Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CIA zbardh përplasjen e Enver Hoxhës me deputetët për Koçi Xoxen, ja letra që i dërguan dhe si i shpëtuan arrestimit, Moska po përdorte Titon kundër Shqipërisë

Postuar: 18/10/2017 - 08:51

CIA vijon të nxjerr detaje të tjera sa i takon zhvillimeve politike në Shqipërinë komuniste. Në një përmbledhje të disa viteve tregohen mjaft ngjarje. Një ndër to është përplasja me Koçi Xoxen, kur fillimisht ju hoq imuniteti. CIA tregon se si 20 deputetët, përmes një letre i kërkuan Enver Hoxhës që ta lironte atë nga burgu. Po ashtu tregohen dhe marrëdhëniet mes Bashkimin Sovjetik, ku Moska po përdorte Titon për të goditur vendin tonë.

Masat e Hoxhës ndaj simpatizantëve të Xoxe

Në fillim të marsit 1949 parlamenti shqiptar diskutoi propozimin e heqjes së imunitetit të Koçi Xoxes dhe Pandi Kristos, por ende nuk është marrë asnjë vendim prej disa incidenteve që reflektojnë simpatinë e shumë anëtarëve të parlamentit për Xoxen, dhe indinjatën e fshehur ndaj regjimit të Enver Hoxhës. Më 15 mars 1949, 20 anëtarë të parlamentit të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, dorëzuan një memorandum udhëheqësit Hoxha, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes dhe të tjerëve të burgosur me të. Në të njëjtën kohë, oficerë që simpatizojnë Xoxen dhe ndajnë të njëjtat pikëpamje me të, debatuan ashpër dhe u përplasën fizikisht me forcat e sigurisë në Elbasan. Ata thuhet se i rezistuan tentativës për arrestim si mbështetës të Xoxes. Sipas zhurmave të mëpasshme, rreth 10 njerëz ishin vrarë në përleshje nga të dyja palët. Gjenerali Hoxha, duke kuptuar reagimet në rritje ndaj masave kundër Xoxes dhe ndjekësve të tij, si nga masat dhe nga radhët e ushtrisë shqiptare, ka intensifikuar propagandën kundër Xoxes, për të bindur ushtrinë se këta individë janë tradhtarë dhe përgjegjës për gjendjen e mjeruar ekonomike të popullit.

Prill 1950

Komunistët grekë në Shqipëri dhe Rumani

Eleftheris Apostou është pseudonimi i përfaqësuesit të qeveris së rebelëve grekë në Budapest. Selia e tyre në Rumani gjendet në Strada Ana Ipotescu, në ndërtesën ku më parë gjendje ambasada japoneze. Organizata publikon një gazetë të titulluar “Elas Press” dhe gjithashtu përgatit materialin e publikuar në transmetimet greke. Programet radio lëshohen në valët greke nga stacioni i Timisoara. Mes folësve të programit të quajtur “Grecia Libera” janë Eleftheris Apostolu dhe njëfarë Giorgiadis, student i lindur në Sulina. Në gusht dhe shtator 1949, rreth 5000 komunistë grekë erdhën në portin e Constantas në Rumani nga Shqipëria. Ata u shpërndanë në disa vendndodhje, ndërsa disa nga rebelët komunistë më të rëndësishëm, siç ishte njëfarë Kokalis, janë parë në selinë e Strada Ana në Bukuresht.

