BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

rusi-2018-bota-sport

Dokumentet, ja platforma me 5 pika e SHBA për situatën në Shqipëri pas luftës, Enver Hoxha valë letrash ndaj presidentit Truman

Dokumentet, ja platforma me 5 pika e SHBA për situatën në

Amerikanët i vunë disa kushte Enver Hoxhës për njohjen e qeverisë. në disa dokumente të korrikut 1945 tregohet se si Hoxha i shkruante letra presidentit Truman, ndërkohë që SHBA ka prezantuar një platformë me 5 pika mbi zhvillimet në Shqipëri.

Tiranë, 25 korrik 1945

Hoxha i shkruan presidentit amerikan Trumanit

Shkëlqesi, me rastin e konferencës historike të Potsdam, jam i lumtur t’ju shpreh në emër të popullit shqiptar dhe qeverisë demokratike të Shqipërisë urimet tona të sinqerta për suksesin e kësaj sipërmarrjeje të madhe për të mirën e njerëzimit. Populli shqiptar i cili ka luftuar me guxim e sakrifica për kauzën e përbashkët, është plotësisht i bindur se sakrificat e panumërta dhe shkatërrimi i vendit tonë do të vlerësohen drejt nga tre fuqitë e mëdha. Populli im shpreson që të mos ketë vonesa në dhënien e vendimit sipas dëshirës së tij dhe njohjes së qeverisë shqiptare, e cila përfaqëson shprehjen e aspiratave të tyre, e cila në bashkëpunim me aleatët e mëdhenj ka udhëhequr përpjekjen për liri dhe pavarësi. Jam i sigurt se një vendim i tillë do të përforcojë mirënjohjen e popullit shqiptar drejt Aleatëve për të vazhduar kontributin e tyre për paqen botërore dhe mirëkuptimin mes kombeve.

Beograd, 26 korrik 1945

I dërguari në Jugosllavi (Shantz) për sekretarin e Shtetit: Më poshtë janë disa nga komentet e bisedës informale mes zyrtarit të ambasadës me zyrën e jashtme britanike në lidhje me çështjet jugosllave. Jugosllavia nuk beson se SHBA ka një politikë të pavarur për Ballkanin, por vetëm ndjek udhëheqjen britanike që prej vitit 1942. Britania po përpiqet të joshë Jugosllavinë për arsye ende të paqarta. Një rezultat i hidhur është se Jugosllavia ka humbur Triesten ndoshta përgjithmonë dhe për këtë ka pasur reagime kundër britanikëve, veçanërisht në ushtri. Vendi po shtyhet kështu drejt krahëve të Rusisë e cila ka një qasje shumë më miqësore ndaj aleatit të saj të vogël. Zgjedhjet britanike mund ta bëjnë situatën më të vështirë nëse fitojnë laburistët. Rumania do të këmbejë së shpeti traktatin tregtar me Jugosllavinë së bashku me disa rregullime territoriale të cilave dy vendet i referohen si “këmbime fshatrash,” në favor të Jugosllavisë si komb fitimtar. Bullgaria e Shqipëria, janë vende me të cilat Jugosllavia ka të gjitha arsyet për të mbajtur marrëdhënie miqësore dhe nuk kanë frikë nga njëra-tjetra. Krijimi i një federate mes tyre mbetet në program por jo për të ardhmen e afërt. Një federatë me Shqipërinë ndoshta është më e afërt se me Bullgarinë. I pyetur nëse sipas opinionit të tij Maqedonia Bullgare duhet të bashkohet me Maqedoninë Jugosllave, zyrtari i Beogradit tha se e njëjta pyetje duhet të ngrihet për Maqedoninë greke. Marrëdhëniet e Jugosllavisë me Greqinë pritet të jenë problematike. Ai tha se Greqia ka një qeveri reaksionare dhe se historia e vonshme i ka mësuar mësime të rëndësishme.

