Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Franca i raportonte SHBA në 1949: Shqipëria pikë e rëndësishme strategjike e sovjetikëve, Rusia ka marrë në dorë pushtetin politik dhe ekonomik

Postuar: 16/06/2019 - 08:30

Në vitin 1949, Shqipëria shihej nga fuqitë e mëdha si një pikë e rëndësishme strategjike e sovjetikëve. Sipas disa dokumenteve të DASH, të deklasifikuara kohët e fundit, mësohet se ambasadori francez Cafferyi shkruantesekretarit të shtetit se në Shqipëri ishin instaluar rreth 4000 këshilltarë civilë sovjetikë dhe rreth 1300 ushtarakë sovjetikë të cilët po trajnonin ushtrinë shqiptare prej 25–30,000 njerëzish. Sipas tij, ushtria shqiptare po merrte dhe pajisje të shumta sovjetike.Ambasadori francez fliste asokohe për marrjen nën kontroll të pushtetit politik, ekonomik, kulturor dhe arsimor nga rusët. “Kontrolli politik ushtrohet nga regjimi i Hoxhës, me Shehun si njeri i Moskës, gjithashtu ministër i Brendshëm dhe pasuesi zyrtar i Hoxhës. Kontrolli ekonomik sovjetik, i cili para prishjes me Titon ushtrohej nga Jugosllavia, është total. Të gjithë teknikët jugosllavë janë larguar tashmë dhe janë zëvendësuar nga rreth 4000 rusë. BRSS ka gjithashtu monopolin e tregtisë së jashtme, duke e furnizuar atë nga deti me importet e nevojshme të ushqimeve por me sa duket dhe me fertilizues, traktorë, hekurudha dhe pajisje të tjera industriale, duke treguar përpjekje serioze për të krijuar një shtet modern të varur nga BRSS. Lidhjet e rregullta me BRSS përveç atyre detare është dhe një avion sovjetik që vjen çdo dy javë, duke kaluar mbi Jugosllavi dhe rrjedhimisht kërkon lejen e tyre. BRSS ka gjithashtu kontrollin e arsimit dhe të kulturës, i cili ka zëvendësuar më parë atë Jugosllavisë, e cila zëvendësoi atë që më herët zotërohej nga Italia”, shkruante ambasadori francez.

Paris, 29 prill 1949

Ambasadori në Francë (Caffery) për sekretarin e shtetit: Ministria e Jashtme ka kufizuar materialet e detajuara për Shqipërinë dhe beson se ajo po kthehet në një pikë të rëndësishme strategjike të sovjetikëve në mes të Jugosllavisë dhe Greqisë, me kontroll të plotë politik, ekonomik dhe ushtarak të sovjetikëve, e cila kryen nga rreth 4000 këshilltarë civilë sovjetikë dhe rreth 1300 ushtarakë sovjetikë në vend. Këta të fundit po trajnojnë ushtrinë shqiptare prej 25–30,000 njerëzish, e cila po merr pajisje të shumta sovjetike. Kontrolli politik ushtrohet nga regjimi i Hoxhës, me Shehun si njeri i Moskës, gjithashtu ministër i Brendshëm dhe pasuesi zyrtar i Hoxhës. Kontrolli ekonomik sovjetik, i cili para prishjes me Titon ushtrohej nga Jugosllavia, është total. Të gjithë teknikët jugosllavë janë larguar tashmë dhe janë zëvendësuar nga rreth 4000 rusë. BRSS ka gjithashtu monopolin e tregtisë së jashtme, duke e furnizuar atë nga deti me importet e nevojshme të ushqimeve por me sa duket dhe me fertilizues, traktorë, hekurudha dhe pajisje të tjera industriale, duke treguar përpjekje serioze për të krijuar një shtet modern të varur nga BRSS. Lidhjet e rregullta me BRSS përveç atyre detare është dhe një avion sovjetik që vjen çdo dy javë, duke kaluar mbi Jugosllavi dhe rrjedhimisht kërkon lejen e tyre. BRSS ka gjithashtu kontrollin e arsimit dhe të kulturës, i cili ka zëvendësuar më parë atë Jugosllavisë, e cila zëvendësoi atë që më herët zotërohej nga Italia. Gjuha ruse mësohet gjerësisht në shkollat shqiptare ndërsa studentët që studiojnë jashtë me shpenzimet e shtetit dërgohen në bashkimin Sovjetik. Për afro 1300 oficerët sovjetikë rezidentë në Shqipëri me qëllim organizimin dhe stërvitjen e një numri të forcave rebele greke, ka dhe një numër të konsiderueshëm rebelësh që e përdorin Shqipërinë si bazë. Por rebelët grekë nuk kanë funksione zyrtare në Shqipëri. Francezët besojnë se popullata shqiptare në përgjithësi e konsideron regjimin si armik dhe është kryesisht anti-ruse. Por ata janë totalisht të kontrolluar dhe nuk lejohen apo ekzistojnë lëvizje disidente apo rezistente. Ish-ambasadori francez atje Menant është kthyer në Francë dhe pret emërimin e radhës. Ai u pasua nga Chartier, ish-konsulli në Milano, që ka ardhur në shkurt në Tiranë... Zyra e jashtme franceze na ka lejuar të studiojmë disa nga komunikimet nga Tirana, të cilat përbejnë thelbin e saj që kemi përmbledhur këtu. Nëse Departamenti ka pyetje specifike besoj se një bisedë me vetë Menant do të ishte më produktive. Mund të tentoni gjithashtu të kontaktoni Walling, amerikani përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, tashmë në Francë.

