BREAKING NEWS

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente Shqipërisë: Rrezikoni pezullimin e vizave nëse nuk heqni dorë nga...

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente
x
BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x

dossier-politike

CIA zbardh prapaskenat e bombës në ambasadën sovjetike më 1951, gjithçka ishte inskenim, pretekst i Enver Hoxhës për të nisur fushatën e spastrimeve

CIA zbardh prapaskenat e bombës në ambasadën sovjetike më

CIA ka hedhur dritë mbi ngjarjen e 1951, ku në ambiente e ambasadës sovjetike në Tiranë shpërtheu një bombë. Por sipas një dokumenti të deklasifikuar, për amerikanët gjithçka ishte e planifikuar nga regjimi vendas. Bomba do shpërthente në një takim që do zhvillonte diktatori aty, por vdiqën njerëz të pafajshëm. Sipas amerikanëve, gjithçka ishte pretekst për të nisur një fushatë spastrimesh në vend.

Korrik 1977

Reduktim i mundshëm i lidhjeve Shqipëri-Kinë

Raportimet e fundit thonë se Shqipëria i ka kërkuar Kinës të tërheqë ekspertët e saj teknikë nga vendi, sipas mediave të Beogradit. Nuk është e qartë nëse kërkesa është për tërheqjen e menjëhershme të stafit teknik kinez, apo të tërheqjes pas kompletimit të projekteve në zhvillim. Burimet mediatike jugosllave flasin për prezencën e stafit teknik e diplomatik kinez të stacionuar në Shqipëri, në shifra nga 700 deri në 2000. Raportimet nuk mund të konfirmohen dhe ambasada shqiptare në Beograd i mohon ato, por kjo është gjë që pritet nga pala shqiptare duke pasur parasysh linjën e saj të sjelljes. Në fillim të këtij muaji Shqipëria raportohet të ketë tërhequr studentët ushtarakë që po trajnoheshin në akademinë ajrore të forcave kineze dhe ka vendosur të mos dërgojë studentë të tjerë vitin që vjen. Përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar varësinë nga asistenca e Kinës vijnë pas vendimit të saj për publikimin e një editoriali në 7 korrik, mbi ndryshimet ideologjike të dy regjimeve. Pala kineze duket gjithsesi e patrazuar dhe nuk i jep rëndësi problemeve të sinjalizuara nga shqiptarët. Mediat kineze mbrojnë linjën politike të regjimit dhe politikën e jashtme, por pa iu referuar drejtpërdrejt akuzave shqiptare. Deri kohët e fundit, ndihma ekonomike dhe ushtarake kineze ka vazhduar të vijë në Shqipëri, por disi e reduktuar. Ka vite që nuk është nisur asnjë projekt i ri në Shqipëri, që prej atyre të nisur në fillim të viteve 1970-të. Hapjet e kohëve të fundit të zyrtarëve shqiptarë ndaj vendeve perëndimore, veçanërisht ndaj Greqisë dhe Francës, mund të sinjalizojnë një ndryshim të mendësisë së udhëheqjes, por padyshim këto tentativa nuk do të mund të zëvendësojnë boshllëkut që do të krijohen nga ndalimi i plotë i ndihmës së Kinës.