Maj 1951

Propaganda jugosllave

Sipas analizave të vazhdueshme të akuzave ushtarake ndaj Jugosllavisë prej vendeve të bllokut sovjetik, nuk rezulton rrezik urgjent për sulm apo intensifikim i përgatitjeve psikologjike të kësaj natyre. Gjatë vitit 1951 vendet satelite sovjetike nuk kanë transmetuar akuza ushtarake për audiencat e tyre dhe niveli i armiqësisë ka mbetur konstant. Vjeshtën e kaluar u shënua njëfarë rritjeje nga ana e Shqipërisë me transmetimin e gjyqeve të dy të akuzuarve si spiunë të regjimit të Titos, që u mbajtën në janar në Peshkopi dhe Korçë. Edhe nga ana cilësore akuzat nuk kanë shënuar përkeqësim të kërcënimeve. Përveç këtyre gjyqeve të spiunëve, kërkesat e Titos ndaj Perëndimit për armatime nuk kanë bërë të nevojshme plotësimin e nevojave. Stacionet klandestine greke të radios, të cilat i përkasin grupeve të rebelëve komunistë, akuzojnë Jugosllavinë për planifikimin e një operacioni kundër Shqipërisë, ndërsa vetë Shqipëria nuk i ka dhënë shumë hapësirë këtyre temave në transmetimet e saj apo në shtyp. Kërkesa e Titos për armatime nga Perëndimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, por pretendimet se propagandistët pro-sovjetikë janë përpjekur ta përdorin si pretekst për sulm kundër Jugosllavisë, rezultoi e pabazë. Vjeshtën e kaluar Radio Moska i dhënë më shumë rëndësi donacioneve ushqimore të SHBA për Jugosllavinë sesa kërkesës së saj për armatime. Sulmi i mundshëm i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë është përdorur nga radiot satelite sovjetike si objekt pasqyrimi i politikave “agresive” të Titos, së bashku me incidentet kufitare dhe aktivitetet e spiunazhit me Shqipërinë. Radio klandestine greke “Greqia e Lirë” ka njoftuar fillimisht më 11 janar se Jugosllavia dhe Greqia po organizojnë pushtimin e koordinuar të Shqipërisë nga dy fqinjët. Ky stacion ka zakonisht një gjuhë shumë më të ndezur sesa stacionet radio të vendeve të bllokut sovjetik. Zbulimi i “operacionit të pushtimit” të Shqipërisë është përmendur dhe në transmetimet e Budapestit në gjuhën serbo-kroate. Por asnjë vend tjetër sovjetik nuk ka folur për operacionin, edhe pse ato shpeshherë i kanë përçuar akuzat e radios komuniste greke Greqia e Lirë”. Propagandistët e bllokut sovjetik kanë thënë për audiencat e tyre se kërkesa e Titos për armë nga Perëndimi po merret në konsideratë vetëm nga SHBA.

Gusht 1963

Aktivitete të porteve dhe anijeve

Bazuar në statistikat e raportuara fluksi i anijeve në portet shqiptare ka shënuar rritje të ndjeshme në pesë vitet e fundit. Numri i anijeve të huaja të ardhura në Shqipëri ka shënuar rritje të vazhdueshme me një mesatare prej 1200 ton të shkarkuara në ditë, kryesisht nga Kina. Muajin e kaluar pesë anije kineze u shkarkuan në Durrës, ndërsa këtë muaj në Shqipëri ka ardhur vetëm një anije kineze (Xin Hua) me një ngarkesë 3500 tonë. Ka pasur gjithashtu disa anije të ardhura nga Gjermania Lindore, Çekia dhe Bullgaria, por këta ndalesa duhet të konsiderohen të rastësishme pasi ato kishin ndaluar më parë në portet jugosllave dhe në Durrës morën pak mallra për udhëtimin e kthimit. Vetëm anija gjermano-lindore Falke erdhi në Durrës për të shkarkuar rreth 300 ton materiale që i kishte ngarkuar në portin rumun të Konstanta. Anija rumune Oltenia erdhi në Durrës nga Ravena për të shkarkuar 1063 ton gomë sintetike, por nuk dihet nëse e shkarkoi në Shqipëri apo vazhdoi me të në Rumani.

17 Shkurt 1965

Lëvizja surprizë e Shqipërisë dje në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit i gjeti të papërgatitur anëtarët dhe zyrtarët e OKB, të cilët me shumë gjasa tani po kërkojnë rregullat e procedimit për të kundërshtuar kërkesën e Tiranës për votë në lidhje me rikthim në procedurat e mëparshme të forcave paqeruajtëse. Shumica e delegatëve spekulojnë se Kina komuniste është përgjegjëse për lëvizjen shqiptare, me qëllim diskreditimin e organizatës duke konfrontuar SHBA dhe BRSS për një çështje të prapambetur. Që prej 1 dhjetorit kur sesioni i 19 u hap pas disa shtyrjeve, asambleja i është shmangur mbajtjes së votës me shpresën e zgjidhjes së çështjes së vjetër të paqeruajtësve me anë të negociatave mes dy kampeve. Kjo skemë kishte mbështetjen e të gjithë anëtarëve por kërkesa e Shqipërisë detyroi shtyrjen e seancës deri në shkurt. Për fat të keq kjo shtyrje i jep kohë Shqipërisë të përballet me rregullin që kërkon kopje të propozimeve jo më vonë se ditën para takimit. Siç qëndrojnë gjërat tani, asambleja e përgjithshme mund të mbetet për disa kohë pezull, në kërkim të procedurave siç mund të jenë (1) mundësia që presidenti të mos thërrasë takimin, (2) kryetari t’i mohojë Shqipërisë të drejtën për të folur, (3) ose bojkot demonstrativ nga anëtarët në mënyrë që të mos ketë audiencë. Por edhe këto strategji mund të diskreditojnë asamblenë në sytë e botës, duke arritur në fakt atë që Shqipëria kërkon, së bashku me Kinën siç supozohet. Delegati sovjetik Morozov i tha dje ambasadorit Yost se besonte se kryetari i asamblesë Quaison-Sackey mund të trajtonte problemin e Shqipërisë me konsultime mes anëtarëve. Kështu pas hapjes së takimit të radhës presidenti raporton se asnjë vend nuk mbështet propozimin, ose vetëm një ose dy vende. Morozov tha se një delegacion nuk duhet të lejohet të trazojë asamblenë dhe se presidenti duhet ta injorojë delegatin, edhe nëse ngrihet shumë herë. Aq sa mund të parashikohet në këtë situatë delikate, zyrtarët amerikanë janë gjithsesi të përgatitur për konfrontimin nëse vota e kërkuar nuk mund të evitohet. Si SHBA dhe BRSS po marrin pjesë të madhe të fajit për ndarjen e OKB. Shumica e anëtarëve po i kërkon SHBA të tërhiqet, si anëtare më e përgjegjshme dhe e arsyeshme.