Neë York, 14 maj 1949

Memorandum bisede, kreu i çështjeve jugore (Campbell):Shtylla tha se kishte takuar Benjamin V. Cohen i delegacionit amerikan në OKB disa ditë më parë, duke thënë se dëshironte të diskutonte në mënyrë informale çështjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Cohen i tha se ky subjekt ishte jashtë detyrave të tij dhe se Shtylla duhet të takonte zyrtarët e Departamentit që punonin me Shqipërinë. Më 13 maj Shtylla kontaktoi Hoëard në New York. Howard i telefonoi Departamentit dhe ra dakord për intervistën e mëposhtme. Shtylla theksoi se biseda e tij ishte informale dhe se nuk kishte marrë udhëzime formale nga qeveria e tij, por gjithsesi po paraqiste pikëpamjet e qeverisë. Ai tha se që prej fundit të luftës Shqipëria ka dashur të ketë marrëdhënie diplomatike me SHBA. Kanë kaluar tashmë rreth tre vjet pa asnjë komunikim nga asnjë palë prandaj qeveria e tij është e gatshëm të rishikojë situatën bazuar në atë që ka ndodhur në vitet 1945 e 1946 si dhe në kushtet aktuale. Ai dëshironte të dinte në mënyrë specifike se cili ishte pozicioni i SHBA. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë ishte menduar por nuk ndodhi në vitet 1945 e 1946 prej mosmarrëveshjes në lidhje me konfirmimin e Shqipërisë të traktateve të para kohës së luftës mes dy vendeve. Shtylla pyeti nëse SHBA ka ende qëndrimin e vitit 1946, apo pozita e saj përcaktohej nga faktorë të tjerë. Ai kërkonte të komunikonte te qeveria e tij qëndrimin zyrtar të SHBA dhe dëshironte të dinte nëse SHBA mund ta merrte në konsideratë vendosjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe nëse po me çfarë kushtesh. Unë i thashë se nuk mund të jepja një deklaratë mbi politikat për llogari të Departamentit dhe se isha i autorizuar vetëm dëgjoja ato që kishte për thënë. I dhashë më pas një përmbledhje të shkurtër të historisë së çështjes së marrëdhënieve mes dy vendeve që prej ardhjes së misionit amerikan të Jacobs në Shqipëri në 1945, duke theksuar se qeveria shqiptare kishte qenë dakord në 1946 të konfirmonte traktatet multilaterale por me kushtin që traktatet bilaterale të diskutoheshin pas vendosjes së marrëdhënieve zyrtare. Përmenda gjithashtu vështirësitë që misioni amerikan kishte hasur në 1946 dhe trajtimin e pasjellshëm nga qeveria shqiptare. Ai u përgjigj se nuk kishte pasur vështirësi të tilla përveç atyre të shkaktuara nga aktivitetet e disa anëtarëve të misionit. Shtylla dhe unë ramë dakord që nuk mund të binim dakord në këtë pikë dhe nuk e përmendëm më. Unë më pas përmenda vizitën e kolonel Tuk Jakova te Departamenti në gusht 1946, kur ai foli me Hickerson për formulën e pranimit në parim të traktateve dhe rinovimin e marrëdhënieve diplomatike. (Kjo formulë plotësonte çështjet tona kryesore). Shtylla pyeti nëse Shqipëria apo SHBA ishin përgjegjëse për prishjen e tentativës së kompromisit, dhe unë u përgjigja se ne nuk kishim dëgjuar më për këtë dhe se biseda ishte shuar pasi Shqipërisë nuk i ishin pëlqyer kushtet. Në të njëjtën kohë qeveria shqiptare bëri një tjetër propozim i cili kësaj radhe ishte i papranueshëm për SHBA, siç ishte njohja e traktateve multilaterale por jo ajo e marrëveshjeve bilaterale mes Shqipërisë dhe SHBA. Unë pyeta Shtylla nëse kishte ndonjë propozim konkret për të bërë. Ai tha se nuk mund të bënte propozime konkrete derisa të dinte se cili ishte qëndrimi i SHBA. Unë u interesova se çfarë mund të propozonte Shqipëria nëse supozohet se qëndrimi i SHBA është i njëjtë me atë të 1946. Ai tha se nuk mund të bënte deklarata mbi situata hipotetike pasi instruksionet që kishte marrë nuk e mbulonin atë pjesë. I thashë Shtyllës se do të kthehesha në Uashington të dielën dhe do të raportoja te Departament atë që ai më tha për të marrë një qëndrim të Departamentit siç kërkonte qeveria e tij. Ai tha më tej se do të largohej nga New York drejt Francës kur të mbyllej sesioni i asamblesë së përgjithshme të OKB (me shumë gjasa mbyllet sonte në mbrëmje ose nesër), por shtoi se mund të qëndronte disa ditë të tjera nëse është e nevojshme për të diskutuar subjektin. Unë propozoj që sonte të komunikojmë me Howard për të parë nëse ai mund të lidhet me Shtyllën për të parë mundësinë e komunikimit me të në Nju Jork ose më vonë me anë të ambasadës në Paris. Do të ishte mirë të merrnim një vendim, edhe sikur thjesht për të sugjeruar që ai të qëndrojë disa ditë të tjera në New York. Ai nuk mund të vijë në Uashington pasi viza e tij parashikon lëvizje vetëm brenda kufijve të New York City. Megjithëse Shtylla nuk u detajua shumë në deklaratat e tij, kisha përshtypjen se qeveria shqiptare dëshiron të gjejë një formulë për vendosjen e marrëdhënieve me SHBA, apo ndoshta është e gatshme të pranojë traktatet e vjetra, edhe pse Shtylla nuk ka sinjale për këtë. Asgjë nga to që ai tha nuk të jepte ide se përse Shqipëria kishte zgjedhur këtë mënyrë qasjeje në këtë herë të caktuar.