Departamenti i Shtetit për ambasadën britanike

Memorandum mbi pikëpamjet britanike mbi çështjen e njohjes së regjimit të Hoxhës si qeveri e Shqipërisë. Qeveria e SHBA ndan vullnetin e qeverisë britanike se politikat respektive në lidhje me njohjen e regjimit në Shqipëri duhet të jenë në koordinim të plotë. Ende Departamenti i Shtetit nuk ka marrë raportin e plotë të kreut të misionit në Shqipëri, Joseph E. Jacobs dhe nuk është konsultuar me të mbi çështjen. Në këto rrethana Departamenti nuk është në gjendje të ofrojë një pozitë të qartë në lidhje me njohjen. Por, Jacobs ka dorëzuar një raport paraprak me zbulimet e misionit ku sipas konkluzioneve fronti çlirimtar gëzon mbështetjen më të mëdha mes grupeve politike në vend dhe është më i shqetësuar për mirëqenien e popullit se regjimet e shkuara. Rekomandimi i tij kryesor është njohja duhet të jepet për autoritetet aktuale me kusht që ato të pranojnë të mbajnë zgjedhje sipas një formule të pranuar dhe të përshkruar bashkarisht përfaqësuesit britanikë, sovjetikë dhe amerikanë. Ndërkohë në lidhje me diskutimet e mundshme për çështjen në Konferencën e Potsdam, Departament ka bërë të njohura konkluzionet e raportit për delegacionin e tij në konferencë.

Tiranë, 9 gusht 1945

Përfaqësuesi në Shqipëri (Jacobs) për sekretarin e Shtetit: Duke parë statusin e pasigurt të misionit tonë këtu dhe për të tjera arsye shpresojmë që Departamenti do t’i evitojë protestat ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me ishullin e Sazanit. Veprimi agresiv i sugjeruar nga Brigadier Hodgson në Caserta nuk rekomandohet. Si amerikanët dhe britanikët, duke përfshirë dhe Hodgson, e kanë ditur se prej nëntorit të shkuar, trupat partizane kanë marrë kontrollin e ishullit dhe të protestosh pas 9 muajsh do të shkaktojë tronditje dhe do të inkurajojë anëtarët e qeverisë që nuk preferojnë bashkëpunim me SHBA dhe Britaninë. Për më tepër Sazani nuk është një tjetër Trieste por vetëm një ishull i vogël i militarizuar pa popullatë civile, rreth 3 milje larg portit të Vlorës. Departamenti e kupton sesi Italia e pushtoi fillimisht atë dhe nuk e kupton këtë interes të papritur mbi çështjen. Sipas raportimeve Italia ka pushtuar padrejtësisht ishullin e Sazanit në 1916, ndërsa forcat ushtarake shqiptare e pushtuan atë në tetot 1944. Raportohet se Brigadier Hodgson i ka drejtuar një komunikim Gjeneral Hoxhës ku i kërkon të konfirmojë ose mohojë pushtimin e Sazanit por nuk ka marrë përgjigje. Hodgson kishte ndërmend të njoftonte komandantin aleat të Mesdheut, të protestonte “kundër agresionit.”

 

Uashington, 11 gusht 1945

 

Departamenti ka ekzaminuar gjerësisht kërkesën e Hoxhës që regjimi të lejohet të dërgojë delegacion në SHBA për vizitë të përkohshme prej tre ose katër personash. Aktualisht me çështjen e njohjes ende të pazgjidhur, departamenti beson se nuk mund të pranojë një mision të tillë, pasi anëtarët e delegacionit do të ishin anëtarë të një qeverie që nuk njihet nga SHBA dhe aktivitetet e tyre sigurisht kanë një natyrë politike. Ne gjithsesi vlerësojmë gjithashtu faktin se ju rekomandoni dhënien e lejes për grupin shqiptar, prandaj mund të lejojmë një vizitë në SHBA vetëm nga dy përfaqësues të shtypit shqiptar. Ata do të kenë liri lëvizjeje dhe do të mund të vizitojnë grupet shqiptare këtu por nuk do të lejohen të përfshihen në aktivitete të propagandës politike. Qëllimi kryesor i udhëtimit të tyre duhet të jetë dhia e panoramës së Shqipërisë në skenën amerikane dhe provat për interesin e SHBA të Shqipëria dhe zona e Ballkanit. Nëse nuk kemi kundërshtime mund të kaloni mesazhin tonë informalisht te Hoxha si një bazë e pranueshme mbi temën e dërgimit të grupeve shqiptare në SHBA.

