BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

dossier-politike

Tragjedia e Gërdecit ngjarje terroriste, dalin detajet mjekoligjore, ja si u shmang sulmi ndaj anijes me armatime në Durrës

Tragjedia e Gërdecit ngjarje terroriste, dalin detajet mjekoligjore, ja si

Termi “terrorizëm” që po përdoret në kohën e sotme gjithnjë e më shumë, ka mbi 100 përkufizime. Ai i shërben cilësimit të ngjarjeve të tilla si shpërthimi i një bombe në një avion, apo rrëmbimi i një avioni dhe përplasja e tij me një godinë shumëkatëshe, djegiet, rrëmbimet, sulmet vetëvrasëse me armë dhe lëndë plasëse të shoqëruara me viktima të shumta të pafajshme, të gjitha këto veprime në emër të një arsyeje politike apo ideologjike. Zakonisht në ShBA, terrorizmi nënkupton një dhunë të kryer në bashkëpunim me një grup terrorist ndërkombëtar, si Al Qaeda, Hezbollah, Hamas etj.                                       

Një përcaktim i tillë i termit “terrorizëm” do të ketë disa pasoja praktike në ShBA. Kështu, personat e dyshuar për veprime terroriste mund të mbahen në gjendje arresti, pa iu ngritur padi penale, më gjatë se të dyshuarit e tjerë për akte kriminale; ata mund të merren në pyetje pa praninë e një avokati; dënohen më rëndë. “Të burgosurit terroristë” u nënshtrohen një numri më të madh masash kufizuese shtesë të njohura me emrin masa të veçanta administrative (Special Administrative Measures – 2002), në bazë të aktit të sigurimit nga rreziku i terrorizmit të vitit 2002 (Terrorism Risk Insurance Act – 2002).                                          

Nga ana tjetër, viktimat e terrorizmit kanë disa përfitime shtesë, në formë të lehtësirave fiskale. Në rast se dhuna nuk vërtetohet të jetë kryer nga bashkëpunimi me një grup terrorist të sanksionuar ndërkombëtar, atëherë ajo duhet të shpjegohet nga sëmundja mendore, tensioni në familje, gjendja e ankthit e një adoleshenti, emigranti etj. Situata të tilla e vështirësojnë përcaktimin e saktë të termit të terrorizmit. Përpjekjet e shumta që janë kryer për një përcaktim sa më real të terrorizmit, mund të përmblidhen në pohimin e filozofit Jacques Derrida: “Terrorizmi konsiderohet si një krim kundër jetës humane nga shkelja e ligjeve kombëtare ose ndërkombëtare, ku viktima të tij janë zakonisht personat civilë, krim ky i kryer për një qëllim politik për të ndikuar ose ndryshuar politikën e një vendi, duke terrorizuar popullsinë e tij”. Në këtë kuptim, koncepti i terrorizmit i afrohet pak a shumë atij të luftës, apo më saktë të krimeve të luftës, ku janë shkelur ligjet e luftës. Ngjashmëria më e madhe e tij do të jetë me luftën civile, kur ajo karakterizohet nga veprime të një dhune ekstreme, e motivuar për qëllime politike, ideologjike, ku viktimë e tyre është popullsia civile, e dëmtuar qëllimisht apo aksidentalisht. Por në dallim nga këto luftëra, grupet terroriste janë përgjithësisht më pak të organizuara dhe të pajisura me mjete financiare më të kufizuara.