Prill 1951

Shpërthimi bombës në legatën sovjetike në Tiranë

Autoritetet shqiptare deklaruan se asnjë person nuk u plagos nga bomba artizanale e hedhur në oborrin e legatës sovjetike më 19 shkurt 1951. Bomba raportohet se ishte ndërtuar me vajguri të presuar dhe ishte llogaritur të shpërthente në kohën e një takimi mes kreut të partisë Enver Hoxha dhe disa këshilltarëve të paspecifikuar sovjetikë. Në Shqipëri besohet gjerësisht se bomba ishte një inskenim i autoriteteve shqiptare për të justifikuar fushatën e radhës së spastrimeve në parti. Ky version mbështetet dhe nga fakti që pas saj u arrestuan rreth 1000 shqiptarë (50 prej të cilëve u pushkatuan pa gjyq dhe familjet u internuan në kampe), shumica e të cilëve ishin anëtarë të ushtrisë dhe policisë së vendit. Dy inxhinierë shqiptarë (Nocka dhe Filipeo) gjithashtu ishin arrestuar. Burime jashtë Shqipërisë njoftojnë se bomba në legatën sovjetike shkaktoi vdekjen e tre oficerëve dhe pesë punonjësve, si dhe plagosi dhjetë anëtarë të tjerë të stafit. Raportimet thonë se menjëherë pas shpërthimit rojet e armatosura sovjetike nisën të shtinin drejt turmave të civilëve duke vrarë fisnikun Thoma Katundi, një punëtor të quajtur Pjerin Guraziu, një doktor, gjashtë policë dhe një ish-deputet të quajtur Niko Lazo. Bomba ka sjellë një gjendje paniku në të gjithë vendin, dhe si rezultat shumë komunistë dhe jo-komunistë janë larguar në male, dhe të tjerë ia kanë dalë të arratisen në Jugosllavi. Autoritetet vendase kanë bërë rreth 300 arrestime në Tiranë dhe rreth 600 në provincat e tjera. Të njëjtat raportime thoshin se “Komisarët e Partisë” të Tiranës, Elbasanit e Vlorës janë arrestuar për disa muaj, dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë janë spastruar nga vendet e punës. Spiro Pano dhe Rita Marko, zëvendëskryeministri dhe ministrja e Industrisë, raportohet se kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre menjëherë pas tentativës së bombës. Ndërkohë Shqipëria po shton punën për përmirësimin e komunikimeve në vend, në masa që po përshkruhen më shumë si ofensive sesa defensive. Një operacion madhor police po kryhet gjithashtu nga sovjetikët, me qëllim çrrënjosjen e qendrave të mundshme të inteligjencës së huaj.

Komente; Të tjera raportime bëjnë fjalë për ekzekutimin e njëfarë Zheko (ose Zhelko) dhe të Pjerin Guraziut. Në një transmetim të Radio-Tirana më 5 mars 1951 raportohet për lirimin nga detyra të zyrtarëve të lartë dhe kalimin e tyre në “detyra të tjera të rëndësishme”. Ndërsa në transmetimin e 2 prillit thuhet se Rita Marko, sekretare e Partisë së Punës, ishte prezente në kongresin sindikatave të punës dhe kulturës të mbajtur në Tiranë në 1 prill 1951.

Prill 1968

Beogradi shton kontrollin mbi refugjatët shqiptarë

Jugosllavia po shton presionin mbi refugjatët që vijnë nga Shqipëria, për integrim ose largim nga vendi, çka ka bërë që numri i refugjatëve shqiptarë nga Jugosllavia drejt Italisë të shtohet pesëfish nga viti 1966 në 1967. Ndjeshmëria jugosllave mbi çështjen e minoritetit shqiptar besohet se është arsyeja kryesore e shtimit të presionit mbi refugjatët shqiptarë, pasi rreth 1 milionë shqiptarë etnikë jetojnë në rajonin e Kosovës, shumica e të cilëve janë pa profesion dhe me përqindje të lartë papunësie. Ekonomia jugosllave nuk mund të absorbojë një fluks të tillë, por gjithashtu regjimi i Titos mund të jetë duke shtrënguar rregullat ndaj refugjatë si një gjest i vullnetit të mirë ndaj regjimit stalinist të Tiranës.

Shqipëria përshkallëzon fushatën anti-fetare

Kishat dhe xhamitë po shemben në Shqipëri në kuadër të fushatës së re kundra besimit fetar, sipas një artikulli të revistës franceze “Est et Ouest”. Ndërtesat e shkatërruara fetare do të zëvendësohen me mjedise laike si muzeume, restorante dhe qendra mjekësore. Artikulli thotë se regjimi po përpiqet të zhdukë të gjitha gjurmët e fesë, duke përfshirë dhe qytetet që mbajnë emra shenjtorësh.

Protesta në Vietnam përfundon me trazira në Beograd

Më 6 prill u zhvillua në Beograd një protestë pasive në mbështetje të popullit të Vietnamit, ku policia përdori shkopat e gomës dhe pompa uji për të ndaluar që demonstruesit të sulmonin dhomën e SHBA. Ky ishte mitingu më i madh që prej zgjerimit të fushatës amerikane në Vietnam katër vjet më parë, dhe në të foli anëtari i presidiumit të partisë Velko Vlahoviç. Autoritetet jugosllave pretendonin se protestuesit arrinin në 300 000, por ata besohet se ishin nxitur më shumë nga vrasja e Martin Luther King në SHBA sesa nga politikat e saj ushtarake në Vietnam