Tiranë, 15 gusht 1945

Përfaqësuesi në Shqipëri (Jacobs) për sekretarin e shtetit: Referuar telegramit tim për zbulimet paraprake të misionit tonë në Tiranë dhe pranimit se regjimi aktual është në kontroll të Shqipërisë, po ju dërgoj rekomandimet finale të misionit të veçantë.

1. Njohja

Regjimi aktual duhet të njihet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Sovjetik njëherësh dhe sa më shpejt, por me kushtet dhe kufizimet e mëposhtme: Së pari, regjimi i njohur prej nesh duhet të mbajë zgjedhje të përgjithshme ku populli i Shqipërisë të zgjedhë përfaqësuesit e tij në organin kushtetues, ku më tej të zgjedhurit të vendosin nëse do të vazhdojnë me formën aktuale të qeverisjes, në formën aktuale me ndryshimet e vendosura prej tyre, apo në një formë tjetër qeverisjeje të pranuar prej organit kushtetues me një Ligj të të Drejtave si ai i miratuar në Kongresin e Beratit në tetor 1944, por që prej atëherë duket se është hequr dorë nga qeveria. Në lidhje me zgjedhjet e sipërpërmendura, rrjedhimisht do të bëhen dy propozime: ose të bëhen zgjedhje të fshehta sipas ligjit elektoral të regjimit aktual, ose zgjedhje të stilit bashkiak. Duke njohur qëndrimin britanik ndaj regjimit, është thuajse e sigurt se ata do të kërkojnë zgjedhje të fshehta. Besohet se të dyja janë të pranueshme por meqenëse regjmi do të jetë në kontroll të tyre në të dyja rastet, preferohet procedura më e thjeshtë. Një paralajmërim i qartë duhet dhënë nga të tre fuqitë kryesore që zgjedhjet të kryhen në liri të plotë dhe të gjitha partitë ose personat, qofshin pro ose kundër qeverisë,të lejohen të marrin pjesë pa frikë ose kërcënime gjatë ose pas zgjedhjeve. Duke dhënë këtë paralajmërim duhet të deklarohet gjithashtu se përfaqësuesit e tre fuqive kryesore do të vëzhgojnë jo vetëm zgjedhjet por dhe konventën kushtetuese që do të lindë më pas si rezultat i tyre. Besohet se këto paralajmërime duhet të jenë të mjaftueshme. Megjithëse britanikët mund ta ngrenë këtë çështje, nuk rekomandohet që regjimi aktual të detyrohet të pranojë kthimin e refugjatëve shqiptarë jashtë vendit politikë apo ekonomikë. Këta refugjatë përbëjnë vetëm një minorancë të popullit shqiptar dhe megjithëse mes tyre mund të ketë disa patriotë, shumica kanë bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë që u arratisën dhe do të ishte të kërkoje shumë nga qeveria aktuale për diçka që tre fuqitë nuk kanë mjetet dhe kohën për të monitoruar. Por gjithsesi mund të ketë disa liderë shqiptarë që duket se favorizohen nga britanikët siç është Mehmet Konica, ish-ambasadori shqiptar në Londër, të cilin regjimi aktual mund ta lejojë të kthehet pa e keqtrajtuar. Së dyti duhet të ketë këmbime letrash ku autoritetet shqiptare premtojnë që sipas traktateve të negociuara, të lejojnë përfaqësitë diplomatike të tre fuqive të mëdha, të drejta dhe privilegje diplomatike sipas ligjit ndërkombëtar. Duke parë situatën e pazakontë që ekziston në Shqipëri, këto të drejta duhet të përmenden në pjesën për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të qartësohen në mënyrë specifike në mënyrë që të mos ketë keqinterpretime.