Nëse do lihen mënjanë krimet e luftës si pjesë e terrorizmit, atëherë përkufizimi i tij i bërë nga OKB-ja në vitin 2004 paraqitet si vijon: “çdo veprim që ka për qëllim shkaktimin e vdekjes apo të dëmtimeve të rënda trupore të personave civilë, jo luftëtarë, ku qëllimi i këtij veprimi, në lidhje me natyrën dhe përmbajtjen e tij, është që të kërcënojë një popullatë, ose t’i ushtrojë presion një qeverie apo një organizate ndërkombëtare për të marrë disa masa ose të heqë dorë prej tyre”. Një përcaktim të ngjashëm ka dhënë edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që e ka përcaktuar terrorizmin si “veprim kriminal me qëllim politik, për të provokuar terror në publik…”.                                                                                                                      

Nga pikëpamja historike, për herë të parë, termi “terrorizëm” është përdorur në Francë, ku u praktikua nga qeveria franceze në vitet 1793 – 1794 nga ana e partizanëve të terrorit (terreur) që zhvilluan një luftë shumë të dhunshme ndaj kundërshtarëve të tyre kundër-revolucionarë.                                                                                                       

Më pas, fjala “terror” nënkuptonte abuzimin, vrasjen e njerëzve të pafajshëm për qëllime politike. Fjala “terreur” në gjuhën frënge, e ka origjinën nga folja në gjuhën latine “terreo” që përkthehet në shqip “frikësoj”. Në Romën e Vjetër përdorej cilësimi “terror cimbrikus” që konsiderohej një panik dhe gjendje e jashtëzakonshme nga afrimi i luftëtarëve të fisit Cimbri në vitin 105 p.Kr. Si veprime terroriste do të konsiderohen ato të pilotëve kamikazë japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që vetëvriteshin nga përplasja që i bënin avionit të tyre me një objekt luftarak të kundërshtarit të tyre, apo së fundmi sulmet e 11 Shtatorit 2001 të kullave binjake të New York-ut.                                                                                                           

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitet 1980, aktet e terrorizmit kanë qenë të pakta. Nga viti 1981 deri në vitin 2015, ka pasur 4814 akte të tilla në mbi 40 vende të botës, duke u vrarë 45 mijë njerëz. 90% e tyre kanë ndodhur në Afganistan, Irak, Izrael, territoret palestineze, Pakistan dhe Sri Lanka. Që nga viti 2015, 3/4 e tyre ndodhin në tre vende: Afganistan, Pakistan, Irak.                                                                                          

Së fundi si raste të tilla kanë qenë:                                                                            

-sulmi në Paris ndaj gazetës satirike Charlie Hebdo më 2015, ku u vranë 13 njerëz,

-sulmi në Bruksel më 22 Mars 2016, ku u vranë 32 persona civilë,                           

-sulmi në Nice të Francës në 14 korrik 2016, ku u vranë 86 civilë dhe u plagosën 434 të tjerë.

-sulmet terroriste në Turqi: në Stamboll dhe Ankara në vitin 2016

-sulmi terrorist në Londër pranë parlamentit në 22 Mars 2017.                                             

LLOJET, METODAT DHE MOTIVET E TERRORIZMIT                                                           

Llojet e terrorizmit janë të shumta, ku më kryesoret paraqiten si vijon:                    

-Terrorizmi individual,                                                                                   

-Terrorizmi i organizuar                                                                                              

-Terrorizmi shtetëror                                                                                                  

-Terrorizmi ekonomik                                                                                                 

-Terrorizmi kibernetik (cyberterrorism)                                                                                 

 -Terrorizmi bërthamor                                                                                                       

-Bioterrorizmi (terrorizmi biologjik)                                                                                       

Në metodat e terrorizmit, më të shpeshta janë sulmet vetëvrasëse (sulme të dhunshme, në të cilat sulmuesit presin që të vdesin gjatë kryerjes së tyre), rrëmbimet e avionëve, prerja e kokës, vrasjet, përdorimi i autobombave, nganjëherë edhe përdhunimet etj.                                                                                                                                          

Motivet e terrorizmit janë të shumta. Disa prej tyre, që janë më aktuale, paraqiten si vijon:

-Etnonacionalizmi: Dëshira e një popullate për t’u shkëputur nga një qeverisje apo pushtet, për të krijuar një shtet më vete, mund të shkaktojë formimin e grupeve terroriste. P.sh. Hamasi – një nga grupet më aktive etno-nacionaliste që kryejnë sulme vetëvrasëse kundër shtetit të Izraelit Organizatat terroriste çeçene kundër qeverisë dhe popullit rus, grupet e pakicave në shumë vende që dëshirojnë të krijojnë shtete të pavarura, përbëjnë një burim etnonacionalist të rëndësishëm të terrorizmit. Prandaj duhet njohur kjo gjë, me qëllim për ta kundërshtuar , duke ndjekur politikën e proceseve gjithëpërfshirëse, që mund të zbusin ankesat e grupeve minoritare, për të pakësuar kështu këtë shkak të terrorizmit.                                                 

-Tjetërsimi ose diskriminimi:Grupet e popullatave të vendeve të varfra të Lindjes, që kanë emigruar në vendet e përparuara të Evropës dhe Amerikës (me nivele kulturale të ndryshme nga ato të vendeve mikpritëse), përballen me diskriminimin në vendet ku banojnë, gjë që i çon në rritjen e ndjenjës së izolimit. Për këtë arsye, te këto grupe mund të zënë vend ideologjitë ekstremiste, të prirura drejt terrorizmit.          

-Besimi fetar:Ka pikëpamje që e përcaktojnë atë si shkak të terrorizmit. Këtu në radhë të parë është fondamentalizmi islamik. Aktet terroriste të kryera prej tij, janë akte vetëvrasëse me taktika të sofistikuara dhe të vështira për t’u mbrojtur prej tyre, sepse ata që i kryejnë besojnë se do të marrin shpërblimet e premtuara në jetën e përtejme.         

-Statusi socio-ekonomik:Ky ka të bëjë me dallimet e mëdha ekonomike të vendeve të zhvilluara perëndimore ndaj atyre të pazhvilluara myslimane. Kjo ka nxitur terrorizmin në popullatën myslimane, për shkak të kësaj pabarazie shoqërore që ata e konsiderojnë të padrejtë. Përveç kësaj, kjo popullatë që jeton në një varfëri të madhe, korruptohet me lehtësi për të pranuar kryerjen e veprimeve terroriste                                                          

4. VEÇORITË MJEKOLIGJORE DHE RASTET E TERRORIZMIT NË SHQIPËRI

Në shqyrtimin e rasteve të terrorizmit, një vend me rëndësi zënë ekzaminimet mjekoligjore e kriminalistike, ato toksikologjike, të cilat duhet të kryhen sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të hollësishme, sidomos në rastet e dëmtimeve me armë zjarri, shpërthimeve, vetëvrasëse etj., të gjitha këto me qëllim që organet përkatëse të drejtësisë (prokuroria, gjykatat etj.) të marrin maksimumin e informacionit të nevojshëm për ndjekjen me sukses të krimeve të terrorizmit. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që rreziku i terrorizmit është i madh edhe për Shqipërinë, ku ai është ndeshur në raste dhe situata të ndryshme, si në periudhën e mëparshme të regjimit komunist (terrorizmi shtetëror), ashtu dhe në periudhën e sotme. Vendin e parë në aktet terroriste e zë padyshim përdorimi i lëndëve eksplozive. Këto raste kërkojnë një investigim kompleks, në mënyrë që të arrihet në zbulimin e autorëve e vënien e tyre para drejtësisë, mekanizmin e ngjarjes etj. Në rast se më përpara, metodat e përdorura në kryerjen e krimeve me lëndë eksplozive, ishin klasike, pra një sasi lënde, një fitil, apo më tej një mekanizëm komandimi i thjeshtë, sot përdoren metoda që përdorin arritje të shkencës dhe teknikës, sidomos në drejtim të elektronikës dhe telekomunikacionit, që përdoren edhe në krimet me origjinë terroriste.                                                                                                                       