Qershor 1975

Emër i ri në Byro

Më 1 qershor në byronë politike të Partisë së Punës së Shqipërisë u listua emri i ri i Llambi Gegpriftit, por nuk u tregua më shumë për statusin e tij të plotë si anëtar. Gegprifti u bë zëvendës-ministër i mbrojtjes vitin e kaluar pas largimit të ish-ministrit Beqir Balluku, ndërsa pranimi i tij në Byro u promovua gjatë plenumit të komitetit qendror në fillim të majit. Kryeministri Shehu ka marrë dhe portofolin e ministrit të mbrojtjes. Disa lëvizje të tjera të kabinetit janë sinjalizuar në shtypin shqiptar. Zëvendës-kryeministri Petro Dode tani mban postin e kryetarit të komisionit shtetëror të planifikimit, duke zëvendësuar Abdyl Këllezin që me shumë gjasa është spastruar, kjo pasi shtypi shqiptar nuk e përmend fare Këllezin që prej 28 janarit. Organet e partisë kanë njoftuar gjithashtu se Pali Miska është bërë ministër i minierave, duke zënë vendin e Koço Theodhosit që është larguar. Ndërkohë krye-ideologu dhe eksperti kulturor i partisë Ramiz Alia, është rishfaqur në 16 qershor në Tiranë, në pritjen e ministrit të jashtëm të Kamboxhias. Alia kishte munguar nga skena publike prej tre muajsh, çka kishte nxitur spekulimet dhe zhurmat se mund të ishte spastruar.

Korrik 1977

Mbështetja për Tiranën

Moska duket se kërkon të shfrytëzojë polemikat me Shqipërisë dhe Kinës për avatazhin e saj, teksa është duke u përpjekur të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Pekinin. Në një lëvizje të paprecedentë të shtunën, e përditshme sovjetike Prava shkruante në favor të argumenteve të “Zërit të Popullit”, duke e quajtur si reaksionare dhe anti-marksiste teorinë kineze të “tre botëve”. Radio Moska mbështeti komentin e Pravdas me një koment. Me qëllim avancimin e propagandës së vjetër të Moskës për vetë-izolimin e Pekinit, Pravda sinjalizonte gjithashtu se më në fund Shqipëria kishte vendosur të mos ndiqte më Pekinin. Sulmi i Zërit të Popullit u prit mirë nga udhëheqja sovjetike pasi shumica e argumenteve shqiptare kundër teorisë së “tre botëve” përshtaten me atë që sovjetikët kanë thënë prej kohësh për parimet kryesore të politikës së jashtme të Kinës. Ambasadori amerikan në Moskë beson se sovjetikët po kryejnë tashmë lëvizjet e tyre private me anë të kanaleve diplomatike për të parë nëse Shqipria është e hapur ndaj një ribashkimi me Moskën. Por duke parë qëndrimin e papërkulshëm ideologjik të shqiptarëve, nuk ka shumë gjasa që Tirana të pranojë qasje të tilla, të pkatën për momentin.

Nik Sokoli dhe Cafo Bej Ulqini

Nik Sokoli vjen nga Merturi në rajonin e Dukagjinit. Ai është një njeri i guximshëm, me reputacion të mirë, dhe anëtar i klanit të Mark Tunxe, që sipas raportimeve drejton një grup rezistence anti-komunsite në veriun malor të Shqipërisë. Sokoli besohet se është një ndërmjetës mes Tunxe dhe autoriteteve jugosllave. Sipas raportimeve Sokoli është përkrahës i komunizmit titist, por lajmet nuk duhet të konsiderohen të sigurta. Cafo Bej Ulqini ka lindur në Ulqin dhe është lider i njohur mysliman në rajonet e Ulqinit dhe Ajtivarit. Ai ka influencë në të gjithë Kosovën dhe drejton disa shoqata fetare myslimane. Nga viti 1941 deri në 1944 Ulqini ka qenë deputet në parlamentin shqiptar ndërsa gjatë kohës së pushtimit gjerman ka shërbyer si anëtar i këshillit mbretëror. Pas largimit të ushtrisë gjermane Ulqini ndiqej nga komunistët dhe u largua drejt Malit të Zi në 1944, ku u strehua nga mbështetësit besnikë, deri në prishjen e Titos me vendet sovjetike. Ai konsiderohet si një shqiptar besnik dhe rrjedhimisht është antagonist me Gani Bej Kryeziun. Nuk ka sinjalizime që tregojnë se komitetet e drejtuara nga Sokoli dhe Ulqini të kenë lidhje BKI.

