BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

rusi-2018-bota-sport

Operacionet e CIA në Shqipëri, ja si grupi “Pine Tree” arriti të arratisej në Jugosllavi dhe përplasja me njerëzit e Titos, zbardhen emrat e disidentëve

Operacionet e CIA në Shqipëri, ja si grupi “Pine Tree”

Gazeta zbardh pjesën e dytë të deklasifikuar nga CIA, sa i takon grupit Pine Tree, i cili arriti të infiltrohej në vendin tonë. Sipas dokumenteve, ky grup pas vështirësive që hasi në territorin shqiptar arriti të kalonte në Jugosllavi dhe më pas në Greqi. Aty tregohen vështirësitë në jugosllavi, pasi Beogradi tentoi t’u merrte informacionet për Shqipërinë dhe u kërkoi të largoheshin.

Nisja në Surroj

(Vijon nga numri i mëparshëm)

Në fillim të tetorit grupi u nis për në Surroj ku do të qëndronin deri në kohën e lëshimeve. Ndërkohë ata morën informacion se Sigurimi kishte rrethuar dhe po ruante zonën e lëshimit në Mi e Ronës. Grupi vendosi që zona e re e lëshimit të ishte Nica. Më 9 tetor të shoqëruar nga një grup jugosllav prej 9 vjetësh, ata u nisën për në Nicë. Herët më 15 tetor grupi vendosi që erërat e forta nuk kanë lejuar ngritjen e avionëve, por më vonë ata dëgjuan zhurmët e motorëve dhe vrapuan për t’u rikthyer në zonë por gjatë kalimit të parë ata kishin arritur të ndiznin vetëm një zjarr. Në fluturimin e dytë grupi kishte ndezur të tre zjarret e kërkuara nga sinjali i lëshimit. Lëshimet u kryen por grupi raportoi sukses të vogël prej shikueshmërisë së ulët të motit dhe fluturimit në lartësi të madhe të avionit klandestin. Grupi komentoi sa më poshtë për fluturimin dhe lëshimet: Nga 26 pako të lëshuara u rikuperuan vetëm 13, teksa ato kishin rënë rreth një orë larg në këmbë nga zona e programuar e lëshimit. U desh një orë e gjysmë që misioni radio i Faik Dalipit e Koçi Dules të vihej në kontakt me komitetin pritës. Grupi Pine Tree qëndruan në zonë e lëshimit deri në agim, dhe u morën me fshehjen e pakove të reja. Pas agimit mund të dalloheshin në distancë disa parashuta të varura në pemë dhe grupi vendosi të tentohej rekuperimi i tyre për vetë sigurinë e misionit. Por duke lëvizur drejt zonës ku dukeshin parashutat e ngecura në pemë, grupi pikasi një patrullë prej rreth 30 njerëzish. Agjenti Little Pine thotë se beson se u grupi u dallua nga patrulla por ndoshta ngaqë ushtarët besonin se ishin grup më i madh, u lanë të shkonin pa bërë zhurmë. (Kemi pasur edhe në të shkuarën raportime se njësi ushtarësh kanë lënë të kalojnë njerëz të armatosur pa i trazuar, por kjo është hera e parë që raportohet për një skuadër të plotë me 30 vetë, dhe tregon masën e neglizhencës mes individëve në shërbim). Grupi më pas vëzhgoi nga larg sesi ushtarët mblodhën pakot e mbetura dhe u drejtua te baza e tyre. Pine Tree u nis drejt Nicës ku ndau furnizimet mes miqve. Më pas ata u nisën drejt Lushen që do të ishte baza e tyre e dimrit. Grupi kishte menduar ta kalonte dimrin në një kasolle të ndërtuar në zonën malore mbi Lushen, por shumë zhvillime negative dhe moti shumë i ashpër i detyroi ata të vendosin nëse jugosllavët do të ruanin ende ofertën e tyre për t’i strehuar gjatë dimrit. Grupi i dërgoi fjalë kolonelit dhe përgjigja ishte pozitive, prandaj ata siguruan radiot, armët dhe ushqimet dhe u nisën drejt kufirit të Jugosllavisë.