2. Asistenca e dhënë

Duke diskutuar çështjen e njohjes me autoritetet britanike dhe sovjetike, rekomandohet që në lidhje me ndihmat për t’u dhënë, së bashku ose veçmas të përmendet fusha e financës dhe e rikonstruksionit ekonomik. Pa një asistencë të tillë vendi nuk do të ketë stabilitet ekonomik dhe qeveria nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet. Në lidhje me ndihmat duhet përfituar nga rasti për të insistuar që regjimi të reduktojë masën e ushtrisë së tij duke e përshtatur me popullatën e vendit. Plotësimi i kërkesave dhe dhënia e ndihmave të këmbehen në mënyrë reciproke. Kjo pikë e fundit është e rëndësishme pasi sipas buxhetit të sivjetshëm që u publikua më 28 korrik 1945, tregohej se rreth gjysma e buxhetit të vendit i dedikohej ushtrisë. Tre fuqitë mund të bien dakord se rekomandimet do të dorëzohen dhe ekzekutohen te përfaqësitë e tyre diplomatike për studim dhe raportim sipas situatës. Ky studim duhet të nisë menjëherë pas dhënies së njohjes dhe me mbërritjen në Tiranë të përfaqësuesve diplomatikë. Në lidhje me asistencën ekonomike dhe financiare të sipërpërmendur, rekomandohet gjithashtu se pa marrë parasysh nevoja të tjera, tre fuqitë duhet të nisin hapat për vendosjen e lidhjeve postare, telegrafike dhe shërbimeve private financiare mes Shqipërisë dhe botës së jashtme. Ky hap është shumë i rëndësishëm për SHBA sepse një përqindje e lartë të popullatës veçanërisht në jug të vendit, kanë miq e të afërm në Shtetet e Bashkuara me të cilët duan të komunikojnë dhe nga të cilët marrin remitanca shumë të nevojshme, të cilat në të kaluarën kanë qenë burimi kryesor i të ardhurave për shumë prej tyre.

3. Marrëdhëniet britaniko-sovjetiko-shqiptare

Rekomandohet që Departamenti Shtetit të diskutojë me zyrën e Jashtme Britanike dhe atë sovjetike në lidhje me qasjen e tyre të vërtetë ndaj Shqipërisë dhe të arrijnë në një vendim të përbashkët për njohjen, pasi rezultatet e këtyre hetimeve mund të ndryshojnë rekomandimeve. Së pari duhet t’i bëjmë një kërkesë të prerë zyrës së jashtme britanike për qartësimin e politikave të krijimit të Shqipërisë së pavarur dhe ndaj grupeve të opozicionit në Shqipëri dhe në emigracion. Në fjalë të tjera ne duhet të dimë nëse vërtet disa zyrtarë britanikë preferojnë që vendi të ndahet dhe pjesa jugore t’i jepet Greqisë. Nëse britanikët mbështesin deklaratën e Anthony Eden se duhet të ketë një Shqipëri të pavarur, atëherë kjo të konfirmohet me politikat përkatëse britanike. Së dyti zyra sovjetike gjithashtu duhet të qartësojë politikën drejt Shqipërisë dhe ndaj grupeve komuniste atje. Kjo mund të jetë një çështje delikate por nëse ka zgjidhje të pranueshme për problemet shqiptare, para dhënies së njohjes SHBA duhet të dijë nëse rusët dhe Partia Komuniste do të ndalojnë së ushtruari influencën e tyre me anë të grupeve komuniste atje. Në fjalë të tjera ne duhet të presim që qeveria sovjetike t’i përmbahet asaj që ka premtuar në Deklaratën e Jaltës, pra se populli shqiptar ka të drejtë të zgjedhë lirisht dhe pa ndikim, formën e qeverisjes nën të cilën duan të jetojnë.

