BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

rusi-2018-bota-sport

Raportimet e amerikanëve, ja zhvillimet që ndodhën më 1991 për rrëzimin e sistemit, qëndrimet e Nexhmije Hoxhës, Sali Berishës dhe Ramiz Alisë

Raportimet e amerikanëve, ja zhvillimet që ndodhën më 1991

Amerikanët i kanë kushtuar rëndësi si periudhës komuniste, ashtu dhe viteve të para pas rrëzimit të saj. Në disa artikuj të “New York Times”, tregohen zhvillime nga viti 1991, kur dhe mori fund sistemi komunist. Aty tregohen detaje nga zgjedhjet e para pluraliste, si dhe qëndrimet e mbajtura nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, apo Sali Berisha.

E ardhmja e Shqipërisë 

Vdekja e Enver Hoxhës e ngre në një dimension tjetër misterin dhe ankthin që Shqipëria përbën për fqinjët e saj, si dhe për kampin Perëndimor dhe atë Komunist në përgjithësi. Por gjithsesi pozita armiqësore e Shqipërisë me botën e jashtme ka qenë e vazhdueshme, teksa vendi i vogël malor i Ballkanit ka ruajtur një izolacionizëm agresiv, pa hezituar të qëllojë në kufijtë detarë e tokësorë ndaj armiqve të vërtetë ose të imagjinuar. Ata dyshojnë ndaj të huajve dhe keqtrajtojnë minoritetet, veçanërisht atë grek. Nën regjimin e Hoxhës, fqinjët e Shqipërisë të paktën e dinin se përballeshin me një vend pa aleatë e pa miq, të dobët por të egërsuar. Hoxha e kishte bërë vendin e tij armik si me sovjetikët ashtu dhe me perëndimin, dhe prej fundit të viteve 1970 edhe me mikun e vetëm të mbetur, Kinën.

Sovjetikët mbeten jashtë Adriatikut

Nën regjimin e tij ishte e sigurt se Moska nuk do të rivendoste dominimin në detin Adriatik, frikë nga e cila Jugosllavia ishte ankuar shpesh te aleanca Atlantike, ku janë anëtarë dhe Greqia e Italia. Hoxha gradualisht ka reduktuar këto frika pasi ka eliminuar thuajse të gjithë ata që dyshoheshin si agjentë të fuqive të huaja apo rivalë të mundshëm. Viktima e fundit ishte  Mehmet Shehu, kryeministër dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në vend, i cili u vra ose kreu vetëvrasje në 1981. Spastrimet mund të kenë mjaftuar për të eliminuar kërcënimin ndaj vazhdimit të politikave të jashtme të Hoxhës. Grupi i vogël ndërkombëtar i vëzhguesve të Shqipërisë i cili mbështetet në raportimet e ambasadave të huaja në Tiranë dhe studimin e shtypit vendas, besojnë se tashmë qeverisja do të vazhdojë mbi bazë kolegjiale.

Alia pasuesi i mundshëm

Ramiz Alia, i cili ka qenë President i vendit, pritet të drejtojë një grup me besmnikë të Hoxhës. Në vitet e fundit të udhëheqjes së tij Hoxha kishte nisur një proces të ngadaltë të zëvendësimit të mbështetjes së tij të mëparshme te Kina me zgjerimin e kontakteve me perëndimin. Kontakte të tilla u inkurajuan nga Jugosllavia, Greqia, Italia, Gjermania Perëndimore e Franca si për arsye ekonomike dhe politike. Shtetet e Bashkuara nuk arritën të merrnin asnjë vëmendje në tentativat e tyre periodike për përmirësimin e lidhjeve. Greqia ka hapur dy kalime rrugore me Shqipërinë por vlera e tyre mbetet simbolike pasi Shqipëria nuk pret vizitorë dhe rrallëherë lejon shtetasit e saj të udhëtojnë jashtë vendit. Shqipëria ka përfunduar gjithashtu një hekurudhë drejt kufirit me Jugosllavinë, dhe po punon për zgjatjen e binarëve që pritet të jetë gati ën fund të vitit. Ka nënshkruar një traktat të zgjeruar tregtar me Italinë, me të cilën shpreson të hapë linjën e trageteve, por kjo besohet se do të jetë një operacion humbës prej mungesës së trafikut. Diplomatë gjermano-perëndimorë dhe figura politike si kryeministri bavarez Franz Josef Strauss, kanë biseduar me të dërguarit shqiptarë.