Mars 1950

Shfrytëzimi i burimeve të Shqipërisë nga sovjetikët

Sipas statistikave të fundit popullsia e Shqipërisë është rreth 1100 000 njerëz, nga të cilët 14 për qind janë të moshuar mbi 60 vjeç, dhe 10.3 për qind janë të rinj të moshave 15 deri në 19 vjeç. Këto shifra përdoresh shpesh nga sovjetikët për të hedhur poshtë pretendimet e Shqipërisë për industrializim, gjë për të cilën ata nuk kanë interes, përveç shfrytëzimit të burimeve natyrore të vendit. Në lidhje me këtë të fundit, pesë miniera kromi në Shqipëri, me një prodhim total  prej rreth 77 000 ton në vit në vitin 1949, eksportuan gjatë tetorit, nëntorit e dhjetorit 1949, 9.700 ton krom, ndërsa në janar 1950 ato eksportuan 7.100 ton. Të paktën 60 për qind e minierave të bakrit të Rubikut raportohet se shkon në Bashkimin Sovjetik. Eksportet e mineraleve nga Rubiku drejt Bashkimit Sovjetik gjatë tetorit, nëntorit dhe dhjetorit 1949, arrinin në 5000 ton. BRSS ka marrë gjithashtu 65 për qind të ferro-magnezit, kromit e aluminit në janar 1950, 50 për qind të mineraleve pirite dhe bituminoze, dhe 70 për qind të prodhimit të fabrikave shqiptare të duhanit. Konsulentët ekonomik sovjetikë raportohet se kërkojnë një kredi për nisjen e shpimeve të reja të naftës në thellësi më të mëdha. Rreth gjysma e prodhimit drusor në vitin 1949 u eksportua në BRSS dhe autoritete sovjetike po interesohen për një zonë pyjore më shumë se 1 milionë hektarë. Fabrikat shqiptare të drurit dhe departamenti përkatës i ministrisë së bujqësisë do të vihen nën drejtimin e inspektorit të përgjithshëm sovjetik Andrei Emilienko. Ardhja e Emilienkos në Tiranë ( e pritur në mars 1959) thuhet se vjen pas diskutimeve të atasheut komercial në Moskë Thokar Fundo, për rritjen e masës drusore në Shqipëri në 3.5 milionë metër kub në vit.

Maj 1950

Spastrimet, zbulimi i grupit armiqësor

Ministri shqiptar i transporteve Niazi Islami raportohet se ka kryer vetëvrasje në mars 1950. Po në këtë muaj ministri Abedin Shehu u përjashtua nga partia dhe disa anëtarë të tjerë të lartë të regjimit u spastruan. Rreth 500 persona raportohet të jenë arrestuar me akuza pjesëmarrjeje në një grup armiqësor kundër udhëheqësit Enver Hoxha. Mes të arrestuarve ka oficerë, intelektualë, si dhe zëvendës-komandanti i policisë së Sarandës. Më 13 mars është raportuar fillimisht për përjashtimin të Niazi Islamit, Abedin Shehut dhe disa të tjerëve nga komiteti qendror ri partisë. Ndërsa në shtypin jugosllav është raportuar më 6 mars 1950 lajmi për vetëvrasjen e Niazi Islamit.

Bashkëpunimi Kinë-Shqipëri

Shqipëria është aleatja e vetme e Kinës në Evropë dhe gjithashtu mbrojtëse e vetme e stalinizmit me anë të vetë-izolimit dhe regjimit të rëndë autoritar në shtëpi. Por gjithsesi mes dy vendeve nuk ekziston më cilësia e veçantë që i lidhte ngushtë, që duket se është shtuar pas fërkimeve ideologjike dhe reduktimit të asistencës ekonomike kineze për Tiranën, çka ka sjellë dhe tentativat e saj për të dalë nga izolimi. Kohët e fundit ka pasur hapje serioze të liderëve shqiptarë ndaj vendeve perëndimore dhe lindore, siç ishte vizita e parë e ministrisë së tregtisë në një vend perëndimor, në Greqi, prej vitit 1974. Gjithashtu përherë të parë pas një dekade Shqipëria ka dërguar delegacione për të marrë pjesë në mitingjet e partive të vogla marksiste italiane dhe portugeze, në kuadër të zotimeve të bashkëpunimit të Tiranës dhe Pekinit. Ky i fundit tashmë duket më shumë i prirur për përmirësimin e lidhjeve me Rumaninë dhe Jugosllavinë, sesa me Shqipërinë. Fushatat e spastrimit të figurave, që kanë gjymtuar udhëheqjen shqiptare gjatë viteve të fundit, kanë bërë që pushteti të konsolidohet në duart e liderit Hoxha dhe kryeministrit Shehu. Kjo siguron gjithashtu një tranzicion të rrjedhshëm në rast se njëri apo tjetri nga ata, largohet nga skena politike. Megjtihse nuk ka shumë gjasa në ndryshime të politikave të ashpra të regjimit, Shehu duket se është më pragmatist se Hoxha. Ai është alarmuar nga kërcënimi i perceptuar sovjetik, dhe ndryshe nga Hoxha mund të tregohet më fleksibël në afrimin e Shqipërisë me Britaninë, Francën e SHBA.

