Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raportimet e amerikanëve, ja si Hoxha premtonte një Shqipëri demokratike dhe garantimin e të drejtës së pronës në fund të 1944

Postuar: 05/10/2019 - 08:17

Gazeta amerikane “New York Times” ka treguar premtimet e Enver Hoxhës pas çlirimit. Sipas saj, ai deklaronte para qytetarëve se do të instalonte një regjim demokratik dhe premtoi njohjen e të drejtës së pronës. Si për ironi prona u kolektivizua dhe nuk pati demokraci.

4 dhjetor 1944

Shqipëria drejt rrugës demokratike

Kryeministri shqiptar Enver Hoxha tha sot në një intervistë se qeveria e tij do të rindërtojë Shqipërinë në formë demokratike dhe se favorizon një “vllazëri të fortë mes popujve të Ballkanit”. Por ai shtoi se ishte kundër një federate ballkanike, të paktën për sa kohë që nuk janë përcaktuar saktësisht kufijtë. Ish-mësuesi i kthyer në ushtar, tha se ndihma e vendeve aleate ishte shumë e nevojshme në detyrën gjigande të rindërtimit të vendit të vogël të Adriatikut, por deri tani nuk ishte ofruar gjë. “Tashmë Shqipëria është thuajse e çliruar, e gjitha vetëm me anë të popullit të saj, por asnjë organizatë aleate nuk na ka kontaktuar. Kjo është për të ardhur keq. Njerëzit tanë janë ende duke luftuar me armikun por tani po nisin dhe ndërtimin e vendit”, tha ai.

Kryeministri 36 vjeçar e përshkruante Shqipërinë si një vend të shkatërruar me mijëra njerëz të vrarë. Detyra e aprë e qeverisë së tij, tha Hoxha, është zgjedhja e asamblesë kushtetuese për të vendosur formën e përhershme të qeverisjes. Përfaqësuesit e parlamentit do të zgjidhen nga çdo fshat i Shqipërisë.

Vota universale e siguruar

Hoxha më tej analizoi planet e tij pikë pas pike. Ai tha: “Qeveria do të garantojë të drejtën e pronës private. Të gjitha personat mbi 18 vjeç, pa dallim bindjesh politike, por dhe personat nën 18 vjeç që ishin përfshirë në luftën partizane, do të kenë të drejtë të votojnë”. “Gratë, që janë trajtuar si skllave në shumë situata, kanë luftuar përkrah burrave në luftën çlirimtare dhe kanë fituar të drejtën e votës dhe privilegje të tjera. Qeveria nuk ka diskutuar ende panet në lidhje me kolektivizimin e bujqësisë, por tokat e të gjithë tradhtarëve dhe kriminelëve të luftës do të konfiskohen. Do të ketë një mobilizim kombëtar për punë me qëllim rindërtimin e vendit, por jo mobilizim për ushtri. Një komision tashmë ka nisur të vendosë cilët janë kriminelët e luftës dhe më vonë gjykatat e popullit do të krijohen në çdo prefekturë për t’i gjykuar ata. Kufijtë e Shqipërisë do të mbeten këto që janë. Ne nuk do të kërkojmë t’i zgjerojmë ato dhe nuk do të lejojmë të zvogëlohen. Qeveria do të ndihmojë të gjithë të plagosurit në luftë, ata që kanë qenë aktivë me forcat partizane do të ndihmohen të parët. Do të ketë një program të caktuar për tharjen e tokave dhe të përdorimit të burimeve të brendshme kombëtare”. Shqipëria kërkon aleancë të ngushtë me Jugosllavinë e Marshall Titos, pasi ne jemi të lidhur nga gjaku me jugosllavët”. Do të formohet Agjencia Telegrafike e Lajmeve për shpërndarjen e lajmeve të vendit në pjesën tjetër të botës, pasi në të kaluarën lajmet e Shqipërisë kur arrinin në Amerikë ishin shtrembëruar”.

