BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Dossier

16 ditët e tjera të vështira të lundrimit nën det, në gatishmëri për të sulmuar anijet e huaja

16 ditët e tjera të vështira të lundrimit nën det,

Kishte filluar dita e 6-të e lundrimit, po zhyteshim ngadalë në thellësinë 100 metra, duke ndaluar në çdo 10 metra për të bërë matjen e temperaturës së ujit jashtë bortit. Them se, qoftë dhe vetëm kjo, është shumë domethënëse për të përcaktuar monolitetin dhe vetëmohimin e ekuipazhit të nëndetëses 305, numri i bortit që mbante atë vit, në një lundrim të tillë, si ky që kishim nisur. Sikur të shkonin punët vetëm kështu, me këto vështirësi, unë do t’i konsideroja kalimtare dhe tepër normale për lundrimin nën ujë. Madje do ta konsideroja atë si lundrim të suksesshëm, qoftë dhe vetëm për mungesën e vakumeve dhe presioneve në PDNU, mjafton që timonjerët horizontale të tregonin kujdes në mbajtjen e thellësisë 9 metra, por jo më tepër se 9,5. Kjo për faktin se kalimi në thellësi më të madhe se 9,5 metra, shkaktonte mbylljen e valvulës së ajrit në shahtën e PDNU, ndërsa dizeli vazhdonte punën duke thithur ajrin e lokaleve dhe detyrimisht krijonte vakumin. Por, në atë det aq të qetë në atë periudhë, dhe kujdesi i timonjerëve për të ruajtur thellësinë e duhur, bënte plotësisht të mundur, që asnjeri prej nesh, përveç ndonjë rasti të veçantë, të mos kishte ankesa për tërheqjen apo shtypjen e timpanit të veshit, që do të shkaktonin shqetësime. Nga ana tjetër, edhe puna e gjithë mekanizmave dhe agregateve të kësaj uzine të çeliktë, që lundronte nën ujë ishte e sinkronizuar dhe të krijonte përshtypjen e një rregullsie të këndshme. Por, në se gjendja shëndetësore e efektivit shkonte drejt ambientimit me kushtet e diktuara dhe pa shqetësime, dhe puna e mekanizmave të ndërvarura me njëra tjetrën mirë, kjo do të ishte ideale.
 
Vështirësi e lundrimit të nëndetëses
 

Kishte ardhur koha për të dalë në thellësinë e periskopit, ndërkohë edhe Dashamiri me Shyqyriun ishin ulur dhe kishin zënë vend në postin qendror. Trupi i bëshëm i nëndetëses ishte pjerrësuar paksa dhe rrëshqiste i qetë nga njëra shtresë në tjetrën, për të ardhur ngadalë në thellësinë e duhur. Me ardhjen në thellësinë e periskopit, kontrollova me shumë kujdes horizontin e errët të natës dhe dhashë urdhërin të përgatitej dizeli për të punuar në regjimin e PDNU-së. Shtova shpejtësinë e nëndetëses me qëllim, që ajo të përftonte një inercion të mjaftueshëm për kohën e qëndrimit pa ecje, pra prej ndalimit të elektromotorit dhe deri në përgatitjen e linjës së aksit, po të atij bordi dhe lëshimin e dizelit. Ky ishte shqetësimi më i madh, që tani për tani më preokuponte, vallë do të arrinin ata djem të zgjedhur të likujdonin këtë avari serioze, apo do të dështonim me turp? Desha me çdo kusht të mësoja diçka më tepër, prandaj mblodha në postin qendror oficerët e shërbimit dhe u sqarova atyre situatën e vështirë në të cilën ndodheshim, si dhe u tërhoqa vëmendjen e përgjegjësisë së madhe gjatë vrojtimit në periskop, që të mos kapeshim në befasi nga rastet e rrezikshme, që mund të paraqiteshin gjatë lundrimit në regjimin e PDNU-së. Mbështeta syrin në okularin e periskopit për të vrojtuar edhe një herë situatën në sipërfaqe të ujit.
 
Kur doli dhe ku doli nëndetësja pas misionit
 

Ditët që pasuan ndiqnin njëra tjetrën në mënyrë të qetë dhe monotone. I gjithë efektivi i nëndetëses ishte ambientuar aq mirë me jetën në brendësinë e atij trupi të çeliktë, sa nuk i bënte përshtypje se ishte ditë apo natë, secili në kohën e vet në shërbim apo në pushim, po në atë ambient të ndriçuar sipas rastit, diku më shumë e diku më pak, vetëm nga drita elektrike. E vetmja kënaqësi e efektivit të nëndetëses ishte 7 orëshi i lundrimit në PDNU, kur secili kishte mundësi të ndryshonte frymëmarrjen e tij, si të thuash nga frymëmarrja kolektive në frymëmarrje individuale, që domosdo kishte një ndryshim shumë të madh. Ndërkohë që unë ndieja kënaqësinë e pamasë që nuk pata as rastin më të vogël, kur dikush nga ai ekuipazh i shkëlqyer të gabonte sado pak në veprimet e tij. Dhe ky ishte ekuipazhi i nëndetëses së parë, i brumëzuar me ndjenja të larta patriotike, që me kryerjen e suksesshme të këtij lundrimi të papërsëritshëm historik, renditi faqe të reja në historikun e detarisë shqiptare. Dalja e nëndetëses mbi ujë ishte planizuar të bëhej pikërisht në pikën nga u nisëm, pra në poligonin e diferentimit. Por në ditën e fundit, ne u urdhëruam të bënim ndryshim të planit, duke dalë në sipërfaqe në largësinë 10 milje në perëndim të Durrësit. Për këtë ishte organizuar takimi ynë me dragaminën e bazës në këtë distancë në një pikë të caktuar, në të cilën mbas shkëmbimit të sinjaleve të njohjes në stacionin akustik, ne dolëm në sipërfaqe. Dhe vetëm atje në urën e komandimit, nën ndriçimin e atij dielli vezullues që na vriste sytë, ne vumë re fytyrat e zbehta e të zverdhura të njëri tjetrit. Në Durrës ishte organizuar pritja jonë nga shefi i shtabit të përgjithshëm në atë kohë Petrit Dume, si dhe një drekë nderimi. Në bazë, nëndetësja u prit nga gjithë efektivi i brigadës, dhe me sa kujtoj, ky ishte një takim tepër i përmallshëm dhe mbresëlënës.
 
Gati, për të sulmuar një anije të huaj
 

Diku në distancë 30-35 kabela dalloheshin dy drita të kuqe njëra pak më afër dhe tjetra më e spostuar, të cilat nuk krijonin ndonjë situatë, të dyja lundronin me kurs veri, pothuajse të kundërt me kursin tonë. Kishim të bënim me një anije transporti mallrash që lëvizte me kurs veri, e cila sipas zhurmës, duhej të ishte bosh dhe elika e saj rrihte në sipërfaqe të ujit me jo më shumë se 90-100 xhiro në minutë. Në atë moment, periskopi ishte i fiksuar në një kënd kursor rreth 80 gradë borti i djathtë, ishte e qartë ai vazhdonte të vëzhgonte anijen zhurma e së cilës dëgjohej qartë në stacionin akustik. Po afronte ora 12 e natës dhe ishte koha që ndërresa e dytë të bëhej gati, për marrjen e shërbimit. Megjithëse kishin kaluar mbi 3 orë nga vendosja në PDNU, unë akoma nuk e kisha frekuentuar lokalin e 5-të dhe po prisja me padurim ardhjen e Ferdinandit në postin qendror. Shërbimi në lokalin e 5-të kryhej nga dy ndërresa Mehmeti dhe Marko Marini, sepse Filipi ishte i angazhuar me punimet në lokalin e 6-të. Ata të dy e kishin të qartë se veprimet e tyre duhej të ishin të shpejta dhe të sakta në rastin e ndalimit të dizelit, sikurse dhe lokali i 6-të i gatshëm menjëherë për të futur në veprim elektromotorin kryesor, me shkëputjen e dizelit nga linja e aksit. Këto veprime nuk ishin të panjohura, por e veçanta e tyre ishte vetëm ajo që këto veprime duhej të bëheshin të sinkronizuara shumë mirë. Po afronte muzgu i mëngjesit. U hoqëm nga PDNU pa asnjë lloj shqetësimi dhe filluam zhytjen në thellësi.
 