Po kështu, ndërsa më parë përdoreshin lëndë eksplozive të përgatitura në mënyrë artizane dhe ishin destinuar për përdorim kryesisht civil si dinamitet, apo amonitet, sot përdoren lëndë të fuqisë së mesme dhe të lartë, ku përveç lëndës eksplozive të llojit TNT (tritol), kanë gjetur një përdorim të madh lëndë të tilla si C4, hekzogjen etj., të cilat kanë për destinacion kryesor përdorimin në fushën ushtarake dhe si të tilla janë mjaft të fuqishme, të përdorshme në kushte ambientale nga më të vështira, të transportueshme në mënyrë të sigurt etj.          

Në vendin tonë, ky përdorim i tyre, ku përfshihen edhe aktet terroriste, është favorizuar nga hapja e depove ushtarake në vitin 1997, shpërbërja e ushtrisë ish-jugosllave, kalimi i rrugëve të trafikut të lëndëve apo pajisjeve eksplozive nëpër Ballkan.

 Kështu në Shqipëri, në kohën e sotme janë zbuluar dhe dënuar disa grupe kriminale, të cilat merreshin me prodhimin apo trafikimin e pajisjeve eksplozive, si ngarkesa eksplozive të komanduara me anë të telefonave celularë, përdorimi i predhave reaktive (raketa) etj.

 Në ngjarjet me shpërthime të karakterit terrorist me shumë viktima, ka rëndësi në fillim këqyrja e vendit të ngjarjes, nga e cila mund të përcaktohet nëse viktima ka qenë ose jo autori i krimit. P.sh. në literaturën mjekoligjore përshkruhet rasti i një shpërthimi të ndodhur në një automjet, ku shoferi e kishte pjesën e djathtë të trupit të shkatërruar plotësisht, ndërsa pasagjeri në sediljen e parë – kishte të destruktuar anën e majtë të trupit. Nga ky konstatim u mendua se bomba ishte vendosur midis tyre në sediljen e parë dhe se ata ishin duke e çuar atë në destinacionin e caktuar. Pra kjo e dhënë përforcoi dyshimin se të dy ata ishin terroristë dhe jo viktima të pafajshme, në automjetin e të cilëve ishte fshehur një bombë.

Përveç kësaj, në këqyrjen e vendit të ngjarjes së këtyre rasteve ka rëndësi të përcaktohet lloji i lëndës eksplozive të përdorur, ka qenë shpërthim kriminal apo aksidental, kush janë të dyshuarit për përgatitjen e kësaj lënde etj.

 Në vendin tonë ka pasur edhe mjaft raste të terrorizmit individual, apo të organizuar me vendosje bombash në shtyllat e tensionit të lartë në rrethe të ndryshme të vendit, apo vrasje me anën e shpërthimeve të armëve plasëse në banesa dhe automjete etj.

 Një rast tipik i shpërthimeve ka qenë ai i bombës në supermarketin VEFA në qendër të Tiranës, më 26 shkurt 1996, akt terrorist për kryerjen e të cilit janë akuzuar ish agjentë të shërbimeve sekrete komuniste shqiptare.            Nga ky shpërthim u vranë katër persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në orën 9.15, disa metra larg hyrjes në supermarket, disa minuta pas hapjes së tij. Në këtë rast u përdor një automjet brenda të cilit ishte vendosur lënda shpërthyese, i parkuar nga autorët e këtij akti terrorist ngjitur me murin e supermarketit. Lënda eksplozive e vendosur në automjet ishte në sasi të madhe pasi kishte si synim të dëmtonte objektin që ndodhej jashtë automjetit, siç ishte edhe supermarketi. Momenti i shpërthimit mund të ketë qenë i komanduar saktësisht, p.sh. me telefon celular, biper etj.), por mund të ketë qenë dhe i paracaktuar (koha e djegies së fitilit sipas gjatësisë, mekanizëm i djegies me orë).

