
Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan

Shkruar nga Dario VELAJ 13 Mars 2023

Instalimi i demokracisë në Shqipëri pas 22 marsit 1992, kur Partia Demokratike mori pushtetin, u pasua me gafa, gabime, faje, deformime të sistemit politik që kulmuan me tragjedinë e mars-korrikut 1997 kur falimentimi i skemave piramidale zhyti vendin në kaos të total pasigurie, plaçkitjeje, përgjakjeje e lufte dhe tentativën për grusht shteti nga Sali Berisha dhe PD në 14 shtator 1998. Vitet ’90 në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste, u karakterizuan nga shkatërrimi i shtetit, ekonomisë, urrejtjes, përçarjes, emigrimit masiv, privatizimit barbar, korrupsionit galopant, fuqizimit e dominimit të krimit të organizuar dhe rrënimit të shtetit. Sot pas 33 vitesh pluralizëm, pakënaqësia ndaj këtij sistemi aktual politik dhe ekonomik ka arritur kulmin dëshpërues, por ende nuk ka arritur “pikën e vlimit”të zemërimit të shoqërisë për shembjen e tij dhe ndërtimin e një strukture të re. Besimi se udhëhiqemi nga pafuqia ka bërë që ky sistem e kjo klasë politike të vazhdojë jo vetëm t’i shtojnë disa vite jetë ekzistencës së tyre, por përkundrazi i kanë dalë të sigurojnë vijimësinë edhe për një kohë akoma të gjatë. Shpeshherë, thuhet se demokracia matet dhe vlerësohet si fillim i raportit se si mazhoranca trajton opozitën. Aktualisht në Shqipëri, ky raport ka arritur në pikën më të ulët degraduese, aq sa deputetët e opozitës përjashtohen nga Kuvendi si nxënës shkollash parauniversitare që prishin orën mësimore. Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të vështirë, pasi qeverisja aktuale socialiste e Edi Ramës po arrin të kompletojë metamorfozën e një regjimi autoritar. Ky është precedenti i dytë pas viteve 1992-1997 kur Sali Berisha dhe PD vërshuan tërbimin kundër opozitës, medias dhe qytetarëve të thjeshtë për të kontrolluar në çdo sipërfaqe shtetin dhe shoqërinë. Vërtet, është pranuar se në vitet e para të qeverisje pluraliste në Shqipëri, dhuna shtetërore, kërcënimi, arbitrariteti ishin në nivele të pakrahasueshme me sot, por gjithsesi, krahasimi me qeverisjen e PD dhe abuzimet e saj të shumta nuk përbën argument për PS sot që të imponojë një sistem akoma më grabitqar, djallëzor dhe tjetërsues ndaj qytetarëve. Megjithatë, demokracia politike në Shqipëri nisi rrugën e mbrapshtë shumë shpejt, që me arrestimin dhe dënimin e Fatos Nanos për korrupsion dhe abuzim me fondet e huaja humanitare, në vitin 1993. Përtej degradimit politik në vitet kur PS mori dhe mbajti pushtetin 1997-2005, një pjesë dërrmuese e shoqërisë shqiptare, jo vetëm nga militantë të PS, por dhe të PD, e konsiderojnë dënimin e ish-kryeministrit socialist në ato vite si tentativë e pastër e Berishës dhe demokratëve për të futur në humnerë demokracinë e brishtë shqiptare për të instaluar një regjim të frikshëm, pa kundërshtarë e opozitë dhe qëndrimin në pushtet për një kohë të gjatë. Gazeta “SOT” rikthen sot klimën, arrestimin, gjykimin e Fatos Nanos në 1993, reagimin e PS për këtë ngjarje tronditëse, dhe se çfarë kanë deklaruar protagonistët e këtij procesi shumë vite më pas. Kronologjia e ngjarjeve dhe qëndrimi i palëve sot lë të kuptohet qartë se ky sistem politik është i aftë jo të rrafshojë ekonominë, lirinë, por dhe kujtesën e ndërgjegjen e qytetarëve.