Bonn i gatshëm të ofrojë kredi

Megjithëse Gjermania refuzon kërkesat shqiptare për dëmshpërblime lufte, ajo është e gatshme të ofrojë kredi zhvillimi për vendin. Analistët perëndimorë shpresojnë që këto mundësi lidhjesh të tundojnë liderët shqiptarë të vazhdojnë në këtë drejtim. Për ta joshur vendin Perëndimi mund të ndjekë negociatat  për kthimin e floririt shqiptar të kapur nga Gjermania në 1945, i cili vlerësohet në rreth $37 milionë. Ajo çka analistët i tremben Shqipërisë post-Hoxha, është mundësia e rivaliteteve që mund të zhvillohen nën qeverisjen e Alias, të cilat mund të rihapin çarjet që do të shfrytëzoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Gjithashtu historia e luftës për pushtet në Shqipëri e bën akoma më real këtë rrezik.

Komunistët e vjetër të Shqipërisë përballë valës së ndryshimit

Viti 1991

Mbështetësit e demokracisë u përballën me komunistët e vjetër në të gjithë Shqipërinë  për të fituar dominimin në përcaktimin e të ardhmes së vendit të vogël të Ballkanit. Shkëmbime sporadike zjarri, me sa duket nga snajperë, u raportuan sot në kryeqytetin Tirana, ku tanket dhe autoblindat e ushtrisë po ruajnë ndërtesat qeveritare dhe ato të partisë komuniste në pushtet. Përplasja ka vënë përballë njëri-tjetrin shqiptarët e rinj me gjeneratën e vjetër  dhe zonat e varfra rurale, kryesisht maloret veriut, kundër qyteteve. Për rreth 46 vjet Shqipëria u qeveris me dorën e hekurt staliniste të Hoxhës, por në maj 1990, Presidenti Ramiz Alia nisi ndryshimet që sipas tij kishin si objektiv "demokratizimin e vendit". Ndryshimet dhe rritja e aktivitetit të forcave të opozitës tashmë po sjellin përplasje. Banorët në Tiranë thanë sot se disa njësi ushtarake dukej se do të merrnin pjesë në një grusht shteti për të larguar udhëheqjen revizioniste të President Alia dhe eliminimin e partive të reja opozitare. Një grup oficerësh të shkollës ushtarake në verilindje të Tiranës dhanë një ultimatum për Alian, duke kërkuar rivendosjen e monumenteve të Stalinit dhe të Enverit që ishin rrëzuar një javë më parë në Tiranë dhe në qytete të tjera nga turmat e protestuesve. Ushtarakët e quanin veten Komiteti i Mbrojtjes në Interes të Vendit por nuk identifikoheshin. Mbrëmjen e të premtes ndodhi një përplasje e dhunshme  mes kadetëve dhe oficerëve ushtarakë, demonstruesve anti-komunistë dhe forcave të policisë, ku një polic dhe tre civilë u vranë ndërsa  Radio Tirana raportonte për 80 të plagosur. Rreth 50 civilë u arrestuan. Sot rreth shkollës ushtarake kishte njësi të ushtrisë, por dëshmitarët thoshin se disa kadetë ishin larguar pasi mbështesnin programin e ndryshimeve të President Alia.

