Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

5 vite nga tragjedia e Gërdecit, ja kronika shtetërore, ligjore, sociale

5 vite nga tragjedia e Gërdecit, ja kronika shtetërore, ligjore, sociale

Postuar: 15/03/2013 - 11:10

Sot mbushen 5 vite, që prej ditës kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit, shkaktuar prej biznesit të ngritur dhe organizuar në qendrën e demontimit të municioneve ushtarake në këtë fshat, pranë Bashkisë Vorë. Tashmë, dihet se çfarë shkaktoi kjo tragjedi e rëndë në Gërdec dhe në zonat rrotull tij, me pasojë 26 të vrarë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin viktimë punës jashtë çdo kushti teknik e ligjor në demontim municionesh, të cilët eksportoheshin si skrap dhe municione luftarake, me marka të falsifikuara në Afganistan, Irak, Libi, Tunizi, Egjipt etj. Nëse nuk do të kishte ndodhur shpërthimi i municioneve, ky biznes i rrezikshëm do të vazhdonte ashtu siç kishte vazhduar që prej vitit 2005 e deri në ditën që Gërdeci shpërtheu dhe vrau 26 punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës dhe që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Kryeministri Berisha mohoi përfshirjen e familjes në Gërdec

Krimi i Gërdecit, ka pasur si pikënisje një biznes të komanduar dhe menaxhuar prej familjes kryeministrore “Berisha”, i lejuar e ligjëruar prej kreut të pushtetit. Qeveria shqiptare, brenda 3 orëve nga tragjedia e Gërdecit doli dhe bëri një deklaratë distancomi nga ky “biznes krim njerëzor”. Vetëm 15 minuta pas deklaratës së qeverisë, doli personalisht kryeministri Sali Berisha, i cili tepërmi tensionuar dhe i kapur në “grackën” e biznes-krimit të familjes së tij, u distancua prej këtij skandal-krimi shtetëror, madje duke mohuar dhe faktin e pakundërshtueshëm, që në këtë “fabrikë vrasëse” punonte si drejtues demontimi dhe baxhanaku i tij, që menaxhimin qeveritar e bënte djali i tij Shkëlzen Berisha, që eksperte kontabël në Gërdec ishte mbesa e tij, që policia private e cila mbante nën mbikëqyrje këtë fabrikë ishte e dhëndrit të tij, që Ministri i Drejtësisë dhe drejtorët e kryepolicët e pikave të kalimit kufitar, bënin komunikimin shkresor zyrtar dhe ligjor për aktivitetin eksportues të kësaj fabrike me djalin e kryeministrit, që djali i tij komunikonte dhe vendoste praktikat e demontim-eksportimit të municioneve. Tashmë, pas 5 vitesh, tragjedia e Gërdecit ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë seancash gjyqësore, debatesh mediatike, protestash të familjarëve të viktimave, premtime të qeverisë, mashtrime për dëmshpërblime dëmtimesh prej shpërthimi dhe në fund një vendim gjykate i formës së prerë, që dënon 26 persona për administrim të pakujdesshëm të biznesit të demontimit, por pa autorë të vrasjeve... i vetmi autor që nuk u përfshi në hetimin dhe gjykimin e tragjedisë së Gërdecit është familja kryeministrore, konkretisht djali i kryeministrit Sali Berisha, si komandues dhe “pronar” i biznesit të demontimit të municioneve në Gërdec, i përfshirë me prova faktike, me dëshmi e shkresa dokumentare zyrtare si “tutor” i këtij biznes-krimi qeveritar, të ndërtuar e lejuar me firmën e kryeministrit Sali Berisha. A ka qenë në dijeni Bamir Topi dhe Sali Berisha. Kur 15 marsi u shndërrua në tragjedi njerëzore, të gjithë u drejtuan të bëjnë të paditurin. Kryeministri i vendit është betuar ditën e tragjedisë, kështu: “Unë Sali Berisha, ju deklaroj këtu para parlamentit dhe mbarë shqiptarëve, se nuk kam pasur dijeni për poligonin e Gërdecit”

Familjarët e viktimave: Drejtësia nuk po na thotë, se kush na i vrau njerëzit tanë

