Ibrahimi, në marrjen e hapave të nevojshëm ka ushtruar influencave negative mes komunistëve vendorë si dhe mes atyre jo-anëtarë partie. Vetë familja e tij mund të kishte furnizuar me 11 punëtorët e kërkuar, pesë bura e gjashtë gra, por asnjëri nuk u regjistrua për punë. Kjo është e vërtetë edhe për komunistë të tjerë në Qinan. Mungesa e shembujve personalë nga vet komunistët ka sjellë punë të dobët politike mes fshatarëve, të cilët nuk po luftojnë sa duhet mendësinë e gabuar mes fermerëve si Qani Zylfo. Gjithashtu për këtë mungon dhe fryma e autokritikës. Plotësimi i fuqisë punëtore ka të bëjë dhe me përfshirjen e grave në forcën punëtore. Kongresi i Dytë i Partisë e konsideroi diçka të tillë si një nga detyrat kryesore. Por organizata e partisë në Qinan mbeti neglizhente dhe nuk dha shembullin e duhur, siç ishte mos-regjistrimi i asnjë punëtori nga familja e madhe e Ibrahimit. Kulaku Sulo Tefiku nuk regjistroi asnjë nga gratë e shtëpisë së tij për pjesëmarrje në punën bujqësore, duke thënë se ato ishin gra shtëpie dhe jo punëtore fushe. Këto fjalë u përhapën dhe në fshatra të tjera dhe si rezultat edhe Zeni Musareja dhe Gani Verteniku ndaluan gratë të regjistroheshin për punë bujqësore. Vlen të theksohet se dhe komiteti i partisë në Qinan nuk ndihmoi për situatën e krijuar, prandaj ai duhet të analizojë situatën dhe të bëjë autokritikë. Më pas duhet të marrë masa për të forcuar unin politike me fshatarët, pasi janë komunistët ata që duhet të japin shembullin të parët.

Komiteti ekzekutiv, forca punëtore (Zëri i Popullit)

Problemi i forcës punëtore nuk po shikohet me rëndësinë e duhur dhe nga disa komitete ekzekutive të rretheve. Rrjedhimisht ka një mungesë të forcës në qendrat industriale në dëm të prodhimit. Justifikimi që jepet zakonisht është se sezoni është për punë në fusha, por arsyeja e vërtetë është mungesa e organizimit. Disa komitete ekzekutive ia kanë arritur të gjejnë forcën e nevojshme punëtore të industrisë dhe bujqësisë, por ka ende ndryshime të thella midis rretheve. Gramshi, Rrësheni, Skrapari, Berati dhe Elbasani kanë qenë të organizuar me keq, kurse rrethet e Krujës, Girokastrës, Sarandës dhe Durrësit kanë dhënë rezultate më të kënaqshme. Meqenëse është fshati burimi kryesor i forcës punëtore, detyrat e autoriteteve lokale janë me rëndësi të madhe për zgjidhjen e problemit. Por gjithsesi përgjegjësi më e madhe qëndron me komitetet ekzekutive të rretheve.

 

Më të lexuarat