Përplasja me jugosllavët

Në Prizren grupit iu tha se do të duheshin tre ditë deri sa të sigurohej një shtëpi, ndërkohë duhet të prisnin te ndonjë familje jugosllave ose në shtëpinë e Dalip Zyberit (Zyberi ishte një nga kontaktet e Bajraktarit) grupi vendosi të qëndronte në familjen jugosllave por koha po kalonte dhe banesa nuk po gjendej, prandaj u bë e qartë se jugosllavët ishin të interesuar vetëm të nxirrnin jashtë veprimi një grup agjentësh të Komitetit Shqipëria e Lirë për t’i lënë rrugë të lirë grupeve jugosllave. Dhe vërtet, një ditë në shtëpinë ku po qëndronin erdhi kapiteni Gropere dhe kërkoi që ata të jepnin çdo informacion mbi gjendjen në Shqipëri. Grupi refuzoi te jepte informacione dhe tha se ishin ftuar nga qeveria jugosllave të kalonin dimrin sipas marrëveshjes me kolonel Jedomoviç dhe se nuk do të detyroheshin të jepnin informacione kundër dëshirës së tyre. Autoritetet jugosllave u zemëruan nga qëndrimi i grupit, i cili më vonë raporton për shumë episode negative nga jugosllavët ndaj tyre. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi u kontaktuan shumë shqiptarë, por një pjesë e mirë e tyre ishte e qartë që punonin për kauzën jugosllave. Shumë nga takimet mes grupit Pine Tree dhe emigrantëve shqiptarë ishin të ditura për autoritetet vendase pasi ata ishin informatorë. Një ditë emigranti e informatori shqiptar i Lidhjes së Prizrenit, Lutfi Spahiu së bashku me një oficer të inteligjencës, vizituan grupin. Spahiu nuk i tregoi grupit se ishte dërguar nga kolonel Jedomoviç, por foli me autoritet të madh personal, duke shpallur qëllimet e mira të qeverisë jugosllave, e cila po i strehonte gjatë gjithë kësaj kohe, prandaj i kërkoi të bashkëpunonin. Ai kërkoi që grupi të mos përhapte propagandë kundër Jugosllavisë. Më tej Spahiu tha se autoritetet jugosllave nuk mund ta mbanin grupin më gjatë me status ilegal, prandaj ata duhet të kërkojnë status azili politik. Në përgjigjen e tyre grupi Pine Tree tha se nuk kanë vepruar kundër jugosllavëve, por kanë shkuar në Shqipëri me një detyrë specifike. Gjatë kohës në Jugosllavi ata nuk kanë folur fare për Jugosllavinë por vetëm për çështjet shqiptare. Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga misioni i tyre vetëm se kjo dëshirohet nga jugosllavët, dhe se nëse qeveria jugosllave nuk i lejon do tmë në vend sipas marrëveshjes fillestare atëherë do të largohen nga vendi.

Qëndrimi

Dy ditë më vonë Lutfi Spahiu u kthye dhe informoi grupin se kolonel Jedomoviç ishte shprehur se ishte i lumtur që grupi ishte përgjigjur në mënyrën si ishin përgjigjur. Ky informacion bëri që grupi të vendoste të qëndronte në Jugosllavi deri në maj. Tre ditë pas vizitës së dytë të Spahiut, koloneli Jedomoviç dhe një major i lartë i sigurisë vizituan grupin. Koloneli deklaroi Komiteti shqiptar i Prizrenit ishte ankuar për aktivitete e grupit prandaj marrëveshja e mëparshme do të anulohet. Ai tha se grupi do të lejohet të qëndrojë në Jugosllavi vetëm si refugjatë politikë dhe jo në Prizren, por diku në zonën e Mitrovicës. Por pas konsultimeve me dy oficerët e tjerë prezentë fjalët e fundit të kolonelit ishin se do të gjendej për ta një shtëpi në Prizren. Tre ditë më vonë një oficer sigurie erdhi për t’i informuar se nuk ishte e mundur të gjendej një shtëpi në Prizren. Më 24 maj kishte një stuhi të ashpër dhe dukej se grupi do të duhet të qëndronte më gjatë se afati i 28 majit. Grupi kërkoi nga autoritetet zgjatjen e lejes së qëndrimit dhe mundësinë e kërkesës për udhëzime nga Bajraktari. Autoritetet jugosllave përsëri treguan shumë interes për Bajraktarin dhe thanë se mund t’i dërgonin atij mesazhin me korrier të veçantë në Athinë. Grupi shkroi letrën e tij dhe ia kaloi autoriteteve për t’ia dërguar Bajraktarit. Deri më 4 qershor ata nuk kishin marrë asnjë përgjigje dhe afati u shty për në 8 qershor. Grupi u nis drejt kufirit shqiptar ku u takuan me 2 kapitenë të kufirit dhe kapiten Vasko të sigurisë kufitare. Prej shirave të rëndë kalimi i kufirit u bë një ditë më vonë në 9 qershor, por grupi përsëri u detyrua të rikthehej në anën jugosllave. Pine ishin përgatitur për rrugëtimin e tyre me materialet e pakove të furnizimit. Ata raportojnë se me miellin që kishin prej furnizimeve miqtë kanë pjekur bukë dhe gjithashtu gurabije, ndërsa në Jugosllavi kishin blerë kripë sheqer dhe tableta vitaminash. Çdo njeri mbante me vete rreth 15 kg ushqim.