Njëra prej viktimave, e seksit femër, me moshë 38 vjeçe, e punësuar si shitëse në supermarket, paraqitej në një gjendje krejtësisht të karbonizuar. Në vendin e ngjarjes, trupi i saj u gjet në një largësi rreth 15 metra nga muri që i korrespondonte vatrës së shpërthimit ku ishte mbështetur automjeti bombë, e mbuluar nga pjesët e rrëzuara të rafteve ku ishin ekspozuar mallrat, midis të cilave produkte kozmetike me lëndë detergjente.

Pra në këtë rast djegia deri në një karbonizim të thellë të trupit të saj, që përbën një prej dëmtimeve nga shpërthimet, ka qenë më shumë një djegie indirekte. Kjo, jo aq nga energjia termike që ka shoqëruar shpërthimin, sepse vatra e tij gjendej mjaft larg prej viktimës, sesa nga djegia e lëndëve detergjente të produkteve kozmetike prej shpërthimit, që ndodheshin në raftet që ishin rrëzuar dhe kishin qëndruar një farë kohe sipër viktimës.

 Një rast tjetër i një krimi terrorist ka qenë ai i vrasjes të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, me anën e lëndës eksplozive të vendosur brenda automjetit, më datë 9.09.2011 rreth orës 9.30, në kohën që po udhëtonte në bulevardin e qytetit të Vlorës, për të vajtur në zyrën e tij në gjykatë. Lënda plasëse ishte vendosur brenda në makinë dhe momenti i shpërthimit duhet të ketë qenë i komanduar me telekomandë. Pas shpërthimit, automjeti mori zjarr dhe viktima që u nxor prej tij ende i gjallë, me dëmtime të rënda nga shpërthimi dhe djegia e automjetit ku kishte qëndruar një farë kohe pas shpërthimit, dha shpirt në spital. Automjeti që shpërtheu, ishte i tipit Benz, por mjaft i vjetër dhe i përkiste gruas së viktimës. Autorët e këtij krimi të rëndë terrorist, që nuk janë zbuluar ende, siç duket e kanë zgjedhur atë, sepse hapej më kollaj. Por më parë ata kanë dëmtuar gomat e makinës dhe pastaj kanë vendosur bombën brenda saj. Ky krim i rëndë terrorist kundër këtij gjyqtari është konsideruar si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në vendin tonë.           

Por rasti më i rëndë, me dyshime të mëdha për një akt terrorist, për të dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë për t’u anëtarësuar në NATO, ngjarje kjo që është shoqëruar me një debat të fuqishëm politik dhe mediatik, që prej shumë vitesh, padyshim është shpërthimi më datën 15.03.2008, rreth orës 12.05, në fshatin Gërdec (bashkia Vorë), në një fabrikë që shërbente për çmontimin e municioneve luftarake. Nga ky shpërthim i fuqishëm, që krijoi një krater gjigant shumë të thellë, i ngjashëm me atë një bombe atomike në miniaturë, humbën jetën 26 persona, u plagosën rëndë 11 të tjerë, 31 të tjerë me plagosje të lehta dhe 260 të tjerë – dëmtime më të lehta si dhe lëndime të shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë; u dëmtuan 5413 banesa dhe objekte private dhe 32 biznese private.

 Nga hetimet e kryera, si shkak i tij ka mundësi të kenë qenë shkëndijat e krijuara gjatë saldimit brenda ambientit të çmontimit të një karroce metalike të dëmtuar që shërbente për transportin e barutit që i kanë dhënë flakë grumbullit me barut dhe shpërthimit në tre kohë.

Trupat e 19 viktimave të para (ndërsa 7 viktima të tjera vdiqën më vonë në spitale) u ekzaminuan menjëherë në morgun e IML Tiranë, ku u konstatua se dëmtimet e tyre ishin shkaktuar kryesisht me mekanizmin e shpërthimit dhe djegies së drejtpërdrejtë nga ky shpërthim, të shoqëruara këto me copëtim dhe karbonizim të disa prej viktimave të kësaj ngjarjeje.