Uashington, 16 maj 1949

Memorandum i kreut të çështjeve evropiane (Hickerson) për zv. sekretarin e shtetit në OKB (Rusk): Memorandumi për bisedën e ambasadorit shqiptar në Francë Behar Shtylla, tregon se qeveria shqiptare dëshiron të diskutojë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA ndoshta me kushtim e pranimit të traktateve të para-luftës të e cilat ishin refuzuar në negociatat e 1945–46. Ne nuk jemi të sigurt se përse është bërë jo qasje në këtë kohë të caktuar. Mund të supozohet se është bërë me pranimin dhe ndoshta rekomandimin e sovjetikëve, ndërsa gjendja e rëndë ekonomike shqiptare mund të jetë një tjetër faktor i panoramës. Sigurisht që do të kishte disavantazhe në vendosjen e marrëdhënieve me Hoxhën në këtë kohë pasi tashmë Shqipëria është një regjim policor i kontrolluar 100 për qind nga Moska. Njohja e Shqipërisë nga SHBA do të sillte përçmim te shumë elementë anti-Hoxha në Shqipëri dhe gjithashtu në Greqi. Ajo mund të bëhet objekt kritikash edhe këtu në SHBA si favorizim i një qeverie të pakëndshme. Ne kemi kundërshtuar pranimin e Shqipërisë në OKB me argumentimin se qeveria e Hoxhës nuk plotëson detyrimet e dokumentit të OKB. Nga ana tjetër një marrëveshje me Shqipërinë për njohjen e traktateve të para luftës do të reduktonte një pjesë të këtyre kritikave. Nëse jepet njohja, qeveria e SHBA mund të deklarojë përsëri me qartësi se nuk i aprovon praktikat dhe metodat e përdorura nga qeveria shqiptare. Vendosja e marrëdhënieve do të mund të mbronte më mirë qytetarët amerikanë nga sa mund të bëjmë aktualisht. Gjithashtu do të kishte avantazhe nga pikëpamja e informacionit dhe e mundësive për veprim të cilat për momentin nuk i kemi. Në gjendjen aktuale të çështjeve në Ballkan, dhe veçanërisht në Shqipëri që është një pikë e dobët e sferës sovjetike, prezenca e një misioni amerikan do të ishte e dobishme. Në diskutime të tjera mbi këtë subjekt Departamenti i Shtetit mund të sinjalizojë me shqiptarët, por pa vendosur kushte absolute, se ne kërkojmë garanci jo vetëm për traktatet e para-luftës por gjithashtu mbi lirinë e misionit diplomatik amerikan për të kryer detyrat e tij pa ndërhyrje të bezdisshme siç ndodhi më parë me misionin e Jacobs në 1946. Gjithashtu ne do të kërkonim ndryshim të sjelljes së Shqipërisë ndaj Greqisë dhe respektim të ligjit ndërkombëtar e të shteteve të tjera. Qasja e qeverisë shqiptare kërkon mendim dhe diskutim, apo dhe konsultim të mundshëm me britanikët. Është jo vetëm e pamundur por dhe e pamatur që shqiptarëve t’u jepet menjëherë pozita e qartë e SHBA mbi propozimin. Ne rekomandojmë që: Të njoftojmë në mënyrë informale Shtyllën se nuk mund të marrë menjëherë një përgjigje definitive dhe se nuk ka arsye që ai të shtyjë udhëtimin e tij për në Paris; Në të njëjtën kohë ta njoftojmë se çështja nuk mund të merret në konsideratë veçmas rolit të Shqipërisë në konfliktim me guerilasit komunistë në Greqi, me mungesën e saj të bashkëpunimit me OKB dhe çështje të tjera; Ta informojmë se ne do të marrim në konsideratë dhe pikëpamjet që ai mund të prezantojë më vonë; Në përgatitje të diskutimeve dhe formulimit të qëndrimit të Departamentit ne duhet të ruajmë qasjen tonë gjithmonë të përkulshme, duke ruajtur më mendje avantazhet e të pasurit të një misioni në Shqipëri, gjë që mund të ndihmojë politikën tonë të përgjithshme kundrejt BRSS, atë në Ballkan, Greqinë etj.