Marshimi drejt Greqisë

Pas kalimit në Jugosllavi grupi eci i papikasur për tre net. Mëngjesin e ditës së katërt ata ishin tërësisht të lodhur nga mungesa e ujit kështu që ndaluan për t’u çlodhur dhe fjetur. Ata u zbuluan nga një bari të cilit i dhanë bakshish të majmë, 4 monedha ari dhe që u dha fjalën se nuk do i tregonte njeriu që i kishte parë. Gjatë gjithë udhëtimit ata ecën natën, pasi grupi besonte se autoritetet jugosllave ishin duke kërkuar për ta. Teksa freskoheshin në liqenit e Prespës grupi u pikas nga një civil i armatosur që qëlloi tre herë drejt tyre. Grupi nuk ia ktheu zjarrin, por u largua për t’u fshehur në pyll. Kjo ndodhi në të vetmen herë që ata lëvizën gjatë ditës. Grupi vazhdoi më tej i papenguar rrugëtimin e tij drejt kufirit grek dhe arriti në kufi 18 ditë pas nisjes së udhëtimit. Kaluan në pikën e Germanovës. Grupi raporton se u pritën mirë nga autoritetet greke dhe nuk u pyet asgjë përveç emrit të koduar të grupit të tyre.

2 korrik 1952

Informacione të tjera të raportuara nga Pine Tree

Grupi raporton se letërnjoftimet shqiptare kanë mbetur të pandryshuara, çdo personi që është fytyrë e re në një zonë, i kërkohet të paraqesë letërnjoftimin. Policia e çdo fshati ka një bllok me të gjithë letërnjoftimet e lëshuara. Të gjithë personat që udhëtojnë nga një fshat në tjetrin duhet të marrin leje te autoritetet. Kur dikush arrin në destinacionin e tij, duhet të regjistrohet te autoritetet lokale duke treguar format e identifikimit. Karta e Frontit Demokratik i jepet vetëm personave të besuar të partisë dhe shërben gjithashtu si biletë blerjeje për ushqime dhe rroba. Shqiptarët mbajnë gjithashtu dokumente të tjera si Libreza Ushtarake, e cila nuk është parë nga grupi, por ka ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë për anëtarët e partisë.

Informacion mbi grupet e disidentëve

Organizata e Shkodrës drejtohet nga Gjin Marku dhe Kol Pali, fjalëkalimi i saj është Kodi i Kuq. Grupi raportohet se ka 65 anëtarë. Ky informacion është dhënë nga Xhafer Niftat dhe grupi ynë tha se organizata ka kërkuar ndihmë materiale. Raportohet se ka një grup anti-komunist në Korçë por nuk dihet gjë rreth tyre. Grupi Pine Tree raporton se në zonën e Kukësit udhëheqësi komunistë është shefi i sapoemëruar i Sigurimit Zelfi Slahe, ndërsa në Surroj, Sadik Rahami dhe Bajram Rahami. Kohët e fundit në këtë zonë nuk kanë raportuar brutalitete. Raportohet gjithashtu se njerëzit e dënuar me vdekje nuk pushkatohen por vriten me gaz, pasi në këtë mënyrë popullata preket më pak. Disa komunistë preferohen më shumë se të tjerët pasi janë nacionalistë në zemër dhe përpiqen të ruajnë emrin e mirë në parti dhe i ndihmojnë miqve.

Arrestimet

Rreth 20 persona të arrestuar në zonën e Lumës në mars 1952 i përkisnin një organizate anti-komuniste e cila kishte ndihmuar grupin Pine Tree. Ata u burgosën të gjithë në Shkodër dhe deri tani nuk janë marrë veprime ndaj familjeve të tyre. Shumë shtëpi mund të kenë të fshehura armë, ndërsa banorët shpeshherë i çojnë ato natën për t’i fshehur në male. Në komunitet armët mbahen vetëm nga të besuarit e partisë. Banorët kanë konsideratë të lartë për Komitetin Shqipëria e Lirë. Fletushkat e lëshuara në emër të Komitetit janë pritur mirë nga popullata dhe kalohen fshehtas nga një person te tjetri. Karikaturat duket se kanë më shumë sukses te populli. Lajmet e vetme që popullsia mori për pakot me ushqime të lëshuara ishte nga Radio-Tirana, e cila tha se ishin të helmuara prandaj nuk lejohej që popullsia të mbante pakot. Ndjesia e përgjithshme ndaj anglo-amerikanëve është pozitive dhe e lidhur me ndihmën për çlirimin e vendit, ndërsa është e kundërta me grupet e sponsorizuar nga Jugosllavia, pasi qeveria komuniste e Jugosllavisë konsiderohet e ngjashme me qeverinë shqiptare. Ndjesia e përgjithshme është se çlirimi nga jugosllavët do të ishte një çlirim i rremë. Komiteti i Prizrenit nuk konsiderohet prej tyre si një organ legjitim as nga shqiptarët në Jugosllavi e as nga ata në Shqipëri, sepse vepron për llogari të qeverisë jugosllave. Burimet thonë se emigrantët shqiptarë në Jugosllavi dëshirojnë të kontaktojnë me Komitetin amerikan Shqipëria e Lirë, por nuk lejohen nga jugosllavët. Edhe ndjesia e përgjithshme ndaj Greqisë nuk është e favorshme prej pretendimeve të tyre territoriale në Shqipëri. Ndjesia publike ndaj Rusisë është se ndihma e tyre është kryesisht në makineri të vjetra e difektoze, në këmbim të të cilave marrin të gjithë prodhimin ushqimor të vendit. Disa zyrtarë shqiptarë shkojnë me shërbim në Rusi.

Satelitët VIII

Informacionet nga Shqipëria dhe nga kontaktet në Jugosllavi tregojnë se përveç rusëve në Shqipëri ka teknikë dhe ushtarakë bullgarë, të punësuar si konsulentë në qeverinë e Hoxhës për ndërtimin e fabrikave, dhe në të njëjtën mënyrë në organizimin e ushtrisë. Grupi Pine Treee raporton se nuk ka prova për prezencë të gjermano-lindorëve ose qytetarë nga vende të tjera satelite në Shqipëri.

Qëndrimet për qeverinë e ardhshme

Liman Peposhi dëshiron një demokraci që rrjedh nga vullneti i lirë i popullit dhe që Shqipëria e ardhshme të mos jetojë në frikën e vazhdueshme të humbjes së territoreve. Faik Dalipi i qëndron linjës së Ballit Kombëtar dhe kërkon një vend ku njerëzit të flasin dhe të punojnë sipas dëshirës.

Sigurimi

I vetmi batalion i ndjekjes i njohur prej burimeve është në Kukës, të cilët lëvizin vetëm kur marrin urdhra se grupe të huaja janë infiltruar në zonë. Zakonisht ata janë të armatosur me armë ruse dhe batalioni vepron në Kukës prej një viti. Besohet se batalioni është sjellë në zonë pak pas infiltrimit të grupit Pine Tree pasi fillimisht ishin të stacionuar në Tiranë. Aktivitetet e patrullimit janë të kufizuara gjatë ditës kur civilët e paarmatosur janë të detyruar të ecin para njësive të kontrollit. Nuk raportohet për kërkime gjatë natës. Batalioni raportohet të jetë besnik i regjimit të Hoxhës. Nga forcat e policisë raportohet se vetëm një e katërta janë besnikë ndaj Hoxhës. Veshjet e ushtrisë janë të ngjashme me ato të Britanisë, këpucët e larta dhe kapelja e ngjashme me atë jugosllave me yll të kuq. Një formë diamanti i kuq në jakë tregon forcat e Sigurimit, ndërsa kur forma është e verdhë tregon se është ushtria. Sigurimi zakonisht mban pushkë ruse ose ceke. Aktualisht nuk ka shenja mobilizimi edhe pse fortifikimet vazhdojnë të ndërtohen përgjatë zijos kufitare greke e jugosllave në Sukas, Mamzë, Nica e Drin. Fortifikimet janë kanale të thellë të mbuluara me dru, gurë e bimësi. E gjithë puna në fortifikime bëhet nga ushtria. Kohët e fundit është raportuar se po zhvillohet punë e konsiderueshme gjatë natës në kufirin jugosllav