 Nga këto viktima, 12 rezultuan të seksit mashkull dhe 7 të seksit femër.

Për 10 kufoma me dëmtime më të pakta, identifikimi u krye me lehtësi, kryesisht nëpërmjet njohjes nga të afërmit e tyre. Ndërsa për 4 viktima, identifikimi i tyre u arrit duke përdorur metodat e antropologjisë dhe odontologjisë mjekoligjore. Më në fund, për 5 viktimat e fundit të vdekura menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të karbonizuara plotësisht dhe të ndara secila në disa pjesë, u përdor me sukses metoda gjenetike krahasuese e ADN-së.          Dyshimet që kjo tragjedi e rëndë në vendin tonë të ketë qenë një akt terrorist janë shumë të mëdha. Në radhë të parë, fuqia shumë e madhe e këtij shpërthimi me viktima të shumta dhe shkatërrime të panumërta, e bëjnë atë të ngjashëm me aktet e rënda terroriste që ndodhin sot në vende të tjera të botës.

Nga ana tjetër, vetë prokuroria që ka hetuar këtë ngjarje nuk e ka përcaktuar me saktësi shkencore shkakun e shpërthimit. Sipas saj, eksplozioni mund të ketë ndodhur për shkak të shkëndijave të saldimit të karrocës së dëmtuar, por sipas ekspertëve të kësaj ngjarjeje kjo është vetëm një dyshim, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një shkaku tjetër të paparashikuar, pra lihet i nënkuptuar që ky shpërthim mund të ketë qenë kriminal.

Përveç kësaj, në hetimin e kësaj çështjeje janë paraqitur edhe disa informacione të tjera që i shtojnë këto dyshime: sasia tepër e madhe e barutit që mbahej në fabrikë, një sasi e afërt kjo me gjysmën e asaj të përdorur për bombën atomike të Hiroshimës, pra me shkelje flagrante të sigurimit teknik; pushimi i drekës ditën e ngjarjes ishte bërë një orë përpara në krahasim me ditët e tjera; fabrika ndodhej pranë një vendi të banuar dhe jo në një zonë periferike etj.   

Por këto dyshime bëhen edhe më të mëdha prej disa të dhënave që kanë dalë në atë kohë nga specialistë të sigurisë kombëtare, sipas të cilave në atë periudhë po përgatitej një sulm terrorist në vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte porti i Durrësit. Ky sulm do të realizohej nëpërmjet shpërthimit të një anieje në këtë port që shërbente për transportimin e barutit dhe municioneve që demontoheshin në fabrikën e Gërdecit. Anija e sinjalizuar për rrezikun e sulmit ndaj saj, e ngarkuar pjesërisht me materialet luftarake të Gërdecit, u largua menjëherë nga porti, duke u vendosur jashtë tij në një distancë sigurie. Kjo ngjarje ka ndodhur më datat 7 – 10 Mars 2008, d.m.th. disa ditë para tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, në atë kohë ka pasur edhe disa sinjale që disa shërbime sekrete të vendeve të Lindjes mund të kryenin një akt terrorist me qëllim që të cënohej besueshmëria e vendit tonë për t’u pranuar si vend anëtar i NATO.