Çështjet partiake

Oficerët radikalë morën mbështetje nga komunistët fshatarë që organizuan mitingje në qytezat e vogla, duke kërkuar që autoritete të nderojnë  diktatorin Hoxha. Demonstrata të tilla u zhvilluan në Bajram Curri, Kukës e Peshkopi në verilindje të vendit, si dhe në Skrapar, Fier, Përmet e Berat në jug. Gjithashtu komunistët ortodoksë ringritën bustin e Hoxhës në Gjirokastër, që ishte dhe vendlindja e diktatorit të 41 viteve. Komunistët fshatarë organizuan Unionin e Vullnetarëve të Enver Hoxhës në Peshkopi, Përmet e Skrapar, duke deklaruar se do të marshojnë drejt kryeqytetit. Në Tiranë, Partia Demokratike u themelua dhe u legalizua nga President Alia në dhjetor. Ajo i bëri thirrje të gjithë "shqiptarëve patriotikë" të protestojnë kundër kriminelëve dhe forcave anti-demokratike "që po përpiqen të zhdukin demokracinë në Shqipëri." Sali Berisha, kardiologu, një nga drejtuesit e partisë, tha se ky apel denonconte vullnetarët e Hoxhës dhe mitingjet e tyre, për të cilat akuzoi se organizoheshin nga zyrtarët lokalë, komitetet e partisë dhe komandantët ushtarakë. Në apel ai i përshkruante ato si forca puçiste, duke thënë se "ato mund të dëmtojnë demokracinë për pak kohë, por është e pamundur të  fitojnë".

 

Zgjedhjet e para pluraliste në mars 1991

Policia me veshje të rënda ndërhyri sot për të ndarë përleshjet mes mbështetësve të komunistëve në pushtet me partinë kryesore opozitare Partia Demokratike, gjatë një mitingu të opozitës ku merrnin pjesë rreth 10,000 njerëz. Raportimet jozyrtare flisnin për të plagosur. Partia e parë opozitare shqiptare është duke sfiduar komunistët në zgjedhjet lokale të 31 marsit, në atë që është hera e parë që komunistët konkurrojnë me një parti tjetër që kur erdhën në pushtet në vitin 1944. Skuadra policie me mburoja dhe shkopinj çajnë mes turmave në sheshin kryesor të Burrelit, duke ndarë mbështetësit brohoritës të Partisë demokratike, nga grupet e komunistëve me foto të diktatorit Enver Hoxha në duar. Hoxha, themeluesi i partisë komuniste qeverisi vendin me dorë të hekurt deri në vdekjen e tij në 1985.

 

Komunistët e Shqipërisë në panik

12 dhjetor, 1991

Teksa përballen me humbjen e kontrollit të qeverisë që kishin dominuar prej 47 vjetësh dhe me thuajse anarkinë që ka pushtuar vendin, udhëheqësit e partisë komuniste të Shqipërisë  u përballën sot me njëri tjetrin në kongresin e partisë, duke kritikuar kujtimin e diktatorit dhe politikat e tij staliniste. Sot polemikat kundër Enver Hoxhës, i cili drejtoi qeverinë komuniste të Shqipërisë  deri në vdekjen e tij në 1985, zbuluan ndarje të thella mes konservatorëve të cilët duket se kanë shumicën në sallën e parlamentit, dhe anëtarëve të tjerë të partisë që janë në favor  të një ndarjeje të plotë me të kaluarën totalitare të organizatës. Shpresat për një ndarje të mundshëm të partisë po zbehen, liderët opozitarë këtu argumentojnë se komunistët, megjithë largimin e nëntë anëtarëve të vjetër radikalë të Byrosë Politike, nuk do të mund të distancohen nga trashëgimia e Hoxhës. Dita e aprë të kongresit të hënën, u karakterizua nga kritika të matura edhe pse të paprecedenta ndaj Hoxhës. Por një nga ish-ndihmësat e tij ashpërsoi tonet duke dënuar ashpër ish-diktatorin dhe shtetin policor që ai krijoi.