Mars 1968

Spiunët shqiptarë gjykohen në Jugosllavi

Pesë shqiptarë kanë dalë para gjyqit të Bitolj në Maqedoni, të cilët i deklaruan fajtorë për akuzat e spiunazhit për llogari të shërbimeve të inteligjencës së Shqipërisë. Jugosllavët akuzuan liderin e tyre Oloman Selja për krijimin e një grupi me qëllim nxitjen e manifestimeve pro-shqiptare në zonat kufitare Shqipëri-Maqedoni. Mes incidenteve të përmendura në gjyq ishte ngritja e flamurëve shqiptarë, disa prej të cilëve me parulla pro Hoxhës ose pro Mao Ce Dung, në ditën kombëtare të Shqipërisë nëntorin e shkuar. Akuza më e rëndë nuk është ajo e spiunazhit por e nxitjes së separatizmit pro-shqiptar në Jugosllavi, në një kohë kur Beogradi prej muajsh po promovon fushatën e tij të “miqësisë” drejt Shqipërisë. Gjyqi i fundit tregon për ndjeshmërinë e jugosllavëve ndaj fushatës së Tiranës për joshjen politike të miliona shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi.

13 maj, 1951

Mesazh i sekretarit amerikan të shtetit Acheson për popullin shqiptar, me rastin e hapjes së programit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës. “Më sjell kënaqësi të madhe t’i jap popullit shqiptar një mesazh nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Me hapjen e programit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria dhe populli i  SHBA duan të shprehin interesin e tyre te populli shqiptar. Lidhja mes nesh është rikonfirmuar prej miqësisë tonë të gjatë dhe ajo duhet të forcë dhe kuptim të ri. Kjo miqësi vjen si rezultat natyral i lidhjes së ngushtë të SHBA me përpjekjen e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve populli dhe qeveria amerikane e kanë shikuar me simpati këtë përpjekje, duke kuptuar se reflekton aspiratat e tyre të vërteta. Në konferencën e Versajës në 1919 presidenti amerikan Uoodroë Uilson u interesuar personalisht në rivendosjen e Shqipërisë së pavarur dhe qeveria amerikane mbështeti përpjekjen e patriotëve shqiptarë. Gjithashtu mes dy luftërave botërore SHBA ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Shqipërinë, duke ndihmuar institucionet vendase me organizatat e saj si Kryqi i Kuq amerikan, fondacioni Rockfeller dhe Near East. Kjo është historia, e kaluara, dhe tani Zëri i Amerikës do të flasë për të tashmen e të ardhmen. Të tashmen ju e dini më mirë se unë, teksa shpresoni që ëndrra juaj e lirisë e sovranitetit të realizohet së shpejti. Duke ju ndihmuar të krijoni të ardhmen tuaj si një anëtare e lirë e e komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara do të sjellin te ju me anë të këtij transmetimi gjykimin e fakteve. Zëri i Amerikës do t’ju sjellë atë që ju është mohuar prej kohësh, të vërtetën e botës së lirë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan ju dërgojnë urimet e tyre dhe zëri i Amerikës ju mirëpret mes dëgjuesve të tij.

Operacionet e CIA 1950

Politika aktuale e SHBA në lidhje me Shqipërinë ka si objektiv rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovietik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e politikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t’i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë te kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia është e mundshme.

Marrja e masave

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të reduktohet nëse merren masa kundër krijimit të vakumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval me zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes së planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjeneralin Van Fleet.

Më të lexuarat