Tashmë, drejtësia shqiptare shpalli një vendim të formës së prerë për personat zyrtar e privatë që organizuan dhe zhvilluan biznesin e demontimit në Gërdec. Por kanë qenë dhe janë familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, ata që kanë deklaruar se “kanë përjetuar me indinjatë të thellë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe me dhimbje e mosbesim dispozitivin që përcaktoi dënimet e “simbolike” për fajtorët e tragjedisë, që dëshmon momentin më korruptiv të shtetit e të qeverisë shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha, kryefamiljari i biznesit vrasës të Gërdecit. Familjarët e viktimave, janë shprehur pas vendimit, se në Shqipëri edhe kur familja qeveritare organizon dhe zhvillon biznese që vrasin jo 1, por edhe 26 njerëz, ekziston pamundësia për të patur drejtësi. “Kjo padrejtësi, janë shprehur familjarët e viktimave të Gërdecit, që ka lidhje me mbrojtjen e krimit ekonomik e njerëzor të kryefamiljes qeveritare shqiptare, na bën që t’i drejtohemi opinionit publik duke e lajmëruar për rrezikun e vërtetë për ta, fëmijët e tyre dhe njerëzit më të dashur. Fakt është që korrupsioni shtetëror dhe privat, na vrau në mes të ditës”. Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 (e shtunë) mars 2008 rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën 26 persona. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e shtetit shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO, pasi siç kishte deklaruar kryeministri Berisha, për agjencinë “Reuters”, Shqipëria kishte “pirgje” me mbi 100 mijë ton municione të depozituara mbi 40–50 vjeçar. Kujtojmë, tragjedia u shoqërua dhe me ngjarje të tjera politike, mbasi në mënyrë urgjente, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen nga posti i tij, duke krijuar hapësirë të lirë e të plotë për hetime, duke e konsideruar këtë dorëheqje, si “përgjegjësi morale”. Ishte artikulli i gazetës së New York Times”, që shkaktoi debate të ashpra politike në parlamentin e shqiptar, publikuar më 27 mars të vitit 2008, të cilin kryeministri Sali Berisha e quajti “letër higjienike”, për shkak se përmendej përfshirja e djalit të tij në biznes-krimin e demontimit të municioneve të Gërdecit, që përfundoi me tragjedi me 26 viktima.

Shpërthimi në Gërdec, si “bombë atomike”

Shpërthimi shkaktoi një krater gjigand me një thellësi prej 120 inçsh. Shpërthimi vrau 25 persona (26 së bashku me të vdekurën në spital, si pasojë e djegieve të rënda) dhe ngjasonte me një kërpudhë të zezë tymi. Shumë analistë e quajtën atë si “bombë atomike në miniaturë” edhe pse do të ishte e ekzagjeruar të bënim një krahasim të tillë. Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra tutje. {Ref 11} Persona që ndodheshin në udhëtim gjatë kohës së shpërthimit (në aksin Tiranë-Durrës), dëshmuan se frika i kishte pushtuar të gjithë. Të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Të tjerë kanë qenë në shërbimin ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit kur tragjedia ndodhi. Fëmijët nuk u kursyen në këtë masakër. Rasti konkret ishte Flavio Deliu (vetëm katër vjeç), i cili humbi jetën gjatë shpërthimit. E në të gjithë këtë tragjedi të madhe, numri i arrestuar arrin në tre. Shtëpia të shumta u shkatërruan dhe shumë biznese që ndodheshin në këtë zonë, pësuan dëme të rënda. Personat që humbën gati gjithçka në shpërthim filluan protesta të shumta në të gjithë vendin. Ata u ankuan për dëme fizike, morale dhe materiale, ndërkohë që qeveria i ka dhënë atyre vetëm 1 300 dollarë për person. Një problem dhe pasojë tjetër që la shpërthimi, është edhe ai i radioaktivitetit. Profesori Ndrek Gazulli shprehet, se toka ku ka ndodhur shpërthimi është jashtë përdorimit dhe me rrezik radioaktiv. Për 15 vjet, radioaktiviteti do të jetë i pranishëm në zonë dhe do të dëmtojë si qeniet e gjalla, ashtu si edhe bimët që do të mbillen aty. Uji është i infektuar gjithashtu, mbasi pas shpërthimit është me ngarkesa të plota kancerogjene. Akoma opinioni publik, pyet se përse demontimi i armëve, po kryhej në një vend si Gërdeci, ndërkohë që fabrika e demontimit në Poliçan, ishte krejtësisht në dispozicion?! Kur mendohej, se ujërat u qetësuan, Pse rreziku jetësor ishte vendosur aq afër qendrës së banuar?!