 Transmetimet radio

Propaganda radio e Komitetit Shqipëria e lirë është dëgjuar disa herë në edicionin e orës 19.30 me cilësi të mirë. Edhe në Jugosllavi grupi arriti të dëgjonte transmetimet e mesditës. Emigrantët në Jugosllavi kanë konsideratë të lartë për Komitetin dhe ndjekin rregullisht programet e tij. Në Shqipëri nuk raportohet për zhurmues.

Komente të anëtarëve të grupit mbi dështimet dhe keqkuptimet

Me përjashtim të agjentit Little Pine, grupi besonte se kishte mungesë sigurie gjatë gjithë aksionit. Grupi i furnizimit besonte gjithashtu se Hysni Peposhi është lejuar të dijë shumë më tepër nga sa konsiderohet e përshtatshme për nga ana e sigurisë. Kapja e Hysni Peposhit dhe marrja e mëpasshme në pyetje ka sjellë arrestime të mëtejshme të njerëzve që kanë ndihmuar grupin. Vetë anëtarët e grupit humbën harmoninë me njëri-tjetrin, së pari prej letrës që supozohet të jetë dërguar nga Asllan Zeneli dhe Gjergj Gogha për Ramadan Velia (Cina) e cila u interceptua nga grupi. Letra shkaktonte shumë ndjesi negative drejt Komitetit Shqipëria e Lirë dhe grupi beson se kjo ishte një thyerje e rëndë e sigurisë, aq sa për të rrezikuar jetën e tyre. Në disa raste agjenti Little Pine raportohet të ketë bërë komente sharëse ndaj drejtuesve të Komitetit Shqipëria e lirë (kryesisht ndaj anëtarëve të Ballit Kombëtar). Tre anëtarët e tjerë të grupit raportojnë se Little Pine ka refuzuar të konsultohet me ta për aktivitetet e misionit (Little Pine insiston për të kundërtën, duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë keqkuptime brenda grupit).Grupi raporton se Little Pine nuk punonte si anëtarët e tjerë për interes të KSHL, por për interesat e Bajraktarit (kjo sigurisht nuk është e vërtetë). Grupi u kthye në bazë me moral të lartë e shëndet relativisht të mirë, përveç Little Pine. Ai ka mbajtur për vete informacione, të cilat i ka dhënë vetëm momentet e fundit pas insistimeve të shumta. Për këto do t’ju dërgojmë një dokument të veçantë në të ardhmen e afërt. Në përgjithësi grupi ka vlerësuar stërvitjen e dhënë nga stacioni ynë. Edhe pse ata nuk kishin ndonjë farë suksesi fenomenal, dëshmuan se me kontaktet e duhura edhe një grup i kalibrit të ulët mund të veprojë për periudha të zgjatura. Radio-operatori Pixie së bashku me grupin Pine Tree i nisën prej bazës së tyre operacionale drejt Shqipërisë në vjeshtën e 1951 por nuk u kthye kurrë prandaj gjatë kësaj kohe nuk janë tentuar kontakte radio. Para largimit nga baza e tyre në Shqipëri, operatori radio me ndihmën e dy të agjentëve të Pine Tree ka fshehur në tokë aparatet radio. Para se t’i groposnin aparatet u mbështollën fort me batanije. Groposja u bë nën dhomën e shtëpisë së tyre të sigurt në një vrimë rreth 1.5 metra të thellë. Operatori thotë se e zgjodhi këtë vend pasi do të qëndronte i thatë. Dy njerëzit që e ndihmuan më vonë u kapën nga autoritetet dhe nuk dihet nëse kanë treguar vendin e groposjes. Ndërsa kristalet operatori i groposi vetëm dhe askush nuk di për vendin. Kristalet ishin vendosur në një kanaçe të mbështjellë me një xhaketë dhe u groposën rreth 20 centimetra thellë.