E drejta për të luftuar grekët

Duke diskutuar një deklaratë të fundit të kryeministrit grek gorge Papandreu se Greqia do të kërkojë një pjesë të jugut të Shqipërisë në dëmshpërblimet e luftës, Hoxha tha se Shqipëria ishte e gatshme të luftonte për të mbrojtur kufijtë e saj. Kryeministri akuzoi se Greqia ka shkatërruar shtëpitë dhe ka torturuar njerëzit e minoritetit shqiptar në Çamëri në veri të Greqisë. “Situata është aq e keqe sa që deri tani 20 000 prej tyre kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Unë i kam parë ata të zbathur e në rrecka”, tha ai. Ai shtoi se minoriteti grek në jug të Shqipërisë ka dhe do të vazhdojë të ketë të njëjtat të drejta si shqiptarët. “Por asnjë qeveri në Athinë nuk do të dërgojë këtu xhandarmërinë për t’i komanduar ata apo për të ndërhyrë në politikat shqiptare”.

15 korrik 1945

Britania shton forcat në Greqi prej tensioneve në Ballkan

Për arsye të gjendjes së paqartë në Egje mes zonës britanike të influencës në Greqi dhe Turqi, dhe asaj sovjetike në Shqipëri, Jugosllavi e Bullgari, po bëhet gjithnjë e më e qartë se forcat britanike në Greqi do të mbeten deri pranverën që vjen ndoshta edhe më gjatë. Plani fillestar besohet se ishte ruajtja e njësive britanike deri në pranverë kur do të krijoheshin tre divizionet e ushtrisë greke. Nëse paqartësia në Ballkan vazhdon forcat britanike jo vetëm që nuk do të reduktohen por mund të shtohen. Forcat britanike në Greqi janë në masë po ato që erdhën në 1941 për të luftuar kundër gjermanëve. Por tashmë në veri të Greqisë po akumulohen forcat komuniste dhe megjithëse gradualisht armiqtë e rendit po eliminohen (40 guerilas të gjeneral Ares janë ekzekutuar) , trazirat duket se po ziejnë. Emri i vërtetë i gjeneral Ares është Athanasios Klaras, drejtues i Frontit Kombëtar Çlirimtar. Është raportuar gjithashtu për lëvizje të trupave jugosllave drejt jugut, si dhe ushtria që po krijon Shqipëria e Enver Hoxhës. Ka zhurma të pakonfirmuara që Marshall Tito po dërgon trupa nga Shqipëria drejt kufirit grek të Epirit. Zhurmat me shumë gjasa nuk janë të vërteta por funksionojnë për rritjen e pasigurisë.

Asnjë nga observuesit e situatës nuk beson se do të shpërthejë konflikti, por situata e krijuar është një tentativë e organizuar për të ulur moralin e Greqisë me anë të luftës psikologjike, në kohën e negociatave ruso-turke për të ardhmen e Dardaneleve dhe zonave Ardahan dhe Kar në Trans-Kaukazin turk. Sigurisht që forcat britanike në Greqi janë të pamjaftueshme për të përballuar një ofensivë të mundshme nga Bullgaria apo jugosllavët, por Britania është e përkushtuar këtu dhe disa njësi ushtarake në vend ia vlejnë sa për të parandaluar telashe ndërkombëtare. Që prej arritjes së marrëveshjes Chërchill-Molotov ku Rumania u vendos në sferën sovjetike dhe Greqia në atë Perëndimore, kjo zonë e palumtur presioni politik ka nisur të marrë formë. Qeveria britanike e kupton plotësisht masën e detyrës së saj këtu, pasi Greqia është çelës në kontrollin e Mesdheut Lindor dhe zonave të Suezit. SHBA duhet të jenë më të ndërgjegjshme për interesat e tyre pasi në zonën e Mesdheut Lindor ka rezerva strategjike karburantesh dhe janë investuar mbi 100 milion 2 dollarë.

22 gusht 1946

Shqipëria kërkon reduktim të forcave të Italisë

Në konferencën e paqes së Parisit sot u depozituan kërkesa e Shqipërisë për reduktim të mëtejshëm të forcave të Italisë dhe dëmshpërblim lufte, kërkesa e Egjiptit për një Libi të pavarur dhe ajo Austriake për Tirolin e Jugut. Tre vendet Shqipëria, Egjipti e Austria bënë propozime specifike për mënyrën e mirë të nisjes së argumenteve. Ndërsa tre vendet e tjera Meksika Kuba e Irani ishin të vendosura për pretendimet e tyre prej kontributeve në fitoren e forcave Aleate.