4. Problemet kufitare

Shqipëria ka tre probleme kufitare, një me Greqinë (që është më urgjenti) një me Jugosllavinë dhe një me Italinë, të cilat do të jenë objekt i diskutimeve tona me zyrat e jashtme britanike dhe sovjetike së bashku me diskutimet për çështjen e njohjes. Së pari në lidhje me Greqinë, ne duhet të bindim zyrën britanike dhe sovjetike për të rënë dakord në një politikë të përbashkët, e cila do të njoftohet publikisht dhe thelbi i së cilës është se kufijtë në jug të Shqipërisë nuk do të ndryshojnë në favor të Greqisë, përveç rastit kur në të ardhmen një organizatë ndërkombëtare vendos ligjshmërinë e pretendimeve greke. Nëse tre qeveritë e fuqive kryesore vendosin për një politikë më pozitive, ato duhet të sugjerojnë se kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të vendosen nga një komision i përbashkët mes dy vendeve dhe fuqive të mëdha aleate. Një marrëveshje e tillë duhet t’i përshtatet topografisë natyrale dhe me marrëveshjes se minoritetet respektive duhet të zhvendosen në vendet e tyre, nëse e dëshirojnë apo jo. Një diskutim i ngjashëm duhet të bëhet dhe mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për çështjen e rajonit të Kosovës. Siç është treguar në seksionin e këtij raporti për çështjet shqiptare, janë rreth gjysmë milioni shqiptarë në zonën e Kosovës në Jugosllavi. Autoritetet shqiptare me sa duket kanë pranuar pozitën e Jugosllavisë se nuk do të ketë ndryshime kufiri, por kjo vjen prej influencës që aktualisht Tito ushtron mbi qeverinë e Tiranës. Situata aktuale mbi këtë bazë nuk është një zgjidhje afatgjatë. Megjithëse ky problem nuk është mes prioriteteve të regjimit është e dëshirueshme që kjo të diskutohet me aleatët britanikë dhe sovjetikë, me të cilët fillimisht të studiohet çështja e kufirit grek dhe më pas për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me bashkimin e saj me Shqipërinë dhe transferimin e popullsive respektive. Është e qartë se për këtë është thelbësore bashkëpunimi me qeverinë jugosllave. Së treti marrëveshja finale duhet të arrihet për ishullin e Sazanit në hyrje të Vlorës dhe kthimin e tij te Shqipëria, pas aneksimin nga Italia në vitin 1920. Është e qartë se Sazani i përket Shqipërisë prandaj ai nuk është diskutuar asnjëherë në këtë raport, përveç një studimi nga selia jonë në Caserta. Prandaj ky është i vetmi rekomandim logjik që mund të bëhet.

5. Federata Ballkanike

Mbetet gjithashtu për t’u diskutuar subjekti final i bashkimit të mundshëm të Shqipërisë në federatën Ballkanike. Mësohet se ka merita në idenë e federatës Ballkanike, nëse kushtet e marrëveshjes arrihen mes vendeve të Ballkanit në atmosferë miqësore dhe pa influencë nga fuqitë e jashtme. Në fjalë të tjera, tre fuqitë e mëdha Shtetet e Bashkuara, Britania, Bashkimi Sovjetik por dhe Franca që ka influencë në çështjet evropiane, janë totalisht neutrale deh i lejojnë vendet e Ballkanit për të zgjidhur vetë çështjet e tyre. Por besohet se nuk është koha më e duhur për të arritur një marrëveshje të tillë pasi ekzistojnë ende shumë kontradikta siç janë ato shqiptaro-greke, shqiptaro-jugosllave dhe jugosllavo-greke. Prandaj ndoshta është më mirë që fuqitë e mëdha t’i sugjerojnë Shqipërisë dhe Jugosllavisë ta shtyjnë këtë diskutim për të zgjidhur çështjet më urgjente, por në kohën e duhur ideja duhet të merret në konsideratë.

Më të lexuarat