Nano u akuzua për korrupsion të 8 miliardë liretave me ndihmat italiane
Partia Demokratike pësoi një goditje të papritur në verën e 1992, kur PS, e transformuar nga Partia e Punës së Shqipërisë, fitoi zgjedhjet lokale të para në vend. Berisha, i cili edhe pse sipas Kushtetutës nuk duhej të ushtronte asnjë funksionin dhe ndikim politik për faktin se ishte zgjedhur president i vendit, nuk la asnjë fije brenda PD dhe shtetit pa i shtënë e shtrënguar në duar. Pasi goditi e spastroi “mocionistët” Arben Imami, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Neritan Çeka në Kongresin e verës e 1992, Berisha së bashku me vartësit e tij e vazhdoi fushatën e egër spastruese edhe ndaj opozitës. Në 1993, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, i kryesuar nga Blerim Çela nisi hetime dhe ngriti akuzë për korrupsion dhe shpërdorim fondesh ndaj Fatos Nanos, gjatë kohës kur drejtoi qeverinë teknike shkurt-qershor 1991. Konkretisht, Nano, i cili ishte zgjedhur si drejtues i PS dhe identifikohej si lider i opozitës, akuzohej se falsifikuar dokumentet për marrjen e ndihmave humanitare nga Italia gjatë viteve 1990-1991, kur në Shqipëri pllakosi kriza e rëndë ekonomike, duke ua shitur qytetarëve shumëfish më shtrenjtë, dhe më pas kanë përvetësuar të ardhurat në mënyrë të paligjshme. SHKSH denoncoi Nanon së bashku me ish-presidentin Ramiz Alia, ish-kryeministrin Adil Çarçani, dhe biznesmenët presidentë të firmave privave “Levante Co”dhe “Iliria Holding”, Xhuzepe Perniola dhe Hajdin Sejdia. Dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit u llogarit në 8 miliardë lira italiane.
PD i hoqi mandatin në 27 korrik 1993, Nano: Berisha është me turpin!
Në 27 korrik 1993, Parlamenti i Shqipërisë i hoqi imunitetin e deputetit Fatos Nanos, pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm të kohës, Alush Dragoshi. Nano u la vetëm në Kuvend nga socialistët dhe u mbrojt duke sulmuar presidentin Sali Berisha. Nga selia e PS, përpara arrestimit të tij, Nano e quajti Berishën si person të shpërfytyruar që nuk e zë gjumi qetë për veprat e rënda anti-demokratike që kryen. “Unë jam shumë i qetë. Jam absolutisht i qetë, sepse jam absolutisht i pastër. Mua nuk më tremb as heqja e imunitetit dhe as banka e të akuzuarit që inskenoi Berisha. Berisha trembet, Berisha nuk është i qetë. Berisha është shpërfytyruar. Mua më zë gjumi të qetë. Berishën nuk e zë gjumi. Unë kam shokë e miq në të gjithë Shqipërinë, Berisha ka mbetur vetëm. Me mua është e vërteta, me Berishën është turpi”, tha Nano. 3 ditë më pas, Nano arrestohet dhe mbahet në burg deri në vendimin e gjykatës në 3 prill 1994.
PS bojkotoi Kuvendin dhe mblodhi peticion me 700 mijë firma për lirimin e Nanos
PS filloi të organizonte aktivitetin e vet politik kundër PD dhe Berishës. Ata bojkotuan Parlamentin nga 2 gushti deri në 27 gusht 1993. Nano e konsideroi veten të burgosur politik të ndërgjegjshëm. Edhe pse i burgosur, ai nuk e ndali aktivitetin e tij politik. Nano urdhëroi PS që të drejtohej nga eksponentët e tjerë socialistë: Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Ilir Meta, Namik Dokle dhe Luan Hajdaraga. Madje, është pranuar se ai u dërgonte udhëzimet për aksionet politike të PS nga burgu nëpërmjet gruas së tij Rexhinës. Socialistët kërcënuan me braktisje të Kuvendit nëse nuk lirohej Nano. Nga ana tjetër, u mblodhën 700 mijë firma nga socialistët dhe qytetarët për t’i kërkuar pushtetit të drejtuar nga PD, lirimin e liderit të opozitës. Këto kërkesa ranë në vesh të shurdhët.
Socialistët u mblodhën te “Dinamo”, Pëllumbi: Islami tha se do t’ua thyejmë kafkat
Ditën e arresimit, socialistët organizuan një protestë të madhe në stadiumin e Dinamos në Tiranë. Policia dhe forcat e rendit nuk kursyen dhunën ndaj tyre dhe arritën t’i shpërndanin. Për shumë vite me radhë, është aluduar e përmendur se në atë kohë, Kastriot Islami, ish-kryetar Kuvendi, i cili më pas në qeverisjen e PS mbajti dhe poste të larta shtetërore, iu drejtua protestuesve duke iu premtuar se do t’u thyenin kafkat drejtuesve të shtetit dhe demokratëve. “Ne atyre do t’ua thyejmë kafkat dhe do t’i tërheqim zvarrë nëpër bulevard!”, është shkruar në një nga librat e Servet Pëllumbit, i cili drejtoi vite më pas dhe Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, shumë vite më pas, kur Islami ishte ndarë nga PS, ai akuzoi Pëllumbin se kishte mashtruar e gënjyer publikisht.