Kulti i të shëmtuarës

"Lufta e klasave rezultoi në ngritjen e kultit të Enver Hoxhës, kultit të partisë dhe kultit të organeve të sigurisë," tha Dritero Agolli, poeti që më parë kishte thurur rapsodi ndaj lavdisë së revolucionit në Shqipëri, partisë komuniste dhe drejtuesit të saj Hoxha. "Njerëzit kishin frikë nga këto kulte, dhe morali i tyre ishte shkatërruar. Kjo dsolli shkatërrimin e karakterit të njeriut", thotë Agolli. "Një person që në vitet 1960-të pyeste se përse po e izolojmë veten nga Evropa Perëdnimore, do të ishte marrë e pushkatuar. Traditat e vendit tonë janë shkatërruar. Njerëzit nisën të frikësohen nga njëri-tjetri pasi besonin se çdokush ishte spiun. E bukura gjithashtu u dënua në vendin tonë, u dënua si një influencë e huaj. Dhe kjo solli lindjen e kultit të së shëmtuarës. Era trupore lavdërohej, kurse erërat e parfumeve përçmoheshin", vijoi ai.  Agolli kritikonte gjithashtu dhe ndihmësit e Hoxhës. "Këta njerëz të lartë, lëkura e të cilëve shkëlqente nga ushqimi që hanin, jetonin në vilat e tyre sekrete dhe u bënë krejt indiferentë ndaj varfërisë së popullit”, thotë ai. Delegatët e vjetër u ngritën në këmbë dhe nisën të bërtisnin e të tundnin grushtet teksa Agolli fliste, aq sa në një pikë zëri i tij nuk dëgjohej më prej brohoritjes së koordinuar të qindra delegatëve me sloganet e vjetra: "Parti-Enver– Jemi gati kurdoherë."

Kongresi i partisë erdhi një javë pas një greve kombëtare të rreth 350,000 punëtorëve që detyruan të dorëhiqej qeverinë komuniste të Fatos Nano.  

Zgjedhjet e pranverës

Një qeveri e re e "shpëtimit kombëtar" pritet të shpallet zyrtarisht në sesionin e të mërkurës në parlament  tha lideri i opozitës demokratike Sali Berisha, duke shtuar se në qeverinë e re komunistët do të kontrollojnë më pak se gjysmën e ministrive. "Kjo qeveri do të përgatisë kushtet për zgjedhjet e reja dhe stabilizimin e situatës”, tha ai. Asnjë anëtar i qeverisë nuk do të jetë i aftë të kandidojë për post në zgjedhjet e ardhshme, nuk do të mbajë anëtarësinë e partisë apo të formojë një parti të re, tha ai. Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në pranverë. "Askush këtu nuk e di se si do të kalojmë nga socializmi te kapitalizmi", tha ai, duke shtuar se në qytetin e Shkodrës nuk ka qeveri dhe se fshatarët e dëshpëruar po vjedhin bagëtinë nga fermat kolektive dhe po ndajnë parcela nga toka kolektive.

Mbrojtja e vejushës

Pasdite në kongres vejusha e Hoxhës mbrojti të shoqin duke thënë se opozita po hidhte baltë mbi emrin e tij. "Unë kam ndenjur e heshtur. I kërkoj popullit dhe Enverit të më falin. Nuk i mohoj gabimet që janë bërë dhe Enveri kishte përgjegjësinë kryesor si udhëheqës, por ai ishte udhëheqës i një partie që kreu këtë detyrë kolektive. Puna e tij nuk ishte Bibla e as Kurani, dhe ne nuk jemi besimtarë dogmatikë, por puna e Enverit nuk duhet hedhur e gjitha poshtë si e pavlefshme", tha ajo, para se të quante periudhën e Shqipërisë së pasluftës, si “të shkëlqyer”.

Stalinizmi i rëndë i Hoxhës solli terrorin e përgjakshëm të policisë, ateizmin militant dhe izolimin e vendit me tre milionë banorë për afro gjysmë shekulli. Por regjimi i Hoxhës gjithashtu çrrënjosi shoqërinë e vjetër të dominuar nga klanet, dhe nisi  një fushatë të gjerë industrializimi dhe shumëfishoi numrin e shkollave në vend, ku m4ë parë 80 për qind e banorëve ishin analfabetë.

Përgatiti Gazeta Sot

Më të lexuarat