 4 tetor 1946

Ditari delegacionit SHBA

Kardelj (Jugosllavia) kërkoi që vendet që nuk kishin vuajtur nga agresioni i Italisë të kuptonin ndjenjat e një vendi që kishte vuajtur aq shumë sa Jugosllavia.  Aroutiunian (BRSS) nuk bëri rekomandime për shumën totale të kompensimeve ndaj Shqipërisë, Etiopia, Greqisë e Jugosllavisë, por sinjalizoi se kjo e fundit duhet të merrte dy herë më shumë se Greqia bazuar në kriteret e dëmeve të pësuara sipas Konferencës së Kompensimeve në Paris. Ai shtoi se vendimi i Britanisë dhe SHBA në lidhje me Shqipërinë ishte një vendim politik, sipas linjës që ata po mbajnë drejt vendit, dhe shtoi se Shqipëria duhet të marrë kompensim sa Etiopia pasi të dyja vendet kishin vuajtur pushtimin dhe kolonizimin nga Italia. Përfaqësuesi bjellorus simpatizoi me vendet e dëmtuara dhe tha se i kuptonte vuajtjet e tyre. Ai theksoi se Shqipëria ishte në listën e vendeve për dëmshpërblime dhe nuk e kuptonte se përse SHBA mendonte se Shqipëria nuk duhet të kompensohej. Rueff (Franca) tha se Franca i pranonte shifrat e Britanisë për Jugosllavinë, Greqinë e Etiopinë, por në bazë të llogaritjes së dëmeve mendonte se Shqipërisë përveç aseteve italiane në Shqipëri t’i jepeshin dhe $5 milionë në reparacione. Ai tha në përgjigje të deklaratës së Aroutiunian se Konferenca e Parisit nga bërë raportim e kompensimeve mes Jugosllavisë e Greqisë në 2 me 1 por ko ishte bërë vetëm në lidhje me dëmet e shkaktuara nga Gjermania prandaj nuk vlente për çështjen në diskutim. Thorp sugjeroi më pas një plan për votimin e procedimeve në Komision, duke nisur me votimin nëse Shqipëria duhet të merrte reparacione, dhe më pas për të llogaritur reparacionet e Etiopisë, Greqisë e Jugosllavisë, dhe më në fund shumën totale të reparacioneve. Përfaqësuesi polak foli kundër llogaritjeve të mëtejshme. Në votën e parë çështja nëse Shqipëria duhet të marrë reparacione apo jo ishte e barabartë 10 me 10 dhe kryetari vendosi se nuk kishte fitues. Përfaqësuesi shqiptar më pas dha një deklaratë ku tha se Shqipërisë nuk i ishte dhënë trajtimi i duhur siç mund të rritej për një vend aleat. Përfaqësuesi sovjetik tha se rezervonte të drejtën e ringritjes së çështjes dhe propozoi që Shqipëria të merrte të njëjtën shumë sa dhe Etiopia. Komisioni votoi më pas për shumë e reparacioneve të Etiopisë. Edhe një propozim i Australisë për rritjen e shumës së sugjeruar nga $25 milionë në $35 milionë humbi me barazim votash 10 me 10. Shuma $25 milionë për Etiopinë u aprovua unanimisht. Pretendimi jugosllav për  $400 milionë humbi me 8 vota pro dhe 12 kundër. Parimi që reparacionet për Etiopinë [Greqinë] e Jugosllavinë u aprovua me dy të tretat e votave 15 me 1, 4 abstenime. Aroutiunian përdori përsëri të drejtën e vetos duke thënë se reparacionet për Jugosllavinë duhet të ishin dy herë sa Greqia. Komisioni më pas aprovoi shumën totale të reparacioneve $225 milionë siç ishte propozuar nga Britania. Përfaqësuesi sovjetik rezervoi të drejtën për ta ngritur çështjen në Këshillin e ministrave të jashtëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:11

Amerikanët kanë publikuar të tjera dëshmi për zhvillimet gjatë regjimit komunist. Në dokumentin e sotëm po publikojmë një dëshmi të Aleko Bimlit, i cili e ka njohur Hoxhën gjatë studimeve në Korçë.

Postuar: 19/11/2019 - 07:11

CIA zbardh të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste.

Postuar: 17/11/2019 - 15:50

Lufta e Tiranës ka hyrë në histori si momenti i kalimit të forcave partizane në formacione të rre

Postuar: 17/11/2019 - 10:30

Profesori dhe historiani Bernard Zotaj, ka hedhur dritë mbi betejën që u bë për Çlirimin e Tiranë

Postuar: 14/11/2019 - 07:14

Amerikanët kanë hedhur të tjera detaje mbi zhvillimet gjatë regjimit komunist.

Postuar: 13/11/2019 - 07:11

Shërbimi amerikan i CIA ka deklasifikuar të tjera dokumente për Shqipërinë.

Postuar: 12/11/2019 - 07:10

Amerikanët kanë hedhur sërish dritë mbi zhvillimet në sistemin komunist.