Delegacioni i KE kërkoi të takonte Nanon në burg, i dërgoi letër Berishës
Çështja “Nano” u kthye në problem jo vetëm për demokracinë në Shqipëri, por dhe për faktorin ndërkombëtar. Të gjendur përballë fuqisë dërrmuese politike dhe shtetërore të PD, Nano u bëri thirrje socialistëve që ta vazhdojnë luftën politike në Kuvend. Këshilli i Europës u shqetësua për arrestimin dhe mbajtjen të burgosur të liderit të opozitës. Ky institucion kërkoi nga qeveria e kohës që të lejohej takimi në burg mes Nanos, që mbahej në një qeli te “313”, dhe një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Socialistët shtuan akuzat dhe plotësuan axhendën e tyre politike. Përveç lirimit të liderit të tyre, ata kërkuan dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Një tjetër mjet që PS përdori për të dobësuar e gjunjëzuar PD në pushtet ishin protestat e vazhdueshme anembanë vendit për Fatos Nanon. Pak kohë më pas, ish-kryeministri iu drejtua me letër presidentit Berisha, ku kërkoi lirimin tij nga burgu. Nano premtonte se socialistët do të kontribuojnë në goditjen dhe spastrimin e frymës totalitariste dhe hakmarrëse në shoqëri dhe ambientin politik. “Angazhohem të jem garant për një klimë politike normale, larg ekstremizmave dhe hakmarrjes. Socialistët janë garantë për të pastruar shoqërinë e re demokratike nga totalitarizmi dhe ethet e hakmarrjes”, shkruante Nano në letrën e tij.
Nano u dënua në 1994 me 12 vite burg, ja si degradoi e falimentoi pushteti Berisha-PD
Pavarësisht krizës së rëndë politike në vend, presionit ndërkombëtar për lirimin e Nanos nga burgu, PD dhe Berisha e çuan deri në fund “eliminimin” politik të Nanos. Duke përdorur instrumentin e drejtësisë, Nano u dënua me 12 vite burg në 3 prill 1994. Ai u shpall fajtor për akuzat “abuzim me detyrën” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmat italiane”. Kjo ngjarje e acaroi dhe ndezi akoma më shumë klimën në vend kundër pushteti të kohës. Aktakuza u ngrit nga Fatos Dervishi, në atë kohë zv/prokuror i Përgjithshëm. Nano urdhëroi më pas zhvillimin e mocionit me debat në PS në 1996 pas presioneve nga Perëndimi se duhej të dënonte frymën komuniste leniniste në aspektin ideologjik dhe politik në parti. Kjo lëvizje u karakterizua si reformuese, pasi do të filtronte progesistët socialistë për të hedhur jashtë elementët e nomenklaturës së diktaturës. Megjithatë, vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 30 majit 1996, shtypja me dhunë barbare e protestës së opozitës në sheshin “Skënderbej”, rënia e firmave piramidale dhe kaosi i dhunës, grabitjeve, vrasje në vend, siguruan daljen e Nanos nga burgu dhe ardhjen e PS në pushtet. Në vitin 1999, ai u shpall i pafajshëm të gjitha akuzat iu rrëzuan nga gjykata.
“Arsidi”, “Nano”, etj., prokurori Dervishi iku në ’98 në SHBA, nuk u zgjodh në BKH
Fatos Dervishi ishte një prej zyrtarë të drejtësisë më të fuqishëm në vitet e pushtetit të PD në 1992-1997. Ai mbante postin e zv/prokurorit të Përgjithshëm dhe kishte hetuar disa çështje të bujshme, si: skandali “Arsidi”, për të cilin u arrestuan në 1993 ish-kryeministri Vilson Ahmeti, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti, ish-drejtori i Bankës së Kursimeve Agim Tartari dhe Agron Saliun. Nikolas Arsidi, që u paraqit si biznesmen francez në 1992, firmosi një marrëveshje me qeverinë teknike të Ahmetit për të negociuar për borxhin e jashtëm. Për punën e kryer, Arsidi do të përfitonte 1.6 milionë dollarë. Kjo u përcaktua dhe në marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare. Këto para dolën nga Thesari i Shtetit për të paguar biznesmenin francez, të cilat më pas u zhdukën dhe nuk dihet se shkuan. Gjithashtu, ai hetoi dhe arrestimin e 5 minoritarëve grekë në 1995, që u kapën me armë pa leje. Në vitin 1998, Dervishi emigroi në SHBA dhe u vendos në Nju Jork. Në shkurt të vitit 2006, ai kaloi provimin e avokatisë në SHBA krijoi disa kompani që ofrojnë asistencë juridike. Vite më vonë, ai tentoi të rikthehej në Shqipëri për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësië, konkretisht Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por, Avokati i Popullit skualifikoi kandidaturën e tij në shkurt 2017.