Viktimat e Gërdecit

1. Qemal Deliu
2. Kore Deliu
3. Liljana Deliu
4. Jetmir Deliu
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani
7. Muhamet Hoxha
8. Besim Çanga
9. Roland Alla
10. Reshit Kruja
11. Mehmet Hazizi
12. Bukurie Cani
13. Arben Hasa
14. Zilie Kaca
15. Endri Dvorani
16. Shefki Cani
17. Zelije Leti
18. Ilirjan Malci
19. Shqipe Hasa
20. Azem Hamolli
21. Nafije Laçi
22. Zylfije Ahmeti
23. Erison Durda, 10 vjeç
24. Rajmonda Durda
25. Jetmir Ballazhi
26. Resmie Kranja
 
Ja vitet e dënimit për 29 të pandehurit

1.    Ylli Pinari - 15 vite burg (ulet një e treta), dënohet 10 vite burg, i mbeten për të kryer 4.8 muaj
2.    Sokol Ngjeçi - 10 vite burg
3.    Dritan Minxolli - 12 vite burg, i mbeten për të vuajtur dhe 5.5 vite burg
4.    Mihal Delijorgji - 7 vite e 3 muaj burg, i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 20 ditë
5.    Luan Hoxha - 5 vite burg (personat e mësipërm në bazë të vendimit duhet të arrestohen dhe dërgohen në qeli)
6.    Shkëlzen Madani - 3 vite burg, pezullohet dënimi
7.    Dashnor Caushi - 3 vite burg
8.    Armand Tartari - 1 vit burg
9.    Agim Lala - i pafajshëm
10.    Ardian Mullahi, i pafajshëm
11.    Hilmi Laçaj - 3 vite burg
12.    Ndue Marku - 1 vit burg
13.    Shpëtim Spahiu - i pafajshëm
14.    Zija Bahja - 3 vite burg
15.    Agim Babameto - 1 vit burg
16.    Rezart Tërshana - 1 vit burg
17.    Besnik Dauti - 3 vite burg
18.    Fatbardh Kuçi - 1 vit burg
19.    Gëzim Oshafi - 3 vite burg
20.    Jorgo Mino - 3 vite burg
21.    Denis Hajdari - 1 vit burg
22.    Fari Toska - 3 vite burg
23.    Zenun Fero - 3 vite burg
24.    Hysni Çocka- 3 vite burg
25.    Adriatik Mema - i pafajshëm
26.    Juliana Margariti - e pafajshme
27.    Lavdi Shatro - kalimin e akteve prokurorit
28.    Fiqiret Mato - i pafajshëm
29.    Shoqëria "Albademil" shpk. - 25 milionë lekë gjobë, lënien në fuqi të sekuestros konservative mbi pasuritë e të pandehurit, shoqëria "Albademil" shpk. Nga: Përparim Halili

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 114

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 07:16

Për shërbimin sekret amerikan, Tropoja ishte qendër e spiunazhit gjatë regjimit komunist.

Postuar: 16/10/2018 - 07:08

CIA ka deklasifikuar së fundmi një sërë dokumentesh sa i takon situatës së regjimit komunist pas

Postuar: 13/10/2018 - 07:06

CIA ka treguar se vëmendja e saj ndaj Shqipërisë ka qenë që pak pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore

Postuar: 12/10/2018 - 06:58

Amerikanët i kanë kushtuar një rëndësi të madhe situatës para rrëzimit të regjimit komunist.

Postuar: 11/10/2018 - 07:05

CIA ka zbardhur detaje mbi kushtet me të cilat përballeshin personat që internoheshin në kampe pë

Postuar: 10/10/2018 - 07:10

CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe dhe punëve publike gjatë regjimit komunist.