Të gjitha këto argumente e forcojnë dyshimin që ngjarja e rëndë e Gërdecit, e cila e dëmtoi me të vërtetë imazhin e vendit tonë, të ketë qenë një akt terrorist me qëllim për të cënuar besueshmërinë dhe penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Mjetet për sulme terroriste

Si mjete të tjera për kryerjen e krimeve terroriste janë vrasjet me armë zjarri, me mjete mbretëse dhe të mprehta, traumat automobilistike (Akti terrorist në Nice në vitin 2016.) etj.    Në vendin tonë vrasjet për motive politike të kundërshtarëve të regjimit komunist mund të cilësohen si forma të terrorizmit shtetëror. P.sh. një rast i tillë mund të konsiderohet pushkatimi pa gjyq i 22 viktimave të pafajshme, intelektualë të Tiranës në vitin 1952, nën akuzën false se ata kishin vendosur një bombë në ambasadën e Bashkimi Sovjetik në Tiranë.   Ky rast është sqaruar plotësisht nga pikëpamja mjekoligjore, sepse janë zbuluar plotësisht mbetjet skeletike të viktimave të tij dhe shenjat e vrasjes me armë zjarri dhe keqtrajtimit (gjetja e vrimave të plumbave në kocka, të mbetjeve të predhave në vendin e ngjarjes, kocka të parakrahëve të lidhura midis tyre etj.).

 Njëkohësisht ai përbën një rast tipik të terrorizmit shtetëror, ku shteti komunist i ka vrarë pa asnjë arsye këta intelektualë, të konsideruar si kundërshtarë potencialë të regjimit, me qëllim që të forcojë pushtetin e tij nëpërmjet vrasjes së tyre, e cila do ta trembte dhe terrorizonte popullsinë e vendit tonë. Një rast tjetër që ka ndodhur në vitet 1970,  ka qenë edhe ai i pushkatimit të tre udhëheqësve të Ushtrisë (B.B., P.D.,H.Ç) nën akuza të pavërteta, veprim që do të konsiderohet si terrorizëm shtetëror, që kishte qëllimin që me anën e frikës që do krijonte në popullsi dhe instancat drejtuese të vendit tonë, të forconte pozitën e diktatorit komunist. Edhe ky rast është sqaruar plotësisht nga pikëpamja mjekoligjore.

Rreziku nga ISIS

Sot në vendin tonë, rreziku i terrorizmit pasqyrohet në forcimin e terrorizmit islamik, i influencuar nga motive fetare të devijuara. Ky fenomen është shoqëruar me vajtjen e shtetasve shqiptarë në Siri dhe rekrutimi i tyre nga ushtria e ISIS ( Islamic State of Iraq and Syria), një shtet terrorist, ku mjaft prej tyre janë vrarë atje. Po kështu, në këtë grup janë bashkangjitur edhe disa komando të forcave të armatosura që kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s në vendet në konflikt. Pas mbarimit të këtyre misioneve, ata të braktisur nga shteti, të paasistuar nga ana psikologjike, janë shndërruar në rrezik potencial për sigurinë e vendit: vrasës me pagesë, grabitës të rrezikshëm, trafikantë droge e deri në xhihadistë.            P.sh., një nga rastet e fundit ka qenë grabitja prej tyre e një sasie shumë të madhe parash të një banke, në Qafë Kashar, gjatë kohës që ato po transportoheshin për në aeroportin e Rinasit, ndërsa më parë ka pasur disa grabitje të tjera, vrasje si dhe rekrutimi i disa komandove nga forcat e ISIS. Një aspekt tjetër i terrorizmit në vendin tonë ka të bëjë me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, për të cilat janë marrë masa të ndryshme, si p.sh ato ligjore: ligji nr.157/ 2013 që ka si qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste dhe të atyre që mbështesin dhe financojnë terrorizmin etj.            Pra, vendi ynë sot është plotësisht i ekspozuar ndaj rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, të të gjitha llojeve të tij. Për këtë arsye te ne janë marrë masa të shumta për ta luftuar dhe parandaluar terrorizmin, siç janë:

-ato ligjore në lidhje me disa ndryshime në Kodin Penal mbi financimin e terrorizmit

-krijimi i njësisë antiterror për bashkëveprimin e aksioneve në luftën kundër terrorizmit

-nënshkrimi i protokolleve të bashkëpunimit policor për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që kanë të bëjnë me krimin dhe në këtë kuadër dhe me terrorizmin, të cilat kanë dhënë rezultate konkrete në shumë raste.