Beqiri: Dervishi, ‘kamikaz’ i Berishës, dëm 2 mld lekë për arrestimin tim dhe të Nanos
Në shkurt 2017, avokati Idajet Beqiri sulmoi ashpër ish-zv/prokurorin e Përgjithshëm, Fatos Dervishi, kur ai u skualifikua nga gara për BKH. Beqiri e akuzoi Dervishin si “kamikaz” të ali Berishës, që burgoi atë dhe Nanon dhe bindje politike. Jo vetëm kaq, por Beqiri shtoi se Fatos Dervishi ka urdhëruar arrestimet e gazetarëve dhe intelektualëve të kohës, si: Ylli Polovina, Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Fatmir Kumbaro dhe Panajot Zoto. Në fund, ai nuk lë pa përmendur se shpallja e tij dhe Nanos të pafajshëm, i kushtoi shtetit shqiptar 2 miliardë lekë të vjetra dëmshpërbim. “Ky Fatos Dervishi, po me urdhër të Berishës, arrestoi gazetarët dhe publicistët me emër të asaj kohe: Ylli Polovina, Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Fatmir Kumbaro, Panajot Zoto dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë, të cilët Sali Berisha i burgosi me fletë-arrestet e Fatos Dervishit dhe i mbajti në burg për të izoluar, me qëllim që të bënte, sikurse e bëri masakrën elektorale të 26 majit 1996. Prej këtij zullumi antiligjor, kriminal, të pashpirt, antidemokratik dhe antishtet ligjor të urdhëruesit Sali Berisha dhe ekzekutorit Fatos Dervishi, krahas humbjeve të tjera të mëdha në imazh të Shqipërisë, iu shkaktua shtetit shqiptar një dëm financiar në shumën mbi 2 miliardë lekë të dhëna si shpërblim për burgimin e padrejtë të gjithë këtyre të burgosurve politikë të regjimit të Berishës, të cilët fituan pafajësinë”, komentonte Idajet Beqiri në shkurt 2017.
Spartak Braho: Provat për Nanon u falsifikuan, dokumentet italiane u përkthyen keq
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho zbuloi në dhjetor 2020, pasi publikoi librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin, se dokumentet që u përdorën për hetimin dhe gjykimin e Fatos Nanos, të marra nga Italia ishin falsifikuar duke kryer përkthim shumë të keq. Braho shtoi se dy zyrtarë italianë që u hetuan për këtë skandal të ndihmave humanitare, u shpallën të pafajshëm dhe kjo ndihmoi Nanon që të fitonte dhe ai pafajësinë në 1999. “Të gjithë këto dokumente vërtetonin falsifikimet që ishin bërë në procesin gjyqësor ndaj Nanos. Në dosjen e hetimeve në Gjykatë qëllimisht ishin 300 fletë, të përkthyera shumë keq. Dokumentet vërtetonin se procesi ‘Nano’ dhe gjyqi ndaj tij ishte bërë me materiale të falsifikuara dhe jo të plota, se dy zyrtarët italianë që ishin hetuar, pasi Nano ‘kishte vjedhur në favor të tyre’, kishin marrë pafajësi. Nano kishte qenë për afro pesë vjet vetëm i burgosuri politik i regjimit të Berishës. Këto dokumente të ‘rrëmbyera’ në Prokurorinë italiane u përdorën më pas për rishikimin e çështjes ‘Nano’, shkruan Braho në librin e tij.
Nano: Berisha ideoi arrestimin dhe dënimin tim, është marrë personalisht
Në shkurt 2021, në një intervistë për emisionin “Opinion” të “TV Klan”, Fatos Nano akuzoi ish-kryeministrin e ish-presidentin Sali Berisha se ka qenë njeriu që ideoi, planifikoi dhe mbikëqyri procesin e arrestimit, gjykimit, dënimit dhe mbajtjes së tij në burg në vitet 1993-1997. Madje, Nano i thelloi akuzat duke shtuar se Berisha u angazhua personalisht në këtë çështje. “Ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim, atëherë kur ra shtetit në ‘97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr ‘in persona’ me këtë gjë. Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr ‘in persona’ me mbajtjen time në burg”, deklaronte rreth 2 vite më parë Fatos Nano.