Organizimi i postave, telegrafit, telefonit

Çdo qendër rajonale në Shqipëri ka zyrën e saj të postave PTT, e cila varet nga zyra qendrore e PTT në Tiranë. Në Tiranë ka tre pika postare për secilën nga zonat e saj administrative, që zakonisht përbëhen nga seksioni i letrave ordinere, i letrave rekomande, i letrave jashtë shtetit, seksioni i kolive dhe i pagesave me dërgesë marrjeje. Zyrat kanë gjithashtu seksionet e telegrameve dhe të kabinave të telefonit. Shpërndarja e brendshme e postës së shkruar bëhet me anë të postierëve, të cilët mbajnë uniforma gri, të stilit ushtarak. Postieri i mban letrat në një çantë krahu dhe nganjëherë përdor biçikletë sovjetike. Në lokalitet e vogla posta shpërndahet dhe nga policët e zonës. Në Tiranë dhe qendrat e tjera të mëdha posta shpërndahet çdo ditë, kurse në lokaliteti një herë në javë. Meqenëse ka vetën një hekurudhë, edhe posta dërgohet me tren nga Tirana në Durrës, Elbasan. Nganjëherë postierët përdorin dhe kuaj, siç ndodh në fshatra ku mungojnë rrugët e shtruara. Vonesat në dërgesat e postës shkaktohen nga adresat e gabuara dhe kushtet e motit. Për shembull një letër nga Tirana në Kokës duhet të shkojë normalisht për gjashtë-shtatë ditë, ndërsa një letër nga Tirana në fshatin Letaj të Kukësit, gjatë sezonit dimëror të dëborës mund të kërkojë tre muaj. Në kryeqytet dhe qytetet kryesore ka kuti poste ku qytetarët hedhin letrat që kanë për të dërguar, nga të cilat posta mblidhet çdo 24 orë. Pullat e postës për letrat shiten në zyrat postare dhe kushtojnë 2.50 lekë. Ka gjithashtu shërbime të dërgimit të kolive dhe urdhrash postarë për dërgime pagesash. Për dërgimin e letrave nuk kërkohen formalitete të shumta përveç emrit të dërguesit dhe marrësit në zarf. Por postën jashtë shtetit letra ose kolia duhet të dorëzohen drejtpërdrejt te punonjësi i postës, por dërguesi nuk ka nevojë të identifikohet. Sipas informacioneve tona nuk besohet se ka censurë të posaçme për korrespondencën, pasi populli i ka të qartë se çdo gjë e dyshimtë mund të komprometojë dhe t’i sjellë telashe me autoritetet. Sigurimi i Shtetit mund të kontrollojë letrat e dyshueshme dhe mund t’i censurojë ato duke mos i dërguar në adresë. Telegramet e dërguara brenda Shqipërisë kalohen te i adresuari brenda 24 orëve, nd3rsa telegramet e konsideruara të rëndësishme dërgohen pa vonesa në çdo orë të ditës ose të natës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 08:45

CIA ka publikuar të tjera dokumente sa i takon zhvillimeve në Shqipërinë komuniste. Sipas saj, në 1949 Jugosllavia mori pothuajse të gjitha shtetin shqiptarë në dorë dhe kjo përmes manipulimeve. Por nga ana tjetër tregohet dhe situata brenda partisë.

Postuar: 19/11/2017 - 08:42

Në vitin 1962 Enver hoxha shkaktoi përplasje të forta me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Ai sulmoi në këtë periudhë Gjermaninë Lindore dhe kjo nuk u pranua nga askush.

Postuar: 18/11/2017 - 08:56

CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe prishjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Postuar: 17/11/2017 - 08:52

Në vitin 1949 CIA po përdorte shumë tentativa për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Postuar: 16/11/2017 - 08:26

CIA ka zbardhur synimet që kishte Bashkimi për Shqipërinë gjatë bashkëpunimit të vitit 1954.

Postuar: 15/11/2017 - 08:33

Në vitin 1956 nisën përplasjet brenda Partisë Komuniste të drejtuar nga Enver Hoxha.

Postuar: 14/11/2017 - 08:49

CIA ka dhënë të tjera detaje sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.