Katër kërkesa nga Hoxha

Zëdhënësi i Shqipërisë ishte kryeministri komunist Enver Hoxha i cili fluturoi në Paris për të folur vetë në konferencë, dhe bëri katër kërkesa në lidhje me traktatin e paqes së Italisë: Ai argumentoi se Italia mund të jetë ende një kërcënim prandaj fuqia e saj ushtarake duhet të reduktohet edhe më shumë. Hoxha tha se italianët kishin plaçkitur Shqipërinë për 54 muaj dhe pretendoi reparacione lufte në 3.5 milionë franga ari ose rreth 700 milionë dollarë. Ai kërkoi që konferenca të caktonte mënyrën e pagesës. Ai kërkoi më tej kthimin në Shqipëri të anëtarëve të qeverive kolaboracioniste dhe kriminelëve të tjerë të luftës që ishin larguar në Itali dhe sipas tij tani jetonin në hotelet më të mira. Ai kërkoi që Shqipëria të përfshihet mes fuqive Aleate ose të asociuara që përfitojnë nga traktati i paqes me Italinë dhe që marrin pjesë në zbatimin e tij. Gjenerali Hoxha fliste me vetëbesim në një frëngjishte të pastër teksa kërkonte llogari nga Italia, ish-armiku, apo Greqia me të njëjtën ashpërsi. Nga Italia ai kërkonte llogari për atë që i kishte bërë vendit gjatë luftës, kurse nga Greqia për atë që kërkonte të bënte sot duke kërkuar Epirin e veriut. Kryeministri ishte i ashpër në kërkesat e tij dhe nuk ngatërroi asnjë rrokje.

Citon liderët perëndimorë

Duke përmendur shërbimet e Shqipërisë gjatë luftës, Hoxha tha se forcat artizane të komanduara prej tij, ndaluan avancimin e katër divizioneve gjermane kur Aleatët zbarkuan në Francë, dhe citoi marshall Pietro Badoglio që dëshmonte për dëmin që shqiptarët i kishin shkaktuar karvanëve italiane që lëviznin për pushtimin e Greqisë. Ai citoi gjithashtu Uinston Çërçill, Kordel Hull dhe Eduard Stetinius i Riu të cilët kishin ngritur lart rezistencën shqiptare. Hoxha tah më tej se kjo temë ishte përshkruar gjerësisht nga gazetari Dmitri Maluiski kur blloku rus po argumentonte dhënien e ftesës së Shqipërisë për pjesëmarrje në konferencën e paqes. Gjenerali Hoxha nuk bëri lavdërime të Rusisë për epokën e luftës në krahasim me ato për Perëndimin, por përmendi faktin se një oficer rus e disa oficerë britanikë e ameriaknë ishin parashutuar në Shqipëri. Më pas u kthye nga kryeministri grek Konstandin Tsaldaris, i cili kishte folur kundër dëgjesës për shqiptarët. Hoxha tha se rreth 35 000 grekë në Shqipëri gëzojnë të drejta të njëjta me shqiptarët, ndërsa Greqia ka dënuar nga shtëpitë e tyre rreth 37 000 shqiptarë etnikë me qëllim eliminimin e minoritetit shqiptar në Çamëri. Pretendimi i kryeministrit Tsaldaris për Epirin e Veriut u karakterizua nga gjeneral Hoxha si “reflektimi politikës së vjetër greke të imperializmit dhe ekspansionizmit në Ballkan”. Ai më tej sfidoi legjitimitetin e qeverisë greke duke thënë se populli grek nuk kishte pasur influencë në zgjedhjen e tyre. Hoxha sinjalizoi se do të çonte pretendimet aktuale të Shqipërisë te komisioni i traktatit me Italinë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:09

Amerikanët kanë hedhur dritë mbi të tjera zhvillime gjatë regjimit komunist. Sipas raportimeve që janë bërë pranë CIA nga informatorët shqiptarë, janë treguar detaje mbi disa persona që janë burgosur nga sistemi.

Postuar: 20/10/2019 - 07:37

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arratisur

Postuar: 19/10/2019 - 07:05

 Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste të arra

Postuar: 18/10/2019 - 07:09

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 17/10/2019 - 07:13

Në vazhdën e të dhënave të mbledhura nga informatorët në radhët e Partisë Komuniste, CIA ka tregu

Postuar: 16/10/2019 - 07:07

Në vijim të numrit të kaluar, gazeta po tregon të tjera detaje nga rrëfimi që një prej ish-anëtar

Postuar: 15/10/2019 - 07:19

CIA amerikane ka deklasifikuar një dokument tepër voluminoz, ku jepen detajet e të dhënave që rap