Pak histori,mbi ardhjen e nëndetëseve sovjetike
 
Më datën 25 gusht 1958, të rreshtuar në bankinë, ne pritëm ardhjen e nëndetëseve, të cilat mbas disa ditësh lundrimi nga Kaleningradi në Vlorë, u akostuan në molin lundrues. Me ardhjen e nëndetëseve, Pashalimani tashmë konsiderohej si një bazë tepër e rëndësishme dhe e fuqishme e Traktatit të Varshavës, në pellgun e Mesdheut. Sipas marrëveshjes së arritur, midis qeverisë sovjetike dhe asaj shqiptare, nëndetëset e porsaardhura do të kalonin në duart e ekuipazheve shqiptare mbas aftësimit të plotë të tyre, për drejtimin dhe përdorimin e nëndetëseve. Por më e rëndësishmja, baza e Pashalimanit do të merrte një tjetër peshë në këtë pellg, sidomos mbas ardhjes dhe vendqëndrimit edhe të 8 nëndetëseve të tjera, po të këtij projekti, që do të përdoreshin nga ekuipazhet ruse. Kështu, më 15 shtator 1958 u bë ulja e flamurit sovjetik dhe ngritja ceremoniale e flamurit shqiptar në 4 nëndetëset, që konsideroheshin tashmë pronë e shtetit shqiptar. Në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe tepër domethënës, merrnin pjesë ministri i mbrojtjes i asaj kohe Beqir Balluku dhe personalitete të larta të qeverisë dhe komandës së flotës. Më duhet të theksoj se nëndetëset e ardhura ishin me moshë shumë të re, dy prej tyre ishim prodhimi vitit 1956, ndërsa nëndetësja e tretë dhe e katërt të vitit 1955. Nëndetësja e parë, ku isha caktuar dhe unë të shërbeja, ishte “Gollovnaja” domethënë e kreut në atë seri prodhimi, dhe si e tillë u ishte nënshtruar provave të plota me ekuipazh kualidator. Nëndetëset, kishin secila numrin e vet taktik sekret, por me ardhjen e tyre në vendin tonë, ato morën dhe emërtimet po të asaj kategorie:
1.      1. Nëndetësja e parë, me numër taktik 241 – emërtimi “STUHIA”
2.      2. Nëndetësja e dytë, me numër taktik 242 - emërtimi “TUFANI”
3.      3. Nëndetësja e tretë, me numër taktik 358 - emërtimi “RRUFEJA”
4.      4. Nëndetësja e katërt, me numër taktik 360 – emërtimi “VETËTIMA”
Me ardhjen e tyre unë isha i shokuar, sepse për herë të parë më jepej rasti të shikoja nëndetëse të këtij projekti nga afër, kur dijenitë e mija për to ishin elementare. Më ishte dhënë rasti para pak vitesh në Kaspik, kur zhvillonim praktikën verore në një minaheqëse baze, së bashku me Skënderin, Beqirin, Jakun dhe Zisin, si grup, të vizitonim një nëndetëse të tipit “Maljutka”. Ishte hera e parë që ne prezantoheshim me një mjet të veçantë detar dhe patjetër kurioziteti ynë ishte i madh. Natyrisht kjo vizitë ishte sipërfaqësore, duke hedhur një vështrim si nga jashtë, ashtu dhe brenda saj, vetëm për të krijuar një ide. Kuptohet, që ajo nëndetëse që ne kishim parë në Kaspik, dallonte së tepërmi përsa i takon dimensioneve dhe paraqitjes së jashtme, nga nëndetëset e projektit 613, që na viheshin në dispozicion, pa bërë fjalë për konstruksionin e brendshëm të tyre. Të gjithë vartësit oficerë e detarë, kishin marrë dije dhe ishin specializuar, gjatë qëndrimit disa mujor në Sevastopol me këtë tip nëndetëseje, ndoshta jo në mënyrë të përsosur, por që qëndronin me këmbë në tokë dhe shumë më sipër meje.
 

Më të lexuarat