Berisha në 2018: Arrestimi i Nanos para gjykimit ishte gabim, nuk jam marrë unë dhe PD
Në nëntor 2018, Sali Berisha u shpreh për arrestimin dhe dënimin e Nanos në një intervistë për gazetarin Ilir Babaramo në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Ai mohoi kategorikisht që të ketë ndikuar në arrestimin dhe dënimin e rivalit të tij politik. Megjithatë, pas gati 30 vitesh, Berisha pranoi se ajo ndodhi me Nanon ishte diçka e gabuar. “Nano u arrestua mbi një dosje, në të cilën Partia Demokratike nuk ka shtuar qoftë edhe një fjalë. Në atë kohë plasi një luftë, brenda PS-së ndaj dhe ndodhi ajo që ndodhi. Për mua arrestimi, para gjykimit ishte një akt i gabuar”, ka deklaruar Berisha. Gjithashtu, ai u përpoq të justifikohej se kur i kërkuan në një mbledhje arrestimin e Nanos, ai refuzoi të sillej si prokuror. “Unë jam president, nuk bëhem prokuror”, u shpreh Berisha në “5 pyetje për Babaramon”.
Nano akuzoi ish-ambasadorin e SHBA, Hill në 2016: Këto janë mite shqiptare
Ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri në periudhën 1 tetor 1991-21 dhjetor 1991, Christopher Hill deklaroi te “Ora News” në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në 3 tetor 2016, me rastin e 25-vjetorit të hapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, se as SHBA, ai dhe pasuesi i tij në Shqipëri, William Ryerson nuk kanë biseduar për arrestimin e Fatos Nanos. Ai i quajti akuzat se SHBA u interesuan që Nano të arrestohej për të favorizuar Berishën në pushtet në 1993, si mit shqiptar. “Jo jo, zero. Kurrë nuk mendoj se as Ryerson as nga ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar për këtë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare”, u shpreh Ryerson. Nano e akuzoi dikur nga qelia Chris Hillin dhe pasuesin e tij Ryerson se u aktivizuan në akuzimin, arrestimin dhe dënimin e tij. Hill është një nga diplomatët më me karrierë në SHBA. Ai ka shërbyer si ambasador i Uashingtonit në Poloni, Serbi, Kore e Jugut, Irak, Maqedoni, etj.
Hill në 2019: Nuk mund të merresha me arrestimin e Nanos, i kisha duart e zëna
Në 29 tetor 2019, diplomati amerikan Christopher Hill përsëriti për “News 24” në një intervistë, se ai nuk ka pasur mundësi për të organizuar hetimin dhe arrestimin e Nanos, për shkak të angazhime intensive diplomatike. “Ju siguroj që unë nuk kam qenë as direkt, as indirekt dhe në asnjë formë, në burgosjen e tij apo të asnjë tjetri. I kishim duart e zëna, duke u marrë me çështje tërësisht diplomatike. Por kur proceset demokratike ecin përpara, kur ka zgjedhje, ka një konkurrencë të ashpër mes shqiptarëve dhe në atë konkurrencë, shume gjëra mund të thuhen”, shprehej Chris Hill në 2019.
Më të lexuarat


Parcelat e kanabisit brenda repartit ushtarak, gazetarja e njohur zbulon rolin e punonjësve të arrestuar

Celularët i kanë fikur/ Zbardhen detaje për kërkimet e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, familjarët kryejnë hetime private

Shkollimi i qeverisë “Rama”, CV e ministrave skandaloze, Belinda Balluku pa diplomë me kurse dy mujore, Evis Kushi plagjiaturë me artikuj shkencorë të huaj, ja arsimimi i “rektores” së akademisë të çobenjëve Frida Krifca

Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga forca e shpullave, ja si Meta e Topalli “skuqën” njëri-tjetrin me akuza dhe fyerje nga më të rëndat ndër vite, sot s´ka asnjë njollë të kuqe në faqet e tyre

Kur ligjet dhe Kushtetuta ndryshohen për të deformuar demokracinë, Berisha dhe Rama tjetërsuan “dokumentin e shenjtë” në 2008 me telefon për të monopolizuar politikën, ja “krimet” e kryera ndaj sistemit politik në vend

1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve
