BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

dossier-politike

Dokumentet e CIA, ja si funksiononte sistemi i propagandës i Enver Hoxhës, më 1951 regjimi u përgatit për përplasje ushtarake me Jugosllavinë

Dokumentet e CIA, ja si funksiononte sistemi i propagandës i Enver

Enver Hoxha arrinte ta mbante pushtetin përmes repartit të propagandës. CIA ka deklasifikuar një sërë dokumente, ku tregohet se sa i madh ishte numri i gazetave dhe revistave vetëm e vetëm që t’i mbushej mendja popullit se regjimi ishte shumë i mirë. Nga ana tjetër, tregohen dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë. Sipas një dokumenti, më 1951 Tito vendosi ushtrinë në kufi me Shqipërinë dhe kjo trembi jashtë mase përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare.

Dhjetor 1949

Gjeneralët e rinj të Hoxhës

Gazeta “Bashkimi”

Gjeneral-Major Hysni Kapoka lindur në Terbaç, Vlorë në 1915, në një familje të klasës së mesme, të persekutuar nga regjimi i mbretit Zog. Kapo ka qenë lideri i lëvizjes së prefekturës së Vlorës kundër pushtimit fashist dhe ka marrë pjesë prej fillimit në lëvizjen nacional-çlirimtare. Para formimit të partisë ai ishte anëtar i grupeve të të rinjve komunistë. Në themelimin e partisë në nëntor 1941, ai ishte sekretar politik i grupit të Vlorës. Kapo ka punuar klandestin prej vitit 1941 dhe ka arritur t’i shpëtojë duarve të armikut. Së bashku me shokë të tjerë komunistë ai ka kryer shumë akte kabotazhi dhe është besuar me drejtimin e disa organizatave dhe me detyra ushtarake që i ka kryer me sukses. Pas çlirimit Kapo ka drejtuar stërvitjet e kadetëve të rinj dhe më vonë ka qenë i dërguar i plotfuqishëm në Beograd. Më vonë ai u bë zëvendës-ministër i Jashtëm. Ai shërben tani si sekretar i përgjithshëm i Frontit Demokratik dhe deputet i Vlorës në Kuvend.

Gjeneral-Major Myslym Pezaka lindur në 1900 në Pezë në një familje fshatare. Ai ka kaluar shumë vite jashtë vendit duke u strehuar nga qeveritë antikomuniste. Kur u formua Partia Komuniste në 1941, Peza ishte në mal me komunistët. Ai drejtonte grupin partizan të Pezës dhe ka kryer shumë beteja kundër italianëve, gjermanëve, ballistëve dhe zogistëve. Për t’u shpërblyer për shërbimet e tij Peza u bë anëtar i Këshillit Kombëtar të Ushtrisë. Ndërsa në Asamblenë e Beratit ai u shpall zëvendës-kryeministër dhe mori titullin Gjeneral-Major.

Lejtnant-Kolonel Petrit Dumeka lindur në 1920 në Ersekë në një familje fisnike fshatare. Ai kreu shkollën teknike në Korçë dhe në 1942 nisi aktivitetin e tij antifashist. Në shtator 1942 ai u pranua në Partinë Komuniste dhe vazhdoi me energji luftën e ti kundër pushtuesit, duke u dalluar si komandant. Dume ka qenë zëvendës-komandant i Brigadës 4 dhe më vonë komandant, duke marrë gradën lejtnant-kolonel, që mban akoma. Pas çlirimit ai bëri shkollën ushtarake sovjetike në Frunze. Për udhëheqjen e tij të spikatur gjatë luftës dhe kontributin në modernizimin e ushtrisë.

Gjeneral-Major Mehmet Shehungrihet në titull Gjeneral-Lejtnant, me urdhër të komandantit të lartë Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha.

Kolonel Haxhi Lleshi, për shërbimet e tij në luftën nacional—çlirimtare merr titullin Gjeneral-Major.

Gjithashtu kolonelët e ushtrisë Shefqet Peçi, Gjin Marku dhe Tahir Kadareja, për shërbimet e tyre në luftën çlirimtare dhe në modernizimin e ushtrisë së Shqipërisë, marrin gradën Gjeneral-Major. Me dekret të presidiumit të Kuvendit popullor të republikës së Shqipërisë, më 21 nëntor 1949, gjeneral-kolonel Enver Hoxha merr gradën Gjeneral i Ushtrisë. Me dekretin e 17 nëntorit 1949, gjeneral-major Haxhi Lleshi lirohet nga detyra e drejtorit të komisionit të kontrollit, deh vazhdon shërbimin si ministër pa portofol. Me të njëjtin dekret, Manush Myftiu emërohet ministër pa portofol dhe kryetar i Komisionit të Kontrollit

Shtator 1955

Organet e propagandës komuniste të shtypit

Drejtoria e agjitacion-propagandës në Shqipëri boton disa organe propagandistike komuniste në mbrojtje të linjës së partisë komuniste. Gazetat “Puna” dhe “Zëri i Rinisë” botohen dy herë në javë, me një tirazh prej 5-7 mijë kopje. Gjithashtu gazetat rinore “Pionieri” dhe “Fatosi” menaxhohen nga kolegji i “Zërit të Rinisë”. Pionieri publikohet dy herë në javë dhe kushton pesë lek. Revista Shqipëri-Bashkimi Sovjetik publikohet një herë në muaj nga shtëpia botuese Mihal Duri. Ajo kushton 10 lekë dhe ka një tirazh prej rreth 4000 kopje. Kryeredaktori ka qenë Xhovalin Luka që prej themelimit të revistës në vitet 1948-1949. Një nga konsulentët është Adem Rada, sekretari i sindikatës shqiptare të miqësisë me BRSS. Revista “Shqiptarja e Re” publikohet një herë në muaj dhe kushton 10 lek, tirazhi jo më shumë se 5000 kopje. Sekretarja e kolegjit të revistës është Vera Malo, guraja e Haier Malos, kryeredaktorit i sektorit kulturor të “Zërit të Popullit”. Ministria e Mbrojtjes Popullore ka publikuar dhe ajo revistën e saj të përmuajshme “10 korriku” si dhe gazetën “Luftëtari”, e cila del dy herë në javë me tirazh 500 kopje. Gazetat prodhohen në shtypshkronjën e ushtrisë. Luftëtari kushton 3 lek dhe ka tirazh deri në 6000 kopje. Ministria e Drejtësisë boton gazetën “Drejtësia Popullore”, ku është kryeredaktor Isuf Alibali. Ministria e Bujqësisë boton gazetën “Bujqësia”, Ministria e Arsimit dhe Kulturës boton gazetën “Arsimi Popullor”, Ministria e Shëndetësisë boton gazetën “Shëndetësia”, Ministria e Ndërtimit dhe Industrisë boton organet “Ndërtimi” dhe “Industria”, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Komunikimeve boton gazetën “Tregtia Popullore”. Ministria e Punëve të Jashtme boton në disa gjuhë të huaja revistën e përmuajshme “Shqipëria e Re”, por jo në gjuhën shqipe. Kryeredaktori i saj është Dhimitër Lamani, kreu i zyrës së shtypit në ministrinë e jashtme. Një nga gazetaret e saj është Milka Frashëri, bashkëshortja e Agron Frashërit, drejtues i edicionit të jashtëm të “Zërit të Popullit”. Revista “Rruga e Partisë” publikohet një herë në muaj, me kryeredaktor Misto Treska.

Maj 1951

Trupat jugosllave në kufirin shqiptar

Dy divizione të ushtrisë jugosllave janë transferuar kohët e fundit në zonën e kufirit të Shqipërisë, njëri i vendosur pranë Podgoricës, një divizion i motorizuar është vendosur në Shkup dhe një tjetër mes Dibrës dhe Ohrit. Autoritetet shqiptare thuhet se janë të alarmuara dhe si rezultat kanë arrestuar më shumë se 150 persona të konsideruar të rrezikshëm apo të dyshimtë, në zonat kufitare me Jugosllavinë. Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes janë të përfshirë nga paniku dhe i kanë ofruar ndihmë apo favore familjeve të refugjatëve politikë, të ashtuquajtur “reaksionarë”, në formë sigurie nga frika e luftës dhe përmbysjes së pushtetit. Propaganda qeveritare, e frymëzuar nga Bashkimi Sovjetik, po përpiqet të bëjë popullin shqiptar të besojë se anglo-amerikanët po përgatisin pushtimin e Shqipërisë dhe ndarjen e tij më as në tre zona që do të pushtohen nga Jugosllavia, Greqia e Italia.

15 mars 1959

Marrëdhëniet e Jugosllavisë me bllokun

Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë se në kontrast me qasjet e mëparshme, ai tashmë është i gatshëm të reagojë kundër bllokut sovjetik dhe sulmeve antijugosllave. Marrëdhëniet e zakonshme armiqësore me Shqipërinë kohët e fundit janë përkeqësuar edhe më shumë me shkëmbime protestash dhe akuzash. Kohët e fundit Beogradi ka vendosur papritur të publikojë gjyqet e shqiptarëve të akuzuar për spiunazh ndaj Jugosllavisë. Ky është një ndryshim i konsiderueshëm që prej janarit të shkuar kur Beogradi anuloi gjyqet publike të 25 jugosllavëve pro-sovjetikë, pasi i trembej pasojave në marrëdhëniet  me bllokun. Në fjalimin e Titos në Shkup më 6 mars ai quajti liderin shqiptar Enver Hoxha “luftënxitës ... Goebel-i i ri i Ballkanit”, ndërsa një ditë më parë kërcënoi se do të denonconte sulmet “irredentiste” të Shqipërisë dhe Bullgarisë para Kombeve të Bashkuara. Tito ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë akuzave të bllokut në të ardhmen, duke bërë të qartë se nuk do të ketë marrëveshje me Bllokun për sa kohë që Moska lejonte veprime të tilla. Më 14 mars Beogradi njoftoi thirrjen e ambasadorit të tij në Shqipëri dhe kalimin e tij në detyra të tjera. Edhe Shqipëria pritet të bëjë reagimet e saj të ngjashme por asnjë nga vendet nuk pritet të nisë një ndërprerje të plotë të marrëdhënieve. Edhe një ngrirje e ngjashme në lidhjet me Kinën, nuk rezultoi në prishjen e plotë të marrëdhënieve. Veprimet e Beogradit parashikojnë një përkeqësim të mëtejshëm të lidhjeve me bllokun sovjetik, veçanërisht me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Krisjet ideologjike të Jugosllavisë me bllokun sovjetik nuk duket se kanë perspektivë zbutjeje. Jugosllavët dolën nga kampi komunist në 1958 por ngulin ende këmbë se marksizëm-leninizmi po interpretohet korrektësisht në Jugosllavi. Shkakun e prishjes Beogradi nuk e konsideron si ideologjik, por si rezultat i refuzimit të dominimit sovjetik prej tij dhe thotë se edhe vende të tjera të bllokut po ndjekin shembullin e Jugosllavisë për praktikat e brendshme. Tito tha më 7 mars se debati nuk është teorik, por rezultat i “ndryshimeve të opinionit në disa çështje që janë ngritur nga praktika e zhvillimit socialist, si në bllok ashtu dhe në Jugosllavi. Me gjithë pretendimet sovjetike të shtypjes së revizionizmit, në kongresin e 21-të të partisë, Moska duket se është e shqetësuar për influencën ndarëse të Jugosllavisë në bllok, pas simpatisë që ka marrë nga vende të Afrikës dhe Azisë. Me qëllim të diskreditojë teorinë jugosllave në bllok, sovjetikët refuzojnë arritjet e brendshme të Jugosllavisë. Tito ka vizituar kohët e fundit vende si Indonezia, Burma, Cejloni e Sudani për të akumuluar mbështetje, por Kremlini i ka quajtur jugosllavët “agjentë imperialistë”. Kjo binte në kundërshtim me deklaratën e Hrushov në fjalimin e hapjes në Kongres, ku tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me jugosllavët në përpjekjet kundër imperialistëve, aty ku përputhen interesat e dy vendeve. Që prej nisjes së konfliktit, diferencat partiake kanë dhënë rezultate dhe në marrëdhëniet shtetërore, siç ilustrohet aktualisht nga tensionet shqiptaro-jugosllave. Marrëdhëniet me Pekinin janë thuajse pezulluar që prej verës së shkuar dhe i vetmi vend me të cilin Beogradi ka lidhje është Polonia, me të cilën vazhdojnë këmbimet ekonomike, kulturore dhe shkencore. Megjithëse kreditë ekonomike të BRSS për Jugosllavinë janë ndërprerë , Moska dhe satelitët e saj i tremben një bllokade të gjerë ekonomike ndaj Jugosllavisë, pasi herën e fundit rezultoi e paefektshme dhe mund të zgjojë simpatinë e vendeve afrikane dhe aziatike. Të gjithë vendet komuniste përveç Kinës dhe Rumanisë, kishin bërë marrëveshje tregtare me Jugosllavinë në 1959. Nëse këto marrëveshje zbatohen pozita tregtare e Jugosllavisë me bllokun lindor nuk dëmtohet shumë, por për këtë Jugosllavia nuk ka siguri. Gjithsesi nga frika e kërcënimit për humbjen e tregjeve të bllokut lindor, jugosllavët kanë nisur kërkimin e alternativave të tjera. Ndërkohë ndihma e Shteteve të Bashkuara për Jugosllavinë vazhdonte në nivel të lartë për vitin 1959: 22.5 milionë dollarë për impiantin e fertilizuesve në Pancevo, 5 milionë dollarë për motorët e benzinës, 14.2 milionë dollarë për shëndetsinë, arsimin e bujqësinë, 62,2 milionë dollarë për zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Britania ka dhënë 3 milionë paund për bujqësinë dhe pajisje të tjera dhe Franca gjithashtu ka treguar interes për asistencë. Ndërkohë Beogradi po punon zhvillimin dhe arritjen e tregjeve të tjera të materialeve bazë në Azi e Afrikë. Gjatë turneut diplomatik të Titos në Indonezi, Burma, Cejlon, Indi, Etiopi e Sudan, vendet pranuan në parim përmirësimin e lidhjeve ekonomike, dhe premtimet mund të jenë mjaft të frytshme për jugosllavët, në një kohë kompeticioni nga vendet e bllokut. Por me gjithë tensionet me vendet e bllokut lindor, Beogradi po tregohet i vendosur të mos ndërthuret shumë me vendet e Perëndimit, duke dashur të ruajë politikën e tij të paanësisë. Pas kthimit të Titos në Jugosllavi, ai dënoi fuqimisht akuzat e bllokut se po përpiqej të krijonte një “bllok të tretë” apo të ringjallte paktin e Ballkanit me Greqinë, që sipas Hrushovit e afronte Jugosllavinë me NATO. Pakti i Ballkanit thuajse nuk u prek fare gjatë bisedimeve me Karamanlis. Një zëdhënës jugosllav  sulmoi gjithashtu më 13 mars shtypin e Turqisë për “shtrembërime” mbi Jugosllavinë, me shumë gjasa për të theksuar faktin se Jugosllavia nuk kërkonte rihapje të Paktit të Ballkanit.

3 dhjetor 1948

Maqedonia dhe debati Tito-BRSS

Konflikti mes Titos dhe vendeve të Kominform po bëhet gjithnjë e më i mprehtë. Sovjetikët, duke pasur të domosdoshëm një korridor mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, por bëjnë përgatitje për realizimin e tij, prandaj Maqedonia është pika kryesore e fokusit ndaj së cilës të dyja palët po marrin masa dhe përgatitje. Sovjetikët nga ana e tyre, kanë përfituar nga diferencat e vjetra mes serbëve dhe bullgarëve dhe në propagandën e tyre po mbështesin tezën bullgare për ndarjen e Maqedonisë nga Jugosllavia, për të krijuar një republikë të pavarur të Maqedonisë, ose për bashkimin e saj me Bullgarinë. Sido që të jetë Maqedonia do të ndjekë politikat e vendeve të Kominform dhe BRSS do të sigurojë kontaktin me Shqipërinë dhe me ushtrinë e rebelëve komunistë grekë. Në Bullgari, sovjetikët kanë kryer lëvizje të gjera të trupave ushtarake bullgare përgjatë kufirit me Jugosllavinë. Njësi të mëdha artilerie janë dalluar rreth 15 km larg Gornja Dzumaja, ndërsa një regjiment artilerie është transferuar nga Dupnica drejt Jugut. Pranë Krusa (rreth 12 në verilindje të Dragomani) janë vërejtur trupa të reja, dhe dy batalione tankesh kanë ardhur në Strumica. Ndërsa përgatitjet e Titos në krahun tjetër kanë përfshirë kundërmasa të ruajtjes së prestigjit dhe forcës jugosllave në Maqedoni. Në qeverinë e Maqedonisë janë bërë spastrime në degët ekzekutive të administratës, ndaj personave pro-bullgarë ose pro-sovjetikë. Në ushtri gjithashtu shumë kuadro janë zëvendësuar me oficerë serbë ose sllovenë. Ka gjithashtu zhurma se Tito ka rinisur kontaktet me gjeneralin Markos, dhe se njësi të motorizuara jugosllave janë vendosur pranë kufirit grek, për t’i dhënë mbështeje forcave guerile të Markos. Me këtë ndihmë Tito shpreson që të influencojë Markos nga vetja, në rast vështirësish me çështjen e Maqedonisë.

Më të lexuarat