 Si përfundim duhet theksuar se, sot, terrorizmi ndërkombëtar dhe sidomos ai islamik, përbëjnë një rrezik të madh për jetën e qytetarëve dhe sigurinë e zhvillimit normal të vendeve të ndryshme. Për këtë, në vendin tonë janë marrë masa të ndryshme në drejtim të hartimit të një strategjie të sigurisë kombëtare, miratimit të disa ndryshimeve në Kodin Penal, krijimit të komitetit ndër- institucional (krijimi i njësisë antiterror), për bashkëveprimin e aksioneve në luftën kundër terrorizmit.

Përveç tyre, në luftën kundër terrorizmit ka rëndësi të studiohen dhe të analizohen në fillim shkaqet dhe motivet që i shtyjnë njerëzit në veprime terroriste, kjo me qëllim për të lehtësuar marrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e tij.

Gjithashtu, për të shmangur terrorizmin islamik ka rëndësi që edukata fetare islame të zhvillohet në shkolla dhe të jepet nga persona të përgatitur dhe programe të aprovuara dhe të kontrolluara nga shteti, e kësisoj t’i mbyllet rruga edukimeve të mbrapshta, mashtrimeve dhe manipulimeve. Nga ana tjetër, mediat gjatë publikimit të lajmeve që kanë të bëjnë me akte terroriste duhet të tregohen të kujdesshme, sepse qëllimi kryesor i organizatave terroriste është që nëpërmjet mediave të përçojnë mesazhin e frikës te shoqëria dhe shteti dhe t’i bëjnë ato që të nënshtrohen dhe dorëzohen ndaj kërkesave të tyre. Gjithashtu, mediat duhet të kenë parasysh që organizatat terroriste nuk e konsiderojnë të përfunduar aktin terrorist, nëse ai nuk është publikuar në media. Më në fund është e rëndësishme që në këto masa të përfshihen edhe ato të përdorimit sa më të plotë dhe efektiv të ekzaminimeve mjekoligjore përkatëse.      

(Autorë: Prof. Dr. Bardhyl Çipi, Universiteti i Mjekësisë Tiranë; Dr. shk. Admir Sinamati, Instituti i Mjekësisë Ligjore)                                                                                                                                        

Por këto dyshime bëhen edhe më të mëdha prej disa të dhënave që kanë dalë në atë kohë nga specialistë të sigurisë kombëtare, sipas të cilave në atë periudhë po përgatitej një sulm terrorist në vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte porti i Durrësit. Ky sulm do të realizohej nëpërmjet shpërthimit të një anieje në këtë port që shërbente për transportimin e barutit dhe municioneve që demontoheshin në fabrikën e Gërdecit. Anija e sinjalizuar për rrezikun e sulmi ndaj saj, e ngarkuar pjesërisht me materialet luftarake të Gërdecit, u largua menjëherë nga porti, duke u vendosur jashtë tij në një distancë sigurie...

Në shqyrtimin e rasteve të terrorizmit, një vend me rëndësi zënë ekzaminimet mjekoligjore e kriminalistike, ato toksikologjike, të cilat duhet të kryhen sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të hollësishme, sidomos në rastet e dëmtimeve me armë zjarri, shpërthimeve, vetëvrasëse etj., të gjitha këto me qëllim që organet përkatëse të drejtësisë (prokuroria, gjykatat etj.) të marrin maksimumin e informacionit të nevojshëm për ndjekjen me sukses të krimeve të terrorizmit. Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që rreziku i terrorizmit është i madh edhe për Shqipërinë, ku ai është ndeshur në raste dhe situata të ndryshme, si në periudhën e mëparshme të regjimit komunist (terrorizmi shtetëror), ashtu dhe në periudhën e sotme...